TemA TV/ Kolegji RREZON kërkesën e PD për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e Korçës (VIDEO)

18 Nëntor 2013, 17:04Sociale TEMA
TemA TV/ Kolegji RREZON kërkesën e PD për të shpallur

Kolegji Zgjedhor vendosi që të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në Bashkinë e Korçës.

Demokratët dorëzuan si provë edhe një video- regjistrim të realizuar nga emisioni Fiks Fare.

Pas dhënies së vendimit, përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso e quajti vendimin e Kolegjit njësoj të turpshëm si blerja e votave.

“Siç jeni në dijeni, Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim kërkesë-padinë e Partisë Demokratike, lidhur me atë që gjithë shqiptarët e panë me zë dhe figurë, fenomenin e turpshëm të vjedhjes së votës.

Kolegji Zgjedhor për fat të keq vendosi t’i mbyllte sytë përpara këtij fenomeni, kjo është e patolerueshme sa ç’është edhe vetë fenomeni i blerjes së votës.

Ajo çfarë duhet të bënte Kolegji ishte të merrte një vendim drastik, të merrte një masë drastike ndaj këtij fenomeni, i cili për herë të parë arriti të vërtetohej”, tha ai.

Ndërkaq përfaqësuesi ligjor i PS, Eridian Salianji ka mbrojtur konstatimin se “listat në video nuk janë lista zgjedhjesh, por e një grupi të rinjsh që e kishin për interesa të tyre”.

Sipas tij, pretendimet e PD-së ishin të denja për një emision tjetër “Fiks Fare” dhe jo për një gjykim.

Gjatë shqyrtimit të provave, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, deklaroi se personat e regjistruar në video kanë votuar për Partinë Socialiste.

Ai kërkoi që të zbardhet se sa persona janë dhe kush janë këta persona.

Sipas Kasos, ky është dhe thelbi i padisë të bërë nga PD-ja. “Prokuroria të gjejë kush e shiti votën për 20 mijë lekë. Humbi e drejta e lirisë së votës. Nuk ishte proces i lirë dhe i ndershëm”, deklaroi Kaso.

Përfaqësuesja ligjore e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Pasku u shpreh se kjo çështje duhet t’i lihet gjykatës që ta shqyrtojë.

Sipas përfaqësuesit ligjor të PS-së, kjo është tentativë e PD për të zbehur humbjen që pësoi.

Salianji deklaron se video ka efekt publik, por jo ligjor./ep

21 komente në “TemA TV/ Kolegji RREZON kërkesën e PD për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e Korçës (VIDEO)”

  1. dylber says:

    Per PD-ne: Tani me gushtin iku dhe vapa,zoti na ruajt se ç’dimer vjen prapa

    1. Bardhi Stafa says:

      Sali Shkumsi tashti duhet te dergohet pas hekurave.

    2. Agroni, Detroit, MI says:

      BINGO !!!

    3. a says:

      dimri i vetmise se madhe

  2. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE NUK JAM KUNDER OPOZITES, POR KUNDER TE BERJES SE SAJ NGA 2 BASHKE KRYETARET. says:

    Kolegji veproj demokratikisht kunder pretendimeve te PD-se.

  3. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE NUK JAM KUNDER OPOZITES, POR KUNDER TE BERJES SE SAJ NGA 2 BASHKE KRYETARET. says:

    Mendoj se nuk kemi kohe te merremi me nje opozite qe u tregua antishqiptare plus antiamerikane, kjo opozite nuk eshte demokratike sepse krimi Berishian e ka rrethuar, prandaj nuk mund te flase per demokraci.

  4. dhe qeros dhe fodull says:

    Te hapen kutite

    1. te Shkarkohet Nishani menjehere. says:

      po per zgjedhjet baskiake ne Tirane

  5. Makthi says:

    PD – opozita me komike qe kemi pare ndonjehere.

  6. edi ti says:

    Shkurt pa i hyre historise a jane burra/gra te mire/mira gjyqtaret e Kolegjit Zgjedhor, se jane te njejtet qe rrezuan dhe kerkesa te PS me pare.
    Edhe ne baze te ligjit tone, Kodit Zgjedhor, dhe ne baze te legjislacionit apo dokumenteve nderkombetare per zgjedhje, gjykatat e shpallin te pavlefshem rezultatin zgjedhor ne nje zone kur numri i votave te manipuluara eshte ne ate mase qe mund te permbyste rezultatin. PS fitoi me mbi 10000 vota diference nga PD. PD, dhe ne fakt jo PD por Fiks Fare ka identifikuar (por jo provuar) 393 vota te dyshimta.
    Duket qarte qe ska lidhje fare.
    Bylykbashi edhe njeher tregon se sa jurist siperfaqsor eshte. Ok, ka qef te turperohet publikisht, le te turperohet.

  7. beso says:

    jam kurioz kolegji eshte ai i pari

    1. redi says:

      beso, mik
      Ti e di, se plaku eshte i majte. Ky eshte formimi im dhe basta. Une mendoj, se kjo loje me Kolegjin eshte nje loje e turpeshme. Ne video u pa dhe sidomos u degjua qarte, se behej fjale per votat dhe vetem votat dhe jo “probleme” te nje grupi te rinjsh per “interesat” e tyre. Mendoj, se loja e poshter e manipulimit te votave dhe sidomos mos denimit nga Kolegji i ketij manipulimi eshte i turpshem dhe nuk na shpie larg. Mendoj, se ne nuk mund te shkojme ne BE dhe te behemi nje shoqeri moderne me genjshtra dhe mashtrime, sepse genjejme dhe mashtrojme vete vehten dhe i japim nje shembull shume te keq rinise.

      “Beso” mik, na ke thare syte a i vrare. Ti e di se “plaku” ( po me detyrojne te ndryshoj shpesh emrin ne “henri” ose “redi”, jane emrat e nipave te mij ) ndihet shume mire kur lexon dicka nga ty. Marko Travaglion, vazhdoj te shof cdo te enjte tek TV7 tek emisjoni “Servizio Publico” ne oren 21.15.

      Te uroj shendet dhe para.

  8. Besa says:

    Hahaha jan bere qesharak sa me sbehen per Zotin nuk shifen me mesy I mesoj sali krimineli qe te veprim in ashtu po sju Eci ok foli kolegji bulky bash dhe te gjith ju te pd mbyllini gojen ok ndyrsira plera perpara rilindja

  9. Djali says:

    Turp pAra syve te botes hajdutet nuk denojn hajdutin

  10. Arber says:

    …kur themi se drejtesia shqiptare pjese e se ciles eshte edhe Kolegji Zgjedhor eshte ne DEREXHE vendimi i sotem eshte shembulli me i shkelqyer.
    Jbne disa te vertete qe duhet ti themi hapur dhe pranojme pavaresisht bindjeve politike.
    Dua te shtroj disa pyetje retorike:
    A u blene dhe manipuluan votata ne Korce? Pergjigjia eshte PO.
    A do ti fitonte zgjedhjet PD ja po te ishin zgjedhjet e rregullta? Pergjigja eshte JO.

    Anetaret e Kolegjit zgedhor jane zgjedhur apo emeruar ne ato poste jo ne baze te meritave por ne baze te alishverisheve te tipit “me jep kete..te jape ate” . Tipa te tille nuk e kane problem te nderrojne flamuj, ta shkellin ligjin me te dyja kembet edhe bazuar ne parimin : jepi te drejte te fortit.
    Keta qe kane ardhur ne pushtet dhe ata qe iken luften e bejne jo per shtet e drejtesi po per tendera dhe vjedhje te pasurise publike. Nuk ka as me te voglin moral jashte kesaj

  11. Udheheqesi says:

    ZOTRINJ te PD -se,mos e shani drejtesine,pasi ashtu e kini edukuar ju per 8 vjet. Sipas fjaleve tuaja “zerioze” e te pa kundershtueshme drejtesia te ne eshte e pavarur. Kur flet drejtesia te gjithe duhet te mbyllin gojen! Dakort! Po valle pse ju tani e kini hapur gojen sa nje corape per nje kembe me nr.45 e te qelbur! Pse u shkonte buza vesh me vesh,kur drejtesia juaj e pavarur u dha te drejte vetem ju ne co proces? Pse shkriheshit gazit,kur denoheshin deputetet socialist me shuma te majme? Tani korrni ate qe mbollet.Pas nje viti do korrin keta ate qe kane filluar te mbjellin.

  12. sif says:

    Per mua:
    1. Xhest i lekeve i panevojshem (Turp)
    2. Korçari i zgjedhur (PS) vete duhet te dorhiqet
    3. Zgjedhjet te perseriten me çdo kosto

  13. artibr says:

    si ka mundesi ne kete vende nuk denohet njeri ka impakte mediatik nuk eshte krim me ze me figur veper e kosumuar lehtesishte e verifikushme njesoj si saliu po per nje kaset u be 21 janari e harove o rrilindas per cfar erdhet ne pushtet per te pushtuar shtetin per tu pasuruar e per te mbytur ate qe ska lek se ai qe ka eshte i zoti si ben dot gje njeri se ju ble te gjithve prostituta i beni te gjitha adetet per lek as keni ardhur per ca u be keshtu po na del mendja eshte e tmershme te jetosh ne shqiperi pa lek..

  14. Sallaku says:

    Po PD e ka zakon qe te haje mut,se vetem kete di te beje!

  15. eni says:

    hahahhahaa , kot nukkane thene ” Bota eshte portokall””

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje