Anëtari i kryesisë së shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Myrshit Vorpsi, shpjegon për Shqiptarja.com skemën e abuzimit me tokat turistike, tokat në bregdet dhe trojet në ish-repartet ushtarake. Ai kërkon verifikim të titujve të pronësisë dhe përshëndet vendimin e qeverisë së re për të ndërprerë dhënien me qira të tokave bujqësore.
“Pas 23 vitesh, qeveria shqiptare e ka të domosdoshme të shikojë se si është operuar me këtë proces të shpërndarjes falas të tokave bujqësore dhe pasurive publike. Ky është një hap që gjithsecili duhet ta përshëndesë. Por, ka një ligj që nga viti 2008, që është për verifikimin e titujve të pronësisë, që parashikon verifikimin e rishpërndarjes së kësaj toke. Pra, të verifikonte ata që janë pajisur me tokë, për të parë nëse e kanë marrë në përputhje me ligjin këtë pasuri. Këto komisione deri në nivel qarku kanë kryer punën e tyre deri më sot”, shprehet ai.
Për sa i përket bregdetit, ai shpjegon se: “Realiteti ka treguar që dhe ranishtet janë ndarë për tokë bujqësore, gjë që s’duhej të ndodhte. Gati gjithë brezi i pishave në zonat turistike është ndarë si tokë bujqësore, ashtu sikurse janë ndarë dhe sipërfaqe të tjera në buzë të detit, po ashtu si toka bujqësore. Dhe ju e kuptoni sot se çdo të thotë të kesh tokë bujqësore të përfituar pa asnjë kokërr leku si pronën tënde pikërisht në bregun e detit. Ndërkohë që ligji ka pasur parashikuar dhe diçka tjetër: Aty ku ishte përcaktuar me vendim qeverie zonë me përparësi turizmi, toka bujqësore apo sipërfaqet e tjera nuk ndahej në pronësi, por jepej vetëm në përdorim dhe titulli i pronësisë i mbetej shtetit. Por, në të gjithë zonën turistike është bërë një masakër. Mjafton të shohim zonën e Golemit dhe të gjithë biem në një mendje për këtë, pasi nga tokë bujqësore ka përfunduar e gjitha tokë truall. Dhe asnjë nuk e di se kush e ka marrë, sa e ka marrë dhe si e ka marrë këtë tokë. Por nuk është vetëm Golemi, është gati gjithë vija bregdetare e vendit tonë aty ku ka qenë përcaktuar si tokë në përparësi të turizmit, por dhe në vende të tjera në bregdet, tokat janë ndarë në kundërshtim me ligjin. Komisionet e ndarjes së tokës këto elementë nuk i kanë vlerësuar kështu deri më sot”.
“Sipas të dhënave të derisotme, detyrimi i shtetit shqiptar për t’i kompensuar tokë bujqësore pronarëve shqiptarë është plot 50 mijë ha tokë. Nëse shteti ka vetëm 17 mijë hektarë, ku do t’i marrë paratë për ta bërë kompensimin?”
Sipas tij, shteti duhet t’ju kompensojë pronarëve 17 miliardë euro.
“Për 8 vite qeveria ka përdorur 4.5 miliardë lekë, përfshirë dhe fondin prej 300 milionë të këtij viti që nuk është shpërndarë akoma për kompensimin e pronarëve në tokë truall. Pasi kohë më parë qeveria ka thënë se tani nuk do merret me kompensimin e pronarëve të tokës bujqësore. Ndërkohë janë kompensuar vetëm 14.5 ha tokë truall. Sot shteti shqiptar ka deklaruar se ka detyrim ndaj ish-pronarëve 7600 hektarë tokë truall. Nëse do marrim çmimin mesatar me të cilin shteti për 7 vite ka kompensuar ish-pronarët, shifra del në nivelin e 17 miliardë eurove”.
Eqrem bej Vlora ne librin e tij historik “Kujtime 1885-1925” tregon,
se kan pas thene me koh,ne Rrumani ruaj gruan se ta marrin(edhe sot Rrumania bashke me Moldavine jan rekord absolut per prostitucion),ne Turqi ruaj koken(edhe sot ne Turqi shkon per lesh per nje fjale goje),kurse ne Shqiperi ruaj pronen(si ne kohen e Zogut ku Lale Krosi e te tjere detyronin pronaret e tokave qe tua shisnin per pes Leke ose koken,Enveri ja mori te gjith dhe la litarin e sherrit mbrapa,kurse koha e bastardeve te “Demokracise” fallsifikoi,masakroi,shkatrroi,vodhi
gjithshka nga pronat shtetrore dhe private).U bo Deti Kos.
Enver Hoxha vodhi pasaniket kurse Demokracia pothuaj te gjith pronen shtetrore.Esht denuar njeri?Fatos Nano do varur me kok poshte.Po kush ta vari?Mehdiu si “ndermjetes” i pronarve u be kok e byth me Berishen qe nuk u kujtua kurre te abrogonte 7501,por shiti interesat e shtreses qe perfaqsonte per nje karrike.
Ah se per pak harrova,po jepen tapite per pallatet e ndertuara ne bregdet per 99 vjet ne toke shterore.
Mut i Ati mut i biri,mut ai qe beri T´ane.
Hajde Vorps,hajde!
Si nuk the gje per keto cmime sa ishte “gjalle” Saliu?
Tamam si ne kohen e Dulles,qe te gjithe kishim dicka per te thene,por vetem neper shtepiat tona mund te merrnim guxim ta shprehnim.
Apo 8 vjet ishe duke bere keto llogari qe po shkruan e thua sot?
Vorpsi i ka mare te vetat,tashi flet ne tym
Natyrisht qe ai ka folur edhe me pare,por kush e degjoi?
Berisha premtonte(zgjate mos e kput) por pekun i dha pronarve ashtu si edhe te burgosurve politike.Keshtu do bejn edhe keta.
Sabri Godo mori diçka per vete(nga trashgimia e gruas).Por Fatmir Mehdiu çfar kerkon ne krye te nje Partie qe mbron interesat dhe çeshtjen e pazgjidhur te ish pronareve?
Reforma agrare natyrisht qe ka njohur Bota,ku i kan marre pronareve te medhej nje pjese dhe ja kan shperndare fshatareve me pak toke.Nje perpjekje te tille e beri edhe Zogu,por pa rezultat.Perdorimi tokes ka qene ne rregul,por jo falja e saj,sepse u shperdorua ne menyre barbare nga pronaret rinj(shitjen e saj dhe ndertime vend e pavend).
Por katastrofa,tragjedia me e madhe esht privatizimi i tokes shtetrore.150-200 metra nga bregu i Detit ka qene gjithmone toke shtetrore.
Nje nga keshillat amerikane ne fillim te Demokracise ka qene moskthimi i tokave derisa te perfundojn rruget kryesore sepse ul ne maksimum koston e tyre.Te njejten gje qe po ben Kina.
Por barbaret tane nese nuk do ta benin nje gje te tille nuk do te kishin mundesi qe tokat shtetrore ne bregdet ti kthenin ne toka bujqesore dhe pastaj me fallsifikime ti merrnin per vete.
ENVERI nuk i vodhi pronaret dhe i futi ne xhep te vet,ENVERI ja mori atyre qe thua ti dhe i futi ne arken e shtetit te ri shqiptar ooorrr mik,mos ngaterro ENVERIN me ZOGUN
Vorpsit i paska dale gjumi me oreks shume te madh…
Ky shtet,drejtohet nga ish sigurimsat,dhe merimanga e zeze
Kurre nuk do ti gezojne pronaret tokat, po nuk u hoqen te gjithe ata qe drejtuan keto 23 vite
Vetem nese krijojne partine e tyre,mund tia dalin,,,,,gjthmone nese nuk i genjejne prape me shoqata e organizata
pjeter memecit i erdhi goja
Kujt ia kerkon mor Shit, prefektit te Tiranes, Sadi Vorpsit ?