Të gjithë ato që nuk do të zbatojnë legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit do të përballen me penalitetet.
Kjo u deklarua nga ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili ka kërkuar bashkëpunim e të gjitha agjensive ligjzbatuese në vend në funksion të ruajtjes së mjedisit dhe zbatimit të ligjit nga të gjitha subjektet.
Koka ishte i pranishëm në konferencën për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Industrisë, ku theksoi se legjislacioni në fuqi parashikon qartë se ndotësit e mjedisit duhet të paguajnë.
“Prioritet i qeverisë do të jetë zbatimi i ligjit dhe ndëshkimi i atyre që dëmtojnë mjedisin. Ruajtja e mjedisit do të bëhet mbi bazat e parimet e zhvillimit të qendrueshëm dhe mbi parimet mjedisore. Në zbatim të parimit ndotësi paguan, që është ende në fuqi, do të ndjekim zbatimin e çdo detyrimi ligjor që shumë kompani kanë për t’i bërë. Shumë kompani nuk kanë rehabilituar pyjet, gjë që duhet ta kishin filluar ta bënin. Ne do të zhvillojmë bisedime me këto kompani. Ne si ministri do të ndjekim çdo investim dhe rehabilitim të mjedisit sidomos në fushën e pyllëzimit. Brenda këtij viti duhet të rehabilitojmë 500 hektarë sipërfaqe pyjore. Të gjithë së bashku mund të rehabilitojmë situatën e mjedisit në vendin tonë”, u shpreh Koka.
Sipas tij, Ministria e Mjedisit një vëmendje të veçantë i ka kushtuar edhe forcimit të strukturave të kontrollit siç është edhe agjensia për mbrojtjen e mjedisit dhe inspektoriatit të mjedisit ndërsa do të vihen në funksion 6 laboratorë, të cilët do të monitorojnë ajrin, ku njëri prej tyre do të jetë i lëvizshëm.Në këtë kuadër ai tha se po punohet për hartimin e një pakete kombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë, si dhe duke pasur në vëmendje mbrojtjen e mjedisit.
I pranishëm në konferencë, Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi u shpreh se zbatueshmëria e legjislacionit në Shqipëri është e dobët. “Ne kemi dhënë 140 milionë euro nga 2008 për mjedisin dhe jemi këtu që të ndihmojmë Shqipërinë në mbrojtjen e mjedisit. Problemi është se bizneset nuk rinovojnë teknologjitë dhe kjo gjë e dëmton mjedisin. Industritë duhet të marrin përgjegjësitë kryesore për mbrojtjen e mjedisit”, u shpreh Ambasadori i BE-së në Tiranë.
U kujtuat me ne fund per mjedisin ne Shqiperi, pasi shkaterruat te gjithe faunen dhe floren.http://darsiani.jimdo.com/photos-pics-art/
Jamarbër Malltezi: Puthuni me Çilin!
ha ha ha ha filloi percarja ?
http://dielli.al/lajme.php?id=33476&k=4141
Ato Miljona qe ju segnor E.Steqiu pretendoni ti keni dhuruar ktij shteti i ken i ndare me njeri-tjetrin dhe kjo s’besoj te habis asnji shqiptare sot aty ,kur di fare mir qe ju mashtrusat e be-se kishit pakt te lidhur me sali terroristin .Kujtoni ju se jeni duke u tallur me kte popull akoma ?!
A sju duket pak kriminale kjo menyre si veproni ne kurriz te ktij populli ?
Ju jeni nji grup qe nen kostumin be dhe imunitetin qe gezoni ,funxiononi si nji mafie vertet kunder ktij populli ktij vendi. Tisje ndryshe nga wolffart apo gjithe zagareve pjell e buces be ,qe u katapultuat ne kte vend ,per qellime antishqiptare dhe nqs do shikojm ckeni arritur kto 23 -vjet mund te themi ,se juve do shkerdhyer robt duheni zhdukur menjiher nga ky vend . Shqiptaret jane per cdo bashkpunim ,por kunder cdo mashtrimi prej kurves plak. Vfculo.
Te zbardhet,a kane ardhur e ku kane shkuar keto leke!
Shife jevkun shife doli nga koma!!!!!!!
140 miljon euro i jane dhane Shqipnise me e ndye mjedisin dhe jo me e pastrue.
O zoti Koka,ti ke deputetin e PR tani i LSI,Luan Duzha qe ka blere pyll ne stebleve te Librazhdit,kur ishte drejtor i pyjores e ka dhene leje te panumerta duke marre para nen dore.
ANALIZE : O Sekui mor Miku i Im. Sa the ? 180 milion ? Ke fillu me ba si Berluska !!! Po kjo shifer qe e keni dhene e dini se ku ka perfundu ????
A po je tuj i kerku llogari rrjetes suaj mafioze : Mobilizojune se ju kena pagu !!!
Me pa financu per mjedisin ndershmerisht 180 milion mjedisi ne Shqiperi do ishte me i paster se ne Zvicerr.
Ban mire me u largu e mos me e ndote me mjedisin ne Tirare !!!
Mbas atsaj talljes me Statusin ta ndij eren e keqe mor Miku i Im deri ketu ne Genova !!
Ndotesi me i madh i mjedisit eshte ky koketuli vete.
Po mjaft me konferenca merrrrrrrr…MJAFT!
Na tregoni se sa njerez keni ne pune dhe si po zbatohet MORATORIUMI I NDALIMIT TE GJUETISE DHE PRERJES SE LENDES DRUSORE!
Sa vetave u keni sekuestruar armet e gjahut
Sa vetave u keni mbyllur magazinat e lendes drusore.
Cfare bejne policet pyjore qe rrine tere diten kafeneve?
Lerini mer konferencat! MJAFT ME LLAFE! TREGONI TE VERTETEN!
Mendoj se aktualisht pika me e dobet e Qeverise Rama eshte Ministria e Mjedisit.Me beri pershtypje nje kronike televizive e TOP CENEL se akoma tek lumi i Erzenit vazhdojne punen firmat athere pyesim zotin Koka ku jane einpsektoret e mjedisit òper ti ndaluar.Ne kohen e demostrateve per lende kimike u fol shume per pyllezim,ne fakt gjate kesaj periudhe nuk paame asgje konkrete me perjashtim te nje aktiviteti spontan ne Vlore.Si mund te ndaloghet prerja kur mbajne licenza akoma firma mafioze.Kur do tu hiqne licenzat e dhena ne menyre koruptive