Rregullim të tregut farmaceutik, barna më të sigurt, efektive dhe me çmime më të ulëta, pritet të sjellë projektligji i ri për barnat dhe materialet mjekësore. Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur një projektligj të ri për barnat, shërbimin farmaceutik dhe pajisjet mjekësore, i cili do të konsultohet më tej edhe me grupet e interesit. P/ligji parashikon që çdo material mjekësor të regjistrohet në Agjencinë Kombëtare të Barnave, duke certifikuar cilësinë dhe sigurinë e tij. Sistemi i ri i gjurmimit të barnave “track and trace”, i propozuar nga ligji, është një hap i rëndësishëm për rregullimin e prodhimit, tregtimit dhe kontrollit të barnave.
“Ne e kishim përcaktuar që në program se ishte i nevojshëm rregullimi i tregut farmaceutik, i trajtimit të barnave, përfshirja në një proces më të rregulluar dhe i tregtimit, me qëllim përdorimin efikas edhe të materialeve mjekësore”, tha ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, citon ATSH.
“Kur e filluam punën, u nisëm me idenë për të bërë ndryshimet e ligjit, pastaj pamë që në 10 vjet nga viti 2004, ligjet kishin ndryshuar disa herë. Ne kishim nevojë që të vinim dorë në shumë nene, ku të shtohej gjithë pjesa e materialeve mjekësore. Gjykuam që do të ishte më e udhës të hartonim një ligj të ri. Kemi tashmë projektligj të ri, që është punë disamujore në Ministrinë e Shëndetësisë”, tha Beqaj.
Sipas tij, u pa e nevojshme të bëhej një ndryshim për të unifikuar çfarë kishte ndodhur në vite, por edhe në botë, nisur edhe nga zhvillimet në tregun farmaceutik dhe që legjislacioni të jetë në përputhje me to, si dhe për të rregulluar një pjesë të tij me direktivat europiane që rregullojnë këtë proces. “Ndërkohë, në treg ka gjithashtu aktorë seriozë, që jo vetëm vijnë nga vende shumë të zhvilluara, por edhe operojnë në vendet e rajonit, dhe për të ndjekur edhe zhvillimet që kanë ndodhur edhe në vendet e rajonit”, shtoi Beqaj.
P/ligji parashikon ngritjen e një Agjencie për barnat dhe materialet mjekësore, e parashikuar kjo në ligjin e vjetër, por që nuk u ngrit.
“Kështu, jo vetëm që konfirmojmë ngritjen e agjencisë, por përcaktojmë në mënyrë më të plotë misionin e saj, me çfarë do të merret ajo”, tha Beqaj.
Sa u takon materialeve mjekësore, Beqaj tha se “sot në Shqipëri, tregtimi i materialeve mjekësore, është një proces i lirë tregtar, por flasim për gjëra që lidhen direkt me shëndetin. Do të thotë, sot edhe një bar i thjeshtë ka një proces regjistrimi, kalon në disa hallka, ndërsa për materialet mjekësore (flasim për materialet dentare) që mbahen në trup për një kohë shumë të gjatë, sot nuk ka rregulla se si ato tregtohen”.
Pas miratimit, ligji do të plotësohet me 15 akte nënligjore që praktikisht e bëjnë efektiv zbatimin e tij. MSH synon me këtë ligj jo vetëm barna më të efektshëm dhe të sigurt, por edhe me çmime më të lira.
“Ne synojmë të kemi barna më të efektshëm, që të kemi siguri më të madhe për ata që qarkullojnë në Shqipëri, por që sigurisht t’i kemi me çmime më të lira, që do të thotë në radhë të parë, barna që i kushtojnë më pak shëndetësisë publike për atë pjesë që rimbursohen, për atë pjesë që përdoren në spitalet publike”, sqaroi Beqaj.
Por, sipas tij, kjo nuk do të thotë shkurtim të shpenzimeve për shëndetësinë, por më shumë barna mjekësore për ata që rimbursohen. Një tjetër risi është se p/ligji krijon hapësirat e nevojshme për të vënë një sistem më të plotë, të gjurmimit të barit, në procesin e qarkullimit të tij në Shqipëri.
“Barnat do të pajisjen me një pulle të tillë për të gjetur në atë moment atë bar, nëse është në përdorim spitalor, nëse po trajtohet në rrjetin e shërbimit farmaceutik”, tha Beqaj. Ndërkohë, për farmacistët, p/ligji përcakton rregulla më të sakta për funksionimin e aktivitetit të tyre.
“Padyshim, përpjekja që brenda një bashkësie të madhe farmacistësh që shërbejnë përditë, të mund të evidentohet kush nuk është komform rregullave dhe në mënyrë që të kemi brenda tyre një aktivitet më të ndershëm, por edhe siguri që qytetarët të shërbehen siç duhet”, shtoi ministri Beqaj.
Duke u ndalur tek ligji aktual i barnave, Beqaj tha se “ligji nuk ishte në gjendje t’i përputhej zhvillimeve, por edhe nevojave që ne kishim për të patur në Shqipëri barna më cilësore, më efektive, por edhe duhet ta pranojmë që për të patur çmime jo më të larta se nga aty ku prodhohen, sidomos pjesën bazë të çmimit të barnave”.
“Në Europë, përgjithësisht çmimi i barnave është një proces i rregulluar. Pra, ka një çmim bazë mbi të cilin prodhuesi apo importuesi bie dakord me shtetin shqiptar dhe mbi këtë përdoren marzhe të ndryshme të tregtimit apo taksa të ndryshme”, tha ministri i Shëndetësisë.
“Sigurisht, në pjesën e sipërme është politikë individuale e çdo vendi. Ne, për shembull, në Shqipëri, deri para 3 vitesh, barnat i kemi trajtuar pa tvsh, u vendos një tvsh prej 10% megjithatë është hequr dhe do të jetë efektive nga data 1 prill”, shtoi Beqaj.
Po na la Bashkim Tahiri
Shko ore mbushu. Genjeshtar. Nuk di nga tja kapesh. Shko furnizu spitalet me barna, meso tufen e deleve qe te mos shkojne per nje injeksion ne urgjence por ne lagje.
Mashtrim i ministrit. Po ndjek nje debat shume inetersant tek portali shqiptarja.com. Drejtroresha e drejtorise farmaceutike dhe stafi i saj nuk dijne tu pergjigjen pyetjeve. Me te lira barnat e rimbursimit sepse si alternative te pare kane allcine e profarmes.
Bradhi; te ftoj te vini ne Profarma dhe te shihni realitetin e prodhimit farmaceutik shqipetar.
Une qe po ju shkruaj jam Erion Cina, drejtori teknik i saj.
Nuk ka bevoje Erion. Mund te na thuash te gjitheve nga e merrni lenden e pare?
Keta idiotet te mesojne mos terrorizojne stafin qe kane gjithe jeten qe punojne ne spitale duke u vendosur FRESSHa ne krye dhe injorante qe kane mbaruar per Veterinari pastaj te vazhdoje me te tjerat.
Kane vendosur nje injorante ne krye te QSUT-se dhe pasi beri ca karlliqe duan ta zevendesojne me dhendrin e Gramoz Rucit me injorant se kjo. Krijojini kushtet e punes stafit, mos u vononi pagat, zbatonbi sistemin e referimit duke vendosur sportele ne dyert e pavijoneve qe te mos behet si han, hyn e del kush te doje.
E kane gjetur shtepine te rrenuar dhe tani nuk merren me kolonat por i fusin nje te lyme me gelqere. Te paaftet e mutit. Na iken ca muter erdhen ca muter te tjere
Po shyqyr o Mero që na bën ndonjë artikull për shëndetësinë në mënyrë që të japim mendimet tona, pasi në gazetat e tjera na i bllokon Ed Rama. Nuk ka shtyp të pavarur sot.
O Beqja……mos fol për farmaceutikën sepse dihet që e vetmja gjë që po bën, është që të krijohet rrjeti yt farmaceutik për të vjedhur. Përse e shtyve listën e rimbursimit për në Prill? Mos vallë për të krijuar klientelën tënde???
O zoterinj, c’prisni nga nje njeri qe perjashtohen nga parlamenti per hajdutllek dhe futet minister. Te pakten te kishe fituar pafajesine ne gjyq sa per sy e faqe mor hajdut
Gjashte here ia nderroi Rama zonen e kandidimit ketij Beqes pasi asnje qoshe nuk e pranonte. Prandaj doli keq P.S ne Durres
Ky Beqja kohet e fundit ka forcu shum miqesin me Astrit Becin se i duhet per listen e rimbursimit, qe ta perdori dhe vete te hiqet si i paster.
Kam nji pyetje. Sa socialista ka fut n’pun ky hajni Beqja? Mu m’kan than se veq shokt e tij. Biles don me hek edhe sekretarin e pergjithshem per t’vendos Fredin qe e ka pat te isksh
Edi Rama i ka shum inat njerzit qe e genjejn. Cudi si e mban kte mashtrus, apo eshte ajo historia e firmes me kunatin
Po N/drejtoreshe te QSUT motren e Delina Ficos, gruas se dyte, ku e gjeti me e vendos? Kontigjent socialist eshte?
E vetmja gje qe mund te beje Beqja, eshte qe te mos flase as per ilace dhe as per mjekesi pasi na frikeson me injorances e vet dhe eshte bere zar i klanit te kardiologjise i udhehequr nga kryemafiozet.