Veliaj: Mbështes uljen e moshës së pensionit për minatorët

26 Janar 2014, 11:26Sociale TEMA

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj shprehet në mbështetje të kërkesës për uljen e moshës së pensionit për minatorët. Veliaj vizitoi minierën e pasurimit të bakrit në Fushë Arrëz, ku u shpreh se Qeveria po punon për të fuqizuar marrëdhëniet mes sindikateve dhe bizneseve. “Kryeministri ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune, i cili sëbashku me sindikatat do bëjnë një llogaritje sa do jetë efekti në skemën e sigurimeve shoqërore”, tha Veliaj. Pasi ka inspektuar kushtet e punës në këtë minierë, Veliaj tha se Qeveria ka marrë angazhimin për ta kthyer Shqipërinë në punë.

6 komente në “Veliaj: Mbështes uljen e moshës së pensionit për minatorët”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Ata qe kane bere skemen e pensioneve per minatoret,duhet te denohen.
    Kane prapavepruar me ligje .
    Nga 11.5 vite pune,per daljen ne pension,per nje punonjes galerie,eshte ngritur ne 18 vjet!Ne kohen kur mbyllen minierat,ngriten vitet e punes.Ku do punonin minatoret?
    Me kete skeme kane hedhur poshte daljen 50 vjet duke e cuar ne 65 vjet.Kane prapavepruar me ligj,duke ngritur vitet e punes,kane djegur daljen ne pension te minatorve,duke e cuar ate ne 65 vjet me preteksin se nuk ke 18 vite pune ne galeri.F.Kepin .com duhet ti dergosh ne gjykate.

  2. naimi says:

    Bravo Veliaj! Po ben pune te admirueshme.

  3. a777 says:

    Akoma se ka marre vesh qeveria se c’behet me moshen e pensionit edhe me dhjetera mijra qe punojne ne te zeze? Edhe sa kohe i duhet qeverise per te konstatuar ? Sikur do bente furtune …

  4. favelas bidonvil says:

    Shqiperine e ka marre lumi dhe ska pi.. nane ta sjelli me ne vete.

    1. Bruno says:

      Totalisht dakord, jemi corganizuar ne te gjithe drejtimet…

  5. Gezimi says:

    Kur nuk ka patur interes per kete kategori punetoresh te profesionit me te veshtire, imagjinohet lehte se c’eshte bere me profesionet e tjera. Nga 5o vjec qe duhej te dilnin ne pension, sot e kane ngritur 65 vjec. A e kuptoni qe nuk eshte gabim, por nje krim i shemtuar, personat qe e kane miratuar duhet te denohen urgjentisht. Rruge tjeter nuk ka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje