Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, bëri me dije gjatë një konference për shtyp, se qeveria ka akorduar 18 milion dollarë për personat me aftësi të kufizuar, në mënyrë që këta të fundit të marrin paratë për muajin dhjetor.
“Siç e dini, kemi kaluar një situatë jashtëzakonisht të vështirë për çështjen e pagesave të aftësisë së kufizuar dhe për çështjen e ndihmës ekonomike, një situatë e cila u përshkallëzua në qershor, gjatë muajit të zgjedhjeve.
Siç e dini fare mirë, ritmi i rritjes së numrit të njerëzve që kanë përfituar padrejtësisht nga pagesat për aftësinë e kufizuar dhe pagesat për ndihmën ekonomike është disa herë më i lartë se ritmi i njerëzve që aksidentohen dhe marrin aftësi të kufizuar në Irak dhe në Afganistan.
Kemi filluar një proces shumë të rëndësishëm, i cili ka përparuar me faktin që qindra njerëz, sidomos administratorë socialë, anëtarë të Këshillave të Komunave dhe të Bashkive apo mashtrues ordinerë, siç do t’i quaja, janë sot përpara drejtësisë për abuzimet me këto skema. Aktualisht vetëm në qarkun e Tiranës, në Paskuqan, sapo kemi denoncuar 623 raste, abuzues dhe administratorë që janë përfshirë në këto abuzime. Kemi bërë të njëjtën gjë në Elbasan. Kemi bërë të njëjtën gjë në Fier dhe do të vazhdojmë deri sa të pastrojmë skemën.
Megjithatë, unë jam shumë i ndërgjegjshëm që teksa skema merr kohën e vetë për t’u pastruar dhe të gjitha këto procese zgjasin në rrugën e tyre ligjore. Por ne na duhet që të gjejmë një zgjedhje sa më afatshkurtër, që të sigurohemi që asnjë qytetar shqiptar që është në nevojë për ndihmë ekonomike, në nevojë për pagesën e aftësisë së kufizuar, në nevojë për një kujdestar, në nevojë për pagesën higjeno-sanitare, në pamundësi për të kryer vetë nevojat jetike ta ketë këtë mundësi. Ne kemi marrë sot një vendim shumë të rëndësishëm në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kemi aprovuar një fond prej 18 milionë dollarësh, 1.8 miliardë lekë, për të kryer të plota të gjitha pagesat për muajin dhjetor, për t’u siguruar që asnjë qytetar shqiptar që është në nevojë, të mos shkojë i pangrenë, i pangopur dhe pa nevojat minimale të jetesës, teksa hyjnë në Vitin e Ri dhe teksa hyjnë në festa.
Ky është një lajm shumë i mirë.
Është një përpjekje kolosale për të gjetur këto fonde. Në momentin kur kemi ardhur në qeveri dhe kemi gjetur 96 % të fondit të shpenzuar për qëllime elektorale. Duke pasur parasysh këtë, na u desh që të merrnim një masë emergjente, siç ishte ajo e Aktit Normativ, për të kaluar këtë buxhet prej 1.8 miliardë lekësh.
Ajo që dua t’ju bëj me dije është që kjo nuk mjafton, sepse nevojat në Shqipëri gjithashtu nuk mjaftojnë. Kemi filluar një fushatë që quhet “Shqipëria dhuron”. Është një mënyrë për të përfshirë Shërbimin Social Shtetëror, për të përfshirë Zyrën me Komunitetet e Besimit, Komunitetin e Kulteve, për të përfshirë të gjithë Organizatat Joqeveritare apo grupet e biznesit që kanë mundësi të japin nga bujaria e tyre për ata që kanë nevojë. Ndaj, megjithëse qeveria bëri detyrën e saj, – në një kohë rekord mbajti premtimin për të shlyer të plotë pagesën e dhjetorit, që askush të mos shkojë në festa pa pasur këto të holla të rëndësishme në xhep, – ne duam gjithashtu t’i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, atyre që kanë mundësi, të dhurojnë një rrogë, të dhurojnë një vakt, të dhurojnë një palë tesha, të dhurojnë një paketë mësimore për fëmijët në nevojë.
Të përdorim të gjithë atmosferën e festive si një kohë ku secili bën detyrën; Qeveria bën detyrën e saj, por edhe ne si qytetarë të përfshihemi te “Shqipëria dhuron”,” tha Veliaj.
Eshte bere shume zhurme per kete ceshtje e qeveria e zgjidhi. MMSR ja doli e ju dha invalideve ate qe ju takonte. Shteti ne sherbim
I papare veliaj. Ju lumte qe nuk na zhgenjyet serisht. Ishim mesuar me ata te babeziturit para jush qe vetem genjenin e sna jepnin asnje zgjidhje, por me ju eshte komplet ndryshe
Kjo eshte ajo qe kerkon populli, ti degjohet zeri. me ne fund po arrihet, kemi nje qeveri qe na perfaqeson e nuk luan me ndjenjat e popullit. Urime e pune te mbare
Une jam krenar qe shetti im eshte social. Se di pse por po ngjallet shprese ne vend. mirenjohje shteti te ri qe po ndertohet. na mungonte
E bukura ketu eshte se Eri do mbushi xhepat ndersa disa gomere te kuq ketu gezojne Jeni te papare per zotin
Bravo.Rendesi kane faktet.Ju lumte (deri tani)
Erjon ndoshta je i vetmi minister qe ne 23 vjet ne kete ministri po punon me kaq seriozitet. politikat sociale jane ato qe e ndihmojne me shume se kushdo kete popull kaq te vuajtur e te varfer. nje bravo te vjen nga une ?
E prisnim te gjithe nje pergjigje te tille. Eshte momente tejet i veshtire per financat e vendit, por ja qe po dini ti menaxhoni keto therrime e te mos lini asnje pa perfaqesuar.
Urgjentisht te kthehen parate e grabitura. Ky eshte problemi. Ne nuk na duhet burgu i hajditve, por parate qe kane grabitur.
Erjon,
Keto yllkat dhe resmajlat sikur jane te zyres apo ministrise juaj po me duken. Edhe mua me pelqen fakti qe eshte filluar nga njerezit ne nevoje por nuk kuptoj “per muajin Dhjetor” ? Do me thene kjo se “deri ne muajin Dhjetor” , SECILI DO MARRE PAGESEN E PA-PAGUAR qe nga 23-Qershori dhe deri tani ?? Nese po, atehere me gjithe zemer ju lumte.
Por nese behet fjale “vetem per Dhjetorin, pagesa do te behet ne Dhjetor”..atehere qeveria qenka me te vertete shume-shume veshtire financiarisht.
Shume keq po me vjen…per te gjithe ju.
Ne situata te jashtezakonshme dalin edhe ligje dhe nene te jashtezakonshme.
Neni/ligji qe duhet te dale duhet te thote sa me poshte:
Ata qe kane marre pare qe nuk ju takojne, duhet ti kthejne brenda dates….. aty ku i kane marre, (ne zyrat e postes/sherbimeve sociliale etj). Ne te kundert, emrat qe figurojne si perfitues pa te drejte do te denohen jo me pak se 3 vjet burg deri ne 5 vjet.
Pasi ky ligj te jete miratuar ne PARLAMENT, ai duhet te behet i ditur per te gjithe ne TV meprmjet nje njoftimi te perhershem.
Madje une jam qe edhe ata qe “spiunojne” te marrin nje perfitim i cili te jete i barabarte me 30% te shumes qe kane marre hajdutet dhe kjo shume te paguhet nga abuzuesit.
Une jam qe ne parlament te miratohen edhe shume ligje te tille te jashtezakonshem, pasi situata ne Shqiperi eshte e tille, e jashtezakonshme.
Erion,
Ju lutem te jeni me i qarte. ju kerkoni qe donatore ti dhurojne ministrise qe ju ti shperndani keto fonde?
Shteti ka fonde dhe eshte shume pak funksional. Per te zbutur kete fakt ka organizata bamirese, organizata kulti etj qe ndihmojne me sa munden.
Ju nuk jeni i qarte a jane marre keto para pergjate ketyre 6 muajve?
Ju po i jepni njerezve parate e tyre vetem per dhjetorin?
Perse nuk ka para per dhjetorin dhe kishte per nentorin (nqs eshte keshtu)?
Si fillim gjeni parate sepse nuk ka justifikim. Shteti kete ben. Ne qofte se ju thoni qe dikush ka vjedhur dhe ju smundeni, ky quhet falimentim. A po falimentojme ne si shtet?
Tjeter gje, shteti dallon nga ojq ndaj thirrjet nuk behen nga ministri. Mjafti eshte ndryshe nga shteti, tani ju jeni ne qeveri dhe nuk ka “armiq”. nqs nuk ja dilni eshte vetem faji juaj, edhe per ata qe spo coni ne burg, edhe per mos pastrimin e listave nga njerezit qe nuk e meritojne kete ndihme, edhe per faktin qe spo paguani ne kohe nje shtrese ne nevoje.
edhe nje gje, lek me dollar ndryshojne me 2%. 102.32 leke = 1 dollar
18 mil dollar = 1 miliard e 842 milion, pra 42 milion me teper ose 420 mij dollare me kursin tuaj.
mos lini vend per abuzim dhe flisni qarte. ose dollare ose leke. Se varet si i deklaroni faturat.
po qe je nje qen bir qeni,a ta ka thene njeri?nese jo,po ta them une.ku ke mesuar te jesh kaq mashtrues,mor klysh kurve.ptu!
komplimente per konstatmet qe beni.Jane zbulime te medha.KJO QEVERI DO TE QUHET QEVERIA E KONSTATIMEVE TE PROBLEMEVE.AJO E MEPARESHMJA I KRIJOI PROBLEMET.LE TI LUTEMI BABAGJYSHIT TE VITIT TE RI QE TE NA JAPE NJE QEVERI QE I ZGJIDH TE GJITHA PROBLEMET E QE NUK KA ASNJE LIDHJE ME DY QEVERITE E PARA
I nderuar z.Veliaj:Nuk arrit te kuptoj se si ka mundesi qe kur e gjithe Europa duke futur edhe Kosoven konvertimet i bene me Euro Ju vazhdoni si ne kohen e Turqise me Napolona(USD).Ndosht edhe Hollanda e Lulit argumentin qe ngre kunder pranimit te statusit eshte se Ne duam te hyjme ne Europe e te punojme me dollare!Kjo nuk shkon te nderuar ministra n.q.se doni qe te futemi ne Europe ,mesohuni e flisni si Europiane .Apo mos ndoshta kjo vjen nga qe aferat personale i beni me dollare?
Bravo Erion djali,por bej kujdes se mos gelltit ndonje luge ‘corbe’ te prishur nga ajo qe te eshte ofrouar. Megjithse gishtin e ke ngjyer(c’ti besh,zakon i vjeter i yti),bej kujdes mor djale se ‘corba’ qe te kane ofruar te ben te dhjesesh tere jeten….!
Sa i zgjuar ky sigurimi
duket qe akoma dhjet vete per corben qe paska ngrene qe nga koha e Sigurimit
Ndaj nuk behemi ne shqiptaret, se ka njerez te tille
Po hajt me, do behet si do behet, cibane ka gjithandej
Rendesi ka qe shteti po leviz, edhe pse me avash
Nese hyri nje prokuror ne burg, nje gjyqtar, nje kancelar, nje jurist, nje zv minister, nje drejtor nje minister e keshtu me radhe
avash avash behen edhe gjerat e mira
keshtu e ka kjo pune Sigurim
Sala e nisi mire por i mbeti qerja rruges, se vetem llafe pati
Te shohim Edin, e te them te drejten me pelqen, se flet pak dhe ia jep bammmmm si pallati lulit, imamka e kompania
Hajt ne koke te te tjereve ishalla
Sa i perket Erjonit, shyqyr qe erdho nje minister qe zgjidh hallet e hallexhinjve e te pamundurve
se me pare te shqyhej skalpi nga shushunjat e vucidolsit
Ka ardhur koha te behemi qytetare tamom jo te llapim gjithe diten si arixhofkat
Suksese Erjon
Le te llapin te tjeret ne kete forum edhe per mua
e te thone se flas nga zyra e ministrise
se keshtu e kane thashethemexhinjte
Ndaj seshte bere ky vend deri me tash
Ky Erion Veliaj beri ate autogolin me gruan e kreut te Bashkise Kavaje, Roshi, KUR DEKLAROI SE E KANE RREMBYER DHE I KANE ABORTUAR FEMIJEN.Me kete tregoi se Veliaj “E ben priftin me barre”. Nje kujtese kjo per fansat e Erionkes Vogel.
Epo Minister me emrin Erjon s’kisha degjuar ndonjiher!!
Po ky nuk ishte ai qe krijoi nje parti me vete e qe skishte te bente as me te majten e as me te djathten?? Epo kur te udheheq edhe erjoni esht t’ia fusesh vetes me cifte.