Studimi/ 53% e grave shqiptare dhunohen

7 Dhjetor 2013, 10:25Sociale TEMA

53% e grave shqiptare dhunohen në familje. Kjo është bërë publike gjatë ditës së djeshme pas një studimi të programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe qeverisë shqiptare.

Studimi zbuloi se 53 për qind e grave shqiptare jetojnë nën një abuzim të vazhdueshëm, ndërsa dhuna ndaj tyre në familje është rritur nga 56 për qind pesë vjet më parë në rreth 60 për qind këtë vit, raporton “Shekulli”. Nga studimi doli se mbi 80 për qind e dhunës ndaj grave fillon qysh në 3 vitet e para të martesës, dhe pjesa dërrmuese tregojnë për dhunë shumëvjeçare ndaj tyre, të cilën e fshehin po vetë nga frika dhe shpresa se gjendja mund të përmirësohet.

Studimi zbuloi gjithashtu se nga afro 60 për qind e dhunës kundër grave vetëm 8 për qind e grave dhe vajzave të dhunuara kërkojnë ndihmë dhe denoncojnë në gjykata, ndërsa pjesa tjetër heshtin apo kërkojnë ndihmë nga të afërmit. Pjesa më e kërcënuar e grave nga dhuna, dy nga tre prej tyre, janë ato me arsim fillor, gratë që punojnë në shtëpi, gratë në zonat fshatare. Studimi zbuloi se madje se 3 nga 4 gra me leje lindje ndjehen të kërcënuara nga dhuna në familje.

3 komente në “Studimi/ 53% e grave shqiptare dhunohen”

  1. adijo says:

    shifni burrat, se i ka hanger dreqi,leni grat shqiptare se jan zonja

    1. Argita_B says:

      Burrat jane klubeve, pijne raki, tani ka dhe kazino, luajne parate e bukes se femijeve bixhoz…marrin dhe borxhe kur skan me.. Me pastaj jua a ka fajin sistemi..

  2. Dajaku says:

    Turp per ne. Turp per ato “burra” qe ven dore mbi nenat e femijeve te tyre. Pjellat e ketyre mender burrave pa dyshim jane goditur nga mendja e tyre. Zot na ruaj per te tille “burra” qe vrasin vehten e tyre e aq me keq pjellat e tyre te mjera! Alarm, Alarm per te gjithe ne. Zot na kthjeo nga mendt ku kemi arritur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje