Sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë 59 % të vdekjeve në popullatën shqiptare, ndërkohë që vihet re një rritje e tyre me rreth 25 % në 20 vitet e fundit.
Një pjesë e rëndësishme e kësaj rritje shkaktohet prej ndryshimeve demografike , rritjes së moshës mesatare të popullatës, por, sipas mjekëve, në këtë rritje kanë ndikuar edhe shkaqe të tjera, kryesisht nga ndryshimi i stilit të jetesës.
Shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri është grupi i sëmundjeve që lidhen me grupin e qarkullimit të gjakut, që prekin zemrën, si miokardi, etj, apo që prekin dhe enët e gjakut të trurit, etj, që janë të lidhura dhe me presionin e lartë të gjakut, raporton ATSH.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, këto vdekje vazhdojne të rriten si pasojë e ndryshimeve moshore dhe mënyrës së jetesës. Kështu, bazuar në të dhënat, nëse në fillim te viteve ‘90 përllogariteshin rreth 6000 vdekje ne vit nga semundjet kardiovaskulare, vitet e fundit ky numër është mbi 8000. Sëmundjet ishemike të zemrës dhe sëmundjet cerebrovaskulare përbëjnë pjesën dërrmuese të sëmundjeve në këtë grup. Mjekët thonë se sëmundjet kronike joinfektive si sëmundjet e zemrës, infarkti, kanceri apo dhe diabeti janë në rritje dhe po shkaktojnë vdekjen e shumë personave në vendet me të ardhura të ulëta ose mesatare.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vënë theksin tek parandalimi i këtyre sëmundjeve, ndërsa përllogarit se ato vrasin më shumë se 63 % e të gjithë atyre që vdesin në mbarë botën nga sëmundjet joinfektive. Rreth 80 % e këtyre vdekjeve janë raportuar në vendet në zhvillim.
duhet te stervitemi o popull! cohuni nga kafja!
Çudi ! me gjithe ato ilace hindiane qe bijen matrapazet e farmacive kliente te ISSH, te mos sherohen njerezit.
Esht sistemi i pabarazis qe i ben me zemer njerzit,kur shikon disa nerez qe mezi ngren breket dhe kan miliona se kan lidhje me dike nga politika,e disa te tjer qe kan ber nje harar shkoll rropaten per buk,esht e qart qe kta te fundit nga zemra do te vdesin.