Rritja e akcizës nuk ka hyrë ende në fuqi, por shitësit rrisin çmimin e duhanit

21 Dhjetor 2013, 09:03Sociale TEMA

Ndonëse rritja e akcizës për produktet e duhanit është ende një propozim, tregtarët duket se e kanë vënë atë në zbatim, duke rritur kështu çmimet e paketave të cigareve.

Sipas drejtorit të Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Hasan Stafa, ky spekulim po dëmton rëndë xhepat e qytetarëve, ndërsa i bën thirrje autoriteteve përkatëse të ndërhyjnë menjëherë.

“Pas mbledhjes së datës 2 dhjetor të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ku u mor në konsideratë se nga 10 janari mund të rritet akciza për një sërë produktesh si: alkooli, duhani apo karburantet, reagimi fatkeqësisht ishte shumë i shpejtë dhe shumë i rëndë, në dëm të xhepit të konsumatorit. Menjëherë kjo rritje apo kjo tendencë ishte shumë e madhe te cigaret. Ajo u vu re te importuesit e produkteve të cigareve, pra që kanë ekskluzivitetin e këtyre produkteve në Republikën e Shqipërisë”, shprehet ai.

“Rritja varion nga 14%-42%. Është një rritje vërtet spekulative dhe shumë e rëndë. Edhe në projektin e qeverisë, ajo që u propozua ishte që çmimi të rritej deri në 12%, ndërsa abuzimi që po bëhet tani është 3-fishi, dhe kjo pa hyrë ende në fuqi ligji, apo pa u bërë një ligj i veçantë për rritjen e këtyre produkteve”.

Ai apelon në GSH: “Ne i bëjmë thirrje Autoritetit të Konkurrencës, Inspektoratit të Shëndetësisë që mbikëqyr zbatimin e “Ligjit për Duhanin dhe Alkoolin” të ndërhyjë menjëherë sepse nëse rritja arrin sot nga 14-42%, imagjino kur rritja e akcizës të vendoset me ligj. Do të ndodhë një vjedhje e dytë, një spekulim i dytë në kundërshtim me gjithë legjislacionin shqiptar dhe në kundërshtim me gjithë interesat e konsumatorëve”.

5 komente në “Rritja e akcizës nuk ka hyrë ende në fuqi, por shitësit rrisin çmimin e duhanit”

  1. gjini says:

    O “drejtor ziu”,po si nuk ka per tu rritun cmimi i cigareve dhe i te gjithe mallnave te tjera ,kur ekzistojne firma qi kane ekskluzivitetin per ato mallna?
    Ti drejtor i Mbrojtjes se Konsumatorit e ke ligjerue vete rritjen e cmimeve,per deri sa ekziston monopoli i tregtimit te artikujve te vecante nga kaq pak firma.
    Jepini te drejten te sjellin gigare te gjithe cigareshitesve te Shqipnise dhe keni me pa shembjen e menjhershme te monopoleve .
    Liberalizoni tregtine e jashtme per te shembe monopolet.

    1. Vlora says:

      Sakt! Kjo qendron edhe per karburantet, ilacet, ushqimet dhe shume gjera te tjera.

      Po nuk u liberalizua tregu nga duart e disa batakcinjeve, ne do te vazhdojme qe te vuajme cmimet stratosferike.

      1. raimondi Vlonjati says:

        Kjo qe thote ky drejtori tregon tamam arsyen perse nuk duhen ritur akcizat

        Ne kemi tregetare palaco dhe te pashpirt ….Kushedi sa do veje cmimi i naftes kur te vendoset ritja e akcizes …

        Ndaj nuk duheshin ngacmuar keto mallrat e konsumit te gjere –Mire do ishte qe keto te hiqeshin nga duart e monopoleve …dhe pasta shikoje si do shkonte cmimi …dhe ne vartesi te kesaj mund edhe te beje ndonje ritje akcize

  2. King ARTHUR says:

    Ne Janar e me pas do shihet qarte rritja e cmimeve, natyrisht per ata qe kane sy sepse kush do mbaje syze saldatori nuk do shohe gje. Ja kesaj i thone Rilindje. Me Cim Cani dhe Cac Angjel kemi te garantuar ekonomine. Do shohim.

  3. motorristi says:

    RRisin çmimin perpara kohe, sekuestroini mallin, ose verini gjob qe te qaj ter diten e perendis,shum e thjesht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje