Nis shpërndarja e ndihmës ekonomike dhe pagesës së aftësisë së kufizuar

26 Dhjetor 2013, 15:27Sociale TEMA

Lajmin për nisjen e shpërndarjes së pagesave të ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar në të gjitha njësitë vendore të Shqipërisë, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, e dha gjatë një vizite në shtëpinë e familjes Hyseni në njësinë bashkiake nr.7 në Tiranë, e cila jeton me ndihmë ekonomike.

I shoqëruar nga Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Etleva Bisha dhe kryetari i Njësisë Bashkiake nr.7, Erion Koka, Veliaj zgjodhi familjen Hyseni për të dhënë mesazhin se me kalimin e krizës së pagesave të ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar, duke filluar nga janari i vitit 2014, nuk do të ketë më vonesa si kjo e muajve të fundit, ndërsa skema do të vazhdojë të pastrohet nga abuzimet.

“Më vjen mirë që mbajtëm premtimin për shpërndarjen e pagesave të plota për dhjetorin, që gjithkush të festojë Vitin e Ri. Nga sot, kushdo që ka pagesa të prapambetura të ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar mund të paraqitet pranë sporteleve përkatëse për t’i tërhequr ato. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë kontrollet në çdo njësi vendore për të çuar para drejtësisë të gjithë abuzuesit, qofshin ata kryetarë të njësive vendore apo administratorë socialë”, u shpreh Veliaj.

Familja Hyseni është një nga ato familje në kushte të vështira financiare, që jeton me pagesat e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar.

Sheqerja dhe bashkëshorti i saj, Halili, 66 vjeç, janë që të dy invalidë pune, ndërsa nipi, Ersi me mbesa e tyre, Xheni, 9 dhe 7 vjeç, vuajnë nga autizmi dhe trajtohen me ndihmë nga Shërbimi Social Shtetëror.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka nisur zbatimin e projektit për Modernizimin e Ndihmës Ekonomike në tre qarqe të vendit, Tiranë, Durrës dhe Elbasan, si dhe njëkohësisht po bën pastrimin e skemës të atyre që përfitojnë ndihmë ekonomike dhe pagesa të aftësisë së kufizuar.

Prej disa javësh, Shërbimi Social Shtetëror i MMSR-së ka kallëzuar në prokurori mbi 800 raste të abuzimit me skemën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar.

19 komente në “Nis shpërndarja e ndihmës ekonomike dhe pagesës së aftësisë së kufizuar”

  1. qytetari says:

    Urime Zoti VELIAJ .Uroj qe te vazhdoni ne kete stil dhe lereni qente qe te lehin per ju

    1. Zef kallami says:

      Vetem ne Kamez PD ka shpernda 100 here ma shume ndihma.
      http://goo.gl/3iUBn2

      1. shoku taras says:

        bravo eri!

      2. Ermiri says:

        Me ne fund u zgjua qeveria dhe na dha ministra te skate se na moren shpirtin per 8 vjet injorantet dhe kusaret.

      3. Feri says:

        Bravo veliaj. po mbani premtimet me se miri. Urime

      4. Renato says:

        Bravo Erion, mirepresimi akoma me shume per mireqenien sociale

    2. gjyshja says:

      Bravo z.Veliaj,vazhdoni keshtu si e keni nisur.Populli eshte me ju.

  2. era says:

    Edhe nje here Urime per Erionin!!

  3. eli-Tiv says:

    ..urime erion…Te lumte..!!

  4. jihny says:

    lesh lesh. i lane 4 muaj pa te ardhura. pse nuk ngelen deputet pa rroge e tua jepnin ketyre shtresave. une habitem si kane fytyre e lejne 4 muaj familjet pa [email protected] kush i ka mbajt me buke nuk e di, po per mua ky eshte turpi me i madh. 4 muaj pa te ardhura per invalided. edhe ju ketu thoni bravo. turp, popull pa shpirt,

  5. "BALASHI" says:

    Shume mire Veliaj. Ke mjaft njerez qe ishin afer ish pushtetit qe kane perfituar kot. Merr masa te pastrohet lista. Ta marrin ata qe u takon. Abuzuesit te ndiqen penalisht.

  6. takspaguesi says:

    Z. Minister,

    shqiptaret po presin programet e punesimit — mjaft me shfaqje teatrore e komike…

  7. HASAN HASANI says:

    Dakort mor i dashur ministre po pse duhet te shkosh e te besh publicitet ne fund te fundit detyren bere qe zhbllokove fondet ,ne fund te fundit per kete pune paguhesh e jo per te bere publicitet Per mua me dukesh si Zhan Valzhani i famshem Te kishje gjet ndonje familje tjeter per shou se vetem kolltuqe nuk e di se sa i benin mE TE VEMENDSHEM QE TE NA PREKNI ME SHUME

  8. fenomeni says:

    Taktsapaleshi…programet e punes i din tak fak zotnia jote nese i don tak fak kerkoja Saliut se ai nuk thote ndonjehere jo,pastaj nese te duket teater qe po jepen prapambetjet e lekve ku di une si mendoni ju me bythe apo me sume…

  9. bentirona says:

    nje gje se kuptoj qe kur ministri afron rrogen e tij per bamiresi ketu nuk shkon,kjo nuk eshte zgjidhje,sepse ai normalisht paguhet qe te jetoje nepermjet kesaj rroge,dhe ne nje kohe kur ai e injoron komplet per bamiresi kuptohet qarte se cfare te ardhura te tjera paska z,minister palla.vidhni sa te mundeni te gjithe plera-

  10. Etnik says:

    kjo eshte komplet show mjer ai qe i beson keta rilindasit e diktatures

  11. Olsi says:

    Ne gjuhen e shume komentuesve proqeveritar ne kete forum kjo quhet tallje k… Nuk ju japin per 4 muaj ate qe ligjerisht ju takon dhe pastaj pas 4 muaj kur ta japin bejne show me keta te mjere dhe me ne. Mbajtem premtimin thote “burri Xhemiles”. Po ke premtim ?

  12. astriti says:

    ooooo re komentues injorantaaaaaaaaaa vetem detyren beri qe zhbllokoi fondin qe e kishte bllokuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje