Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj u vlerësua sot nga ambasada e Mbretërisë së Hollandës me simbolin e të Drejtave të Njeriut, me motivacionin “në respekt të përkushtimit dhe kontributit të përditshëm në forcimin e pozitave të grupeve të ndryshme në nevojë dhe gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri”.
Në ceremoninë e organizuar në ambientet e MMSR-së, ishte i pranishëm ambasadori i Hollandës në Shqipëri, Martin de la Beij, i cili i dorëzoi ministrit Veliaj simbolin e të Drejtave të Njeriut.
Në fjalën e tij, ministri Veliaj falenderoi ambasadorin hollandez dhe u shpreh me admirim për të gjithë aktivistët që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për të drejtat e njeriut në Shqipëri.
I financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Hollandës, simboli i të Drejtave të Njeriut është një element artistik i punuar me dru të ricikluar nga një biznes i suksesshëm social në Shqipëri. Në trupin e punimit prej druri janë gdhendur citime nga grupe dhe organizata të ndryshme që kanë kontribuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Gjatë 100 ditëve të para të qeverisë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka pasur në fokusin e saj kryesor ndihmën ndaj grupeve në nevojë, duke filluar që nga strehimi i 37 familjeve rome në zonën e ish Dekorit në Tiranë, për të vijuar pastaj me përpjekjet për të zgjidhur krizën e pagesave të Personave me Aftësi të Kufizuar, me fushatën kundër dhunës ndaj grave, mbrojtjen e fëmijëve etj.
Ndërkaq, MMSR synon që ky simbol mund të kthehet në një çmim që do të jepet çdo fundvit për mbrojtësit e të drejtave të njeriut.
Bravo,HOLANDA!
E meriton Erion Veliaj dhe QEVERIA SOCIALISTE nje CMIM TE TILLE SIMBOLIK!!!
Mbaroi SHEKULLI MIZERABEL i sundimit te Sali Berishes,ketij ARMIKU te rrezikshem te shqiptareve dhe TE DREJTAVE TE NJERIUT!!!
HOLANDA DUHET T’I JAPE “PO” dhenies se STATUSIT TE KANDIDATIT Shqiperise ,sepse keshtu do te jete nje NXITJE SHUME E MADHE per te ardhmen!!!
Ndryshe,mbeturinat MESJETARE te Berishes do te NXITEN per te akuzuar qeverine SOCIALISTE PADREJTESISHT!!
Bravo
E meriton per ato qe ka bere keto muaj si minister
E meritonte pas asaj qe beri me familjet Rome. Aq shpejt dhe aq bukur i dha zgjidhje nje problemi qe qeveria e shkuar i hodhi ne rruge
Urime! Nje cmim i merituar
Nje cmim qe shkon per perkujdesjen qe ke treguar ndaj te gjithe atyre te pafateve. Urime te perzemerta!
Presim me shume nga ju zoti Veliaj, jane vetem 100 ditet e para ku te gjithe bejne te perkushtuarin. Shpresojme te vayhdoni po me keto ritme.
Ah more veliaj!
http://dielli.al/lajme.php?id=26022&k=4141
Shume per zemer e kane keta Hollandezet kete Erjonen. Edhe kur ishte tek “Mjaft” keta e mbanin me financa. Cila mund te jete lidhja midis tyre?
Mejithese sapo ka filluar dimri, me cfare shohim cdo dite ne televizor nga veprimtaria juaj ngjan sikur sapo ka filluar pranvera.
Per njerezit me nevoja specifike por edhe per te gjithe Shqipetaret.
Mejithese sapo ka filluar dimri, me cfare shohim cdo dite ne televizor nga veprimtaria juaj ngjan sikur sapo ka filluar pranvera.
Per njerezit me nevoja specifike por edhe per te gjithe
Pas dy vjetesh ky veliaj merr cmimin nobel!
Sa te bukur e ka kullaron ministri –! hahahahaha -E ka ne boje bari, si ambjentalist
As Sazan Guri qe i ka then mendjes pirdhu nuk e perdor kete lloj kullaro –hahahahaha
Te lumte minister se e meriton kete titull nga kjo ambasade se I mbron te drejtat e holladenzve se te administrates tuaj I ke lene ne meshire te fatit