FOTOT/ Kamzë, pronarë vilash e lokalesh në listën e ndihmës ekonomike

23 Janar 2014, 20:46Sociale TEMA
FOTOT/ Kamzë, pronarë vilash e lokalesh në listën e

Pronarë lokalesh, vilash trekatëshe e deri tek pronarë firmash të mëdha mermeri, trajtohen me ndihmë ekonomike në Bashkinë e Kamzës.

“Fiks Fare”, pasi ka siguruar listën e kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike në Bashkinë Kamzë, ka zbritur në terren, duke kontaktuar me personat që marrin ndihmë ekonomike dhe që kanë biznese, të cilat duket se janë të padeklaruar, pasi ligji e ndalon të trajtohesh me ndihmë ekonomike familjarët, që kanë lokale apo firma investitore.

Gazetarët, pas njohjes me listën dhe abuzuesit, kanë biseduar me pronarët e lokaleve që kishin biznes, duke mësuar prej tyre edhe emrat, emra të cilët ishin edhe në listën e ndihmës ekonomike.

Jo shumë larg nga kryqëzimi i Bathores me rrugën e Zallherit, gazetarët kanë kontaktuar me bashkëshorten e një pronari të një thertoreje dhe parukerie.

Bashkëshortja e pronarit të banesës ka treguar se kishte mbi një vit që kishte ngritur biznesin.

Ndërsa ka treguar se me blerjen e bagëtive që thereshin në dyqanin e saj, merrej bashkëshorti, i cili kryente pazarin një herë në javë.

Ndërkohë që nga verifikimi i gazetarëve, në listën e ndihmës ekonomike rezultonte edhe emri i pronarit të dyqanit të mishit dhe i parukerisë, Lazam Krrashi , i cili përfiton në muaj ndihmën ekonomike prej katër mijë lekësh.

Rreth 500 metra nga lokali i Lazam Krrashit është ngritur një lokal, ku kati i dytë është bar, ndërsa katin e parë, pronari Besnik Mata ka vendosur ta japë sërish me qira.

Gjatë bisedës me gazetarët, Mata tregon se ishte ai pronari i objektit.

Po ky person trajtohet me ndihmë ekonomike nga Bashkia Kamëz me 4 mijë lekë të reja në muaj.

Pak metra më lart, një tjetër objekt është dhënë me qira.

“Fiks Fare” ka zbuluar se Rifat Shehu kishte ngritur një dyqan, para shtëpisë së tij, që e kishte ndarë në tre pjesë.

Për të tre ambientet merr qira mujore.

Një nga shitëset që e kishte marrë me qira njërin nga objektet, u ka treguar gazetarëve se çdo muaj ajo paguante nga 20.000 lekë qira.

Ndërsa ka hezituar të tregonte emrin e pronarit, një shitës tjetër që ndodhej në lokalin e saj, ka treguar se objekti i dhënë me qira është i Rifat Shehut, i cili trajtohet me ndihmë ekonomike në Bashkinë e Kamzës me 4 mijë lekë në muaj.

Në kërkim të pronarëve me biznes dhe që trajtohen me ndihmë ekonomike, “Fiks Fare” ka zbuluar se Hydajet Marku, i cili kishte në pronësi një lokal, kishte për dhënë qira edhe dy dhoma të tjera.

Kamerieri i lokalit ka treguar për gazetarët se Hydajeti kishte edhe një pikë shitje mermeri.

Për të parë këtë, gazetarët kanë kontaktuar vetë me Hydajetin, i cili fillimisht ka mohuar emrin e tij, duke u thënë gazetarëve se quhej Mark.

Pas insistimit të gazetarëve, pronari i pikës së mermerit ka deklaruar se quhej Hydajet Marku dhe se është me origjinë nga fshati Reç i Dibrës. Ka punuar 19 vite në emigracion dhe ka ngritur bizneset e tij, një lokal, ku ka të punësuar familjarët, ndërsa për ngritjen e pikës së tregtimit të mermerit ai ka investuar plot dyqind milionë lekë.

Në listën e ndihëm sociale të Bashkisë së Kamzës figuron si e papunë dhe trajtohet me ndihmë mamaja e tij, zonja Lirie Marku.

33 komente në “FOTOT/ Kamzë, pronarë vilash e lokalesh në listën e ndihmës ekonomike”

  1. ramy says:

    skypion :
    kujdes o bathorst , se mos te zene edhe ty ?
    po per 4.000 leke te reja rrezove thonjte ne kompiuter per saliun?
    shume pak te ka paguar , ti vlen me shume , mos e nenvlerso veten.

    1. Daut Skela, Vlore says:

      Kam pershtypjen se gjymsa e ketyre jan edhe

      doktor – profesora ?

      http://goo.gl/yLsE93

      1. Elvisi says:

        Kapeni ate Mziun e kalbeni ne burg qenin. Dhe Lulin bashke me te, saliun poashtu. Qente e mutit hane leket e te vorfenve. Bushtra

        1. Leonardi says:

          mirese u zbulua teknika e bordellos se PD-se

          1. Argita_B says:

            Nuk mund te akuzosh ish qeverine apo Berishen per njerez qe me emra te rremme perfitojne nga sistemi, fatkeqesisht njerez te tille ka ne te gjithe boten.
            Artikulli ne fjale flet per te jemen e ketij biznesmeni qe merr ndihme ekonomike dhe me duket e egzagjeruar pasi ndofta me te vertete i biri mund te kete biznes po e ema mund te jete e pa pune.
            Juridikisht e ema nuk varet nga i biri financiarisht, dhe psei i biri mund ta ndihmoje.
            Investigim qe niset me qellim te mire per te demaskuar abuzimet po qe sjell titull pompoz dhe pak rezultate nese e lexon mire derin ne fund.

      2. marsid says:

        Kjo po qe eshte skandal, kto duhen fut ne burg te gjithe nga i pari e tek i fundit, ato qe i meritojn kto ndihma sociale po vdesin per buk e kto qe vjedhin shqiptaret i marrin dhe ndihmat. TURP

      3. Open your mind says:

        Kjo eshte vetem maja e ajzbergut.Me gjeni nje institucion shteteror qe nuk eshte abuzuar me fondet apo vjedhur.Doganat,tatimet,spitalet,shkollat,bashkite,etj etj.Nuk besoj se do te kete ndonjehere ndonje qeveri qe ti gjeje anen ketij lemshi poshtersish.

    2. flogerti says:

      Maskarenj. Te pashpirt. Burg per ta. Erion Veliaj e ka ngritur zerin pafund e ka bere denoncime per disa kryekomunare. Ja qe kjo verteton fjalet e Ministrit. Tanime te gjithe e shohim ne sy maskarallekun e djeshem. Putain. Legena, te pashpirt.

    3. dulla says:

      Boboooooo. O zot cpo na degjojne veshet e shohin syte. Ska mundesi ku kemi jetuar. Burg per te gjithe keta maskarenj. Sali berisha eshte maskarai qe ka gatuar kete gjelle

    4. viqi says:

      E bushterpapa eeeee

    5. shqiptar says:

      E sakte !!!!!!!Madje shume e sakte,vlen akoma me shume ….arrin te kapi dhe 3000 -eshin
      Hahahahaahaha po cmereni me keto si puna e ketij skyponit aman se keto sdine se per cfare ideshe flasin se vete skane menduar ndonjehere vete por vetem me mendimet e te tjereve qe dhe ato ikane te bera lemsh e si gjejne fillin,nuk arrijne ta kuptojne ky skypioni me shoke qe ato vetem´´perdoren´´e ne fund hidhen pa i interesuar askujt……….
      SKYPION MENDO VETE DHE MOS LE TE TJERET TE TE PERDORIN PER KAVIE……

    6. andrea says:

      Nuk e kuptoj pse i vini ne faqe budallaleqet e Skypion? Apo per te terguar se deri ku shkon marri, mund te themi, “intelektuale”?!

  2. sh q i p says:

    ja ushtria e mziut. ja detashmentet qe per 23 vite pushtuan troje , rrembyen çtu vinte perpara e u bene togat e gatshme te sali berishes e partise se provinces. shihni dhe gjykojini me logjike te ftohte. ja fytyra e shtetit tone. shteti dhe vulgariteti ,sahtu siç jane dhe “egersia e makuteria” e ketyre njerezve.

    1. Urani says:

      Ja maskaralleku ne balle. Ja bijte e maskarades Sali berishe. O zot kthejua ne shpine maskaraden qe kane bere. Ligji te veproje mbi te.

  3. KULUFI says:

    Po pra,prandaj duhet te shpallet i “pafajshem” Mziu,se i nxiu jeten ketij shteti.
    Jepte pare sa djathtas-djathtas,sikur ti kishte te xhepit dhe jo sikur ishin tonat(popullit)

  4. wtf says:

    Ti marresh buken e gojes atyre ne nevoje eshte krim. Keta monstra duhen cuar andej nga kane ardhur se nuk e meritojne te jetojne ne Tirone.

  5. Atila says:

    Duhet nje kontroll i detajuar per dhenien antiligjore jo vetem te ndihmes ekonomike por edhe te kempit per njerez qe nuk kane as nevoje dhe s’jane te semure. Duhet te jene me mijera rastet e familjeve dhe personave qe zhvasin taksat tona duke u futur nepermjet korrupsionit dhe simulimit ne keto lista. Ministrite perkatese me kontrollet e tyre si edhe Prokuroria e Republikes duhet te ndaloje dhe denoje nje veprimtari kriminale si nga komisionet qe i kane dhene keto ndihme dhe Kempe ashtu edhe per personat qe kane fituar pa te drejte duke i veshtirsuar jeten atyre qe kane me shume nevoje. Jne djetra miliona euro qe mund te perdoreshin per me te varfrit,azilet,jetimoret dhe spitalet apo shkollat por qe ne fakt kane shkuar ne zhepat e abuzuesve. Kjo veprimtari duhet te mare sa me shpejt pergjigjen e merituar nga drejtesia.

  6. Gezimi says:

    Keto lajme nuk po habisin me njeri! Cudia me e madhe qendron ne faktin se pse nuk leviz shteti ndaj ketyre vemjeve, dhe posacerisht ndaj kryetarit te kesaj Bashkie (dhe te Bashkive e komunave te tjera, ku ka me bollek raste te ngjashme), i cili, cuditerisht doli nga izolimi. Mendoj qe ky shtet duhet reformuar ne menyre radikale, ndryshe do te vuajme jo vetem ne, por dhe brezat qe vijne.

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Po te hetohet,jam i sigurt se do gjejne emigrante ne SHBA,qe zhvasin lek nga shqiptaret e varfer.

  8. merqinja says:

    Ore shikonise mos merr dhe Luli apo Halimi ne Kamez ndihme socjale.Halimit i takon se i kan prishur nje lokal lluksoz tek nene TerezaLepurin ku ka qeverri e zen me qerre.

  9. sit back and relaks says:

    vjen era puq er taj

  10. Fshatari says:

    Ne menyre urgjente shteti duhet te coje ne prokurori keta persona qe jane kapur tamam me presh ne duar dhe te denohen per mashtrim, per viedhje dhe fallsifikim dokumentash,te kthejne deri me nje leket qe kane perfituar, qe nga dita e pare qe kane mare asistencen,si dhe te cdemtojne demin qe i kane sjelle shtetit, nga perfitimi i pa drejte. Sa per dijeni te tilla raste ka pa perjashtim ne cdo Bashki e komun te vendit.keto jane pasojat e Qeverise se Kriminelit Sali Berisha.

  11. daenko says:

    Ky eshte nje material i gatshem per organet e ligjit.Fatkeqsisht heshtja dhe mosveprimi po e demtojne rende shtetin ,qe edhe me keto financa te shteruara do te duhet te jape sadaka per ushtaret elektorale te Mziut dhe qoftelargut Sali.

  12. kudo te shkosh ne shqiperi vec hajdute gjen. sa per keta te PDs dihet boterisht se cfare rrace jane,,

  13. Wendy-B says:

    Hahaha keta qenkan si arabet e nahijes time, pronare gas station dhe me ndihma sociale. Qef o qef bon Hafizi.

  14. emigranti says:

    Nuk duhet folur ne gjuhen shumes.Duhet folur ne gjuhen njejes.Psh.Emer mbiemer dhe ti jepet drejtesise fajtori.Mjafte ne gjuhen shumese

  15. makuteria says:

    keshtu eshte kure pushtetaret vjedhin shtetin e tyre.

  16. Nuk behen vellezer mjekercjapet. says:

    Turkoshaket e Ballkanit, niperit e Mahmud Sulltanit!

    1. tini says:

      ti cop injoranti e cop debili. shiko mos na dalin katoliket e tu ata.

  17. xhoi says:

    Sa e sa gjera te tjera nuk i di ky popull i shkrete, dhe njerezit me te vertete kerkonin leket se nuk kishin te benin vitin e ri, nuk duan qe Erjon Velia ti hynte me themel kujt i takon dhe kujt nuk i takon,nuk duhet te shprehem po te detyrojne,me indinjate dhe zemerim, keta erdhen nga erdhen nga ane e anes dhe u treguan me te zote se ne, ta fitojne lekun pa u takuar asnje qindarke,dhe bejne thirrje per te ngritur popullin, po a ky fakt per t’u komentuar me?

  18. Altruisti! says:

    O Skypion pse nuk komenton sot,dale akoma s’kini pare gje!?

  19. @fa says:

    Ah çfar te bej,po te kishja mundesi dhe fuqi ne menyren me shembullore do krijoja nje autokolone me makina,mundesiahte tip skode dhe:
    Ne te paren do akomodoja familjen e Mziut duke e detyruare qe Mziu te bente shoferin.
    Pas makinat me radhe te pronareve qe u sajdiskan me ndihme ekonomike dhe ne makinen e fundit do akomodoja nje pale saze por me currle ku nje nga Mzinjte ti binte daulles dhe keshtu do te filloja marrshimin ceremonial deri sa ti çoja atje nga kane lindur dhe ku jane rritur.
    Do te thote ndonjeri çfar eshte ky mendim dhe veprim?
    Pergjigje:Po mire more njeri keta qe hane ,vjedhin,vrasin,mbjellin vetem fukarallek,jane babezi e lindur,nuk u hyn ne sy asnjeri vetem bytha e tyre nuk mendojne pak keta per fukarajin?
    Ato vilat me radhe qe tregon fiksi ne token e kujt jane ngritur dhe paskan filluare hajduterine nen hijen e Mziut.
    Atehere do te kete shtet,dhe njeriu do ti thote dores dore dhe kembes kembe more njeri.Atehere keta qe deshirojne te vijne dhe jetojne ne rrethinat e Tiranes po dhe simbas ligjeve te shtetit ligjor.
    Ata qe do me lexojne disa do thone more çfar eshte ty.
    Dhe une ju pergjigjem :Jam nje shqiptar i vertete qe per 23 vjete nga ky sistem shume i koruptuare dhe anti njerzor nuk kam perfituare asnje fije shkrepse pa le vila,toke e etj.etj.et,
    Turp per ata qe jane sjelle keshtu se edhe te duane nuk riparohen me kurre pa nje kerbaçe me gedhençka prej thane.

    1. sh q i p says:

      @fa, thone se ne shqiperi nje njeri qe mund ta bente realitet ate qe ju i nderuar e keni vetem si deshire, lind nje here ne 500 vjet. ti thua se nuk more nje fije shkrepse. ndersa mua me nxoren edhe nga shtepia. e nuk kam qofte edhe nje gur nga ai vend. une ne ndryshim nga ty , keta meziret do di shoqeroja me aheng ne burgun e drenoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje