Tragjedia e Beragozhdës/ Nëna: Ëndrrat e tyre janë kthyer në brengë për mua

19 Nëntor 2013, 09:24Sociale TEMA

Ndonëse po mbushen dy javë nga tragjedia në galerinë e minierës së fshatit Beragozhdë në Pogradec, ku humbën jetën tragjikisht 5 djem të rinj, dhimbja në dy familjet Hamolli vijon të jetë njësoj.

Mjerimi dhe vuajtja kanë lënë gjurmë veçanërisht në shtëpinë e 3 vëllezërve: Nertil, Ledjon dhe Edison Hamolli.

Zinetja, nëna e tre djemve, që i rriti jetimë, vijon të jetë ende nën efektin e qetësuesve, ndërsa dera e shtëpisë i është mbyllur përfundimisht.

“Tragjedia më ka plagosur keqas. Thika më ka hyrë në zemër dhe një Zot e di si jam ende gjallë. Ngrysem dhe gdhihem me gjilpëra, ndërsa koka më mbetet nga porta, ndoshta djemtë do të vijnë…”, shprehet ajo për GSH.

Ajo rrëfen bisedën e fundit me djemtë: “E mbaj mend shumë mirë. Nertili ishte ulur në këtë divan me mua. Dy djemkat e tjerë i kisha në divanin tjetër. Nertili më kërkoi lekë për cigare dhe më tha: Më fal nënë, por këtu nuk ka punë. Ia dhashë qindarkat e fundit se më erdhi keq. Në fakt kishin vetëm pak kohë që ishin kthyer nga emigrimi në Maqedoni me Ledjonin. Kishin sjellë pak para dhe shkova lava një këst të kredisë. Dy ditë para tragjedisë, djemtë shkuan dhe morën një thes miell, pasi nuk kishim asgjë në shtëpi. Dhe biseda e fundit ishte rreth varfërisë. Ata ëndërronin të kishin një jetë më të mirë dhe këtë e vuanin shumë, pasi nuk kishin mundësi të punonin. Pas kësaj dolën dhe nuk u kthyen më kurrë të gjallë, por vetëm në arkëmort”.

Nëna tregon se ëndrrat e tyre janë kthyer në brengë për të.

“Ëndrrat e tyre janë kthyer në brengë për mua. Djemtë ëndërronin të ndërtonin një shtëpi, pasi kjo që kemi po shembet. Më thoshin shpesh: Mamkë, mos u mërzit, do ia dalim. Nertili kishte bërë edhe loton për në Amerikë dhe më ishte lutur që një fletë të saj ta mbaja në sirtar, pasi priste një përgjigje. Ledjoni do të fejohej, por tragjedia ia preu dashurinë në mes. Vdekja u vrau dashurinë tre djemve të mi. Edhe dy djemtë e tjerë kishin lidhje dashurie. Vajzat më marrin edhe sot në telefon dhe qajnë së bashku me mua. Ndërsa, Edisoni ëndërronte të vazhdonte shkollën. Më qan zemra kur mendoj që nuk do i kem më fëmijët e mi. Unë nënëzeza i martova me vdekjen”.

Ajo tregon se djemtë i kishin premtuar se nuk do të hynin në galeri.

“Po, kishim biseduar disa herë. U isha lutur me dorë në zemër dhe më kishin dhënë një premtim, por Nertili e shkeli. Ai hyri në galeri. Megjithatë nuk i vë faj. Varfëria e detyroi të shkelte premtimin që i dha nënës. Ishin të rinj dhe dëshironin të ishin si shokët, të blinin një bluzë të re apo diçka tjetër. Nuk kisha mundësi t’u blija qoftë edhe cigare”, shprehet ajo për GSH-në.

8 komente në “Tragjedia e Beragozhdës/ Nëna: Ëndrrat e tyre janë kthyer në brengë për mua”

  1. qytetari says:

    Dhimbje e papershkruar per kete nene,qe nuk ka gje ne bote ta ngushelloje!
    Nuk e di nese kjo tragjedi e ketyre “Sokrateve te vujtun”po i ben te mendohen e te vene doren ne zemer “derrat e kenaqun”.

  2. Trendi says:

    Si duron kjo zemer e kesaj nene. Mbase nuk ka lidhje me armet Kimike qe do vinin ketu po kjo eshte realisht shqiperia e vertete. Ata derrat e kenaqur qe dalin ne protesta per arme te padukshme kimike duhet te sensibilizohen me dhimbjen e kesaj nene. U prehshin ne paqe shpirtrat e tyre

  3. shqiptari says:

    keto poshtersi ben amerika dhe europa qe na ka skllever dhe na vdes ne heshtje me vuajtje jo te na shfaros si boten palestineze dhe irak e egjipt e siri po te vuajme kure mundesite jane me te mira ata te pashpirte na turturojne me shqiptaret si samir mane me saliberishen

    1. Epirioti says:

      pusho o goje hale

  4. Epirioti says:

    U prehshin ne paqen e parajses, s’ka fjale te ngushellosh ate zemer nene. Varferia eshte prej makuterise se politikes per tu pasuruar duke vjedhur edhe ndihmat sociale qe kjo familje duhet dhe meritonte te merrte. Ia kemi shkaterruar naming edhe Shekspirit me tragjedite tona, rrethet e ferrit te Dantes duken si ngjarje te perditshme. Shume vuajtje ne kete vend, shume pak shpagim ndaj autorve ne Tirane

  5. olgert says:

    ah sikur ato shpirtra qe prehen ne paqe, ti trazonin pak gjumin ish pushtetareve.

  6. emigrantja says:

    Ndje Zot shpirtin e tyre.Ndersa nena nuk gjen gajret deri sa t’u veje prane.
    O shqiptare kerkoni zbatimin e ligjit.A ka pergjegjes kjo fatkeqesi? Po.Perfaqesuesi i komunes pse nuk zbaton LIgjin apo shefi i policise pse lejon pasiguri te mbylljes se hyrjes se minieres? Apo dredhin zinxhirin ku te kapin ndonje lek ? Eshte e qarte ne kete vend per njeriun ,per jeten s’pyet kush.Kerkoni me cdo kusht te ndryshoje situata, te denohet rreptesisht ai qe nuk kryen detyren e tij dhe per pasoje demtohet Njeriu.per ca drejtues te papergjegjshem pese djem sot nuk jane me.S’duhet lene ne heshtje ky indiferentizem ndaj jetes njerzore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje