Kryeministri Edi Rama u uroi festat e fundvitit, nëpërmjet një videokonferencë në Ministrinë e Mbrojtjes, ushtarakëve tanë me misionin paqeruajtës në Afganistan.
“Është privilegj dhe nder i madh për mua që ky pozicion më jep mundësinë të komunikoj me ju dhe t’ju uroj sot nga zemra: Gëzuar Krishtlindjet! Gëzuar Vitin e Ri!”.
Kryeministri, në një bashkëbisedim me ta, ku ishin të pranishëm edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ushtarakë të lartë, si dhe fëmijë dhe familjarë të ushtarakëve që shërbejnë në Afganistan, u shprehu mirënjohjen për atë çka ata bëjnë në emër të Shqipërisë dhe të paqes.
“Është krenari që ne, një vend i vogël, përmes jush mund të jemi krah për krah aleatëve dhe partnerëve tanë të mëdhenj,” u shpreh Rama.
Në emër të kontingjenteve që drejtojnë, nënkolonel Ardian Beqaj, përfaqësuesi i lartë pranë Shtabit të ISAF, Kabul, nënkolonel Leonard Zhupa, komandanti i kontingjenti MAT, Kabul dhe major Pali Dakolli, komandanti i kontingjentit “Eagle -7” në Kandahar siguruan kryeministrin Rama se paqeruajtësit shqiptarë janë plotësisht të motivuar për përmbushjen me sukses dhe me nder të misionit.
“Jam i bindur që deri ditën e fundit do të jeni të përqendruar në realizimin me sukses të misionit. Jam po ashtu i bindur se, krah për krah me aleatët dhe partnerët tanë të mëdhenj, ju do të merrni të gjithë atë eksperiencë të domosdoshme dhe shumë të nevojshme për ne, për FA këtu, që do të pasurojë më tutje eksperiencën tuaj të përbashkët me kolegët këtu dhe do të jetë një tjetër gur në murin e eksperiencës së Forcave të Armatosura,” u shpreh Rama.
Kryeministri po ashtu shprehu urimet për festat e fundvitit edhe përfaqësuesit e ushtrisë amerikane dhe të vendeve aleate, me të cilat bashkëveprojnë forcat tona në realizimin e me sukses të këtij misioni fisnik, të pranishëm në këtë bashkëbisedim.
Trupat tane. Mbrojne vlerat njerzore ne Avganistan e Irak ku ne te njejten kohe atdheu ku i nisi vuan prej vitesh per keto vlera njerzore ,kjo eshte “Hipokrizi”
tema i hiqni gomert e kuvendit se nuk shikohen me sy plus qe keni bllokuar faqen.
keta jane ushtaraket tane qe kur jane ne mision krenohen te gjithe politikanet.
neser do te jene ushtarake ne rezerve,dhe ashtu si gjithe brezat e ushtarakeve te F.A. do te trjtohen per shkak te reformes me AMENDAMENTIN E QEVERISE BERISHA, duke ju mohuar qe nga viti 1991 STATUSI I USHTARAKUT,i cili zbatohet ne te gjitha ushtrite e vendeve te NATOS,ne kushtet me me privilegj e me sandarte qe statusi i vitit 1991, per ushtaraket tane eshte pensioni 30.000 leke, dhe atij i japin 11000 leke e qe tani nuk kane as qendren e tyre SHQUPIN,i gjen dyerve te gjykatave ne kerkim te se drejtes…………………………………