Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka njoftuar se duke filluar nga data 1 prill 2014 do të ulen me 20-25 % çmimet e barnave.
“S’do lëmë që një ilaç të tregtohet me çmim më të lartë se në vendin ku është prodhuar. Deri tani ka pasur abuzime në çmime deri në 50-60% mbi vlerë”.
Beqaj tregoi se në QSUT janë blerë sasi barnash për 12 vjet, të cilat kanë skaduar dhe kapin shifrën e 800-900 mijë dollarëve.
“Janë 3.3 milionë dollarë pajisje në QSUT që rrinë në qese, në kardiologji etj, që brenda këtij viti mendojmë t’i vëmë në funksion. Kemi konstatuar barna të blera me tepri, që kanë skaduar në QSUT. Sasi të skaduara që mund të duhen edhe për 12 vjet të tjera, d.m.th jo skadime me sasi minimale për konsumin e përgjithshëm, por sasi për 12 vjet. Me çfarë ka skaduar dhe pritet të skadojë shkon te 800-900 mijë dollarë vetëm në QSUT”, është shprehur Beqaj në emisionin e “5 Pyetje nga Babaramo”.
Ndërsa shqetësimi më i madh sot për sot në shëndetësi është mungesa e mjekëve.
“Nuk ka mjekë. Ka mospërputhje të nevojave në specialitete të caktuara dhe sidomos në territor. Po miratoj shtyrje të daljeve në pension se nuk ka mjekë. Më duket e pranueshme deri diku mos ketë mjekë në qytete të largëta, por jam befasuar kur materniteti Koço Glozheni me tha s’kemi mjekë. Nuk e kërkon njeri këtë degë. Sot edhe në Tiranë ka mungesa. Apo në spitalin e Vlorës kam konstatuar se nuk kishte mjekë biokimistë dhe analizat i çonin në Fier. Nuk e kam të qartë si do t’i qasemi kësaj pengese. Për plotësimin e boshllëqeve duhet kohë dhe specializimi i mjekëve çdo 4 vjet. Kjo më shqetëson, se ende nuk e kam në kokën time si do ta zgjidhim. Ka shumë probleme, por e kemi një ide si do shkojmë atje ku duhet”, tha Beqaj./A.XH
I nderuar zoti minister njerezve ju intereson si do mjekohen cdo dite ,duhet te veproni me shpejt pasi semundje te renda si kanceri nuk presin qe ju te boshatisni magazinat e spitalit nga cka gjetet por ti furnizoni ato.
Futjuni me thelle tregut dhe do shikoni cudira shqiptare.
datat e skadences nderrohen nga 5-6-7 here ?
http://goo.gl/V9gBO0
ju lumt vazhdoni kshtu z, minister.
SHQIPERIA VUAN NGA MJEKET PROFESIONISTE,QE MOTIV TE VETEM DUHET TE KENE SHPETIMIN E JETEVE TE PACIENTEVE DHE JO XHEPAT E TYRE.
VUAN NGA MJEKET SEPSE EDHE PSE MBAROJNE SI E MBAROJNE FAKULTETIN E MJEKESISE PERSERI ATA NJEREZ NUK KANE ASGJE TE PERBASHKET ME FIGUREN E NJE MJEKU,TE PA AFTE,ARROGANTE,PAEDUKATE,NEGLIZHENTE,DUKE BERE QE NJEREZ FATKEQ TE HUMBASIN DHE JETEN, SI RASTI I TE MJERES QE VDIQ BASHKE ME BEBEN NE BARK, APO I VAJZES QE JU PRE JETA PA FILLUAR VETEM ME NJE OPERACION TE THJESHTE BAJAMESH. APO I FEMIJES NE VEND QE FARMACISTJA” E SAPO DIPLOMUAR” TI JEPTE ILAC PER FTOHJE I DHA MEDIKAMENT PER TE SEMURET MENDOR(NUK E DI SI I KA SHKUAR FILLI VOGELUSHES,INSHALLAH PER MIRE) POR DHE SA TE TJERA VIKTIMA KA VETEM NGA MJEKIMI I GABUAR,MJERISHT JANE DHE ASNJERI NUK KA MARE NDESHKIMIN NGA DREJTESIA. UNE KUK THEM SE NUK KA MJEKE TE MIRE POR SISTEMI VAZHDON TE JETE I KEQ, QE PER FAT TE KEQ VAZHDON TE PRODHOJE TRAGJEDI.
DISA KESHILLA NGA NASTRADINI PER MINISTRIN BEQJA:
Mjeket do te zhduken fare si profesion dhe si fenomen ne trojet shqyptare ne se vazhdon taksa famoze PROGRESIVE mbi pagat dhe te ardhurat mjerane te mjekeve dhe ne se policia vigjilente shqyptare do te vazhdoje t’i trajtoje mjeket si kriminele ryshfetcinj alla Ilir Meta.
Barnat dhe ilacet do te zhduken fare nga tregu ne se cuni i Hamit Beqjes do te kontrolloje me ZERIME socialiste cmimet e tyre si ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes.
Populli yne do te filloje te “shkrihet” gradualisht ne se qeveria e Edi Rames nuk heq dore nga “fintet fiskale” per te imituar veprimtari dhe nuk fillon te mendoje per PRODHIMIN kombetar si e vetmja menyre per rritjen e GDP-se dhe te mirqenies se popullit.
Do mbaje kush pergjegjesi z.Minister? apo vetem fjale? qe situata ishte bere bajat kete e dime, prandaj edhe votuam per ta nderruar qeverine. Po fjalet nuk pijne uje, pergatit dosjen per prokurori, mos na trego gjurmet
o profesor nuk je me ne opozite , je minister tani , per ate je vene , akoma do konstatosh.
Ka nje emer kush i bleu keto ilace per 12 vjet.Nuk besoj se ka dijeni nje njeri i zakonshem te kete pare ilace te cilat afatin e skadences ta kene me shume se 2 vjet.Pra ketu duket ashiqare arsyeja e blerjes te ketyreve ilaceve te cilat po te perdoren bej efektin e kundert tek pacientet.Megjithate ministri aktual nuk e ka kurajon te thote emrat dhe te beje kallzimin ne prokurori per kete ceshtje.Ky mos veprim apo gjysemveprim vetem se diskretiton ekipin e ri qeverises jo vetem tek sovrani por edhe tek miqte tane,ne BE e me tutje.
Le te shpresojme qe keto ilace do te shkaterrohen,pasi ato qe i kane bler i kane gati amballazhet e reja me data te tjera skadence.E ta mendosh qe kete ministri e kane komanduar mjeke ne 4 vitet e fundit ky eshte nje skandal.Pergjegjesve te ketij skandali duhet me ju heq te drejten e profesionit dhe punes ne administraten shteterore.