Bashkia gënjen të rinjtë, nuk u jep kreditë e premtuara

28 Dhjetor 2013, 18:29Sociale TEMA

E mbani mend nismën e Bashkisë së Tiranës për të stimuluar punësimin e të rinjve përmes kreditimit të bizneseve të tyre?

Jo më larg se në gusht u lançua kjo nismë nga kryetari Lulzim Basha.

Ky i fundit nënshkroi një marrëveshje me drejtorin e BKT-së, Seyhan Pencabligil, dhe përmes kësaj marrëveshje, Bashkia do të bëhej për herë të parë garante e atij që u quajt “Fondi i Garancive”, nga i cili do të jepeshin kredi për të rinjtë.

Këto kredi, nëpërmjet garancisë së Bashkisë së Tiranës, garanci që supozohet të ketë një vlerë prej afro 1 milion dollarësh, jepen me interes pothuajse dy deri tre herë më të ulët se norma në treg.

Pra, në qoftë se në treg, kreditë në rastin e financimit të bizneseve të vogla apo të mesme, ekzistuese apo të reja variojnë nga 11 deri 15%, sipas kësaj marrëveshje, ata që do të përfitojnë, qytetarët nga mosha 23 deri 35 vjeç, banorë të qytetit të Tiranës, do të paguajnë një normë interesi 5 deri në 5.5%, kjo në varësi të faktorëve të riskut të biznesit që propozojnë të hapin apo që kanë të hapur dhe do të konsolidojnë.

5 fituesit e parë nënshkruan një marrëveshje në zyrën e kryetarit të Bashkisë para gjithë kamerave.

Por, pasi kanë kaluar muaj tashmë, ata jo vetëm që nuk i kanë marrë kreditë, por për çdo ditë që kalon, ata rrezikojnë falimentin.

Një prej përfituesve të kësaj kredie, që kërkoi të mos identifikohet, u shpreh për historia-ime.com se nuk e ka marrë kredinë dhe se Bashkia vazhdon të mashtrojë.

Personi në fjalë ka nënshkruar kontratën me bankën dhe tani ai ka detyrime çdo muaj para saj, por lekët nuk duken fare në horizont.

I ka tentuar të gjitha.

“Për fat të keq unë kredinë akoma nuk po e marr dhe më keq akoma nuk kam përgjigje konkrete dhe shtyrje të panevojshme se kur do e marr apo nëse nuk do e marr, duke u përgjigjur gjithmonë ‘Do e marrësh nesër, mos ki merak’,” thotë ai.

Mirëpo në mënyrë absurde Bashkia vazhdon të mashtroje duke thënë: “Paratë për fondin e garancisë në BKT janë kaluar nga Bashkia e Tiranës në datën 11 dhjetor 2013. Konfirmimi për përfitimin e kredisë iu është dhënë në datë 25 nëntor 2013 dhe  banka ka procedurat e saj për të bërë disbursimin e kredisë. E gjithë vonesa e 10 ditëve nga momenti i konfirmimit vjen për arsye të afateve ligjore të kalimit të fondeve në thesar, në bankë, etj. Duhet mbajtur parasysh fakti se kemi të bëjmë me një kredi bankare”.

Kanë kaluar edhe një muaj e gjysmë, thotë burimi ynë, dhe ne akoma nuk i kemi marrë lekët.

Banka na thotë se në llogarinë e Bashkisë për këtë projekt, ka zero lekë…/historia-ime.com/

6 komente në “Bashkia gënjen të rinjtë, nuk u jep kreditë e premtuara”

  1. Bash Basha si gjithmon mashtrues y kriminel,,,,per te gjitha cka thene ska realizuar azgje per tiranen e ka kthyer ne Kadahar te ver8 bastardi i ndyre qe i paste ditet e numeruara

  2. Argita_B says:

    Kredi me 11% deri 15% ne vit per te hapur nje biznes !! Nese shtohet dhe bakshishi qe eshte bere si mode thuajse per te mare çdo kredi per bankieret i bije qe te sheses vetem droge, arme per te mos falimentuar.
    Si mund te zhviloohet nje vend kur te gjitha fitimet i mer financa!
    Nje kompani private qe arrin te kete nje fitim vjetor prej 15% te xhiros eshte nje kompani normale, po nese kosto e parase te kushtion sa fitimi vjetor atehere pjesa me e madhe e kompanive jane te destinuara te falimentojne, te bejne evazion fiskal, mos deklarime apo te punojne me dy bilance.. perndryshe shkojne drejt falimentimit.

  3. . says:

    ******************************************************************************************

    -Te lumte Z.Rama ….
    -Ju jeni e vetmja shprese e madhe e Shqiperise ….
    -Ju jeni i vetmi qe mund te shpetoni Shqiperine te perfundoje
    si vendet Afrikane.
    -Vepro me “Ligjin” dhe deno Ata qe vodhen dhe kane fshur 1 miliarde
    dollare (taksat e popullit) ne bankat e huaja.

    ******************************************************************************************

  4. Gezimi says:

    Se si ka qendruar si Parti kjo PD gjate gjithe ketyre viteve, une nuk mund ta imagjinoj, por koha po ben te veten, dhe ndoshta shume shpejt do kthehet ne nje cete te felliqur zvarranikesh te neveritshem, ndersa rolin e opozites duhet medeomos ta marre ndonje parti tjeter, ndoshta ajo e Bamir Topit. Per kete, duhen pergatitje serioze, qe te kemi nj[ opozite te denje, dinjitoze dhe te besueshme ne elektorat.

  5. franz kafka says:

    ka qen i zen duke ber tramvajin dhe duke ulur cmimet e ushqimeve sic premtonte ne fushate

  6. teuta says:

    A do te kete akoma ndonje mendje shkurter ,qe shkat e Lulkes t’i marr te verteta?Shaka bene i shkreti,per deri sa te dali para drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje