73 minatorë të Bulqizës, që kishin vendosur të hynin në një grevë urie duke kërkuar rinisjen e punës në zonën D, kanë dalë nga kjo grevë.
Vendimi i tyre erdhi pas takimit me zëvendësministrin e Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja.
Ky i fundit i takoi minatorët në prani edhe të përfaqësuesit të firmës nënkontraktore.
Qeveria pretendon se zona D është e rrezikshme, ndaj ka vendosur që të mos lejojë punimet.
“Pas një diskutimi shumë konstruktiv me sindikatën, me përfaqësinë e grevës, me përfaqësuesit e kompanisë TurAlb, ramë dakord që greva të ndërpritet me angazhimin që do të plotësohen të gjitha kushtet, ashtu siç e lanë me detyrim në atë kontroll. Do të ketë verifikim të menjëhershëm, sa më shpejt, nga ana e AKBN-së dhe ministrisë, i respektimit të programit që është lënë për detyrim për këtë kompani. Gjithashtu, u mor angazhim që punëtorët të mos humbin absolutisht asgjë, nga gjithë kjo periudhë, që quhet një periudhë teknike, me një program përmirësimi kushtesh. Minatorët do të marrin pagën, siç është e parashtruar në kontratë, pagën e 13-të, lejet e zakonshme siç i kanë kërkuar. Këto siç doli edhe nga diskutimi nuk janë refuzuar asnjëherë nga ana e kompanisë, përkundrazi, angazhimi i tyre është shumë pozitiv dhe për tu falënderuar, që të respektojnë kontratën, të respektojnë njëkohësisht edhe rregullat e shtetit, ligjin, për mënyrën sesi duhet të punohet.
Ky është angazhim i kryeministrit Rama në radhë të parë, i ministrit Gjiknuri, i gjithë ekipit të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë që sot e tutje, që nga dita që ne kemi ardhur në pushtet, vëmendja jonë është publiku, qytetarët, punëtorët në radhë të parë. Të garantojmë gjithashtu hapësirë ligjore dhe sa më shumë lehtësi për biznesin që të zhvillohet. Kjo zonë të zhvillohet brenda të gjitha rregullave, brenda të gjitha normave, brenda ligjit minerar, në mënyrë që të shfrytëzojmë çdo 1 kilogram të fundit të mineralit këtu, për t’i sjellë përfitime si punëtorëve, si zonës, pushtetit lokal nëpërmjet taksave që merr. Por në radhë të parë zhvillon edhe biznesin, duke qenë një shtrat i butë, të mos kenë më as probleme, as zyra ku të ngecin, as zyra ku duhet të falen siç janë falë dikur, por të bëjnë biznes me djersën e ballit, me lekët e tyre, dhe punëtorët të paguhen të gjithë, pa përjashtim, pa asnjë diskriminim, siç është e lidhur në kontratën e tyre kolektive dhe kontratat individuale”, tha Bejtja.
Dy ditë më parë ministri i Industrisë, Damian Gjiknuri, prezantoi masat që do merren pas një inspektimi në zonën krommbajtëse në Bulqizë.
Në total janë pezulluar lejet minerare për 29 subjekte.
Edhe për koncesionarin kryesor, ACR, është urdhëruar pezullim i pjesshëm i lejes deri në plotësimin e kushteve.
Në rast të kundër, ministri deklaroi se do të hiqet plotësisht leja minerare dhe për këtë kompani./ep
Kjo tregon se pari nevojen per ekzistence te minatoreve, qe kane shume te drejte te kerkojne llogari nga punedhenesit e tyre,por nga ana tjeter tregon edhe per qendrimin korrekt te qeverise,qe per hir te sigurise dhe qendrueshmerise se ketyre minatoreve, po detyron sipermarresit e kesaj miniere te plotesojne kushtet kontraktuale per vijimesi te regullt te biznesit qe kane sipermarre.Por se dyti po kjo ngjarje tregon edhe faktin qe keta minatore hallexhinj, qe ne fund te fundit nuk ju intereson politika, por mbijetesa e tyre,jane perdorur me menyra te rafinuara,pikerisht nga ata qe i kane punesuar,me qellimin e vazhdimit te vjeljes se te ardhurave ,pa asnje lloj shpenzimi per sigurine e jetes se tyre,apo detyrimeve kontraktuale. Keshtu ishin mesuar nga ata qe u dhane licensen….Por ishte shume e thjeshte qe ata ta kutponin kete situate, pas sqarimeve te sinqerta te Qeverise.
Urmet me te mira kesaj qeverie qe veproi shpejt dhe nuk i la minatoret te perkeqesoheshin. Ishte emergjence dhe si emergjence u trajtua. Por njekohesisht puna duhet te vazhdoje per t’i dhene nje kahje pozitive ketij sektori shume te rendesishem per ekonomine e vendit si dhe per te bere me shume ne drejtim te statusit qe mbron te drejtat e minatoreve ne raste te tilla. Urime!
Me minatoret duhet me fole drejt.Ata jane nga ajo shtrese me e ndershme dhe me e pervuajtura e shoqerise shqiptare.Z.Ilir Bejtja nuk besoj se do te gaboje me to.Ai ka lene nje shije te mire tek teleshikuesit qofte ne diskutimet ne kuvend qofte ne emisione te ndryshme televizive per ekonomine.I urojme suksese.
Ose z. Minister merua me firme nje nga nje minatoreve nqs u ndodh ndonje aksident,Qeveria nuk mbam asnje pergjegjesi,mbasi eshte deshira e tyre per te punuar jashte kushteve teknike.