Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nisi nga Elbasani projektin për “Modernizimin e Ndihmës Ekonomike”, i mbështetur nga Banka Botërore, i cili ka për qëllim ndërtimin e regjistrit elektronik të përfituesve të ndihmës ekonomike.
Në këtë mënyrë do ketë një kontroll më të mirë në zbatimin e skemës së ndihmës ekonomike.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Kurse ministri, Erion Veliaj, deklaroi se modernizimi i skemës së ndihmës ekonomike do të ndikojë ndjeshëm në uljen e abuzimeve si dhe në transparencën e aplikimeve nga qytetarët.
“Po shkojmë drejt një sistemi dixhital, i cili është i lidhur me të gjitha databazat e tjera të qeverisë shqiptare, duke filluar me regjistrin e pronave, të biznesit, të tokave, pensioneve dhe sigurimeve shoqërore. Në këtë mënyrë, bëhet një skanim më i mirë i skemës dhe vitin tjetër synojmë që të ulim abuzimet në nivelin 15-20 përqind”, nënvizoi Veliaj.
Nga ana tjetër, ai deklaroi se qeveria po bën çmos për të menaxhuar krizën aktuale me ndihmën ekonomike dhe pagesat e aftësisë së kufizuar.
“Brenda javës do të kemi një rezultat konkret për të zgjidhur këtë emergjencë. Ndërkaq, po vijojmë bashkëpunimin me Prokurorinë për të kallëzuar të gjitha rastet e atyre që abuzojnë me ndihmën ekonomike dhe aftësinë e kufizuar”, tha ai.
Në fazën e tij të parë, projekti pilot për modernizimin e ndihmës ekonomike do të zbatohet në qarqet Elbasan, Tiranë dhe Durrës.
Më pas, në një fazë të dytë, do të shtrihet në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe duke vijuar në të njëjtën linjë, do të shërbejë për ngritjen e moduleve shtesë si ngritjen e regjistrit elektronik kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuar.
Rreth dy javë më parë, Shërbimi Social Shtetëror i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë kallëzoi në Prokurorinë e rrethit të Elbasanit 159 persona të dyshuar se kanë abuzuar me pagesat e personave me aftësi të kufizuar.
Kjo duhet te jete pika e dyte e projektit !
1- Evidetimi i sakte i njerzve qe jane per ndihme ekonomike.
EDI TOKSIKU CIANURI KOMIKU, QË DERI DJE TALLEJ ME SALIUN QË INAGURONTE 5 KM RRUGË RURALE TANI PËR VETE KA RA AQ POSHTË BASHKË ME RONI VELINËN SA KANË MARR RRUGËN NË ELBASAN PËR TË INAGUARUAR NJË ZYRË BRENDA BASHKISË ELBASAN QË I KISHIN FUT NJË BOJË 4 TAVOLINA DHE NJA 2 KOMPJUTERA.
SA POSHTË KA RËNË RIPJERDHJA MË FALNI “RILINDJA”
@KADAFF,mbete duke hedhur helm e sharje kunder Edi Rames ne cdo artikull qe lexon…
Paske qene nje kokerr legeni qe nuk e ke shokun…
Paske qene nje kokerr idioti…
Cfare them dhe une…
Ti JE nje kokerr legeni dhe idiot…
Vazhdo keshtu se Saliu mban shenime…
memadhetari zotrote zotnia juaj ben vaki qe ju nuk e dini se munde te jetoni jashte apo ne rreth tjeter mos u nevrikos se ai si e kishte pseodonimin kadaff ah nuk paska gjetur emer tjeter por arab vetem shqip jo munde te jete puntor apo i brendeshen nga bashkia -prandaj e di eshte e vertete qe duhet ti jepet kohe qeverise per te treguar sa vlen ….mesa kuptoje une keta as pd as ps si ha palla per popullin edhe populli e ka mendjen tek leku jo drejtesia ah klm (.ps nuk jam simpatizant i kadaff )
o kadaf mavria.ngele duke vjelle vrer per edin.bjeri legenit se pas 10 vjetesh minimumi mund te vini prape ne pushtet.race e keqe!
UNE PO FLAS ME FAKTE O MILITANTE MAVI DHE SPO MBROJ SALIUN POR PO VE PERBALLE BEMAT E SALIUT ME PORDHET E ED TOKSIKUT,KURSE JU QE ME RUANI MUA NE CDO KOMENT BENI MIRE TE FLISNI PER THELBIN E SHKRIMIT E TE KOMENTIT O NJEREZ TE MJERE DHE JO ME FYERJE E SHARJE PA ASNJE LLOJ ARGUMENTI SI DIKUR SALIU NE PARLAMENT QE E SHAU ME MOTER TAULANT BALLCEKICIN DHE AI HIC … GEK MEK SBERI!
PJETER …. MEMECIT I ERDHI GOJA!