VIDEO/ Moti i keq përfshin të gjithë vendin. Java tjetër sjell dëborën

23 Nëntor 2013, 19:00Sociale TEMA

Moti i keq me reshje shiu, herë- herë shtrëngata, ka përfshirë gjithë vendin, ndërkohë që ka shkaktuar probleme në portin e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës.

Disa rrugë të qytetit të Durrësit u mbuluan nga uji duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe kalimtarëve. Por fatmirësisht njoftohet se hidrovori i qytetit është në gjendje pune.

Moti i keq me erëra të forta deri në 60 km në orë solli probleme me energjinë dhe bllokim të trafikut detar.

Kapitaneria e portit më të madh në vend ndaloi lundrimin e peshkarexhave dhe anijeve të vogla, ndërsa tragetet nuk paraqesin probleme në imbarkim.

Sipas kapitanerisë, moti i keq do të qëndrojë në jug edhe për 48 orët në vazhdim.

Ndërkohë policia e qarkullimit rrugor rekomandon për të gjithë shoferët që në rrugët nacionale të bëhet kujdes se ka erë të fortë shira të dendur lagështirë në rruge dhe mjegull.

Edhe në Sarandë për shkak të motit të keq, kapitaneria e Portit jugor bregdetar njofton se nuk është lejuar lundrimi i tragetit të parë që niset nga porti i Korfuzit, në drejtim të Sarandës.

Në juglindje, vazhdojnë reshjet e shiut ndërsa temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të ulen.

Meteorologët parashikojnë se reshjet e shiut do të shoqërojnë fundjavën. Por përveç çadrës në çantë, duhen marrë masat për të ndryshuar edhe veshjen, pasi sipas parashikimeve pritet që të ulen ndjeshëm temperaturat.

Meteorologët e Shërbimit Ushtarak paralajmërojnë zbritje të temperaturave në minus, si dhe fillimin e reshjeve të para dëborës në ditët e para të javës që vjen./ep

2 komente në “VIDEO/ Moti i keq përfshin të gjithë vendin. Java tjetër sjell dëborën”

  1. BBB says:

    Njoftim
    Meqene se javen e ardhsme do te jete mot shume i keq, me debore dhe shi, qAFA shoqata “ZAGARI DHE GJUETARI“`NJOFTON POLITIKANET E PDSE QE JANE KUNDER DYSHES SALI BASHA DHE LULEZIM BERISHA se;

    1. NDALOHET LEVIZJA ME MAKINE SIDOMOS NATEN NEPER QAFA DHE KODRA
    2. NDALOHET IKJA PER GJAH JASHTE QYTETI
    3. NDALOHET PLANIFIMKI I EMISIONVE POLITIKE PASI MUND TE HAni DRU PRAPa KOKE
    4. NDALOHET IKJA NEPER HOTELE DHE MOTELE ME DASHNORE APO SEKRETARE
    5. NDALOHET TE PERDORNI CELULUAR SIDOMS NEPER GREMINA
    6. NDALOHET TE MBANI PARA ME VEHTE, BILE AS DOKUMENTE SE JU GJEN PARTIA QE JU NJEF NE SURRAT
    7. NDALOHET TE VDISNI PA DITUR GJE PARTIA

    SHOQATA `ZAGARI DHE GJUETARI“
    QAFE KERRABE 23.11.2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje