TVSH-ja e ilaçeve hiqet në prill, ankohen farmacistët

6 Janar 2014, 18:17Sociale TEMA

Kush ka blerë ilaçe ditët e para të këtij viti, nuk i ka gjetur ato me çmim të ulur.

Edhe pse ishte premtuar se do të niste në janar heqja e TVSH-së 10% për medikamentet, ajo u parashikua në paketën fiskale të nisë nga data 1 prill, raporton Vizion Plus.

Drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë e argumentojnë këtë shtyrje me hyrjen në fuqi të listës së barnave të rimbursueshme, tre muaj më pas.

Por vete farmacistët pohojnë se i kanë bërë tashmë furnizimet me çmim që përfshin TVSH-në dhe nuk mund t’i shesin më lirë ilaçet në prill.

Ish-presidenti i Urdhrit të Farmacistëve, Arjan Jaupllari, propozon që heqja e TVSH-së të nisë që këtë muaj për ilaçet jashtë listës dhe në prill për ato me rimbursim.

Heqja e TVSH-së për ilaçet pritet të ulë me 10% çmimin e tyre.

1 komente në “TVSH-ja e ilaçeve hiqet në prill, ankohen farmacistët”

  1. ,.,.,.,.,.,. says:

    Po shyqyr…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje