Pronarët ndalojnë varrimet në Tufinë/ Një vend kushton 60 mijë lekë

30 Nëntor 2013, 08:46Sociale TEMA

“Ndalohen varrimet, pronë private”.

Kështu shkruhet në parcelën më të re të hapur në Tufinë.

“E ka blerë vendin 60 mijë lekë djali i këtij të ndjerit, se s’kishin ku ta varrosnin, vende s’ka”, shprehet për GSH një prej të pranishmëve në një ceremoni mortore.

“Mua më lini mbi tokë, se fëmijët e mi s’kanë 60 mijë lekë për të më varrosur. Ne s’kemi shtëpi, jo më vend për varr. Skandal”.

Edhe pse situata është kaotike, Drejtori i Agjencisë Funerale pranë Bashkisë, Bashkim Kuka shprehet se “pronarët janë kompensuar nga Bashkia dhe kjo tabelë është abuzuese, ndaj nuk duhet të bini pre e sekserëve”.

Për këtë situatë ai fajëson agjencitë funerale, pasi sipas tij janë ato që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe shpesh dhe i keqinformojnë për t’u kërkuar çmim më të kripur për shërbimin që ofrojnë./A.XH

4 komente në “Pronarët ndalojnë varrimet në Tufinë/ Një vend kushton 60 mijë lekë”

  1. miri says:

    Ku bie kjo Tufina , ne Gjirokater?

  2. Tironci says:

    Tufina i bie andej nga malet e Pukes!!

  3. bruno says:

    ENVERI e ka fajin i beri SHQIPTARET kto njizet e dy vjet qe nuk kan as vend te varrosen.

  4. miri says:

    Kudo qe te jete Tufina, ne artikull duhet shkruar. A e kupton tironas,se ju kujtoni se Tufinen e njeh tere Shqiperia?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje