Moratorium për gjuetinë në Shqipëri

18 Janar 2014, 11:05Sociale TEMA

Ministria e Mjedisit ka propozuar projektligjin “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Shqipëri”, për një periudhë 2 vjeçare. Moratoriumi vjen për shkak të pajisjes me armë gjahu dhe armë zjarri të një numri të madh personash, rritjes së numrit të gjuetarëve të huaj klandestinë në një kohë relativisht të shkurtër, që përbëjnë premisa për këtë gjueti pa kontroll. Sipas ATSH, një tjetër shkak për këtë propozim është dhe ushtrimi i gjuetisë së paligjshme gjatë gjithë vitit (edhe në periudhën dhe ditët e ndaluara për gjueti).

“Projektligji erdhi pas presionit të lartë të ushtruar gjatë fazave të zhvillimit e shumimit të faunës së egër, por edhe përdorimit të mjeteve shfarosëse në masë të ndaluara me ligj (drita, imitues, ndjellës etj.)”, shprehet ministri i Mjedisit, Lefter Koka, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.  Ministri Koka paralajmëroi më parë një moratorium për gjuetinë në vend, duke sjellë në vëmëndje njëherësh dhe situatën emergjente në pyje. Shumë burime ndërkombëtare kanë evidentuar faktin se në gjithë zonën bregdetare të Shqipërisë ushtrohet në masë gjuetia e paligjshme sidomos gjatë periudhës së kthimit të shpendëve migratorë.

9 komente në “Moratorium për gjuetinë në Shqipëri”

  1. fl says:

    Jo vetem per Gjuetine, po ketu duhet moratorim per te ndaluar cdo gje qe behet mbi mjedisin – se cdo gje po shkon per lesh, ne mos ka shkuar tashme

    1. arsen says:

      Gjuetia behet larg syve te njerzve. Ne male ose keneta e laguna. Po kush te garanton se rojet nuk do korruptohen si deri tani?
      Nuk duhet vetem moratorium, por edhe ndryshim ne Ligjin e gjuetise.
      Ligji te jete i pameshirshem per kedo qe kapet duke gjuajtur jashte sezonit.
      Shkelesi te denohen me burgim njesoj sikur ka vrare nje njeri.
      Armet e gjahut te inventarizohen, te digitalizohen dhe TE VULOSEN JASHTE SEZONIT.!

        1. niku says:

          po behesh gati te shkosh ne Siri? Ishalla le koken aty keshtu qe do te kemi nje qelbesire me pak

  2. Xha sulua says:

    Po dinamitin ne lume or alabak I papare
    Apo squhet gjueti ajo apo squhet gjueti kur peshkojne me generator me nafte
    Qe zhdukin edhe peshkun e vogel edhe vezet e peshkut mundesisht edhe cdo organizme qe jeton aty
    A e kuptoni morr qelbesira se rrime tere diten ne buz te vjoses dhe se ngacmon krimbin fare?
    E imagjinoni ckuptim ka lume pa peshk?
    E kuptoni policia e di kush hedh dinamit dhe sben asgje?
    Kur do e beni kur?

  3. gjon cima says:

    Ky person nje valevit Masterin me kaq zotesi eshte ne ate pozite per zotesi apo per lidhjet me leaderat e nentokes?

  4. Selim Rroshi says:

    E ca do zgjithe ky moratoriumi
    Ne Shqiperi vijne jo me shume se 800 gjuetare te huaj ne vit me ane te licensave te rregulta po aq vine edhe te huaj klandestine qe i sjellin individet shqiptare
    Ja u bene 1600 ne vit dhe te huajt nuk gjuajne jashte zezonit
    Po jan ne Shqiperi 150 000 pushke shqiptare qe gjuajne pa asnje rregull diten dhe naten brenda e jashte zezonit.
    A i ndalon dot keto moratoriumi? Hic fare sic nuk i ndalon sot as neser se duhet shume para e njerez qe te tutelojne gjithe territorin e republikes qe ne fakt nuk i kane.
    Nje nga fenomenet e erreta te gjuetise ne Shqiperi eshte gjuetia shfarosese naten. Pyeteni ministin sa kapje ka bere nga kjo gjueti shfarosese – jau jap me firme asnje te gjobitur e proceduar.
    Personeli pyjor eshte aq i degratuar sa turret vetem te te huajt se thjesht ata kane leke.
    Cudi spame asnje rast ku qeveria re ti hyje problemit me themel.

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    Sipas kesaj llogjike,te gjitha veturat,makinat etj,qe jane kapur me droge,duhet te denohen me moratorium !
    Nuk mund te kete kafshe dhe shpend te egra,po nuk pati pyll!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje