Nikolla: Drejtuesit e rinj të DAR, në provë. Fund korrupsionit në arsim

1 Dhjetor 2013, 14:34Sociale TEMA

Korrupsioni në arsim do të marrë fund nëpërmjet dënimit të mitmarrjes, në mos dhënien e notave pa meritë, pa diploma false dhe në anën tjetër nuk do të lëshohet asnjë diplomë në rast se nuk ke frekuentuar universitetin.

Në këtë mënyrë iu drejtua Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla të gjithë drejtuesve të arsimit duke i kërkuar shkëputjen e menjëhershme ndaj fenomeneve abusive.

Ministrja ishte e pranishme gjatë emerimit te drejtuesit te ri të drejtorisë arsimore në Kukës ku nga 5 kandidatë për drejtues arsimi është vendosur emri i drejtorit të ri të DAR, Ali Xhahu.

Fillimisht në konkurim ishin 10 kanidatë për drejtimin e DAR në Kukës, ndërkohë 5 prej tyre arritën në finale dhe fitues me shumicë votash u emërua drejtori i ri Xhahu.

30 komente në “Nikolla: Drejtuesit e rinj të DAR, në provë. Fund korrupsionit në arsim”

  1. socialisti-i- vetmuar says:

    i kujt eshte ky i PS apo LSI?
    Se ne vlore u zgjodh kryetarja e formuti te Socilisteve.
    Ne qarkun Tirane do te zgjdhetz. Eglantina Metani (nusja e dajes se Ilir Metes).

    Ne Berat z. Selman Hodaj….Kryetar i PS per qarkun Berat

    …Me tutje vazhdoni vete e o popull…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..
    kesaj i thone “meritokraci” ……………………………………………………………………………….

    1. nora says:

      NE KUKES ISH KANDIDATI PER KRYETAR KOMUNE …… VAZHDONI ME TEJ QERRNJA MASKEN KTYRE QELBESIRAVE MOS TE TALLEN ME NE/

  2. Billy says:

    Kush u emerua drejtor i DAR te qytetit Tirane? Po i rrethit? Po ne DAR Fier kush u emerua?

  3. kela cela says:

    Me vjen keq por mesa kuptoj une ministrja e njeh shume pak gjendjen e arsimit. Zonja ministre nuk eshte korrupsioni ne kuptimin e tij bazik sot problemi i arsimit, sot problem i arsimit eshte papergjegjshmeria ne drejtim, mungesa e disiplines, amullia ne kurrikula. Zonja ministre dilni ne terren te shihni shkollat tona sepse qe nga zyra e me keshilltaret tuaj qe nuk kane qene asnje dite pjese e arsimit kurre nuk keni per ta kuptuar se cfare do shkolla jone. Ne besuam se rilindja do sillte fryme ndryshimi por deri me sot nuk ka fryme. Zonje shikojeni mire kete punen e frymes perndryshe beni ate qe behet ne rastet kur nuk arrin dot……..

  4. Kuqeziu says:

    Bravo lindita!

  5. Pa Emer says:

    kjo dudumja do heq korrupsionin. Kjo ka lind me 300 vjet vonese

  6. shtetari says:

    O Ministre Lindita,

    pse nuk informon popllin nese keni shkarkuar ato dhe ata drejtore shkollash qe na i conin femijet dhe studentet pa lejen tone ne mitingje dhe duke shkelur ligjin –

    edhe sa dite duhet te kalojne znj Lindita – jeni aty jo te flini gjume por te permiresini arsminin dhe te largoni prodhuesit e inorances ne Shqiperi!!!

    100 ditshi po afron znj.Lindita dhe poplli ben bilancin edhe per ty!!!

  7. mirditori says:

    Me ne fund po emerohen njerez te afte profesonialisht e me konkurim te drejte suksese zonja Ministre.

    1. Genci says:

      Mirditor e njoh Vete personalisht Linditet e kam pasur zysh Letersia mjaft e zonja dhe Shkathet ne pune, edi ka berre zgjedhjen e duhur

  8. shprese says:

    Sa RASTESI Zonja Ministre, qe ne vlore kete post e “FITOI” Kryetarja e gruss socialiste…..TURP T”JU VIJE me kete RILINDJE qe po na beni. Mos na konsideroni injorante, por me mire caktojini vet partiaket e deshtuara si puna jote…po hajt se zgjedhjet vijne shpejt, dhe do t’ju shohim Juve qe na premtuat RILINDJE, dhe tek te cilet per fat te keq besuam. KONKURSE FARSE PASI FITOI PAAFTESIA.

    1. babiloni says:

      Sot ne Vlore fitoi nje militante e hapur ne favor te PS-se, Znj. Hodaj edhe pse kishte kandidate shume me te mire se ajo. Zonja Nikolla nuk e ka fare haberin nga arsimi, me vjen shume keq. Sot ne Vlore u pa me syte tane se Rilindja ka deshtuar ne lidhje me arsimin. Kryetarja e gruas socialiste doli fituese: ky eshte fillimi i ri?! Pse uk reagon Edi Rama?
      Rilindja e leshit, ja çfare eshte kjo.
      Turp mbas turpi!
      Keta nuk kane fuqi te heqin nga puna as te emeruarut politike te Saliut e jo me te ndertojne Rilindje.
      Te pakten fshijeni emrin Rilindje se njolloset edhe ata qe megjithemend sollen nje rilindje ne ndergjegjen e shqiptareve, nje shekull me pare.
      Krahasoni Rilindjen e vellezerve Frasheri, Ndre Mjedes,Jeronin de Rades, Cajupit, Asdrenit etj me kete te ketyre legeneve qe vene militantet te drejtojne arsimimin e brezave tane!!! ………
      O miq te dashur, atehere shkruhej “Bageti e bujqesi” dhe “Historia e Skenderbeut” ne gjuhen shqipe te vertete ndersa sot njerzit nuk dine te shkruajne e te flasin me shqip.
      Pyesni njehere keshilltarin e Rames, Fate Velaj, se si flitet dhe shkruhet gjuha shqipe. I biri i drejtorit te naftes ne kohen e xhaxhit Enver, Meleq Velaj, qe nuk e mbaroi dot shkollen diten por e ndoqi dhe e perfundoi naten, tani na eshte emeruar Keshilltar per artin?!?!
      Naim Frasheri vs. Fate Velaj………..
      Ky eshte kulmi

      1. sinan hibro says:

        Qe kur pashe kandidaturat ,qysh kur u shpallen kandidaturat e para, mendova se me e pershtatshmja ishte V.Hodaj. Ka ecur me zotesi ne pune , profesion , pse jo dhe politike… E fundit, ka qene mesuesja e djalit tim dhe kam patur mundesi ta vleresoj ne punen e saj si mesuese !

    2. r. says:

      Shoke, te bashkohemi. Te rroje Pushteti i poplllllllit! Urrrrrrraaaahhhhheh!

  9. sabriu says:

    Flitet se mesuesit do te jene 8 ore ne shkolle tani e tutje. Te bjen 6 ore mesim rresht e me pas do te rine te bejen konsultime per nxnesit qe nuk hapin librat fare por i ke ne kafene.
    Zotrete zonja ministre pa provoje te flasesh 8 ore rresht sa e lehte qe eshte.
    Qofte shaka se po ishte vertet e mori lumi arsimin dhe mesuesit,sikur te gjithe japin fiskulture.
    Jep 6 ore matematike ose letersi se e shohim se ku shkon pas nja muaji.

  10. laraska says:

    Moj zonje cfare masash ke marr per djetoret qe kane shkelur ligjin duke shperdoruar detyren e tyre dhe kane nxjerrur femijet MINOREN ne mitingje. E di ti moj zonje (edhe pse nuk e meriton kete fjale pas asaj ndodhie te shemtuar) qe shkollla mban pergjegjesi ligjore per ata minoren sepse prindi i con me mirebesim ne shkolle qe i garanton jo vetem arsimin por dhe siguri. Po sikur dikujt do ti ndodhte dicka, kush mbante pergjegjesi per ate femij qe une si prind e nisa ne shkolle ne mengjes? TI DUHET TE KISHE DHENE DOREHEQJE TE PAREVOKUESHME MENJEHERE MOJ DEBILE. Ja te enjten qe te kapen ne befasi, po te premten pse nuk more masa? Perse ende sot ska nje deklarate zyrtare nga kjo cope mishi per ate turp? Nuk pine uje justifikimi se drejtoret jane te PD. E di pse? Sepse ato jane poste politike, dhe ti duhet ti kishe zevendesuar qe javen e pare, por nuk e bere. Drejtoret e shkolles jane poste POLITIKE dhe ka 3 muaj qe ska levizje. Pra cdo gje qe ben ti eshte nje tjeter show, dhe ti je nje tjeter palaco qe sdi detyrat e tua, sdi ligjet dhe pergjegjesite e tua qe burojne nga ligjet shqiptare. Persa kohe je ti ne arsim, gjendja do jet e njejte, me ndryshimin e vetem se publiciteti qe do i behet punes se ministrise do jete me i bukur. Qe te reformat qe po merr kuptohet sa merr vesh ti ose ta ta ndjen ty te besh realisht ndryshim. TURP!

  11. agimi says:

    Zonja ministre! Pse nuk flet per korrupsionin ne universitete ku po shkatarrohet arsimi e shume pedagoge me “rrogat” e tyre po ndertojne vila e blejne apartamente lluksose me 150 mije euro e ku veturat luksose nuk kane te sosur sic ndodh ne universitetin e Elbasanit.asnji mase nuk po merret akoma ndaj pedagogeve te korruptuar si Eduard Domi e shefit te tij Islam,ndaj Abdullah Ballhysa,[me rroge ka bere hotel ne Spile]Erion avllazagai,Roland Gjini,Arben Haxhiymeri me gjithe te shoqen e tij,Vilson Kuri qe edhe duke qene shef ne fakultet vjedh studentet,[ka 3 vjet qe ka mbush pensionin dhe e mbajne me familjaritet me rektorin e shume te tjere qe jane bere turpi I universitetit e i qytetit Elbasanit.
    Agimi

  12. mësuesi i matematikes says:

    znj.MInistre! parti socialiste nuk duhet te kish ardhur në pushtet nëse nuk gjente njërëz per të qeverisur thirri mendjes nuk bëhet arsimi me konkurse pa vlerë por me vendosjen e njerzve me merita te verteta në arsim dhe të tille ka plot madje më te miret jane socialiste se rrjedhin nga familje të arsimuara mire që në kohe te xhaxhit,hajt të qoftë mbarë tersllëku që ke nisur!

  13. lisi says:

    Cfare koncidence. Te gjithe ato qe perfliteshin para konkursit jane zgjedhur nga komisionet. Bingo. Cdo paligjshmeri e zbatuar ne baze te ligjit. Edhe Hitleri e ka bere njelloj. Nuk e di kush i hane keto. Bravo rilindje e komunizmit.

  14. Gatamelata says:

    O shoqe ministre,

    Nuk eshte problem korrupsioni…problem per arsimin parauniversitar eshte niveli i ulet i mesuesve, librat pa lidhje qe u jepen femijeve, ambjentet shkollore dhe mbipopullimi, kurset jashte orarit,shkollat PRIVATE etj etj…korrupsion nuk ka ne arsimin parauniversitar…ka vite e vite qe nuk shfaqet! Me universitetetdo merreni? Po dalin 700 juriste ne vit nga shteterori…ku do mbyten? 1200 ekonomiste ne vit…Ku do mbyten? A do ulen kuotat se po dalin te gjithe me shkolle dhe po punojne shofera e kamariera! A erdhet per te bere ndryshime rrenjesore? Bejini pra…

  15. sit back and relaks says:

    Lushnje:
    Nenprefekt nje pronar ushqimoreje, dyqanxhi (lsi)
    Drejtor Arsimi: Fshatar me shkolle te mbaruar me korespondence ne elbasan (lsi).
    Drejtor i hipotekave i lsi-se
    Thuhet qe postet ne kete qytet i ndaka njefare sanxhaku i lsi dhe besoj se i ndan me “konkurs” dhe sipas “merites”
    Me duket se Rilindjen ka per ta lene karburanti rruges. Me siguri qe kjo Lindita i di keto por ndoshta Monika e Ilirit i di me mire. Me cpo duket edi me ilirin e kane ndare torten dhe parcelat sipas “merites” kuptohet vetem se modalitetet nuk dihen akoma. Beji nje investigim Mero dhe na e zbardh kete pune, mos u merr vetem me saliun se duke nxire saiun nuk eshte se zbardh rilindjen.

  16. vlora says:

    Po kjo flet bilnil, por asgje nuk po ben. Si do ti detyrosh studentet qe te frekuentojne universitetin? Cfare do te besh qe notat te jepen vetem me merite?

    Ka ndonje ide konkrete kjo grua apo nuk e ka haberin fare nga kjo pune? Ka 3 muaj qe ngroh veze ne MASH dhe s’ka bere asgje.

  17. agim says:

    E gjitha kjo me duket nje peralle e stertreguar. Te pakten ne qytetin tim ata qe kane” fituar” jane te gjithe te intreguar ne politike qe nga kryetar i PS se qarkut e deri tek i fundit. Qe te gjithe kane mangesi ne formimin profesional.Jane te gjihte me Insitutet e dikurshme qe nga Gjirokastra e deri tek Elbasani. Asnje me UT e Tiranes.Nese kjo eshte RILINDJA e predikuar personalisht jam shume i zhgenjyer.

  18. Juristi says:

    Ore njerez te mire, c’fare drejtesie prisni ju nga z. Nikolla kur ajo edhe vete nuk ka arsimin e te plote. Pervec kesaj edhe sekreteren e vete qe zgjodhi ishte nje studente qe ende s’ka mbaruar shkollen duke “sfiduar” nje juriste te kualifikuar.
    Mjere ky popull thauj ku beson. Edhe pamja e jashtem e saj i verteton mesemiri keto qe po them. Shifeni me kujdes dhe gjithcka do ta lexoni ne pamjen dhe te dhenat jashtme te fytyres dhe kafkes se kokes. Nje psikolog mund te flasin ca me teper per kete pike…….

  19. lindita says:

    Jepi fund farses qe e fillove ne Shkoder z.ministre.
    Nxenesit presin udhezimet dhe programetper MATUREN SHTETERORE(jeni shume vone)ju merreni me brockulla konkursesh pavlere (e treguan kandidaturat sa te apolitizuar jeni).Besuam se dicka do te beni,sepse keni qene mesimdhenese dhe ia dini pak me teper arsimit parauniversitar ,por si duket jeni shkeputur ngahera .jam dakord me z.kela.ka shume gjera urgjente perte ndrequr,drejtoret e arsimit nuk jane MESIA mbi toke.
    Sa per perzgjedhjen qe bere komisioni juaj i Shkodres ishalla ka me plotesuar orekset e deputetve qe e kane pru ne ate vend.
    Si u ndjete z.ministre kur ne Shkoder p0rezantimi i emrit u shoqerua me nje ,,UUUUUUU! unanime,,.sbesoj se ju la shije te mire kur salla u zbras pa dale ju dhe pa uruar fituesen.

  20. tema says:

    Zonja ministre!
    Me ne fund, pas 3 muajsh, arrite te zgjedhesh 12 drejtore qarqesh.
    Me duket se je shume e vonuar ne riperteritjen e sistemit te drejtimit ne arsim. Kjo vonese ka bere qe disa drejtore shkollash, te konvertohen ne “socialista” te thekun, (se leseista jane bere te gjithe drejtoret aktual).
    Korrupsioni do shume pune per tu luftuar o zonja minister.
    Te shohim se sa do tia arrish.
    Uroj qe drejtorat e rretheve, ti emrosh te pakten para Vitit te Ri.

  21. muzikanti says:

    Zonja Ministre e nderuar e Arsimit, tani fillo me drejtoret e shkollave,
    sepse ato tmerruan femijet neper mitingje,shembullin me te keq e ka dhene drejtorja e shkolles se muzikes ne Durres e cila kishte krijuar enkas per fushaten e PD_se nje formacion me te vegjlit e shkolles dhe ndiqte hap pas hapi kandidatet PD_se.

  22. erich march says:

    ne Lezhe, Dures Korce beri muuuuuuuuuuuuuu. Ministre klloune komisjon sharlatan tdhjefsha lojen e ndyr

  23. qekepopullkotn says:

    ti kujton se e ha njeri ate loj budallenjsh qe ben bashk me ate trapin qe ke mbi vete. Kur ta hani si Sali Barisha ne byth do ta kuptosh idjotllikun qe bere me ket shoun idjot. Po as ne minibashki sdo kesh ven pastaj o qelbsir muti qe vure ne keto poste fundrrinat e arsimit ne qark hajdutaat e mutit

  24. Prova says:

    Eshte turp qe per hir te ashtuqujures meritokraci i con njerzit si dhenjte ne vathe,ku me shume specialitet ju drejtoheni publikut se jeni te ndershem dhe zgjidhni performacrn me te mire nese ata kane ndonje problem le te flasin. Po ku ta dije i shkreti njeri se kjo ska per te ndodhur kur te gjithe shpresojne ne drejtesi dhe e hane sallaten e Ministres te gatuar shume mjeshterisht me nje komision: 4 te bartur nga Tirane, doktore profesore njohes shume te mire te arsimit para universitar sa te thuash ti kane rene theror per te, dhe nga 3 te ashtuquajtur pa konflikt interesi me arsimin te rajonit. Gjithshka te duket aq e paster sa kur mbaron shfaqja te gjithe duan te ulerijne por si degjon Kush. Zonja Lindita ku shkuan kriteret: Me pervoje, i paangazhuar politikisht ne funksione te larta, me studime pasuniversitare etj? Ku shkoi vlersimi prej 30 pike nga dosja, 70 pike nga provimi me shkrim, sa vlejti intervista me komisionin adhoc? Po menyra e perzgjedhjes se treshes rajonale mbi ckritere jane bere? Shembulli me i perfolur jeni ne Korce, ku nje antar komisioni ka djalin te punesuar pa asnje merite ne Dar-in egzistues, tjetri e ka drejtorin e zgjedhur nipin nga buri te motres se vet, i treti me i “pavaruri” koke e kembe ka pretedete per drejtoreshe ose specialiste ne Dar-in e ri. Pos ketyre ne fund fiton nje pa shkolle pa universitet me nje mesatare 6.2 ne Italisht i kapur dhe me kopjo nga nje antar i komisionit adhoc ne provimin me shkrim. Korca kuptoi maskaraden e sheqerosur, ju vuri noten ne amfiteater ku sa here te hyni do te skuqeni. Ta gezoni… typing master-in …

  25. Prova says:

    Per cinteresa lojte ne Korce, kur le jashte mesuesen e Biologji_Kimise, qe do ta pranonte e gjithe korca, sepse u caplua fshat me fshat e lagje me lagje per te fituar ti pushtetin, ku e le profesorin e fizikes si nje nga shembujt me te spikatur qe gjithshka e ka aritur vete duke mbaruar fakultetin ten me mesatare 9 dhe nje master te nivelit te dyte po ne fakultetin tend? Si arrite ti thuash ketij njeriu qe listen e nxenesve me cmime olimpiada dhe talente te rralla e ka aq sa ju se keni menduar ndonjehere? Si munden minimalisht dy koleget e tij me te cilet ka punuar te mos i japin asnje vote dhe ta barazoni Ju me cinizmit tuaj me dy kllounet e 5 shes me zero pike? Kerkjini te falur publikisht per ta pasur ne gjirin tuaj mesiesin dhe profesorin me te perkushtuar sa nuk eshte vone…Ai ka sfiduar shume, korca dhe miqte e tij ja dine cfare force ka (ate qe cdokush tjeter do ngrinte duart para fatit dhe shendetit) por kurre nuk ka rreshtur te flase dhe te beje per arsimin. Ai lufton paftesine si kancerin e gjakut….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje