TemA TV/ Tahiri: Në tre vite, qeveria e mëparshme lëvizi 90% të policisë (VIDEO)

11 Dhjetor 2013, 15:42Sociale TEMA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se Policia e Shtetit është goditur rëndë nga transferimet dhe shkarkimet e efektivave të saj përgjatë 3 viteve të fundit, kur në pushtet ishin demokratët. Sipas tij, pasojat janë të dyanshme: dobësim në luftën kundër krimit dhe një barrë e rëndë financiare për buxhetin e shtetit.

“Nuk dua t’ju jap shifrat lidhur me lirimet ose përjashtimet nga Policia e Shtetit, por mjafton t’ju them që gjendja në shtator 2013, duke e llogaritur nga pikëpamja financiare e lëvizjeve, Policia e Shtetit paguan për 1 post pune, 1.6 punonjës”, nënvizoi Tahiri në konferencën ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE-së Ettore Sequi.

Kreu i Ministrisë së Brendshme u ndal në transferimet në detyrë të punonjësve të Policisë së Shtetit, për të theksuar degradimin e kësaj strukture.

“Nga viti 2010, në vitin 2011, 2012 dhe janar-shtator 2013, janë transferuar nga detyra 8 866 punonjës policie, që janë 90 % e Policisë së Shtetit. Kjo dëmton qëndrueshmërinë në detyrë, standardet e përmbushjes së detyrës me cilësi në shërbim të qytetarëve, për sa kohë lëvizja e vazhdueshme me transferim në detyrë e punonjësve të Policisë së Shtetit, pengon familjarizimin ose thellimin në punën përkatëse. Ka qenë thuajse e pamundur për gati 50 % të Policisë së Shtetit, nga janari deri në shtator të familjarizohet si duhet me detyrën dhe të marrë përsipër barrën e përgjegjësisë përballë qytetarëve”, u shpreh kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministri premtoi rritjen e pagave për Policinë e Shtetit, pasi sipas tij, aktualisht raportet janë të deformuara në dëm të Policisë.

“Paga e një drejtori të përgjithshëm në administratën publike, që shpesh mund të ndodhë që të ketë dhe 5 deri 7 vartës, është e njëjtë ose më e lartë, me pagën e majës së piramidës së Policisë së Shtetit, që është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që ka nën administrim mbi 9900 punonjës. Punonjësi i Policisë së Shtetit në Republikën e Shqipërisë ka në absolut pagën më të ulët e të nënpaguar se të gjithë punonjësit e e Policisë së Shtetit në të gjitha vendet e rajonit, përfshirë këtu dhe Kosovën”, tha Tahiri.

Ambasadori i BE-së Ettore Sequi ka theksuar angazhimin e Bashkimit Europian për të mbështetur Policinë e Shtetit përmes projekteve konkrete, si “PAMECA 4”, për të cilin është akorduar një fond prej 4 milionë eurosh.

3 komente në “TemA TV/ Tahiri: Në tre vite, qeveria e mëparshme lëvizi 90% të policisë (VIDEO)”

  1. Lali says:

    Po ama sa te duash ngreje rrogen e tyre ,ate vesin berishian e kane veshtire ta kalojne lehte,sepse tani e kane ne gjek dhe mendje,hope,hope hope,kjo ka ngele.

  2. KADAFF says:

    SHQIPERIA PO MBUSHET ME TE VRARE E GJAK E TI VAZHDON ME AVAZIN FAJIN E KA SALIU O IDJOT PA LIMIT!
    HIQ DORE NGA DETYRA O AUTIK PERPARA SE TE JETE TEPER VONE!

  3. liu says:

    BJERINI SA TJU HAJ KRAHU o RILINDJE, SE KADAFET E sALIUT DUHET TE MARIN NDESHKIMIN PER HAJDUTERIT E SHKATRIMET NE GJITH KETO VITE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje