VIDEO/ Qeveria siguron 62 mln euro për ujësjellësin e Durrësit. Idlir Peçi bëhet zv/ ministër i Drejtësisë

22 Nëntor 2013, 19:05Sociale TEMA

Qeveria, e mbledhur në orët e pasdites, miratoi disa vendime, më kryesori ai për sigurimin e një huaje prej 62.5 milionë euro për ujësjellësin dhe kanalizimet në Durrës.

“Projekti i Investimit në Sektorin e Ujit, që sipas kësaj marrëveshjeje do të financohet tërësisht nga Banka Botërore (IBRD), nëpërmjet një huaje në vlerën 62.500.000 Euro, ka si objektiv përmirësimin e cilësisë së shërbimit në fushën e ujësjellësit dhe kanalizimeve të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime Durrës (NUKD),” thuhet në njoftimin e qeverisë.

Po ashtu qeveria miratoi marrëveshjen e grantit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në lidhje me grantet e investimit nga llogaria EU/IPA 2011 dhe llogaria EU/IPA 2010, për projektin e rrugëve rajonale dhe lokale.

“Projekti i rrugëve rajonale dhe lokale synon rindërtimin e rreth 500 km rrugë rajonale dhe lokale dhe është pjesë e një programi të gjerë që ka ndërmarrë qeveria e Republikës së Shqipërisë me qëllim financimin e rehabilitimit të 1000– 1500 km rrugë rajonale dhe lokale,” vijon njoftimi.

Por ashtu qeveria mori vendim për emërimin në detyrë të Idlir Peçit si zëvendësministër i Drejtësisë./ep

3 komente në “VIDEO/ Qeveria siguron 62 mln euro për ujësjellësin e Durrësit. Idlir Peçi bëhet zv/ ministër i Drejtësisë”

  1. redi says:

    Urime qeverise, ky eshte lajm i mire. Ekonomia eshte thembra e Akilit e shoqerise shqiptare.

  2. luli says:

    ato leket e ujsjellesit te durrsit kaluan nga ujku (ish drejtori) tek cakalli. Urime Bamir Topit qe po i fut gjith njerzit e vet ne pune. Zv. Peci po ndjek gjurmet e babes vet

  3. lelo says:

    Shume urime Idlirit ne detyren e re dhe shpresoj t’i sherbeje vendit sic ai di.Por e njoh nga afer dhe me vjen keq qe nje njeri I paster si kristali dhe teper profesional vjen dhe perzihet tek ky lloj llumi.Kam mendimin qe do t’i neveritet shume shpejt posti dhe ky vend dhe do te kthehet serish ne ujera te pastra se aty e ka vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje