Armët kimike, kërkesat e Ramës për amerikanët

23 Nëntor 2013, 19:31Sociale TEMA

Nëse ka pasur një element, në bisedimet mes qeverisë shqiptare dhe amerikanëve, për armët kimike të Sirisë, i cili është përmendur shpesh këto ditë, kjo ka qenë kërkesa e palës tonë, që në kuadrin e eliminimit të armëve kimike, Shqipëria të përfitojë pastrimin dhe neutralizimin e një liste të gjatë zonash të ndotura, në të gjithë territorin e vendit

Nga Lorenc Vangjeli*

 

Revista JAVA ka mundur të sigurojë një kopje të materialit të detajuar në gjuhën angleze, që i është dorëzuar palës amerikane. Ky material përmban një listë të frikshme zonash të ndotura, në të gjitha pjesët e vendit, në të cilat ndodhen aktualisht të depozituara, ose edhe të hedhura me kalimin e viteve, një sasi e madhe substancash të rrezikshme, kimikate, mbetje industriale helmuese, inerte, mbetje minerare etj etj. Cisterna amoniaku, magazina të harruara pesticidesh, stoqe mbetjesh minerare (ferronikel) që po helmojnë liqenin e Ohrit, qindra kilogramë cianide, mbetje fibrash asbesti, përbërje të rrezikshme merkuri apo lëndë kimike për prodhim baterish – të gjitha këto ndodhen të listuara së bashku me kostot përkatëse të eliminimit, në materialin që qeveria shqiptare i ka dorëzuar palës amerikane. Siç do të lexoni në tabelat e mëposhtme, kërkesa shqiptare ka konsistuar në pastrimin e përgjithshëm të territorit të Shqipërisë nga një stok i frikshëm substancash që kanë helmuar prej vitesh popullatën, florën dhe faunën e vendit. Nuk dihet se cili do të qe reagimi publik, nëse kjo listë, së bashku me pjesën tjetër të përfolur të negociatave për ndihma financiare dhe lobing ndërkombëtar, do të ishin bërë publike. E sigurt është, e kjo të bën të ndjehesh mirë, se paska pasur një vullnet politik për të prekur një temë të nxehtë mjedisore. Natyrisht, përkundër një sfide komplekse, siç është ajo e zbërthimit të armëve kimike. E këtu shqiptarët folën qartë, duke refuzuar kërkesën e SHBA. Por folën të painformuar për një proces bisedimesh, i cili paska vënë mbi tryezë edhe lista si kjo që po botojmë sot.

 

1. Albafilm – Tiranë

Vendndodhja: Në zonën lindore të Tiranës, tek godina e ish-Kinostudios

Sipërfaqja totale: Përafërsisht 2 hektarë

Kosto e përllogaritur për rehabilitim: 143.000,00 euro.

Problemet e identifikuara: Zona e interesit brenda në sit është e përbërë nga një grumbull i madh me mbeturina dhe materiale të braktisura. Siti përmban përpos mbetjeve të tjera, një pluhur të bardhë, që duhet të jetë fulminat merkuri, më parë i përdorur si eksploziv ose për arsye filmike.

Masat e propozuara për rehabilitim: Masat afat-shkurtra përbëhen nga kufizimi i mbetjeve dhe mbledhja e qarkullimit të ujit për të ndaluar ndonjë rrjedhje të mundshme. Masat afat-gjata do të përbënin heqjen përfundimtare të ujit dhe shkatërrimin e sitit.

 

2. Uzina e Baterive Berat

Vendndodhja: Uznovë – Berat

Sipërfaqja totale: Përafërsisht 2 hektarë

Kosto e përllogaritur për rehabilitim: 2.015.000,00 euro.

Problemet e identifikuara: Siti përbëhet nga një mekanizëm shkrirjeje, një njësi për paketimin e baterive dhe disa ndërtesa të tjera prodhimi. Analizat kimike në ujin e tokës dhe sipërfaqe sugjerojnë se cilësia e ujit në këtë zonë ka një nivel të lartë kontaminimi. Sugjerime të tjera për nivelin e kontaminimit dhe përmbajtjen e agjentëve të tjerë mund të vlerësohet plotësisht pasi të jetë bërë një studim më i detajuar i zonës.

Masat e propozuara për rehabilitim: Masat afat-shkurtra përbëhen nga shënjimi i rrezikut përsa i përket ujit të pijshëm, duke mënjanuar masat e kontaminuara dhe pirgjet e plehrave, duke bërë edhe një rrethim të zonës për të mos lejuar hyrjen në godina.

Masat afat-gjata do të konsistonin në punën me mbetjet prej tokës së kontaminuar (heqjen dhe depozitimin në një zonë të miratuar), lëvizjen dhe riciklimin e mbetjeve të baterive, shkatërrimin e ndërtesave plotësisht të mureve dhe dyshemeve si dhe ujit të tokës ku do të instalohej një sistem pompe dhe trajtimi i tij.

 

3. Miniera Përrenjas

Vendndodhja: Përrenjas

Sipërfaqja totale: 23 hektarë

Kosto e rehabilitimit 13.000.000,00 euro

Problemet e identifikuara: Siti përmban rrënojat e fabrikës së mëparshme, duke përfshirë këtu zonat e magazinimit, fabrikën e pasurimit, sitet për mbledhjen e mineraleve që do të transportoheshin më pas përmes hekurudhës, miniera vertikale dhe një sit mbetjesh. Shtëpi janë ndërtuar përreth ish-territorit të minierës, shumë afër me mbetjet e tyre dhe ndërtesës së minierës. Analizat kimike në kampionet nga mbetjet e minierës treguan se përqendrimet metalikë nuk i tejkalojnë kriteret e mbeturinave për të qenë mbeturina jo të rrezikshme, gjithsesi fibra asbesti u gjetën në këto kampione. Sugjerime të tjera për nivelin e kontaminimit dhe përmbajtjen e agjentëve të tjerë mund të vlerësohet plotësisht pasi të jetë bërë një studim më i detajuar i zonës.

Masat e propozuara për rehabilitim: Masat afat-shkurtra përbëhen nga riaktivizimi i sistemit të tharjes së ujit, shënjimit të zonave me rrezik të konsumimit të ujit, kufizimi dhe mbyllja e zonave më mbetje nga miniera, shënjimi dhe mbyllja e zonave të ndërtesave për të mos lejuar hyrjen.

Masat afat-gjata parashikojnë heqjen dhe depozitimin e mbetjeve nga miniera në dy site, të rrezikshme dhe jo të rrezikshme, shkatërrimi i ndërtesave pas heqjes së makinerive dhe mbeturinave dhe riaktivizimin i sistemit të tharjes së ujit për të trajtuar tokën.

Kosto e përllogaritur për rehabilitim: 13.000.000, 00 me një kosto shtesë vjetore prej 80.000 Euro

 

4. Ndërtesa-Miniera Bitinckë

Vendndodhja: Në afërsi të qytetit të Korçës, në jug të fshatit Bitinckë

Sipërfaqja totale: 2.5 hektarë

Kosto e rehabilitimit: 5.460.000,00 euro

Problemet e identifikuara: Ndërtesat e minierës në Bitinckë, që janë të ndara prej zonës kryesore të punës, janë përdorur në të shkuarën si magazina për pajisjet mekanike të minierave, për qëllime administrative dhe si dhoma ndërrimi ndërsa tani janë të braktisura dhe në gjendje shkatërrimi. Në këtë zonë ka edhe një sasi të konsiderueshme grumbuj mbetjesh të minierës prej kohës së punimeve të saj që janë cilësuar të rrezikshme dhe burimi potencial i kontaminimit, që transferohet në formën e grimcave në ujin e rrjedhshëm dhe si pluhur në zonën përreth vetë sitit, rrjedhave të ujit dhe tokave të kultivuara.

Masat e propozuara për rehabilitim: Masat afat-shkurtra konsistojnë në shënjimin e zonave të rrezikshme që vjen prej matricave të kontaminuara (tokë/ujë) dhe kufizimin e hyrjes në të gjitha zonat e tjera të dyshuara si të kontaminuara, rreshtimin e mbetjeve të minierës dhe ndalimin e ujit të rrjedhshëm për të evituar rrjedhjen e tij.

Masat afat-gjata konsistojnë në mbledhjen dhe heqjen e mbetjeve të minierave në një zonë të miratuar për mbetjet e parrezikshme, shkatërrimi i sitit dhe ndërtesave të tij pas largimit të plotë të mbeturinave.

Kosto e përllogaritur për rehabilitim: 5.460.000,00 Euro me një kosto shtesë vjetore prej 25.000 Euro.

 

5. Siti i fabrikës së Dajtit

Vendndodhja: Tiranë, tek Dajti Sh.A, ish-fabrika e metaleve pas tregut të madh tek Medreseja.

Sipërfaqja totale: Më pak se 10m2

Kosto e përllogaritur për rehabilitim: 52.000,00 euro.

Problemet e identifikuara: Në pjesën e pasme të dyqanit, është një dhomë e mbyllur, që përmban 750 kg cianide të përziera nga përdorimi i mëparshëm i sitit si një fabrikë metalurgjike. Kjo zonë e mbyllur ka qenë ambienti i magazinimit të masës për vite me radhë. Përmbajtja kimike, e vendosur në kontejnerë, nuk është e lëvizshme pasi ato janë në gjendje të ngurtë si kripëra kimike cianidi.

Masat e propozuara për rehabilitim: Masat afat-shkurtra të reduktimit të rrezikut konsistojnë në mbylljen e sigurt të dhomës së magazinimit dhe shënjimin e saj si zonë e ndaluar. Masat afat-gjata konsistojnë në mbylljen dhe depozitimin e kimikateve dhe heqjen e dyshemesë dhe suvatimit të mureve nga brenda magazinës për të reduktuar rrezikun e rrezatimit.

 

6. Vend-depozitimi i Mineralit, Guri i Kuq

Vendndodhja: Fshati Guri i Kuq, në bregun e liqenit të Ohrit

Sipërfaqja totale: 3 hektarë

Kosto e rehabilitimit 2.275.000, 00 euro

Problemet e identifikuara: Siti përbëhet nga një rezervuar i madh me digë që shërben për magazinim përfundimtar të mbetjeve minerare. Nivel i lartë i mbetjeve të hekur- nikelit dhe depo mbeturinash janë prezente në bregun e liqenit të Ohrit, një sit i cilësuar si trashëgimi botëror nga UNESCO. Është raportuar se ujërat e sipërfaqes dhe ekosistemi i këtij liqeni kanë pasur impakt nga mbetjet minerare. Analizat kimike të ujërave nëntokësore kanë treguar se vetëm niveli i hekurit kalon nivelin e lejuar të pranisë së metaleve, ndërsa nivelet e metaleve në ujërat në sipërfaqe janë raportuar si të pranueshëm.

Masat e propozuara për rehabilitim: Masat afat-shkurtra konsistojnë në shënjimin e rrezikut që vjen nga konsumimi i ujit dhe instalimi i një sistemi grumbullues për ujërat në sipërfaqe për të minimizuar transportimin e grimcave drejt liqenit.

Masat afat-gjata konsistojnë në heqjen dhe depozitimin e mbetjeve minerare të sitit në një zonë të miratuar për mbetjet jo të rrezikshme, së bashku me rrënojat prej shkatërrimit të digës.

Kosto e përllogaritur për rehabilitim: 2.275.000, 00 Euro me një kosto shtesë vjetore prej 25.000 Euro.

 

7. Uzina e Ferrokromit, Elbasan

Vendndodhja: Elbasan

Sipërfaqja totale: 11 hektarë

Kosto e rehabilitimit 38.350.000,00 euro

Problemet e identifikuara: Siti i ferro-kromit në Elbasan është në punë që prej vitit 1986 duke përdorur boksit në proceset e saj teknologjike. Mbetjet prej procesit të prodhimit janë depozituar për vite me radhë në zonat përreth sitit. Analizat kimike të ujërave nëntokësorë dhe atyre sipërfaqësorë respektivisht kanë treguar se niveli i të parit nuk është shumë i lartë përsa i përket kontaminimit ndërsa tek i dyti niveli i kontaminimit është i lartë. Masat e propozuara për rehabilitim: Masat afat-shkurtra të zbutjes së rrezikut konsistojnë në shënjimin e rrezikut prej konsumimit të ujit, vlerësimin edhe në heqjen e lejeve të punës, rrethimin dhe riorganizimin e mbetjeve industriale kimike.

Masat afat-gjata konsistojnë në instalimin e një sistemi mbulues për të reduktuar impaktin afat-gjatë të mbetjeve të grumbulluara në sit qoftë në nivel njerëzor dhe atë ambientalist.

Kosto e përllogaritur për rehabilitim: 38.350.000,00 Euro me një kosto shtesë vjetore prej 25.000 Euro.

 

8. Mbetjet e pesticideve në Rrëshen

Vendndodhja: Veri-Lindje të Rrëshenit, rreth 1 km larg tij

Sipërfaqja totale: Përafërsisht 0.2 hektarë

Kosto e përllogaritur për rehabilitim: 500.000,00 euro me një kosto shtesë vjetore prej 70.000 euro.

Problemet e identifikuara: Siti është i përbërë prej një magazine bosh të mbetjeve, një ish magazinë e pesticideve kur ferma ishte në pronësi të shtetit së bashku me një gropë të madhe në tokë, me një sipërfaqe përreth 100 metra katrorë, vendiu ku pesticidet hidheshin.

Toka iu dha një personi i cili vdiq prej një shpërthimi që ndodhi gjatë hedhjes së pesticideve të magazinuara në depo në gropë. Në prill të vitit 2008 autoritetet vendase kërkuan që gropa të mbushej. Mes pesticideve të groposura raportohet të ketë permanganat kaliumi, që mendohet të ketë qënë shkaku i shpërthimit. Analizat kimike në ujërat nëntokësorë dhe ato sipërfaqësorë treguan se vetëm ujërat nëntokësorë janë prekur ndjeshëm.

Masat e propozuara për rehabilitim: Masat afat-shkurtra konsistojnë në shënjimin e rrezikut prej konsumimit të ujit, vlerësimin me autoritetet lokale nëse është e nevojshme të hiqet leja e ujësjellësit, rregullimi i çatisë së magazinës dhe rrethimi i zonës për të evituar hyrjen. Masat afat-gjatga konsistoj në heqjen e pesticideve dhe mbetjeve potencialisht të kontaminuara prej sitit, shkatërrimin e magazinës dhe grumbullimin përkatës të mbetjeve sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë dhe BE. Në vijim, një sistem pompimi dhe trajtimi i ujit për të përmirësuar cilësinë e ujërave nëntokësorë dhe një monitorim i të gjithë procesit do të ishin të nevojshëm.

 

9. Kombinat i Tekstilit, Berat

Vendndodhja: Në hyrje të qytetit, verilindje

Sipërfaqja totale: Përafërsisht 0.6 hektarë

Kosto e përllogaritur për rehabilitim: 195.000,00 euro.

Problemet e identifikuara: Pas ndalimit të punës në sit, shumë mbetje kimike janë lënë aty, përfshirë këtu edhe cisterna amoniaku në sasi të papërcaktuar së bashku me kimikate të tjera dhe depozitime të tjera me natyrë të panjohur. Cisternat janë shumë të vjetra dhe nuk janë hapur më pas mbylljes së fabrikës. Është raportuar edhe prania e fibrave të asbestit (por nuk ka patur ndonjë informacion më shumë). Për momentin nuk mund të thuhet me saktësi se ka apo jo material të tillë pasi analizat e zhvilluara për këtë qëllim nuk treguan praninë e fibrave.

Masat e propozuara për rehabilitim: Masat afat-shkurtra konsistojnë në shënjimin e rrezikut prej konsumimit të ujit, vlerësimin e heqjes së çdo leje për shfrytëzimin e ujit, rrethimin e zonës me mbetjet kimike dhe rrethimin e të gjitha ndërtesave për të evituar hyrjen e njerëzve të paautorizuar. Masat afat-gjata konsistojnë në heqjen e mbeturinave, së bashku me shkatërrimin e sitit dhe mureve dhe dyshemesë së ndërtesës për të evituar kontaminimin e mëtejshëm.

*Revista JAVA

32 komente në “Armët kimike, kërkesat e Ramës për amerikanët”

  1. Marko Boçari says:

    Lumi yne paska qen kosova,dhe ate lume ne e kaluam dhe me ndihmen e kujt ate e dime.Tani sne mbetet tjeter veç te themi te dhjefsha kalin se u bem te ”medhenj”, ”te forte”,dhe mbi te gjitha kemi aleat te tjere madje madje ”strategjik” po te doni ju,qe na ndihmojne pa na kerkuar asgje,………..vetem te ulim breket

    1. fadil sallufi says:

      Genjeshter. Nuk i ka kerkuar pala shqiptare keto. I ka ofruar pala amerikane pasi ka studiuar qe ne dokumentat e pastrimit te 2006-s ne QafeMolle ekzistonte edhe nje liste e tille. Amerikanet kane ofruar jo vetem kete pastrim por nje ndihme te pergjithshme politike dhe financiare, te cilen Rama e mohon tani sepse cdo pohim i saj, do kthente rrebeshin e pakenaqesise nga ambjentalistet te vete Rama

      1. Goni says:

        Po ti fadil ke qene me amerikanet kur u be marrveshja???
        Po e refuzoj pra se nje tufe me injorant te nxitur nga nje tuf me plera dizinformuse e nxorrem popullin ne shesh e nuk ishte me me zgjedhje kjo

  2. Vjosa Morina says:

    Keto qe shkruajne jane kori i kukuvajkave qe mbjellin vdekje. Pse kaq servile keto njerez ne dem te kombit tyre. A e pata varrimin e Sokol Olldashit sa madheshtor qe ishte. Kjo vetem per faktin se ai ishte vetvetja. Ai kishte krijuar nje profil.Por vemjet nuk krijojne profil.Ato dalin ne pranvere,demtojne klorofilin qe na jep oksigjen dhe me pas zhduken.Ende nuk moret mesim as nga protestat e nentorit dyte.Ngelet tere jeten servile dhe vemje, ndoshta per nje vize amerikane, apo ndonje projekt te kesaj ambasade. Se sa per t’u vene ne pushtet amerikaneve nuk u ka shkrepur ne Shqiperi.Prisni edhe dy vjet, ndoshta edhe me pas s’a te ike Barak Obama per te miren e Amerikes dhe mbare Botes.

    1. askushi says:

      Cfar po thua o PD-ist, pse Obama eshte armiku amerikes. Zoti te te ruajt, se nuk pyet fare ti.
      Edhe nje gje tjeter po vdiqe ne lufte per vendin, e meriton varrimin si hero, perndryshe ? ?

    2. fl says:

      C’thoni more te rrjedhur histerike. Pse o lolo te tredhur nuk e dime ne kush ishte Sokol Olldashi? Doni te na e beni hero, nje legen, cdo funderrine politkan qe zhduket nga faqja e dheut pasi ka vjedhur dhe ka vrare me banda?

      Ai varrim ishte turpi i radhes i ketij populli dhe pjese e histerise kolektive qe filloi me protestat anti-amerikane.

      Ju fondamentalistet e rrjedhur keni vetem nje qellim, te largoni SHBA e te sillni ndnje ajatollah.

      1. Varrimi ishte plotesisht i tipt te kohes se PPSH, nje ceremoni e denje per Byron Politike, qe na turperon dhe na largon jashtezakonisht shume nga Perendimi, por i ben qejfin shume Serbise e Rusise qe tashme jane mjafte te kenaqur pas jo_se qe i dhame Amerikes para disa ditesh me turma injorantesh, PD_istesh dhe Serbofilesh me rikthimin e Shqiperise perseri drejte Lindjes SLLAVE.
        Turp dhe Mallkim njekohesisht o Shqipetar kudo ku ndodheni.

      2. nentori says:

        plotesisht dakord me tu fl

    3. nardi says:

      ti je prapa bote… jo komunist po feudalkomunist.
      ne vit rreth 6000 veta semuren nga kanceri ne shqiperi
      thirri mendjes debil e lere olldashin se para se te ngiste makinen duhet te kishte marre me pare patenten. Me ate tip benzi veshtire te gjesh vdekjen vetem po te ishe pyke ne timon.

    4. Fatmir says:

      per vjosa morinen ” I DHJERE DHE KRENAR ” !!!!!!!

  3. xhaxhai says:

    Le ta shofi POPULLI se ne cfare KATASTROFE e ka lene Shqiperine KRIMINELI sali berisha tere keto vite,qe na mburrej e mburet me “aritjet” e qeverise me te korruptuar te ketyre 100Vite shtet Shqiptar.Ky bastart jo vetem qe do ti kishte sjellur pa pyetur Popullin,por edhe sikur te guxonte dikush OJQ te kundershtonte do te ekzekutoheshin qe ne hapat e pare.Ndersa duke qene ne opozite kujtoi se do ta shfrytezonte per te ardhur ne pushtet duke ndersyer popullin nepermjet fijeve te tije te dyshimta qe te kundershtonte vendimin e K/ministrit Rama per shkaterrimin e ketyre armeve.Perse nuk del e te kundershtoje tani Europa te ndaloje Sllovakine per futjen e ketyre helmeve ne teritorin e saj? a nuk eshte dhe Sllovakia pjese e Europes?Ndersa per ardhjen e tyre ne Shqiperi u merakosen se do te helmohej Europa.

  4. Treviso says:

    Shqiperia eshte me e kontaminume se Napoli. Kjo nuk ka ardhur vetem ne 23vitet e tranzicionit por dhe ne regjimin post-komunist. Gabimi i qeverise se re qe, mos marrja e masave per te njohur popullin me problemin shum te madh qe ka vite qe e kanos. Kjo marrveshje u be shume e gabuar.Nuk e pregatiti terenin para marrveshjes por e beri duke lene shume dyshime. Kjo marveshje qe desh te ndermerrej, me shume demtoi imazhin e vendit se sa tregoi gadishmerine e qeverise per te kontribuar me interes reciprok. Shpresojme qe te mos ndodhin me gabime te ketije lloi, pa pregatitur popullin per problemet qe e kanosin.

    1. @Treviso says:

      Treviso kur nuk di shume se cfare armesh te rrezikshme kimike ishin ato te Sirise, me mire mos fol. Por, me sa duket banon ne Treviso, dhe flet si emigrant jashte Shqiperise,qe nuk te behet shume vone per shqiptaret e Shqiperise. Nuk kane nevoje shqiptaret e Shqiperise per fjalet e tua. Po te kerkojne te t’i sjellin armet kimike ne Treviso per t’i shkaterruar aty, atehere te te shohim si do flasesh ti dhe do degjojme vendasit se cfare protestash do te bejne kunder tyre.

      Pse nuk i merr SHBA ne territrin e vet? …sepse Amerika nuk i shkaterron dot as armet e saj kimike prej me shume se sa 30 vjet, sepse e di qe problemet gjate shkaterrimit te tyre sjellin vdekjen e femijeve dhe te familjeve amerikane.

  5. BBB says:

    O shkou Vangjeli…Keto qe gjendet n Shqiperi nu jane mbetje kimike armesh por mbejte tekonollogjike. Duke qene se ske inustri tash 23 vjet, te kane mbetur mbetjet tekonolligke te Enverit.

  6. fatmir mehmeti says:

    vjosa, une dua nje shqiperi, pak me te mir, pak me te paster, pak me te perparuar. ne duhet te perfitojme nga ndonje rast si ky i fundit, per te permirsuar shqiperine. perndryshe ne do ngelemi vetem nje kenete, nje vend i vdekur i prapambetur keshtu sic jemi. ju qe jeni kunder eleminimit te armeve kimike, duhet te ofroni nje alternativ tjeter. psh cdokush nga ju te marre ne shtepi pak nga helmet qe ndodhen kudo te perhapura ne shqiperi. askush nga ju mos te ece me makine, por vetem me biciklete. cdo njeri nga ju te mbjelle 10 rrenje peme ne muaj. cdonjeri nga ju te punoje nje dy dite ne jave gratis per te pastruar plehrat. cdo njeri nga ju ti fale bashkise 10000 euro ne vit per te mirmbajtur kanalizimet e ujrave te bardha dhe te zeza, qe mos ti lajme pjatat me ujra me fekale. une vete nuk jam i zoti me i bo keto sakrifica. prandaj jam i gatshem per me pranu shkaterrimin e armeve kimike, sepse me keq sesa jemi nuk mund te behemi. dhe rruga per tu permirsuar eshte shum shum shum e gjate. tani qe ky rast iku ti do vazhdosh te jetosh ne kete hale. kjo sipas teje eshte zgjidhja??????? ….. kjo nuk eshte aspak ceshtje servilizmi, kjo eshte ceshtje botkuptimi. une them qe nuk dua me te jetoj ne hale, dhe ti thua une dua te vazhdoj te jetoj ne hale, se po ta hap deren e hales, hyn ndonje fill ajri dhe me prish modelin e flokeve.

  7. Fanolist says:

    Per Lorenc Vangjelin kam disa vleresime pozitive ; por do te kishte bere gje te mire te mos ishte marr me kete teme, me kete artikull.
    OOOO Lorenc c’far i the lexuesit me kete artikull?
    Te lutem shume ty dhe shume te tjereve ; mos u merrni e mos shkruani per
    gjera qe nuk jeni specialist, nuk jeni te bindur per ate qe shkruani,
    Kontribuoni per ato probleme qe jeni te sigurte se ndihmoni kete vend .
    PROBLEMI I MADH i dislokimit te LHL Siriane u mbyll si u mbyll ; por periudha pos pergjigjes , po tregon nulititetin tone katundariteks te pa falshem per tere shqiptaret.
    Shqipetar : clirohuni nga vehtja duajeni vehten dhe te ardhmen tuaj.
    OOOO Meroooooo kujdes po humbet lartesi ! .

  8. He more kodosha islamo/ateista vazhdoni e bani punen e sllavit,TURP para botes.Hedhni poshte nderat e perendimit,mosmirnjohsa,e cka na mbeti tjeter pervec morrave e horrave?O Zot mos i fal se dine cka bajne!

  9. Fatmir says:

    hej BBB,si mbetje kimike,si mbetje teknologjike njesoj shkon per LESH !!!!!

    1. BBB says:

      Mbetje teknollogjike do kesh nqs do kesh idustri. Per tei perpunuar ato duhet industri perkats…

  10. Thika says:

    Ky shkrim shpreh opinionin e nje utilitariani. Eshte e llogjikshme te sakrifikosh dicka per nje te mire te pergjithshme. Po le te peshojme “humbjet” dhe “fitimet”.

    Nese fitimet arrinin vleren monetare prej rreth 100 milion eurove (te konvertuara ne toke te rehabilituar); kush do ishte humbja?

    Humbja llogaritet ne baze te deshtimit te operacionit te demontimit. Cfare pasojash mund te kishte cmontimi i armeve te shkaterrimit ne mase?

    1. A ekziston mundesia se mund te perseritej nje Gerdec i dyte?

    2. Nese ambasadori Arvizu e perllogarit riskun te shkalles 0.1%, ne baze te kujt parametrave behet kjo lloj llogarie?

    3. Nese Gerdeci, Nafta ne Patos, Kurumi ne Elbasan, Kromi ne Bulqize jane abuzuar prej firmave private te huaja, sa garanci do kishim ne qe edhe kontraktoret private nuk do abuzonin edhe me kete mision?

    4. Nese do kishte aksident njerezor/natyror a do ja vlente qe armet e shkaterrimit ne mase te vinin jeten e qytetareve shqiptar ne rrezik?

    Edhe utilitariani me i madh ne bote, nuk besoj se do krahasonte jeten e njerezve me ato te vleres monetare.

    __________________________________________________________________

    Mgjth, si zgjidhje per keto lloj problemesh duhen marre masa qe kontaminimi mos perhapet. Nje rruge eshte qe territori ku keto mbetje ndodhen te rrethohet prej shufrave metali te ngulura thelle ne toke poshte nivelit te ujit qe gjendet nentoke ne menyre qe mos qarkullojne me ujin. (google: vertical impermeable barrier). Keto barriera jane te llojeve te ndryshme, ka dhe dhe nga ato te cilat e akumulojne ujin e ndotur dhe mbledhin me membrana kontaminantet. E rendesishme eshte qe pesticidet mos deportojne ne uje. Nese rrezja e ujit te kontaminuar arrin deri tek puset e shtepive atehere, Shendetesia duhet te maare masa qe te bej publike se asnje prej banoreve nuk duhet perdor ate lloj uji.

    Ato vende qe jane mbushur me mbetje te vazhdojne te luajne rolin e landfillit, ashtu sic eshte cdo landfill tjeter. Por te kontrollohen duke vene barriera rreth perimetrit ku ato ndodhen.

    Ne pergjithesi gati gjithe territoret e permendura me lart kane pasur industri te rende ne to. Pyetja shtrohet:

    Uzina e Prrenjasit, Ferrokromi Elbasan, Kombinati Tekstil Berat, Guri i Kuq keto do te ndyshojne destinacion qe do te rigjenerohen?

    Pra, do te kthehen ne zona banimi? Nese ato do te kthehen ne zona banimi atehere nje rehabilitim i tokes do te ishte i domozdoshem, por prej aktivitetev qe akoma vazhdojne te behen kam vene re se ato zona vazhdojne te luajne rolin qe kane pasur perpara.

    Nuk ja vlen te rehabilitosh nje zone industriale, e cila edhe ne te ardhem ka per te qene e atille.

    Po parandlim per perhapje kontaminimi duhet marre, por te rehabilitosh gjithe siperfaqen kur ne te njejten do ta “infektosh” perseri nuk eshte aspak praktike.

  11. JAK says:

    Armet kimike vdekjeprurese te Sirise nuk jane aspak te krahasueshme me mbetjet qe gjenden ne Shqiperi. Artikulli duhej te thoshte kete te vertete te madhe.

    Amerika do i kishte marre me kohe ne territorin e vet per t’i shkaterruar armet kimike te Sirise, sepse ka toka te lira me shumice, por nuk do te fute ne Amerike armet kimike shume te rrezikshme te Sirise, sepse deshtimet nga shkaterrimi i tyre u sjellin KANCER dhe VDEKJE.

    Amerikanet po dorezojne cdo dite e me shume nenshtesine Amerikane, pra po dorezojne pashaportat Amerikane. Si pasoje, deficiti i SHBA po rritet cdo dite e me shume.

  12. NIKO says:

    pirdh o Lorenc pirdh….Une e du Ed Ramen se eshte qytetar e kam shprese ke qytetaria e tij (aq sa kam..pak ,por skisha aspak )por sa per kete rradhe e dhjeu e me qe ti e do fort thuaj se e dhjeve e mos ja fut prap kot,jo te na thuash keshtu e ashtu…Ai qe te do ose ta thote ne sy kur gabon ose ne rastin me te keq e mbyll gojen e pret qe te beje te mira e pastaj qe te thote”””” e shihni ,ska njeri qe s’gabon,por ama ky di te beje dhe pune te mira”””””keshtu qe mos fol o lorenc se e dhjet fare ….

  13. david 1955 says:

    kur qielli eshte i paster,asnjeri nuk trembet nga vetetimat.n.q,se k/ministri kish nje plan kaq pozitiv per vendin dhe popullin duhej te informonte popullin qe te bindej per te mirat qe kish ky veprim z.vaxheli. cdo ge qe lihet ne terr dhe fshehtesi vetem qellim te paster nuk ka. prandaj o z.vaxheli do te lutem qe kur te shkruani si militant ve nje shenim ne shkrimin tuaj,

  14. Zef Kallami says:

    Z.Rama!
    Keto kerkesa duhesh ba te ditun popullit para se te ngrihet ne protesta.Sot do ishim vertet drejt nji rruge te sigurt me shume perspektive te vete te ardhmes se popullit.
    Megjithesa u rrezultoi,Zoti e bafte mire.
    Fundi dalt hejer.

  15. Dom Gert Gjoni ose realisti ose johnny walker ose mesh(igje)tar ose kaurri ose Reynald de chatillon ose qafiri says:

    http://finance.yahoo.com/news/faced-protests-albania-seeks-rewards-162300208.html?bcmt=comments-postbox

    Sa rrena po thohet mbas JO mâ me kuptim te ktyne 100 vjeteve te fundit te jetes se shtetit te lodhun shqyptar! Po kryemashtruesi “ine” ka kerkue SHPERBLIM per pranumin e helmeve, qi don me thane se ka kene gati me i marre ne SHKEMBIM te pareve, pra ai me u pasunue e nji pjese e popullit me vejt pasojat e pazarit kimik te ktij bojaxhiu te dalun boje?

  16. analiza says:

    edhe Lorenc Vangjeli e disa te tjere mund te konsiderohen mbetje kimike per keto ide me te cilat perpiqen te helmatisin opinionin publik per te justifikuar paaftesine e Rames ne trajtimin e kesaj ceshtjeje.

  17. Realiteti says:

    Nje mori e tere argumentash pro dhe kunder eshte thene per kete teme.

    Po si nuk tha dikush qe thenia PO ketij projekti famekeq behet nje rast precedent qe Shqiperia te kthehet ne nje depo perseri ne te ardhmen, sa here qe t’ju nevojitet shteteve te tjera, qe fatkeqesisht na kane copetuar, abuzuar e tallur pa fund qe pas kohes se Skenderbeut! Gropat ekonomike te vendit nuk mbyllen duke shitur pjese te jetes se popullit, por duke filluar te drejtosh vendin.

    Sa drite shkurter qe jeni o njerez! Nje shtet qe mbledh taksat sa i cakton ai vete, dhe i perdor pa i vjedhur, dhe jo sic kane bere gjithe politikanet qe kane drejtuar keto 20+ vjet te fundit, pervec gjobave te renda qe e kane hobby te tere, qe nga dheniet e lejeve per ndertim deri tek tenderat e lloj lloj kategorive, kane mjaftueshem fonde per t’u marre me sfidat me prioritare. Te gjithe politikanet tane i kane perlyer duart e kembet bashke, kush me shume e kush me pak.

    Shqiperise i duhen stratege politiko-ekonomike me principe te pakompromentueshme per vendin dhe popullin.

    Ndersa fara e PD eshte si puna e ketyre mbetjeve ne vend qe duhet te qerohen per shkak te kontaminimit te tmerrshem qe i kane bere shoqerise shqiptare ne cdo pikepamje, perfshi edhe ne planin social ku drogat, kurverite, parazitizmi, etj etj, u institucionalizuan ne menyre ‘de facto’, duhet uruar e shpresuar qe vendime kyce per vendin nuk behen ne menyre impulsive dhe shkel e shko si dikur ‘pikturimi’ i pallateve ne Tirane qe shprehnin assosacionet e lira te ish-krybashkiakut dhe jo modele bashkekohore arkitekturore.

    Qendroni te mireinformuar dhe mos heshtni ne pergjigjet tuaja sepse ky do te jete presioni me i shendetshem ndaj politikaneve shqiptare qe kujtojne se kane lindur me karrigen e drejtuesit te menderja. Populli t’a jep voten, dhe populli t’a merr. Sa per jeten, ata qe mendojne se jane me lart se jeta vete, i bejne hesapet pa hanxhine, se te gjithe jemi njerezore ne kete rruzull.

  18. dritani says:

    Nja 65 milione dollare…
    2 fishin e ketyre i ka bere Luli me Rrugen e Kombit.
    Mos ka ardh koha me e mbyll ket muhabetin e Sirise se na çate…

  19. Treviso says:

    Pergjigje
    Nuk kam qene dhe nuk jam dakort jo vetem per armet kimike por dhe per plehrat e europes qe te vijne ne Shqiperi. Ne çdo artikull qe eshte folur per plehrat e iportuara, une kam qene gjithmone ne kundershtim. Per importin e plehrave qe donte te binte mafja Italiane une e kam kundershtur vazhdimisht duke ju referuar dhe shkrimeve te gazetarit me te madh, zotit Roberto Saviano. Ai ka folur dhe ka shkruajtur shume per plehrat qe vinin ne Shqiperi, jo plehra por mbetje toksike dhe radioaktive qe qeveria e saliBerishes i merrte gjoja per plehra normale Sa miljard euro kane qarkulluar ne Shqiperi per te pranuar keto mbetje.
    Kerkojani ish kryeministrit sali kriminelit se ku i ka çuar keto miljarda.
    Neshkrimin e mesiperm e sqaroj mire per mbetjet qe gjenden ne te gjithe Shqiperine dhe po te vinin dhe armet kimike te sirise,vendi me te vertete do tu quante nje kosh plehrash. Mjafton te interesoheni se si eshte kthyer Varshava ne kosh plehrash toksike nga mafja italjane. Deri ne vitin 1993 e di shume mire se sa kimikate shume te rrezikshme kane hyre ne Shqiperi dhe nuk i ktheje dot se nuk te binin mallin e nevojshem qe e prisnin fabrikat dhe kombinatet ku puntoret ishin pa pune. Cdo parti malli qe vinte nga jasht te fusnin 2-3 fuçi kimikate shume te rrezikshme. I beje rreklamimin firmes. Firma te kthente pergjigjen: Kan ardhur gabim. Per ta kthyer mallin andej nga kish ardhur mungonin fondet dhe transporti. Ato mbetje + mbetjet qe ikan futur per interesa personale gjate tranzicionit. Qeveria shqiptare eshte e pafuqishme per ti pastruar keto plehra. As Bashkimi Europian nuk gjene aq fonde sa i nevoiten shqiperise per te shkaterruar keto plehra.

  20. bregdeti says:

    analiza,
    komenti yt eshte vertete sinteza e keti problemi…

  21. fredi guri says:

    ju te gjith qe I doni kto kimiket pse nuk shkoni te jeoni te keneta durresit osene vene te tjera me te helmume qe ju i dini me mir se ju kelyshet e enverit I dini mir se ku jane keto kimiet ne SHQIPNI se ju I keni sjell se do luftoshit ameriken dhe gjith boten tani u lodhet duke I lepi buthen amerikes per te bo lek pamvaresit se sa SHQIPTAR helmohen e sa vdesin shifni sa kancer ka ne keneten e durrsit por ju sju ben pershtypje se jeni serb e grek ashtu sic vrisnit kasoveret ne kohen e luftes

  22. A LESHI says:

    Me nje opozit anti shqipetare.Z.Rames simbeti tjeter rruge dalje,Po ti thoshte Po-pro,pozita me talebanet e vete do kihine provokua nje lufte qytetare-“Vlla vlla vraeje”.z.Rama per ti shpetua nje lufte civele u detyrua eti thote armeve kimike “JO”!!:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje