VIDEO/ Bllokimi i galerive në Bulqizë, pesë minatorë tentojnë të vetëdigjen

18 Nëntor 2013, 15:58Sociale TEMA

Pesë minatorë në Bulqizë janë shpëtuar në momentet e fundit, teksa kanë tentuar që të vetëdigjen.

Shkak për këtë akt ekstrem të tyre është bërë bllokimi i disa galerive, gjë që i ka lënë ata pa punë dhe për pasojë, pa asnjë të ardhur.

“Për ne nuk është e rëndësishme kush është fajtor, por me rëndësi është që të punojmë. Minatorët i zbuluam në kohë dhe nuk i lejuam të kryenin aktin fatal. U kam nisur te gjitha institucioneve shkresat e duhura për ecurinë dhe aktin e bllokimit të punës pa kriter. Minatorët kanë kushte të vështira ekonomike, kanë marrë kredi, overdrafte dhe duke mos punuar kanë vendosur të marrin aktin e vetëflijimit”, ka thënë kreu i sindikatës së minatorëve të Bulqizës, Agron Basha.

Pas këtij veprimi, ka reaguar edhe Ministria e Energjetikës, e cila ka sqaruar se mbyllja e galerive është bërë për shkak të parregullsive në kushtet e sigurisë.

“Duke marrë shkas nga ngjarja e ditës së sotme në Bulqizë, Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron opinionin publik se Reparti i Inspektim, Shpëtim Minierave dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë kontrolluar situatën në zonën D në Bulqizë dhe në raport kanë konstatuar probleme të kushteve të sigurisë në subjektin “Tur-Alb Krom” sh.p.k, i cili operon si nënkontraktor i koncesionit “Albanian Chrome”.

Referuar këtyre problemeve të theksuara me kushtet e sigurisë, ministri i Energjisë ka urdhëruar pezullimin e pjesshëm të aktivitetit minerar për zonën D.

Është detyrë ligjore e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë që të monitorojë zbatimin e marrëveshjeve kontraktuale mes shtetit dhe subjekteve private, në të gjitha aspektet, përfshirë dhe veçanërisht sa i takon zbatimit të kushteve të sigurisë teknike.

Ligji përcakton gjithashtu kushtet minimale që duhen plotësuar që një operator të vazhdojë ta ushtrojë aktivitetin minerar. Në të kundërtën, shteti nuk mund të rrijë duarkryq por Ministria ka detyrimin ligjor që të pezullojë çdo marrëveshje e cila bie ndesh me përcaktimet ligjore dhe cenon sigurinë e jetën e minatorëve të punësuar”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Energjetikës.

13 komente në “VIDEO/ Bllokimi i galerive në Bulqizë, pesë minatorë tentojnë të vetëdigjen”

  1. Iliri says:

    Ketyre punetoreve shteti duhet ti jap pagese papunesie per 1 vit sepse te gjithe paguajne taksa dhe ne taksa paguhet dhe sigurimi per papunesine.

    1. Nga e thena ne te bere ka ne mes nje GALERI te tere

  2. . says:

    Punetoret duhet t’e pyesin kompanine:
    Pse nuk respekton rregullat e sigurise per “NE” punetorin.

  3. Qytetari says:

    Shum dakrt me ty Iliri! Nqs kane paguar taksat ku perfshihet dhe sigurimi i papunesise,kjo eshte pjese qe duhet ta kontrolloje shteti ndaj penedhenesve. Por vetesakrifikimi deri ne ekstrem i ben dem vet personit dhe familjes se tije,dhe punedhenesi shpeton me nje,oh sa keq na vjen. Prandaj eshte koha qe pentoret te ndergjegjesohen dhe te deklarojne ne shtet shkeljet e punedhenesit,e jo te veteflijohen. Prandaj dhe shteti po mer masat per sigurine ne pune,qe punedhenesi te pergjigjet deri ne nje per punonjesin,kete minatoret akoma spo arrijne ta kuptojne.

  4. N.xhagolli says:

    Nje ngjarje qe tregon se ky popull eshte ne udhekryq, qe s’di nga t’ja mbaje, kujt t’i drejtohet, per cilat ligje te flase e cilat ligje te interpretoje. Mire qe e mbylle minieren, por si mund t’i lesh keta njerez, qe jane sakrifica e sakrifices, duke siguruar jeten si urithet, si mund t’i lesh pa pagese, per te ushqyer veten dhe familjen?

  5. fatmir mehmeti says:

    DHE JU JENI AKOMA TE BINDUR QE ARMET KIMIKE SDUHET TE SILLESHIN NE SHQIPRI?!?!

  6. specialisti says:

    Keta punetor bejne rolin e dobicit alla shqiptar.
    Skenar i thjeshte qe e dine te gjithe.
    Bejme sikur po ja fusim vetes,nderhyjne shoket dhe problemi mediatizohet.
    Nuk eshte kjo rruga te nderuar minatore.
    Rruga eshte ajo ligjore ne kerkesat per shtetin dhe njekohesisht presion per pronarin e leshit per sigurimin e kushteve te punes

    1. Kryetri i kooperatives says:

      Ti shkerdhesha ligjet qe ke mor specialist,femijet duan buk nuk munde te presin gjykatsit tane 5 vite te zbatojne ligjet,ik o shkerdhate se e ke by..en mire ti se mos kishe buke per femijet tu ndryshe do flisje.

  7. perse keshtu says:

    I ose e nderuar N.xhangolli!Juve dhe une bashke me ju e kemi te lehte te shkruajme cfare na zbret ne mendje,cdo mom,cdo shkrim.Nqs ndodh nje ngjarje si ajo e librazhdit ngrihemi dhe themi te dh… shtetin qe nuk mer masa.I mbyll shteti dhe themi perse i lene pa buke?!Shteti si pjese aksionere ne keto asete kombetare ka te drejten ti mbylle kur sheh crregullime ne administrimin e tyre.Dhe per mendimin tim ben mire qe i mbyll,mbase provizorisht,por ne ato kushte nuk punuhet.Na kujtojne minatoret e Kroninit te “Dhe yjet rrine e veshtrojne”.Respekt per ata njerez qe varferia i detyron te punojne ne ato kushte posheruese…

  8. Fatosi says:

    O vellezer minator mos u vetsakrifikoni kote se dem I beni ne radhe te pare familjes.Por duhet te kuptoni se sa thelle ju ka future ne galeri sale mut berisha qe tani prete te ferkoje duart me zjarin qe ju do ti vini vehtes. Kuptoheni mire udhekryqin qe ju ka lene berisha .Digjni saliun ne zjarr jo vehten .Shikojeni sa I poshter eshte.Qeveria nuk ka as dy muaj dhe ai flete per gabimet e tije dhe ja ngarkon Qeverise Rama.E kuptoni ku fle gjarperi cdo dite.A e pate si iku si I dhjere nga sheshi ne mitingun per ndalimin e armeve kimike qe vete ka caktivizuar fshehtas prej 5 vjete dhe nuk ka folur fare por ngrohej dhe hidhte parate perpjete si sarahosh ne dasme..Fatosi

  9. Toma says:

    O njerez ,AKBN-ja ushtroi kontroll ne Bulqize dhe bllokoi galerite me urdher te Samir Manes qe te perzeje nen kontraktoret ta Bulqiza. e gjithe derrat nje turi kane si Ruli dhe Gjiknuri

  10. Liridon says:

    Shkelqim Cani pranoi te behet deputet(dhe mire beri) mbasi morri premtimin e mbajtjes te fjales nga ana e KM per zgjidhjen e dy problemeve
    1 – Bulqizen.
    2 – Rrugen e Arberit.
    Nga sa informacion qe po jepen nga mediat po kuptojme qe kerkush nuk e ka vene ujin ne zjarr.Minatoret nuk kane pse marrin aktin e djegjes te vetvetes.Ata duhet urgjentisht ti kerkojne takim deputeteve te zones e nqs nuk marrin ndonje pergjigje ti kerkojne takim KM e ti thone ne ligjerate te drejte “Kur shqiptaret do ti udheheqe nje toske me bese”.
    Te gjithe librat e shenjte na keshillojne te bejnme saber(durim),por ata na e japin edhe te drejten per te luftuar me cdo mjet per te marre ate qe na takon.Vet sakrifikim eshte dobesi.

  11. Dashamiri says:

    shume te ndyre po tregohen keta plehrat e rinj ,perderisa i hoqe punen paguaji mor pis i ndyre socialist qe vetem socialist nuk jeni,si do rrojne ata me llafe boshe ,kur nuk je i zoti ti modernizosh atehere leri te ushqehen me therime or pis” socialist”qe ngelet duke mbyllur pune dhe jo ti shtoni .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje