TemA TV/ PD: Ky do jetë buxheti i terrorit ndaj biznesit dhe konsumatorit (VIDEO)

11 Dhjetor 2013, 12:00Sociale TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima, në një konferencë për shtyp, tha se qeveria nuk e ka dorëzuar akoma projekt- buxhetin në Kuvend, duke shkelur ligjin, që parashikon se diçka e tillë duhet të ndodhë brenda datës 1 nëntor.

Mima tha se kryeministri Edi Rama vazhdon të deklarojë se do të ulen taksat për 95 përqind të shqiptarëve, por shtoi se ky është një mashtrim.

“Paraprakisht, vërejmë se projekti i ri buxhetor dhe politikat e taksave, janë jo në mbështetje të 95% të shqiptarëve, por kundër interesave të 100% të tyre. Ky është buxheti i demagogjisë, i pasigurisë, i terrorit mbi biznesin dhe konsumatorin, është buxheti i mllefit dhe urrejtjes ndaj shtresës së mesme dhe buxheti i varfërimit të mëtejshëm të të varfërve.

Me këtë akt, do të varfërohen më shumë të tërë konsumatorët shqiptarë, do të varfërohen qindra mijëra nxënës dhe studentë, do të goditen pronarët e ambienteve të bizneseve të vogla, të cilët, atë që gjoja do të fitojnë nga taksa më e ulët mbi biznesin e vogël, do ta lënë shumëfish nga rritja e tatimit mbi pasurinë. Do të varfërohen mbi një milion konsumatorë të produkteve të duhanit dhe mbi çerek milionë shqiptarë që përdorin karburantin për lëvizjen me automjetet e tyre.

Me këtë akt do të goditen të gjitha bizneset e mëdha, të cilëve, do t’u duhet të paguajnë më shumë për të kënaqur premtimet ekstravagante të qeverisë për gjoja taksim të drejtë e të ndershëm,” tha Mima./ep

10 komente në “TemA TV/ PD: Ky do jetë buxheti i terrorit ndaj biznesit dhe konsumatorit (VIDEO)”

  1. Kurbetliu says:

    O i paharruari e i Madhi Prokop Mima!
    Me mire te kishe bere nje kercu e te ishe ngrohur nje dimer te tere se sa vajte e bere kete HAJVAN qe te turperon emrin e fisin

  2. eli-tiv says:

    …ky katranjosi u be koka ekonomise shqiptare..:))

  3. tefta says:

    o magjistaret e pd qe parashikoni te ardhmen,boll me kte gjuhe urrejtje dhe te eger se i shkalluat shqiptaret o hajdut te korruptuar,akoma keni sy e faqe te flisni?akoma me kte lloj opozite do vazhdoni?

  4. Ina says:

    Ky Mima gjithnje me ka lene pershtypje te keqe: arrogant, agresiv e fodull. Nje plehre me shume ne kotecin e idioteve te PD-se…

  5. franceska says:

    nuk ja shikoj fytyren,me duket shume i zbehte.ta kete nga buxheti qe e lan bosh para se te zbrisnin nga kali??

  6. ismeti says:

    edhe kyy doli te haj pak mu……….. i baft mir

  7. arsen says:

    Plehra te ndyra!
    Ke quani buxhet ju? Mer borxh per te lare borxhin?
    Po pse mer gojpalare?!
    Ti,.. mer borxhe per shtepine tende? Me cfare i lan ato? Me pune e me kursim, apo me borxh te ri?
    Plehra te Sali Berishes?
    Lerini shqipetaret te punojne ne Shqiperi! Boll i perzute! Nuk ju mjaftojne makinat, vilat, tokat, bankat qe i mbushet duke na vjedhur?!!!!!!!!U bete bossa me 800.000 lek rroge?!!!!!!!
    Halera te ndyra!
    Ne burg e keni vendin qe te gjithe!

  8. Rezi says:

    Ina, e ke gabim! Ky eshte nje lepires b…e shume i mire, servile nga me te fameshmit……kur rrinte mbrapa deres se Ridvanit nuk trokiste po priste t’i thoshin hyr….imagjino para deres se Bablokut kriminelohajdut…….O Flori ik pi ndonje gote raki me qofte dhe kujdes nga gruaja ?

  9. ari says:

    a e ke pyetyr bacen per keto marrezira qe the. se ti e din qe ai ta dredh dhe do dalesh kaush fare. se me thene te drejten ti s’je kaush po kam frike se te tute do ta fusin. tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje