Një e treta e Tiranës pa energji prej 3 ditësh për shkak të ndërtimit të një rruge nga një firmë private

10 Janar 2014, 15:54Sociale TEMA

Një e treta e lagjeve të kryeqytetit, përfshirë Spitalin e Sanatoriumit përballen për orë të tëra me mungesën e energjisë elektrike gjatë tre ditëve të fundit.

CEZ Shpërndarje thotë se shkak për këtë është dëmtimi i linjave të tensionit, në mënyrë të përsëritur nga një firmë private që po punon për ndërtimin e rrugës mbi liqenin e Farkës, raporton TCH.

“Gjithë zona poshtë liqenit të Farkës, mbi ish-Uzinën Traktori, zona e qytetit Studenti, zona e Komunës së Parisit, zona e stadiumit ‘Qemak Stafa’, ambasada amerikane, rruga “Budi”,deri në rrugën e Elbasanit ka probleme energjie”, thotë Petrit Shkëmbi, kryeinxhinier në CEZ-Shpërndarje.

CEZ Shpërndarje ka kërkuar nga organet shtetërore që të marrin masa sa më shpejt për të mos lejuar që kompani apo persona abuzivë të pengojnë punën e kompanisë dhe të lënë pa energji abonentët.

“Dy ditë më parë u bë denoncimi zyrtarisht. Sot është përsëritur e njëjta gjë, sërish firma ka dëmtuar, sërish banorët janë pa energji elektrike”, thotë Shkëmbi.

Për riparimin e dëmit nga ana e specialistëve të CEZ Shpërndarjes u deshën 5 orë. Ndërkaq, për të evidentuar dëmin e shkaktuar nga kompania e ndërtimit të rrugës, në vendngjarje mbërritën edhe forcat e policisë.

4 komente në “Një e treta e Tiranës pa energji prej 3 ditësh për shkak të ndërtimit të një rruge nga një firmë private”

  1. xoni says:

    Vetem ne ate vend mundet te ndodhin padrejtesi te tilla atij populli !
    Ne nji shtet ku gjithcka funxionon si duhet ,penalizohet firma ,per rastin shqiptare aty ,ndersa ne europe s’lejohet aspak ti shkoj nder mend nji byth Firme private apo cfardo qoft ti nderpres rrymen qytetarit .
    Kjo firme duhet te paguaj miljona per ate shqetesim qe i ka sjell qytetarit .

  2. U LODHEM ME PROBLEMET E CEZ- it.
    E para cez duhet te beje kontrata me klientin.
    Detyra e klientit eshte te paguaje leket per konsumin e energjise.
    cez eshte iDETYRUAR te siguroje energji popullit 24 ore.
    dhe 220 volt , e jo 130 volt , sepse te gjitha pajisjet elektrike po dalin jashte perdorimit . kush pergjigjet per kete ?
    cez dhe shteti duhet te merren , me hubjet ne rrjet dhe vjedhjet , popullit nuk i intereson se si do ti sgjidhi cez hallet e tij.
    une paguaj ti me jep korrent , KAQ.

  3. 1 prilli says:

    Kjo mor zotri tregon edhe njihere punen e shkelqyer te z. Seferi &co.

  4. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Pershendetje bashkekombas
    Ska cudi jetojme ne SHQIPERI
    Ne qofte se firma e ka demtuar ushqysin (fiderin) atehere cez e hedh ne gjyq dhe siguracioni I firmes e paguan demin deri sa eshte shuma maksimale e siguracionit pastaj drejtori, inxhinjeri dhe pergjegjesi I sigurimit teknik shkojne per ndjekje penale dhe firma falimentone por ne te njejten koh cez bie gjeneratore te fuqishem per te plotesuar nevojat deri ne riparimin e difektit dhe kostot e ketyre I paguan siguracioni I firmes qe ka bere demin
    Kjo eshte si duhet te shkojne gjerat por per derisa cez nuk zbaton kontraten qe ka me konsumatorin qe as e cajne koken se ke apo nuk ke korent ti apo pse te digjen aparaturat elektrike cfare te tjera te presim ne
    Zoti na ruajt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje