E përzë nusja nga shtëpia, mjekja e njohur përfundon në azil

28 Dhjetor 2013, 10:23Sociale TEMA

Marika Bollovoda, një mjeke e njohur në qytetin e Korçës, ka përfunduar në azilin e të moshuarve pasi nusja e djalit e përzuri nga shtëpia.

“Kam një muaj që jam strehuar këtu. Kjo ishte e vetmja zgjidhje, pas asaj që ndodhi në shtëpinë time. Nusja e djalit nuk më donte në shtëpi, ndaj dhe kërkoi që unë të largohesha. Gjërat ndryshuan shumë, çdo ditë kishim grindje në shtëpi. Më pas, djali dhe nusja më nxorën nga shtëpia,” thotë Bollovoda për GSH.

“Unë kam punuar mjeke për shumë vite në Korçë. Kam lindur dy djem binjakë. Njëri jeton në Tiranë dhe tjetri jetonte në Greqi. Para një muaji erdhi djali me nusen dhe fëmijët nga Greqia dhe nisi grindja. Nusja nuk më duronte dot se isha e sëmurë,” vijon rrëfimin ajo.

“Jam përballur me vështirësi që në rini. Unë studioja në Moskë për mjekësi. Aty u njoha me bashkëshortin, që ishte nga Bosnjë Hercegovina. Mbeta shtatzënë dhe unë u ktheva në Shqipëri. Linda dy djem binjakë, që fatkeqësisht nuk e njohën kurrë babanë e tyre pasi u mbyllën kufijtë. Ai mbeti andej dhe ne këtej, ndërsa mësova se pas 5 vitesh ndërroi jetë”.

Në fund mjekja e ka një apel.

“Kam një apel për gjithë djemtë e vajzat, që t’i duan prindërit e tyre sa janë gjallë. Nëna ka nevojë të vdesë duke ndjerë aromën e fëmijëve të vet”./ep

60 komente në “E përzë nusja nga shtëpia, mjekja e njohur përfundon në azil”

  1. Treviso says:

    Kjo mjeke paska qene nje nene shume e mire dhe nuk paska arritur te veje asnje pasuri duke i shpenzuar per femijet dhe ja rezultati.

    1. N Shabani says:

      Turp te kene ashtu do ja u bejne edhe atyre femijet e tyre. Nena duhet ti nxirrte jashte nga shtepia dhe te jetonte me pensionin e saj ne shtepine e saj vec n.q.s ka bere gabimin dhe e ka shkruajtur shtepine ne emrin e djalit por ma merr mendja se shtepine ajo e ka ne emrin e saj por nena mbetet nene dhe pranon te sakrifikoje veten per djalin e saj gje qe femijet nuk e bejne kurre per prindin. Brezi I sotem eshte cmendur kam jetuar tere jeten me vjerren time dhe nuk u zume njehere edhe kur ikem ne emigracion e morem me vete nuk e lame vetem ne Shqiperi dhe vdiq ne duart e mija jashte shtetit, shpenzuam qimet e kokes per ta sjelle ne token e saj te varrosej. Sa mire na vinte kur na rrisnin vjerrat femijet dhe kur ato plaken ti nxjerrim jashte, njerez pa nivel nuk u flet aresyeja por u flet krevati. Turp per shoqerine e sotme ku kemi arritur i nxjerrim te moshuarit jashte rrugeve, te vjen neveri per kete brez te cmendur e te papergjegjshem.

      1. raimondi Vlonjati says:

        Ti qenke nusja e vetme qe ke shkuar mire me vjehrren

        Ne pergjithesi nusja nuk shkon me vjehren, se jane edhe kontradiktat e brezave etj
        , por te pakten nusja si me e re qe eshte te tregohet zemergjere me vjehren dhe ta mbylli nje vesh….

        Duhet tolerance ne maredhenie, ashtu si ne politike

        Pa tolerance midis paleve nuk ecen shoqeria …po ashtu edhe familja

    2. raimondi Vlonjati says:

      Po mire nusen nga e ka djali …? Korcare ?

      Ne jete ka gjithmone kontradikta, por njeriu duhet te terhiqet pasi i bije inati ,
      dhe me te rinjte duhet te terhiqen te paret, sodmos per respekt te emrit Nene.

      Ndaj , Djali me nusen, duhet te shkojne dhe ta marin doktoreshen prape ne Shpi
      dhe t’i kerkojne falje….. e te jetojne ne harmoni

      Nusja duhet te kete parasysh se ka nje vjerre te kulturuar ndaj duhet te sillet me zemergjeresi me te…

    3. gramoz sina says:

      pershendetje nuk e di si mund te jete marrdhenja vjehrre nuse pasi jam beqare,sinqerish qe me vjen keq per te lart permenduren znj bollovoda,me aq sa kam degjuar nga mamaja ime eshte nje zonje e larte,vec faktit qe mamaja ime eshte gjalle edhe sot e kesaj dite nga duart e kesaj mjekje,vazhdon ta kujtoje edhe sot e kesaj dite edhe pse kane kaluar mese 40 vjet nga operimi qe ajo ka kryer.
      zoti te dhente force zonja bollovoda

  2. GJINUSHI says:

    Korçare HESAPI i rref nruja n SHPULLA.

    1. Lugat says:

      heu mer Gjinush, ke te drejte, korcare hesapi. Zihen me shpulla ne vend qe te marre kallashin ose sqeparin edhe te beje baterdine se “e trajtonin keç”.

    2. edi says:

      normale se nuk jane rritur me kanune e me gjakmarrje si ti.

  3. Joni says:

    Nje prind nuk hidhet poshte sido qe te jete. Nuk e kuptoj dot djalin e saj pa nuses nuk i dhimbset, harrojne qe shume shpejt do te plaken dhe ata.

  4. Shqiponja says:

    Turp qe kjo nene e mencur ka mbritur ne kete gjendje.Per mendimin tim fajin e ka djali qe e ka lejuar nusen te sillet ne ate menyre me nenen e tij. Turp tu vije te dyve,por kur nena te rriti ti imorri te gjitha hallet ne kurriz ,kur ti u semure nuk te coji ne ndonje azil si e dergove ti nenen. Ju si cift nje dite do te merrni karmen tuaj per veprimin qe keni bere. Kush thyen zemren e nje nene ben nje gabim fatal Kush nuk do nene askush se do dhe se respekton.Shume e trishtueshme nje dite dhe ju qe keni bere kete veprim do te plakeni,por do te jete shume vone per ju.

    1. djali says:

      djali ka frik se mos e nxjer gruaja dhe ate perjashte. dhe me e forta ai nuk mund te shkoj ne azile perfundon poshte ures

  5. Malok Hollande says:

    Ka qene nga mjeket me te mira otorinologe ne qytetin e Korces. Me duart e saj jane operuar dhe mjekuar qindra femije te semure nga gryket. E palodhur dhe e gateshme dite e nate. Grua e respektuar nga gjithe qyteti. Turp per ata femije qe e braktisin ne kete moshe kur ajo i riti me shume veshtiresi te asaj kohe.

    1. LORA says:

      Turp,-thoni ju?
      Mendoj se ata djem kane hyre ne nje mekat aq te rende sa do te paguajne shume shtrenjte,aq shtrenjte sa sot nuk e cojne dot ne mendje.Nuk kane derrmuar vetem zemren e Nenes por kane zemeruar edhe Perendine.
      Kjo histori eshte deshmia ,nga me trishtueset,e privatizimit te gabuar te shtepive me gjithe ata pronare.Shtepia ka vetem nje pronar,ate qe e ka ngritur i pari,ose ate qe e kane perfituar nga akti i tij i trashegimise.

      1. Albnr1 says:

        Eshte shume e vertete dhe kur eshte miratuar ligji ne parlament ishin te dy palet ne ate kohe ps e pd, sepse ata pardesybardhet po edhe keta te majtet shtepite e tyre i kishin me leverdi. Ndersa ne qe ishim ne internime dhe te tjere shume familje ne nje banese edhe sot nuk e kane zgjidhur strehimin. Po ne te internimit ishim me te ndershmit se apartamentim ja dhame shtetit sipas rregullave dhe kur erdhem ne Tirane mbetem neper plastmase…e tani krdite po i shlyejme deri pas vdekjes…Megjithate te vjterit jo vetem qe nuk i kemi perzene, por i kemi respektuar per detyre por edhe per vuajtjet etyre.

        Eshte nje perralle gjermane:

        Jetonin nje cift bashke me prinderit e burrit e djalin e vogel. Nje dite mami e dergoi djalin te drugdhendesi per te blere du cupa druri e dy lyge, dhe djali u kthe me nje set kater pjesesh.

        Mami u habit-djali i sqaroi: keto dy te tjerat i kam blere per ty edhe babin kur te plakeni…

      2. idriz molla says:

        @ lora
        sa per perendine jane ne regull djemte,s’i gjen gje.po do ta gjejne nga femijte e tyre.se kete edukate do marin.

    2. Jo or Jo says:

      po le ta nxjerri me djalin perderisa shtepia eshte e asaj

    3. mirel drejtesia says:

      Ajo nene ndoshta nuk do t’i shikoj me sy vuajtjet e nuses dhe djalit te saj nga femijet e tyre,ndoshta dhe me keq !

  6. laureta says:

    me vjen keq edhe mua si gjith te tjereve por eshte me mire ne azil sigurisht me kushte te mira.do preferoja me mire ne azil se sa e perbuzur nga nusja,

  7. dru me pre says:

    Grua shume e larte dhe mjeke e respektuar.I kam njohur te dy djemte flitej se ishin spiune te sigurimit te shtetit(te detyruar forcerisht)megjithate asnjehere nuk u quajten korcare te vertete ashtu sic dihet qe eshte e veshtire te pranohesh nga korcaret si korcar nqs je i ardhur,qofte edhe nga Franca.
    Fatkeqesi per Mariken.

  8. I.Troplini says:

    Pasi deshtoi me te shoqen ne Greqi, djali u kthye ne shtepi. Kete here ai nuk donte me te perjetonte te njejten gje, dhe vertete nuk “deshtoi”. Doli fitimtar dhe triumfator ne “betejen” ndaj asaj qe i ka bere koken.E poshteroi dhe e nxorri ne rruge te madhe,,,,,,nenen e tij.
    Shqiperi, o vend fitimtaresh dhe triumfatoresh dordolece.!! Ku te kane mbetur djemte e vajzat qe i japin nder vetes dhe familjes se tyre?? Kur do te mbaroje kjo periudhe trishtimi ku azilet e pleqve jane vendet e vetme ku prinderit kalojne fundin e jetes??
    Kush do te mund ti thote ketij brezi trimash qe, ne kete bote, do te korresh ate cfare ke mbjelle. Nese ke perzene nga shtepia e saj nenen tende, mos u habit qe femijet e tu dikur, te te trajtojne ashtu “sic e meriton”. Si nje pleher.

  9. teuta says:

    Kjo eshte demokracia:shkaterimi i familjes,perdhunimi,vresjet,hakmarrjet,korupsioni,droga,pa siguria,milioner pa pune,vjedhje,grabitje,mashtrime,titull shkencor me arsim 8 vjecar……

  10. HABIBE says:

    me vika shum keqe per dr, Mariken e kam pas kolege ne Korqe une Pediatre ajo otojatre, nji grua e forte e zoja dhe gjithmon kryelarte, i ka rritur binjaket me sakrifica te medha, ka jetu kunder rrymes dhe opinjonit shum konservator te Korqes,por ajo nuk u perkul kurr vazhdoi punen dhe jeten gjithmon si heroin. ZONJA MARIKA qendro e forte ashtu siq ke qene gjithmon dhe vazhdo jeten tende , se nuk je e vetmja ne keto kohe te turbullta qe jeton ne Shtepi pleqesh, atje do gjesh bashkemoshatar dhe do ta kalosh ma mire pleqerin , se sa te ndigjosh prrallat dhe grindjet e nuses dhe djalit,,,, mos u ban merak se edhe ata kur te vine ne moshen tende do jua baj zoti ma keq, nuk ka per te pasur as shtepi pleqesh . te perqafon me mall DR. HABIBE KOKA PEDIATRE.

  11. vitrina says:

    dolen dhe analistet shqipetare qe te komentojne ngjarje te tilla..dhe te gjithe kane argumente te mjaftushme per te diskutuar..po popull thashethemexhi thuaj.te pakten per llafe nuk qahemi.nuk kuptova pse ky lajm ka interes publik?!

    1. Clirimi says:

      Ky lajm ka interes sepse ka brenda fjalen NENE dhe ndofta “TI” nuk e kupton cfare do te thote fjala NENE. Prandaj te lutem hape fjalorin e gjuhes shqipe ose “google” ate.

      1. 1 prilli says:

        Sakte Vitrina ! Me ne fund nje koment me mend. Keta me larte jane tipiket e moralisteve te ndyre qe sapo gjejne rast fillojne e llapin.

  12. Aldo says:

    Me kujton ate teatrin tasi i drunjten kur vajza pas nisjes se gjyshit per ne azil i thote te jemes: Kete tas do ta ruaj per ty kur te plakesh!
    Keta njerz injorante nuk e kuptojne qe tek femijet e tyre krijojne nje model.

  13. ali says:

    Nuk e di sec djale ka per kete ne shtepi ,por ai nuk e meriton qumeshtin e nanes qe i ka ba koken.zoti ishalla mos i dhante femi e paste fatin e nenes tij me gjithe nuse.

  14. myftar says:

    Ne vendin ku jetoj, femijet largohen nga shtepia rreth moshes 20-22 vjec dhe ndertojne jeten e tyre te pamvarur. Prinderit ne moshe te theyr dhe me aftesi te kufizuar marrin sherbime sociale dhe mjeksore ne shtepi ose ne azil, qe kane kushte me te mira se ne shtepi.

  15. Kristina says:

    Kjo grua dhe nene do te ishte me e nderuar, sikur te mos e bente publik rastin, por te pranonte fatin dhe te mos e turperonte te birin. Njeriu i mire nuk i nxjerr hallet e shtepise ne pazar. Grua a mend ne koke dhe hakmarrese e eger!

    1. Krisulla says:

      Kristina moj Kristina , çben zotrote kur te dhemb shpirti a ke nje hall e mban perbrenda apo justifikohesh se je shume mire .Po se ka njerez hipokrite si ty ,keta lloje djemsh dhe vajzash as skuqen as zverdhen. Harojne qe dhe vete jane prinder.Po nejse keto jane fenomene njerezore te lashta sa vete jeta ,ndryshimi eshte kultura qe kane njerezit si i ndertojne mardheniet me prindeit , femijet , e gjithe te tjeret .Ky model femijesh ben pjese te bastardet qe nuk dine te vleresoje asgje dhe heret e vone do te provojne vete ate qe u kane bere te tjereve .

      1. Diana says:

        Pergjigje me vend

  16. Shqipo says:

    Keq me vjen per kete nenen e moshuar por ne fund te fundit djemte ajo i ka edukuar e nese eshte katandisur keshtu faji eshte i saji.E pastaj thone se Shqiperia ka shoqeri patriarkale.Jo mor jo.Ne Shqiperi ligjin e bejne grate dhe sidomos nuset.Halla ime eshte zene me vellezerit se ben si i thote nusja e djalit(nga frika se e ka rrahur nje here).

  17. -E pa kundershtueshme dhe teper prekese ligjerata e fundit.

  18. lili says:

    Ndoshta edhe kjo néné ‘korr’ sot ate qe mbjelli dje:nuk te braktisin femijet kur ka dashuri ne familje…

  19. berati says:

    Dikur nje profesor i nderuar na ka thene ” me batakciun nje batakci e gjysem” Nese shtepine mjekja e ka ne emerin e saj ti nxjere te dy plehrat me gjithe femijet e tyre jashte dhe mos ti vije aspak keq, per bucen dhe per pederastin qe erdhen nga Greqia.

  20. Udheheqesi says:

    NUK E DI PSE E KANE DHENE SI LAJME KETE NGJARJE,PASI NUK ESHTE NDONJE DICKA E PA PRITUR. SI KJO NGJARJE JANE ME MIJERA DHE ESHTE KTHYER NE MODE . Historikishte marddheniet nuse vjerr kane qene kontraiktore. Asnje nje here nuset nuk i kane ddashur vjerrat,edhe me pare,po i mbante frika ,se burri te perzinte po mos t’i respektoje prinderit,te vriste opinioni po te lije prinderit rrugeve. TANI ESHTE ME E MOERUAR ,NUSJA NUK TE DO ,DJALI TE THOT SE DO SHIKOJME JETEN TON SE KESHTU E KA BOTA ,JU DILNI PERJASHTA NGA SHTEPIA SE UNE DO BEJ QEF ME GRUAN……….. SI DUKET AI QE E KA BOTUAR KETE LAJM ESHTE NISUR SE ZONJA E PERZEN NGA SHTEPIA ESHTE MJEKE …….. ?

  21. burgu rrogozhines says:

    e di si eshte puna ,,,me kete brez qe rritet tani aty pas dere ekemi te gjithe …faji i saj si nene eshte qe nuk mendoi per koken esaj …Po ta kishte shtepine ne emrin esaj do ta nxirte dote djali dhe nusja ??? do ti hanin ….Per mua mesazhi i vetem eshte :Cdo njeri te siguroj pleqerine …pastaj femijen …..Femin eberi ,e rriti ,e shkolloi ..rruget pastaj ne dac te caj ne jete ne dac mos te caj ……..Nga ana tjeter ,,edhe prindrit shqiptar duhet te ndergjegjesohen ,,,qe nuk eshte krim ..nq.q.s martojne femijen dhe elen ne hesap te tij ..Larg eme nder ,afer e me vlere …Femijen nuk eben per te hysmetuar …..

  22. eisa says:

    me vien keq per kete nen se mezi i ka ritur keta 2 djem.Po prap e kritikoi si doli na shtepia qe kishte kaq vite ka punuar ka jetuar ne ato shtepi.Pse doli pse nuk nxori nusen e dialin dhe rinte ne shtepin e saj .Ai kishte shtepin ne emrin e saj ne jem prinder vet po shtepin e kemi mbi vete se sado sakrific te besh me keta femij prap nuk ta din .Se din se do vij nje dit per ata me femijet e tyre ajo nuse a ka prinder vet e do nenen e saj lus dhe e ema ti perfundoi si viera mos me keq .Aka turp ai dial qe mori vesh bota per ate qe ka ber ka nxier nenen ne rug Edhe brezi yn ka mbajtur vieren vierin ka patur probleme me te ndryshmet po prap kishim respekt me njerin tietrin i donim e na donin .
    Ithem kesaj zonje beu e fort me mir aty se sa me ate dial e nuse se dhe sheri nuk durohet respekt per ty mjeke qe ke mjekuar e sheruar kaq shum njers te uroi pleqeri te mbar .

  23. ARUSHA says:

    bjereni tek mua dhe dojete edhe e punesuar si mjeke dhe si nene

  24. detroit says:

    E ka vrare lopa kaun. Dhe po e vrau lopa kaun. Kaun mere there se seshte per asgje.

  25. klea says:

    Te gjithe diskujtojne faktin ne fjale dhe asnje smund ta kundershtoje faktin qe nusja dhe vjehrra kane gjithmone mosmarrveshje po puna eshte si ka mundesi qe nusja ta nxjerre vjehrren nga shtepia e saj te pervetsoje pasurine per te cilen kjo zonje dhe gjithkush ne keto rasete ka puuar tere jeten . Hajdutet dhe pervetsuesit e pasurive duhet te cohen atje ku e kane vendin shteti duhet ti nxjerre nga shtepia dhe parate zonja ti perdore per nevojat esaj personale keshtu zgjidhet problemi jo ngrehu koke te ulet prapan….

  26. qen chicago says:

    Se ka fajin nusja jooo. E ka djalli. Desha te thosha djali. I biri. Ben chicago nga korca. Korcaret jane djepi I kultures. Po e ndyne ca si ben chicago.
    Lola kam respwkt. Ka shume komentues me ment ketu, po ti me ngjit ne cdo koment edhe fjale. Respekt nga une. Je njeri me nje barre ment

    1. LOLA says:

      Flm per respektin!

  27. qen chicago says:

    O shqipo.
    Cja ka bere.mire halles tende ajo nusja. Te te kishte futur edhe ty nje dru se dhe ti e meriton.

    1. Shqipo says:

      “Qen-it dhe budallait beji udhe” thote populli.

  28. Frederik says:

    Histori e dhimbshme per fatin e kesaj nene dhe e turpshme per te dy djemte e saj. Shume nena te tjera kane mbetur vetem per shkak te emigrimit te femijeve dhe 23 vjet , politika shqiptare e ka pare emigracionin vetem si burim financiar dhe jo si plage shoqerore . Fryma se ai vend nuk behet eshte produkt i babezise politike , e cila indirekt ka shkaktuar keto tragjedi familjare ne shoqerine shqiptare . Nje vend i ngelur pa parim shoqeror , stimulohet fuqishem instikti ne reklama , programe televizive , ne artin e letersise dhe shoqeria hesht e pajtohet me heshtjen e saj pa kuptuar helmatisjen e perditshme , e cila produktin e vet ka ngjarje te tilla te dhimbshme dhe te turpshme si kjo e rastit te nenes mjeke me dy djem te rritur me sakrifica tere jeten , raste ku femijet dhunojne prindin dhe prindi ka vrare femijen ne sa e sa raste per shkaqe te ndryshme , dhuna e perhershme ne familje ne nje pjese gruaja eshte e diskriminuar dhe sa e sa plage te tjera , burim i te cilave eshte lloji i politikave te zgjedhura nga politikberesit tane keto 23 vite , te cilet asnjehere s’kane menduar per parimet morale me te cilen duhet ndertuar dhe udhehequr shoqeria , por vetem helme dhe mashtrime kane nxjerre nga goja e tyre . Dhe per kete nuk jane vetem ata fajtore , por e gjithe shoqeria jone qe me dashje apo jo i ka mbeshtetur ata pa iu bere bllok detyrimi ne ndertimin e politikave ne dobi te shoqerise . Dhe sot reagojme dhe denojme kete fat …
    Djemte e saj jane pasoja e pjesshme e politikes .
    Si mund ta doje nusja kur ajo i ka hedhur poshte nenen ?? Kaq budalla paska qene . Turp dhe per djalin tjeter qe nuk e ka mbeshtur dhe gjendur prane nenes se tij .
    Kush nuk do prindin e vet , nuk do askend dhe eshte i pabesueshem per cdokend . Jeta e tyre ka marre tatepjeten …

  29. Vlora says:

    Nuk e ka fajin nusja,por djali.I thone nje fjale: “Kur te ha qeni yt,cfare te ka qeni i botes”

  30. TE AI SHTEGU ME VERE 1 NGA 1 DO SHKOJNE TE TERE says:

    Bobo sa gjyna,riti me tere temirat dhe shiko fundin. Po drejtesia tja jape shtepine nenes jo ruspies dhe legenit qe e ka mare kete zarigoge. Pu pu ku ka vajte bota. O te humbte emrin o pjelle e lige po nuk hidhet nena poshte kur me e keqe botes te jete o plere,o llozhur. Puuuuuu fare lige

  31. Tironsi2 says:

    Ne Korce dhe ne tere jugun e Shqiperise po ngjajne shume gjera te pista dhe te dhimbshme.Propozimi im eshte:Prokurori i shtetit te ngre padi ndaj djalit dhe nuses se mjekes per dhunim familjare dhe te perzen keto bajga korcare nga shtepia e uzurpuar.Z.mjeke duhet te kthehet ne pronen e saje te paluajtshme.Uzurpuesve duhet ndaluar hyrja ne shtepine e uzurpuar padrejtesishte.Besoi se ky uzurpatore ka qene ndonje trafikant kanabisi ne Greqi dhe si i denuar ka humbe cdo gje.

  32. PO SIKUR? says:

    PO SIKUR TI KETE NXIRE JETEN FEMIJVE DUKE BERE SI SHTRIGE E RRUDHUR NGA PLEQERIA?APO SKA SHANC TE NDODHI?!Ata femije qe nxjerrin nen nga shtepia jane krijesa te peshtira ska nevoj per komentet por ne disa raste nuk dihet se kush eshte fajtori . NUK E KUPTOJ PSE DUHET QE GAZETA TE BOTOJE KETE LAJM SIKUR ESHTE NDONJE GJE E JASHTEZAKONSHME ,KETO GJERA NDODHIN NGA MENGJESI NE DARKE APO MEQE ZONJA PASKA PUNUAR NE SPITAL . LERENI HALLET E TE TJERVE SE I DINE VEHTE DHE MERUNI ME HALLET TUAJA SE E KENI KTHYER GAZETEN SI THASHETHEME GRASH

  33. emigranti says:

    “rrite gjarperin, te te haje koken” ..

  34. Baro Corrogjafi says:

    Ndiej keqardhje per nje nene te tille qe eshte djali dhe jo nusja qe i ben nje trajtim te tille nenes se tij. Por ky djale dhe kjo nuse kane harruar ose nuk e dine shprehjen popullore : ” SIC KE BERE PER PRINDERIT , DO TA BEJNE , BILE DHE ME KEQ !” Kesaj nuses , a do t’ja japin femijet e saj ” Kupen prej druri !!!”

  35. E Verteta says:

    Ngjarje e trishtueshme , kudo degjojme nga keto ndodhira qe te lendojne shpirtin . Ne zbatojme ate thenien e popullit ” KUR ISHA NUSE THOJA SA TE KEQE E KAM VJEHRREN , KUR U BERA VJHRRE THOJA SA TE KEQE E KAM NUSEN “

  36. Vali Corleone says:

    Turp per djalin pike se pari e gjithashtu edhe nusen , po si mund nje djal ta nxjerr nenen nga shtepia e tia bej qejfin gruas tek e fundit grua do gjesh o i mjer por nene nuk gjen dot me . Kjo storie te ngjan tamam si te ” Pjata prej Druri ” i thot pasi e qojn ne azil plakun i thot e bija se emes kete pjate prej druri do ta ruaj ty qe kur te plakesh do te hash ne kete pjat .

  37. Pali says:

    Ajo nene e babe kane bere gabim qe kane lindur djale te tille qe e nxjerr perjashta nene e tij per nje grua egersire kriminele.

  38. x-y-z says:

    Po ate nuk e paska njerr nusja por djali. Megjithate nena e ka zemren e madhe dhe kurr nuk do te fajesoje te birin pavarsisht faktit qe qenka treguar plehre duke e rritur dhe pa baba.

  39. dhembeli says:

    ne se nje dite do me shohesh plake,dhe nese behem pise kur ha apo nuk arij te vishem, te lutem …ki durim.Kujto kohen qe kam kaluar per te te mesuar.
    Nese kur flas me ty te perseris shpesh te njejten fjale mos me nderprit…te lutem degjo..kur ishe I vogel duhet te te tregoja cdo nate te njejten peralle qe te flije.
    Kur nuk dua te lahem mos me bertit.kujto kohen kur te ndiqja e detyroheshate te thoja qindar genjeshtra,sepse nuk doje te laheshe.Kur te shohesh mosdijen timembi teknologjine e re,ki durim e me ndihmo…mos me shih me ate buzeqeshje ironike,por kujto sa kohe mu desh te te mesoja A B C.
    Nese ne nje moment nuk arij te mbaj ment,me jep kohe dhe mos u nervozo.Gjeja me e rendesishme nuk eshte ajo qe them por nevoja per te qene me ty gjithmone.Kur kembet e mija mos te me sherbejne me,mos me trajto sikur te isha nje bare per ty,me ndihmo sikure se bera me ty kur ishe I vogel.
    Kur them se dua te vdes… mos u merzit,nje dite do e kuptosh se cfare me shtynte ta thoja.Do kuptosh qe ne moshen time nuk jetohet, por mbijetohet.Nje dite do kuptosh qe pavaresisht gabimeve te mia,kam kerkuar me te miren per tydhe gjithnje jam munduar me shpirt te te ndihmoj.
    Me jep pak kohe me jep pak durim,me jep nje shpatull me te cilen te qaj ashtu si ke qare kur ishe I vogel,me ndihmo te eci,me ndihmo te mbaroj ditet e mia me dashuri e durim..ne kembim une do te te jap nje buzeqeshje dhe dashurine e pafund qe gjithnje kam pasur per ty.
    Te dua shume e do lutem gjithnje per ty…

  40. sara says:

    Per thashetheme gati kjo shoqeri, i futni turinjte kudo, po faji eshte edhe i medias per problemet qe hap per ti trajtuar. Ne perendim eshte normale qe gjithe prinderit perfundojne ne azile pleqsh .Eshte normale kur femijet punojne nuk kane mundesi te merren me pleqte po ne shqiptaret akoma nuk e kemi ate kulture qe,ti sigurojme ata ne e quajme ate braktisje!! Kush flet per ti cuar prinderit ne azil duhet te kete qene i pavarur prejtyre kurse shqiptaret i shfrytezojne ne maximun dhe kur vjen koha e sherbimit i nxjerrin jashte shpie!! Ketu qendron problemi.

  41. Safa says:

    Do ti vjen edhe djalit qe birri Nanen dhe baben do ti qet jash shka te mjellish do te korrish nje dit

  42. Diana says:

    Dhembeli… vargu I fundit me beri per te qare..
    Jam me kancer ne gjak, edhe mua djali me ka lene vetem se nusja nuk don qe te jetojm bashke.. 6 muaj e martuar..
    Turp per femijet qe braktisin nenat..!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje