Bashkia shqetësohet më në fund për prerjen e pemëve tek “Liqeni Artificial”

19 Nëntor 2013, 16:52Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës duket se më në fund është shqetësuar për prerjen e pemëve tek “Liqeni Artificial”, edhe pse deri pak muaj më parë, ishte pikërisht institucioni i drejtuar nga Lulzim Basha që urdhëronte prerjen e tyre.

Ndërsa ka shprehur shqetësimin e këtyre pemëve, nënkryetari i bashkisë, Enno Bozdo, që po zëvendëson Bashën në çdo dalje publike për çështjet e Bashkisë së Tiranës, ka polemizuar me policinë e rendit.

Sipas tij, pavarësisht denoncimeve, policia e rendit nuk ka marrë asnjë masë ndaj prerjes së pemëve.

“Jam këtu për të denoncuar mediatikisht një masakër që ka ndodhur në harkun kohor prej një jave në Parkun e madh të Liqenit Artificial të Tiranës në parcelën 22, nga persona të papërgjegjshëm, që nuk meritojnë që të quhen as qytetarë të Tiranës. Janë prerë filiza dhe pemë, të cilat janë mbjellë për hir të parkut për të shtuar gjelbërimin edhe për qytetarët e Tiranës. Përpara një jave janë prerë 140 pemë të tipit frashër, vidh, akacie dhe me të gjithë denoncimin që ne kemi bërë pranë organeve kompetente, ky është denoncimi përkatës, asnjë masë nuk është marrë, asnjë veprim nuk është bërë, denoncimi ka qenë i specifikuar, duke dhënë të gjithë informacionin e nevojshëm për forcat e rendit. Sot, në mëngjes në të gdhirë janë prerë edhe 35 pemë të tjera që ju i shikoni atje. Është një masakër që të lë pa fjalë, që të lë pa frymë por përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar, për këtë arsye e denoncojmë sot në mënyrë mediatike këtë akt kaq të shëmtuar që i ka ndodhur parkut të liqenit të madh dhe i kërkojmë forcave të rendit që të marrin parasysh denoncimin tonë të parë të ndodhur para një jave, denoncimin tonë të dytë që ka ndodhur sot, që të mos lejojnë më që ky park që i shërben të gjithë qytetarëve të Tiranës për arsye që s’kanë fare të bëjnë me ta, të masakrohet në këtë mënyrë”, tha Bozdo.

 �t�(y�yhme nuk po ecet jo drejt konsolidimit të shtetit ligjor dhe integrimit evropian, por drejt shtetit policor, rruga e vetme që Edi Rama di të ndërtojë.

 

Sot në Shqipëri gjenden policë të shndërruar në mercenarë që s’pyesin për ligjin, vendin, Kushtetutën, por vetëm vullnetin paranojë të kryenoterit, kryeprokurorit, kryepolicit, kryehetuesit, Edi Rama.

Kryekreu dëshiron të zëvendësojë Kushtetutën dhe çdo institucion në vend. Në shtetin policor ne s’jemi më një shtet me Kushtetutë. Rama kërkon të jetë vetë Kushtetuta, kjo e fundit për të është një rreckë që qeverisja Rama-Meta e ndryshojnë sipas oreksit”, tha ai.

Berisha tha se ai do u thoshte JO armëve kimike.

“Për mua është më e lehtë të them JO, por do e kisha të vështirë të thosha PO. Dhe ju mos mendoni se nuk ka pasur ultimatum, dhe po t’u thuash po, duhet t’i pranosh.

Pse do ju thosha jo? Së pari: Nuk është apokalipsi. Rreziku është, sepse karamele nuk janë.

Ky rrezik në të gjitha vendet e NATO-s, krahasuar me Shqipërinë është 0.1, ndërsa në vendin tonë është 0.4.

Së dyti: Ka një problem shumë të mëdha me mbetjet. Janë 13 mijë tonë mbetjeje dhe në vlerësimin tim duheshin të paktën 10 vjet për pastrimin.

Së treti: Shqipëria është pas vendeve të tjera dhe vendi ynë ka dy ekonomi, turizmi dhe investimet. Po të shkonte në Mjekës, nuk shkonte atje norvegjezi për të punuar. Në çdo vend zonat e banuara janë pranë. Kur u sulmua Siria, unë isha në gatishmëri dhe do të krijoja të gjitha lehtësitë”, deklaroi Berisha./ep

5 komente në “Bashkia shqetësohet më në fund për prerjen e pemëve tek “Liqeni Artificial””

  1. juristi says:

    Ju nuk keni hyre ne bashki per tu marre me punen e bashkise si;pastrimi i qytetit,ruajtja e teritorit nga ndertimet pa leje,kujdesi per te pastrehet,ndihma ekonomike,futja e njerezve ne pune duke nxitur sektorin privat,por keni hyre per te marre rroga e korrupsion,populli e di se me ke punon dhe do i prese bileten bashes si ia preu kryeministrit.

  2. radar says:

    pse me ka bashki tirona?!

  3. Agroni, Detroit, MI says:

    Perse ne sfond te inervistes eshte nje si ndertim dhe jo pemet e sakatuara. Biles…biles, me mire do te ishte qe ne qender te fotografise te ishin pemet e demtuara..te prera..te sakatuara, se sa ftyra e ketij.

  4. debati says:

    po druvari kush eshte? pse nuk futet ne burg? keta te bashkise pse nuk i japin status paprekshemrie parkut te liqenit, apo duan te ngrene pallate aty ku kane denoncuar.?

  5. diti says:

    IK ORE PLESHT SE LE NAME,KUJTO TI SE NJEREZIT NUK KUPTOJNE DHE FLET TI SI TE DUASH,AQ ME KEQ AKOMA QYTETARET E TIRANES DO I SHIKONI TI PLESHT DHE LULI JOT NE 2015..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje