Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme janë të ekspozuar ndaj dhunës verbale dhe asaj fizike.
Sipas studimit më të fundit të UNICEF-it, rezulton se të paktën 62% e mësuesve në nëntë qytete të vendit u bërtasin nxënësve. Studimi përshin 550 shkolla të rretheve Dibër, Shkodër, Lezhë, Kurbin, Tiranë, Elbasan, Librazhd, Korçë, Vlorë.
Veç asaj, në këtë studim vihet re një rritje e raportimit të nxënësve të rasteve të dhunës disiplinore që përdorin mësuesit, si shkulja e veshit, goditja, shtyrja apo pickimi.
Këtë fenomen shqetësues e pranon dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila premton ndëshkim të të gjithë arsimtarëve që përdorin dhunë në mjediset shkollore. Sipas saj, raste të dhunës ekstreme shfaqen më së shumti edhe mes vetë të rinjve apo adoleshentëve.
“Fëmijë që keqtrajtohen nga mësuesit ka plot raste të tilla në shkollat shqiptare, për nënat që ushtrojnë dhunë për gabime të vogla të fëmijëve të tyre. Jemi të vendosur për të ndëshkuar këdo që në ambientet e shkollës ushtron dhunë. Dhunë, padyshim psikologjike apo verbale, pa folur pastaj edhe për raste absolutisht të patolerueshme që është dhuna fizike. Po punojmë që ne të rrisim sigurinë në shkollat tona, që të jenë shkolla të sigurta për nxënësit dhe për mësueset e mësuesit,” tha ministrja Nikolla.
Ndërsa përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri, Detlef Palm tha se “fëmijët janë qenie njerëzore që duhet të respektohen; ne nuk mund të shohim në çdo shtëpi, por të paktën mund të kontrollojmë çdo shkollë”.
Sipas raportit të UNICEF, në shkollat shqiptare e bërtitura zë vendin e parë, si mënyra më e aplikuar e dhunës ndaj nxënësve, e ndjekur nga shkulja e veshit, ofendimet.
Ndërsa në fund renditet goditja dhe epitete fyese.
Dhunës fizike apo psikologjike sot nuk i kanë shpëtuar as nxënësit më të vegjël, të cilët pohojnë se për zhurmën në klasë ndëshkohen me të bërtitura dhe shkulje veshi.
Por një pjesë e prindërve e shohin të nevojshme dhunën fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve në shkolla, pasi u shërben për edukimin e tyre.
Por krejt ndryshe dhe aspak tolerant ndaj dhunës janë gjyshërit, brezi që kanë provuar më shumë autoritetin dhe dhunën e mësuesit.
Arsimtarët e pranojnë dhunën ndaj nxënësve, por për fat të keq vitet e fundit po ndodh edhe e kundërta, dhuna ndaj mësuesit. Gjatë një studimi të kryer nga UNICEF në 550 shkolla në qytete dhe fshatra rezultoi se nxënësit meshkuj janë më të dhunuar nga mësuesit.
Niveli më i ulët i dhunës është konstatuar në shkollat e Korçës dhe Librazhdit, ndërsa mësuesit e Lezhës, Vlorës dhe Tiranës janë më të dhunshmit me nxënësit.
Ne kohen tone zyshja na pallote me vizore ne kaptine ,pa bo asgje te keqe.
NUK HARROJ ASNJEHERE, KUR ZYSHA E MATEMATIKES KAPI NJE SHOK TE KLASES NGA FYTI DHE E NGRITI LART!!! BOOO CFARE TMERRI!!! KANE KALUAR 20 VITE DHE E KAM PARA SYVE AKOMA SKENEN,,,SHPRESOJ TE NDALOHET KY FENOMEN,,,KUR ZYSHA RREF (QE NORMALISHT DUHET TE JETE SHEMBUJ PER TE GJITHE) IMAGJINO TE TJERET!!!!
Dhuna psikologjike apo fizike ndaj nxenesve, sidomos ne ciklin e ulet, eshte e papranueshme dhe ndikon keq ne edukimin e femijeve. Po si t’ia besh kur nxenesi, kryesisht ne shkollen e mesme ose ne klasen e nente, ushtron dhune verbale ndaj mesueseve, duke i fyer me lloj-lloj fjalesh te pahijshme ? Keto konstatime jane te drejta, por duhet te mbahet parasysh qe mungon shpesh edukimi i familjes dhe fakti qe ne klasa punohet me 40 – 50 nxenes, qe ben punen edukative te mesuesit shume te veshtire.
Perderisa klasat jane me aq shume nxenes, nuk faj zysha. Ne klasen e djalit tim ishte nje femije me tumor ne koke dhe njehere zysha doli te merrte regjistrin, kur kthehet njeri prej femijeve qe njihej si shume zevzek dhe qe rrifte gjithe femijet ne oren e pushimit e kishte shtrire per toke djalin e semure dhe kishte hyre ne grushta der sa femija i semure kishte humbur ndjenjat dhe i dilte gjak nga goja . Mendoje se ne cfare gjendje ishte mesuesja kur ktheht ne klase. Cfare mund te bej nje nene, kur shikon femijen ne kete gjendje, cfare mund te bej mesuaesja me kete femijen trazavac kur shikon kete gjendje?! Qe shyqyr qe ai femije nuk vdiq sepse zysha mund te kishte shkuar dhe ne burg. Prandaj mos ju bini kaq shume me qafe mesueseve kot. Se dhe nese ndonjera i ka terhequr pak veshin per te miren e femijve dhe punes e ka bere. Der para pese vjetesh nuk ka pasur ndonje ligj per kete. Tani ka dale ligji dhe nuk besoj se mesueset vazhdojne akoma me ”dhune”. Dhe sipas studimeve ne shume vende te botes deri para 5 apo 7 vitesh konsideroj si nje element disiplinues. Se fundmi eshte ligjeruar dhe denohet dhe besoj gjithe mesueset e kane te qarte tashme qe koha dhe ligjet kane ndryshuar.
Mendoj se mire e kane keta te huajt qe bejne keto lloj studimesh dhe sondazhesh por, kane harruar te shohin anen tjeter te medaljes. Kjo vlen edhe per autoritetet perkatese, sepse merren me keto detaje nderkohe qe niveli, sjellja, disiplina dhe angazhimi I t rinjve ne shkolla eshte 0! Jam 28 vjec, kam bere master jashte shtetit dhe prape se prape shkolla na kontrollonte, merrte mungesa si dhe terheqje vemendjen, kshu qe mos ankohen studentet. Ne cne qe te ulen te mesojne, rrine kafeneve, lyhen, zhgerryhen, e shkojne me 1 fletore ne shkolle duke formuar nje bera te ri tamam injorant ne cdo kuptim! Mos lini nam, po shtojini ne pune se po te realizohet kjo sdo kete nevoje njeri te ankohet se do jene te zene duke u formuar!
Kush e ka bere ne terren sondazhin,mjere mesuesit e shkrete.Ka 40 vjet qe ushtroj zanatin e mesuesise.Doni ta shkaterroni shkollen ? Vazhdoni ne kete rruge.
Ore, nuk thoni shyqyr qe i rref dikush ata palo nxenes ? Une isha ne nje fakultet privat per nje konference dhe me dolen syte kokordhok kur pashe studentet qe nuk kishin asnje flete para per shenime po rrinin me nga dy celulare e nuk ja rrasnin fare porfesorit.
Nxenesit jane me te pafajshmit ne gjithe kete histori.
Prinderit dhe mesuesit jane te detyruar te bashkepunojne ne edukimin dhe ecurine e zhvillimit te dijeve.
Nderkohe, shkollat sot kane nevoje per mesues te afte, te kulturuar e te duruar per te kryer sa me mire punen fisnike te mesuesit.
Jo te gjithe “mesueset/it” kane dhunti e talent per te bere me pasion punen e mesuesit.
Ne plot raste munguon edhe formimi baze pedagogjik e psikologjik, plus qe ka plot gra e burra, qe kane natyra te papershtatshme per te bere punen e mesuesit, dhe bertasin per te vendosur autoritet.
Nxenesit e sotem kane mireqenie me te madhe e kushte e mundesi mesimi shume here me te mira.Nxenesit sot’ zoterojne aftesi te perdorimit te teknollogjise ne disa raste edhe me te avancuar se mesuesit e prapambetur.
Sot esht’ domosdoshmeri qe bashkepunimi Prinder-Mesues-Nxenes, i munguar gjate kesaj periudhe tranzicioni.
Mund t’Ju tregoj nje skandal qe , ne nje nga shkollat 9 vjecare te Tiranes, Drejtoria e Shkolles, ka afishuar tek dera e shkolles qe :” NDALOHET HYRJA E PRINDERVE NE AMBJENTET E SHKOLLES”, pra. ndalohet hyrja e prinderve te nxenesve qe mesojne ne ate shkolle, dhe do te vesh re se, Prinderit kane me shume besim tek mesuesit per femijet(eshnjte te tyre) se sa mesuesit te mund te bashkepunojne.
Ne te gjihta shkollat ka mesues,prinder e nxenes: te shkelqyer, te mire, te dobet, te veshtire, dhe nese punohet seriozisht qe diten e pare te shkolles, per punen selektive edukuese me nxenesit e veshtire se bashku me prinderit, psikologen e shkolles si dhe drejtuesit, do te kemi nje situate dhe atmosfere me te kendshme ne shkolle, si dhe me fyrmezuese.
Por jam kundra eksperimenteve te bera deri tani nga MASH, per gjoa projekte ekstrakurrikulare, imitacione nga europa, qe nuk ka problemet tona te zhvillimeve, per hire te hapjes jemi shpartalluar fare ne sistemin arsimor.
Mendoj dhe ndjej qe ka nevoje per shume pune edukative, dhe jo thjeshte masa ndeshkuese ndaj nxenesve, apo mesuesve duke mos harmonizuar mire funksionet emancipuese dhe civilzuese qe duhet te luaje shkolla.
po po mos na kujtoni ato koh kur zyshat grindeshin me burrin ne shtepi dhe e nxirnin te ne nxensi. kam 20 vjet qe e kam perfunduar shkollen ama po kapa na nje na ato kurvat qe na grinin ne dru kot, kam per tja shqyer shalet
Krokodilo, per 20 vjet njerezit harrojne dhe hasmin, ti s’harroke zyshen, per me teper as burrin e zyshes. Per te miren tende e ka pas krokodilo qe te mesoje dhe te ishe per se mbari.
Te shkretat zysha c’ka per ti gjet!!!!!!!!!
Ty moj Roze pse te djeg,apo mos je dhe ti zyshe,pastaj clidhje ka me hasmerine dajaku nga mesuesi.Mos harro se femija nuk e harron kurre dhunen perkundrazi,i ngelet gjithmone ne mendje.ATA QE MROJNE DHUNEN (cfare do qofte ajo)DUHEN DENUAR ME LIGJ,SEPSE DHUNA SJELLE DHUNE.
Na ka pase vu njehere nje mesues biologjie — po e permend edhe emrin e palacos megjithese nuk e di a eshte gjalle, Burhan Trashani, shkolla 7 Nentori, Shkoder (keshtu quhej atehere shkolla) — perpara tabeles te gjithe djemte e klases. Pyeste secilin kush e kishte kthyer tryezen e tij mbrapsht dhe na e kerciste ne shputa kur nuk merrte pergjigje. Disave ia perplaste koken edhe tek tabela e zeze. Kurre nuk ia harroj!
Dhuna, verbale a fizike, nuk duhet te aplikohet ne shkolla ne asnje rast. C’jane ata prinder shtaze qe e lejojne dicka te tille ndaj femijve te tyre, nuk arrij ta kuptoj!
Arjani, nuk jam zysh. Tani zyshat e dine qe me ligj denohesh dhe nuk duan te dine me. Dikur ”dhuna”per te cilen po flet ti konsiderohej e mire ne emer te disiplines jo vetem ne Albani por ne shume vende te botes. Pra nuk denoheshe nese ja shkulje veshet ose i hiqe ndonje shpull ndonje kalamani rrugac. Po zyshat qe flasin pa pushim, spjegojne pa pushim, korrigjon etj… lodhen shume, kush mendon per te drejtat e zyshave. Po per ata kalamaj qe vijne ne shkolle per te mesuar dhe keta tre kater kokrra rrugacesh nuk lene te behet mesimi normalisht.. apo fajin zyshat e kane per te gjitha?!
Edhe syshat besoj keta rrugacet si harrojne kurre dhe thone ishalla po vijne ndonjehere prape ne dore.
@roza; puna e zyshave qenka e lodhshme?! Cila pune nuk eshte? Nqs zyshave iu duket teper e ngarkuar puna e tyre atehere ta lejne ose te mos ishin ba zysha hic. Cfare muhabet kot?? “Kush mendon per “te drejtat” e zyshave se na lodhen shume duke shpjegu mesimin”?!!!!!
Disiplinimi i femijve qe prishin oren e mesimit apo kercenojne mesuesit eshte tjeter ceshtje. Ta dish qe zyshat e zyshit rrine si pula para atyre studenteve te mbrapshte; dhunen e aplikojne ndaj atyre me te buteve nga te cilet e dine se nuk i gjen gje.
Ne oren e fizkultures ne klas VII po pergjonim gocat mas deres te klases ku po zhvesheshin. Ato bertasin se e kuptun. Vjen mesuesi ka hap shpatllat edhe gjunte me grushta, normal edhe shqelmat ishin pjese e ofensives. Fillum me ik me vrap dhe ne vrapim e siper shikonim regjistrat qe fluturonin siper kokes. Te shamet gjithashtu pjese e procesit.
Mesuesi ishte pjese e komunitetit rom. (sic duket duhet ta ket bere specializimin e fizkultures ne kapje banane me kercim tre hapsh)
Nuk e kam pasur ndonjehere kete problem. Perkundrazi ne gjimnaz presori i matematikes me pyeste “Cfare note do te te ve ne provim”???
Urime nga une profesor.