Moratoriumi, gjuetia do të ndalohet për dy vjet

19 Janar 2014, 16:52Sociale TEMA

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka bërë me dije se gjuetia do të ndalohet për dy vjet.

Koka ka popozuar projektligjin “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë” për një periudhë 2-vjeçare.

Koka ka thënë se kjo është një masë e domosdoshme.

Kjo është një masë drastike, por e domosdoshme dhe e nevojshme, në mënyrë që të ndalohet humbja e mëtejshme e popullatave të llojeve të faunës së egër, tashmë në një minimum kritik, si dhe të mundësohet vendosja e kontrollit mbi aktivitetin e gjuetisë, për shkak të gjendjes së rënduar kritike të popullatave të faunës së egër gjatë dy dekadave të fundit, si pasojë e gjuetisë së pakontrolluar”, tha Koka.

Ai ka thënë se shkak për këtë situatë është numri i madh i armëve në duart e shqiptarëve dhe gjuetia e pakontrolluar.

Numri i armëve të gjahut në duart e popullatës sot arrin në rreth 75 mijë , shto dhe armët luftarake të ngelura në duar të popullatës pas vitit 1997, kur para viteve ‘90 ka pasur vetëm 12 mijë”, u shpreh Koka.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në shkatërrimin e faunës së egër në vitet e fundit, përmendet edhe futja në mënyrë klandestine e një numri të konsiderueshëm të gjuetarëve të huaj, mosekezekutimi i gjobave të vëna për gjueti të paligjshme, si dhe përdorimi i mjeteve shfarosëse të ndaluara me ligj.

Të dhënat e paraqitura në studime të ndryshme nga studiues të fushës, të dhënat e Raporteve të Mjedisit dhe të Drejtorisë së Pyjeve dhe Biodiversitetit për një periudhë rreth 10 vjecare, paraqesin një gjendje në rënie të shumë popullatave të llojeve të faunës së egër: – për 3 llojet vendase objekt gjuetie (lepur i egër, dhelpër, thëllëzë mali) një rënie në një masë prej 30% deri mbi 50% dhe, po kështu – një rënie të ndjeshme edhe të popullatave të llojeve të mbrojtura.  Ajo që duhet thënë është se ndonëse kuadri ligjor ndër vite është përmirësuar dhe është forcuar e drejta për të mbrojtur e ruajtur jetën e eger, shifrat pasqyrojnë një gjendje e cila duhet në mënyrë urgjente të rikuperohet nëpërmjet një moratoriumi të gjuetisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit.

14 komente në “Moratoriumi, gjuetia do të ndalohet për dy vjet”

  1. Xha sulua says:

    Mbaruan lajmet filluat prape me lefter koken
    Nxirrni zogun e tunes te clodhemi pak nga politika

  2. art says:

    Nje lajmeflash i mire, te ndaloje urgjentisht ‘shfarosja e kafsheve nga kafsha njeri qe vret edhe per qef e qe po e shfaros cdo gje pa e kuptuar se po i ben gropen vetes.

  3. test says:

    ndalojeni 2 vite…me te drejte dhe per 2-3 vite te tjera…
    moratoriumi duhet te jete dhe per Pyjet dhe Peshkimin.
    me mire te vuajme disa vite por te pakten nuk do shfarosim fare natyren.

  4. 2 vjet, te pakten 5 – 6 se po shfaroset gjeja e eger edhe ajo pak qe ka ngelur.

  5. Fation says:

    Me vjen per t qeshur me keto pallavra. Ne Shqiperi po vriten njerez per dite dhe nuk merret vesh se c’far behet ne zemer te qyteteve jo me te zbulohen gjuetaret ne pyje e male. KOMEDI E VERTETE………Kaloj afer shtepise dhe shikoj fasane qe te kalojne siper kokes dhe ne fusha duken sikur jane pula te shtepive kaq te shumete jane. Banoj vetem 2.5 km nga qendra e Bolonjes dhe neper parqe sheh fasane dhe zogjte e vegjel. Por per fat te keq Shqiperia nuk eshte Itali.

  6. ardian says:

    mos qani hallin e moratoriumit se eshte riserva me derra e dosa tek SHQUPI sa ska ku te shkoje me..

  7. Ateisti says:

    Le te dalin te gjuajne te SH.Q.U.P-i se ka kafshe te egra sa te duash…

  8. Analisti Politolog Qim Nurellari says:

    a ka mbet ndonje kafshe e eger aty, pervec njerezve????

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Moratoriumi i ndalimit te skafeve,dha “rezultate”,duke ndaluar kalimin e droges nga deti.
    Duhet nje moratorium per ndalimin e mjeteve qe kane trsportuar droge,autobuz,makina,vetura.
    Te leme vetem gomeret per trasport.
    Kafshet dhe shpendet i çfaros mungesa e pyllit,pastaj arma pa kriter e gjuetarve.
    Moratoriumi i ndalimit te skafeve e ka lene Shqiperine ne mungese totale te mjeteve moderne te lundrimit.Kontrasti toke-det eshte skandaloz,ku ne toke gjen dhe marken e fundit te veturave,ndersa ne det nje varferi te skajshme.
    Ne 8 vite,Shqiperia do kishte mjete lundrimi dhe do hapte prespektiva zhvillimi,ku fqinjet do na kishin zili.
    Moratoriumi i gjuetise eshte nje mungese totale e pergjegjshmerise se shtetit,ku ai do fshihet pas nje letre,ndersa gjahu do vazhdoj me forma te tjera.

    1. abcd dhe says:

      Te lumte per mendimin tend Kendveshtrimi tjeter . Kjo oponence mungon ne vendin tone ngado. Degjohen vetem te paaftet qe i bien “shkurt”.
      Zaten prandaj jemi katandisur ketu sipas kokes festen.

  10. Krisulla says:

    Me kete rast ndalo edhe shitjen e armeve te gjahut.Ose me mire pse nuk e nis pikerisht nga ato.A mundet ndonje te me thote PSE NUK NDALOHEN EDHE KET0.

  11. Selim Rroshi says:

    Akoma me keto pacavure qeveritare?
    Gjuetine asnje shtet se ka mbyllur po vetem bllokohen vetem speciet ne rrezik.
    Kroacia, Bosnja, Mali Zi, Maqedonia, Rumania, Hungaria nxjerrin te ardhura te medha nga gjuetia.
    Shteti jone pa breke ne bythe nuk i dashka ato leke, e kam degjuar qe bizneset e ligjshme te gjahut jane taksapagues te forte ku paguajne vec ryshfeteve 800 mij leke te reja ne vit per nje zone gjuetie. Ku eshte respekti ngaj tyre qe kane vite qe paguajne po aq lek
    Gjuetia i ka pasur ligjet shume te forta eshte vete personeli pyjor i degraduar qe ska zbatuar ligjin ne vite e ka sjelle kete situate.
    Eshte njelloj te pengohet ndertimi se paska shume ndertime pa leje.
    Ne vend te luftojne paligjshmerine keta i japin dore me shume atyre sepse skane kellqe as para as personel te tutelojne gjith siperfaqen e republikes per gjuetine e paligjshme.
    Flluske sapuni vertet me duket mua

  12. abc says:

    Ndalo more prerjen e pyjeve !pastaj mendo për gjuetinë …..

  13. veterani says:

    Te nderuar komentues ministri duhet pershendetur per kete nisme edhe inkurajuar qe jo per 2 por 5 vjet te mos bej pushka bam se fauna nuk eshte vetem per ne por per breza,gjithashtu te mbeshtetet zbatimi i ligjit me rreptesi.Moratorium pa diskutim duhet te vendoset per pyjet ku per zona te caktuara ku pyjet jan zhdukur afati duhet te jete 15 vjet ku sopata te mos bej cak,cuditem si ministria neglizhon pyjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje