Qytetarët shqiptarë kanë tkurrur ndjeshëm shpenzimet për udhëtimet e fundvitit. Operatorët turistikë thonë se ndërsa numri i prenotimeve për destinacionet e shtrenjta është i vogël, këtë vit vërehet tendenca e orientimit drejt destinacioneve fqinje, që janë më të pranueshme për buxhetin e familjeve shqiptare.
Enver Mehmeti nga Shoqata Shqiptare e Turizmit, shprehet: “Ajo që shihet më shumë në treg është tendenca e pushimeve individuale ose të grupeve të vogla në zonat e afërta me Shqipërinë. Vërehet një tendencë e pushimeve të shqiptarëve në zonat e shteteve si Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia; tendencë që shkon e përshtatshme edhe me çmimet pasi buxhetet janë të pranueshme për ekonominë shqiptare.”
Paketat turistike të fundvitit, 3 deri në 5 ditore, variojnë nga 165 euro për vende si Mali i Zi apo Maqedonia, deri në 900 euro për destinacione të largëta si Dubai. Por, ndryshe nga paketat turistike jashtë vendit, në këto agjensi mungon oferta brenda vendit, çka do të stimulonte turizmin vendas.
“Oferta mbetet e përqendruar në klientelën e tyre, pra nuk është krijuar një model ku pushuesit të kenë zgjedhje kundrejt pushimeve jashtë vendit edhe brenda vendit”, shton Mehmeti.
Operatorët turistikë thonë se një mekanizëm më i mirë bashkëpunimi mes agjensive të udhëtimit dhe furnitorëve të ndryshëm, hoteleve e restoranteve, do të rriste numrin e pushuesve brenda vendit si dhe do të tërhiqte më shumë turistët e huaj./TCH
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
Shkaku ….. borxhi i madh dhe parat e vjedhura nga familja dhe oborrit s-Ali Efendi Bisha e vuan sot populli.
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
si duket zyrtaret e admnistratës së kaluar po i ruajnë paret e vjedhura, për ditë të keqe ( burgu )
Ka kush ben shpenzime luksi ?
http://goo.gl/LmIy5R
Nuk ka te beje vetem me borxhin, po ka te beje shume me faktin se per festat e fund vitit, nje pjese e madhe e tregtareve shqtare ngrejne çmimet ne menyre marendese. Nuk mund te pretendosh te fitosh trefishin e pages apo fitimit per te njetin artikull me te vetmin preteks se po e shet perpara 31 dhjetorit. Nese tregtari shqiptar nuk ka arritur te kuptoje se kur klienti. Tend kerkon ta maresh per budalla nuk mund te pretendosh te krijosh nje reputacin per biznesin tend, atehere eshte e kot te pretendosh se mund te jesh “biznesmen”
Mos harro dhe genjeshtrat e pafund te stafit te kriminelit sali si dhe te INSTAT qe ishte sherbetore profesionale e kriminelit.
Nuk arriten te marrin asistencen dhe u mbyllen pronotimet.
O njerez pse habiteni. Sa eshte niveli i jeteses ne shqiperi? Me cfare te ardhurash do shkojne me pushime jashte apo brenda vendit shqiptaret? Duke ndenjur gjthe diten ne kafe dhe duke u marre me llogje? Cfare prodhon Shqiperia? Cfare eksporton jashte shtetit? Asgje nuk prodhon. Turizmi i brendshem eshte cope cope dhe vetem sezonal. SHumica jane papune ose vetem me nje rroge, nuk i del per te shtyre muajin me buke thate. Cdo popull meriton qeverite e tij, Salen e zgjodhet mire jua beri, kete tjetrin e zgjodhet mire do jua punoje dhe ky qindin. Popull injorant. Rama qeveris me Meten, Meta vodhi me Salen do vazhdoje tu vjedhi dhe me Ramen. Po ne lekure e keni…dhe ta gezoni qeverine e vjeter dhe kete te rene bashke me vitin 2014.