TemA TV/ Rama e Koka i bashkohen aksionit “të pastrojmë Shqipërinë në një ditë” (VIDEO)

22 Nëntor 2013, 14:39Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i janë bashkuar snismës për të pastruar Shqipërinë në një ditë.

Në fjalën e tij, Rama është shprehur se kjo nuk duhet të jetë një ditë e shënuar, por e përditshmia jonë, duke mbajtur pastër vendin ku jetojmë.

“Merita kryesore për këtë nismë i takon vullnetarëve që e organizuan. Ne u përfshimë në këtë nismë si qytetarë, por edhe si shërbëtorë të vendit dhe të qytetarëve. Më pëlqeu shumë  ideja e një vajze, e cila theksoi se është mirë që të aktiviteti të bëhet për çdo shkollë, që të pastrojmë në një ditë lagjen. Është koha që në gjithë zinxhirin e mësimit, pastrimi të përfshihet si edukatë, si kulturë, si pjesë e të qënit së bashku, duke përfshirë aspektet që përse duhet të mbajmë pastër mjedisin ku jetojmë, qoftë edhe si aktivitet fizik ku nxënësit të marrin pjesë aktivisht bashkë me komunitetin për të mbajtur pastër mjedisin. Fatkeqësisht ne nuk kemi arritur atë nivel ku duhet të kuptojmë se duke mos bërë pis ambientin ne kemi dhënë një kontribut për ta pastruar dhe pastaj duke e pastruar kemi dhënë një kontribut për ata të cilët e bëjnë pis të kenë një fije ndërgjegje me shpresën që nesër të kontribuojnë për të mos bërë pjesë mjedisin”, tha Rama.

Projekti “Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë” është iniciuar nga shoqëria civile dhe mbështetet e përkrahet nga qeveria e Shqipërisë dhe një sërë organizmash ndërkombëtare.

Kjo nismë ka filluar si një iniciativë globale dhe për herë të parë synohet që të zhvillohet edhe në Shqipëri.

Në Shqipëri mjaftoi 1 javë fushatë për të sensibilizuar aksionin për pastrimin e mjediseve ku banojmë.

Në zonat pranë qendrës së kryeqytetit ndjeshmëria për një ambient më të pastër është më e lartë, ndërkohë që në rrethinat e Tiranës problematika shtohet bashkë me mbeturinat e inertet.

E si për te kompletuar ditën e vullnetarëve me mesazhin se pastrimi nuk duhet të mbetet ne vullnetin e qytetarëve, por është dhe detyrim, inspektorët që i janë bashkuar nismës kanë plotësuar detyrën duke lënë pas nga një fletë gjobe për subjektet abuzuese.

Për organizatorët e fushatës kjo ditë sensibilizuese ishte e suksesshme duke tejkaluar edhe parashikimet për pjesëmarrjen e të rinjve.

E jo vetëm Facebook, por teknologjia ndikon në nisma të tilla masive. Siç u pa në këtë aksion, nga njëra anë janë të moshuarit, që nuk janë aktivë në rrjete sociale dhe nuk dine gjë për nismën, ndërsa të rinjtë kanë qenë më shumë aktive, kjo edhe falë aplikacioneve të reja siç është përhapja masive e telefonave inteligjente nëpërmjet kompanisë Vodafone.

Kjo kompani ka mbështetur gjithë aktivitetin e Green Line Albania. Jo vetëm si sponsor, por edhe konkretisht përmes aksioneve te zonat përreth stadiumit Dinamo si edhe te Parku i Liqenit Artificial.

Iniciativa është përhapur edhe në rrethe.

Në ditën e pastrimit të Shqipërisë në një ditë, bregdeti i Tales në Lezhë është i ndotur edhe nga mbetje spitalore.

Një fakt të tillë e ka prezantuar Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ndoqi nga afër aksionin forcave të armatosura për pastrimin e kësaj zone.

Sipas zonjës Kodheli, ky është një shqetësim serioz, pasi rrezikon jo vetëm mjedisin, por edhe shëndetin e qytetarëve. Krahas institucioneve publike dhe arsimore, për pastrimin e territorit të qarkut Lezhë janë angazhuar mbi 500 forca të ushtrisë, të cilat po veprojnë kryesisht në zonat më problematike për ndotjet.

Qindra të rinj, punonjës të administratës lokale, ushtarë, studentë dhe qytetarë kanë dalë nëpër rrugë për të pastruar qytetin e Durrësit.

Kryetari i bashkisë, Vangjush Dako, tha se kemi evidentuar njollat e zeza të këtij fenomeni në Durrës dhe angazhimi është maksimal për pastrimin e mbeturinave.

Prefekti Roland Xhelilaj shtoi se në të gjitha qarkun janë marrë masa për pastrimin e mbetjeve urbane që shkaktojnë ndotje të mjedisit.

Nxënësit e shkollës së mesme Gjergj Kastrioti kanë pastruar mjediset e amfiteatrit, ndërsa shprehen se iniciativat për pastrim do ti vazhdojnë edhe më pas duke u organizuar me njëri-tjetrin.

Në Durrës nuk ka akoma një landfill për trajtimin e mbetjeve urbane dhe në këtë mënyrë prej shumë vitesh mbeturinat hidhen në një fushë të hapur në Porto Romano duke qenë problem kryesor për ndotjen e mjedisit.

Më tepër se 90 ton plehra dhe inerte janë larguar ditën e sotme në gjashtë qytete dhe komuna të Qarkut të Korçës gjatë aksionit për pastrimin e qytetit. Ky aksion për prefektin e Qarkut të Korçës, Ardit Konomi, është vetëm fillimi i një pune që duhet të vazhdojë çdo ditë.

Në një ditë si kjo në qoftë se qytetet dhe periferitë  janë pastruar nga mbeturinat urbane kjo nuk ka ndodhur të paktën në dy zonat e rrezikshme të ndotjes, atë të minierave të Bitinckës dhe Gurit të Kuq, aty ku janë dhe mbetjet më të rrezikshme.

40 komente në “TemA TV/ Rama e Koka i bashkohen aksionit “të pastrojmë Shqipërinë në një ditë” (VIDEO)”

  1. Jam Krenar qe jam Shqiptar says:

    Une nuk shof as Rame As Koke as kembe.

    1. radar says:

      po pse mo do qe te dalin e te presin edhe shiritin e pastrimit? vlla je mesuar me standart tjeter.

    2. maksi says:

      po te gjithe te barabart jemi kur eshte puna e pastertise !! duhet te kishim daleme shume dhe shpresoj qe njerzit tejen sensibilizuar dhe mos ta perfundojm vendin ne nje pisllik po te kemi standartet e europes dhe kemi mundesit me temira per ta bere !! sot e vertetuam qe cdo gje do jete per me lart e me lart

    3. Gjergji says:

      E shtuna komuniste me ne krye Kryetarin e gjate Edi Kristaq Rama.

  2. lleshi says:

    Ti je ylli dhe shpetimtari i ati vendi Edi rama ne qofte se nuk do keshe tradheti nga Ilir Meta.

  3. Nard Ndoka says:

    Po nuk ben pis, nuk ke c’fare te pastrosh!!!!
    Prof. Dr. Nard Ndoka
    Filozof

  4. redi says:

    Mendoj, se eshte nje gje e mire per nje popull me kulture. Nuk e di, se pse mu kujtua “e Shtuna Komuniste” e inicjuar dhe ku merret vete personalisht Lenini.Cdo te shtune populli sovjetik, ne vend qe te punonte bente aksion pastrimi. Gje e mire ishte fakti, se kjo “E shtuna komuniste” ishte si nje “zjarr kashte” dhe nuk zgjati shume.

    1. luli says:

      pervec disa ekstremizmave. cfare kishte te keqe komunizmi?

      1. redi says:

        luli,
        Babai im ka qene komunist dhe ne, si familje, kemi perfituar nga komunizmi. Mendoj, se komunizmi ka problemin e madh, sepse ndergjegje e njerezve nuk eshte ne shkalle aq te larte, qe te pranoje, qe gjithe njerezit jane te barabarte dhe te shperblehen ne menyre ta barabarte.
        Komunizmi si edhe fashizmi vene ne plan te pare shoqerine dhe jo individin. Komunizmi dhe fashizmi jane ne ideologji si nje prerese bari. Pra gjatesia e barit te jete e njetje. Kete gje kerkononi ata edhe ne shoqerine njerezore, njerezit te mendonin dhe jetonin njesoj. Majakovski, poeti i madh sovjetik, thoshte, se njeshi eshte ZERO.
        Problem tjeter i komuniszmit eshte, se ata njofin vetem dy ngyra, bardhe e zi ose me mua ose kunder meje.
        Vete natyre ka shume ngjyra. Pastaj, budallalliku me i madh i komuniszmit ishte mos njofja e prones private, qe ne fakt eshte eddhe burim inovacjoni.
        Shif p.sh. ish Gjermanine perendimore dhe lindore. Ishte i njetji popull por me sisteme te ndryshme. Dihet se Gjermania Perendimore ishte shume me mire ne te gjitha fushat ne krahasim me Gjermanine Lindore. E njejta gje midis Korese se Veriut dhe Korese se Jugut.
        Per mua komunismi ishte nje ender e bukur dhe mbeti ender pa asnje shans.
        Kuptohet,se edhe kapitalizmi ka problemet e tija, por si sitem per mua eshte me i mire se komuizmi ose fashizmi.

      2. perse keshtu says:

        I nderuar luli!
        Me lejo te permend disa te keqia te komunizmit:
        1.ndalonte lendet narkotike.
        2.burdellot.
        3.garantonte sherbim shendetesor dhe arsimor falas.
        Kaq per kesaj radhe.
        Tung nga berati.

      3. mani says:

        Komunizmi ne Shqiperi, URSS dhe ish-vendet lindore ne pergjithesi, ishte diktatur (fashizem) i kuq. Komunizmi i vertet eshte sot ne disa vende – nderto jane vendet skandinave, ku, ne pjesen dermuese, njerezit ndihen te sigurte per jeten e tyre. Ne keto vende systemi mundohet te bej nje shperndarje te drejte te pasurive kombetare.

        1. redi says:

          mani,
          Mos harro te lutem, se dy kollonat kryesore te komunizmit ishin :
          Mos njohja e prones private, besimi fetar eshte Opium per popullin. Krahasoje tani me vendet Skandinave.

      4. Gjergji says:

        Te gjitha te keqiat. Nuk di ndonje te mire.

  5. Mexico says:

    Gje e bukur eshte, por nuk ka kuptim. Jam dakort qe njerezit duhet te ndergjegjesohen qe mos ta ndotin ambientin, por per pastrimin e rrugeve dhe ambieneteve te tjera ne paguajme taksa dhe si rrjedhoje eshte detyre e Bashkise ose qeverise te organizoje pastrimin e perditshem. Duket si ato punet vullnetare ne kohen e xhaxhit. Ja e pastruat nje dite, po pastaj? Prandaj ne nje shtet demokratik paguhen taksa dhe kerkohet llogari nese pastrimi nuk eshte bere sic duhet nga departamenti perkates.

  6. anonim says:

    Kjo iniciative ( qe eshte shume e mire) duhet te shoqerohet me penalizimin e bizneseve dhe strukturave institucionale qe jane shkaktaret kryesore e ndotjes se mjedisit.

  7. eri says:

    Kjo asht nje tallje me vetin. Shqipnine e kane ba pis politikanet dhe i pari asht Berisha, Basha, Nishani, Imami por dhe gjeneralet Gjukshi qe vinte dhe taksa paqeruajtesve dhe e mbushi Shqipnine me drejtuesa seksere qi i conin pjesen XHEMALIT. Pislleku asht mjaft i madh Sekseret e Gjunkshit jane te shumte. Ekipi i ardhun duhet me pas sekserat komandante ne cdo qoshe shiptare. DREJTUES USHTRIE QE I KA MBULUAR PISLLEKU QE NUK KA DET ME I LA. Burgu asaht rruha e pastimit te shqipnise

  8. eri says:

    Kjo asht nje tallje me vetin. Shqipnine e kane ba pis politikanet dhe i pari asht Berisha, Basha, Nishani, Imami por dhe gjeneralet Gjukshi qe vinte dhe taksa paqeruajtesve dhe e mbushi Shqipnine me drejtuesa seksere qi i conin pjesen XHEMALIT. Pislleku asht mjaft i madh Sekseret e Gjunkshit jane te shumte. Bardh Hoxha gjeneral leshi i pari. Ekipi i ardhun duhet me pas sekserat komandante ne cdo qoshe shiptare. DREJTUES USHTRIE QE I KA MBULUAR PISLLEKU QE NUK KA DET ME I LA. Burgu asaht rruha e pastimit te shqipnise

  9. elinor says:

    Ka me shume se dy muaj ne karrigen e kryeministrit dhe akoma nuk e ka idene se cfare duhet te beje. Po cilet jane ata qe duhet te pastrojne territorin, te papunet? Ata qe nuk kane me cfare te ushqejne femijet duhet tani te shqetesohen per plehrat e hedhura nga ata qe kane me cfare t’i krijojne ato plehra dhe per me teper te punojne gratis?!! Ku gjenden keta budallenj jam kurioz?
    Nuk besoj se u drejtohet atyre shtreses me te privilegjuar qe e kane nje pune a nje te ardhur deri diku te mjaftueshme. Edhe keta njesoj, pse do duheshin te sakrifikonin kohen e tyre e cila e ka nje vlere te caktuar per te bere dicka qe nuk u jep ndonje rezultat konkret. Do te ishte nje shperdorim i burimeve njerezore duke u nisur nga nje kendveshtrim ne shkalle makroekonomike, shperdorim i cili do te kishte efekte negative per ekonomine ne pergjithesi — te ardhura te humbura si nga individi ashtu edhe nga shteti.
    Nuk je me ne komunizem o kaqol! Nuk ka pune vullnetare ne kapitalizem; kur do ta kuptosh kete gje?! Dhe mos humb kohen me ceshtje te tilla pavlere e thjeshte sensacionale por merru me ato per te cilat je zgjedhur ne detyre.

    1. Wendy-B says:

      I guess old habits ,die hard..
      Nuk mjafton ta pastrosh per nje dite, veshtire eshte ta mbash paster.Duhet te kete ndergjegjesim , edukate qytetare, por edhe ligje..

      1. elinor says:

        I guess you can’t teach new tricks to an old dog…

          1. elinor says:

            You mean ‘nope’, me think! ?

  10. shtetari says:

    kuda ne bote behet pune vullnetare e me shume per pastrim – cfare turistesh do te presesh me plehra e shpellare neper kembe!~!

  11. valter says:

    Me vjen mire qe njerzit po dalin te pastrojne plehrat qe i kane hedhur ne pseudo demokralesh, por Rama duhet te dali e te thoj troç, o njerez ka ardhur koha te marrim nga sistemi diktatorial ate qe ishte e mire dhe te mbaj nga sistemi kapitaliste ate qe eshte prap e mire!

    1. redi says:

      Valter,
      Me sa di une sociologet neper bote po mundohen, qe te krijojne teorikisht nje sistem hibrid, i cili te kete brenda tij te mirat e kapitalizmit dhe socjalizmit.

      Ti e di, se ne vendin tone erdhi socjologu, miku i Blairit, me emrin Anthony Giddens i cili ne emisjonin Shqip ne Top channel tha :

      “Politikat ekonomike ( tregu ) te te djathteve si dhe politikat socjale te te majteve te nderthuren se bashku dhe kjo eshte rruga e trete. Keto ndryshime ne bote duhet te institucjonalizohen.”

      Pershendetje

  12. Kozmo says:

    Te nderuar qytetar ! tani filloi puna e qeverise , pastrim territori.
    Ndersa per pesticidet me ton qe e kane rrethuar Shqiperine AMANET ZOTIT !!!

  13. lani says:

    Ne kohen e Enverit e keshim me planifikim/detyrim pastrimin e teritorit rreth banimit, shkolles e vendit te punes.

  14. MEMEDHETARI says:

    Ne Greqi eshte NJE HERE NE JAVE nisma “Oli mazi mborume!”,qe do te thote “Te gjithe sebashku e bejme te mundeshme”…
    Organizohet neper lagje te ndryshme dhe eshte shume efektive,megjithese neve na ngjan me “Te shtunat komuniste”,sic thote troc nje komentues me lart…
    Ja se cfare behet konkretisht:
    – Grumbullim (dhurim) ilacesh (te paskaduara dhe qe nuk jane perdorur nga personat qe i kane blere)…
    – Grumbullim (dhurim) librash,shkollore dhe artistike…
    – Grumbullim (dhurim) ushqimesh kryesisht nga Supermarketet per te vobegtit(te paskaduara)…
    – Pastrim ambjenti (kryesisht plazhet dhe vendet publike)…
    – Mbjellje pemesh per gjelberimin e ambjentit…
    – Etj.

  15. elda says:

    I gjithe populli Shqiptar duhet te bashkohet rreth Edi rames, shpreses se vendit dhe ndryshimit.

  16. VL.HAS. says:

    “rediit” qe e quan si “flake a zjarr kashte” punen vullnetare te te shtunave komuniste te kohes se Leninit , do i kujtoja se edhe ne Shqiperine tone te dikurshme organizoheshin te tilla ,qe ishin dicka me shume se te shtuna . Quheshin aksione me pune vullnetare dhe si qellim kishin ndertimin dhe transformin e vendit per ti sjelle ketij zhvillim dhe perparim . Nese je nga Korrca zotni “redi”, shko e pyet ne qytetin e Maliqit qe te ta bejne me dije ty , se aty ka qene nje vend i mbuluar me mocale e lluce dhe se ishin vullnetaret aksioniste nga rrethe te ndryshme te vendit , qe me pune krahu e thane dhe ne vend te kenetes , u parfituan me qindra hektare toke bujqesore , ku mbjellesh panxhar sheqeri dhe…….fabrika e sheqerit e ndertuar prane , prodhonte sheqer po nga ai panxhari i …OSE nese je nga zonat e Myzeqese , shiko ato siperfaqe shume te medha prej mijerash hektaresh toke bujqesore , dikur keneta , semundjet e malarjes benin kredine ne popullsine e atehereshme . Ato siperfaqe u kthyen ne toka te kulluara e te sistemuara shume shume bukur per drithra buke , perime etj po me pune Vullnetare e aksione , me pjesemarrjen e rinise ku dhe punonin edhe mesonin te shkruanin e te lexonin se te tille , ne pa dije e paten lene rexhimet obskurantiste te te kaluares e para komuniste . Ne vitet 70ta para se te perfundonte ndertimi i hidrocentralit me te madhit , jo vetem ne Shqiperi , por dhe ne Ballkan -Hidrocentrli i Fierzes -rruga Qafe mali-Fierze eshte hapur kryesisht me pune vullnetare , pra me pune krahu dhe ne nje kohe rrekord ,Nga ajo pune e madhe u be e mundur quarja e agregateve e makinerive qe i duheshin per tu instaluar ne HIDROCENTRAL , SOT TY DHE NEVE NA VJEN SI DRITA DHE NGROHETSIA e qe nuk bene te quhet zjarr kashte , por ajo qe eshte ne fakt dhe , qe edhe ti si shume te tjere ndoshta dhe e merrni si dhurate nga ajo kohe e keq perdorur dhe e paraxhykuar edhe atje ku nuk eshte per tu paraxhykuar . NJE GJE DUHET TA MARRESH VESH SI TI DHE DISA TE TJERE ,se ne mes aksionisteve nuk kishte lufte klasash , por kishte emulacion ,ku puna e mire evidentohesh dhe vleresohej edhe perse ne menyre simbolike per atehere por ama kishte vlere , sepse behej ne MENYRE TE DREJTE . Zoterinje , shikoni PARADOKSET E VLERESIMEVE TE POLITIKES SE SOTME Te diteve te soteme TE VLERESIMIT aksidenteve traxhike te ndodhura ne galerite e braktisura , ku mbeten te vdekur pese te rinje PER BUKEN E GOJES dhe te atij ne rruge te personalitetit te politikes , qe udhetonte me makine super te shtrenjte dhe ne kundershtim me rregullat e qarkullimit . Per pese te paret pati me se heshtje ,ku me e renda qe se nje nene i a shkrumboi zemren dhe e la qyqe te vetme ne shtepi . Ne rastin e dyte ,aksidentin e deputetit , ne rruge , sikur u shkul e gjithe Shqiperia dhe me gjere trojet shqiptare dhe u dynden se kush te pozonte sa me mallengjyeshem dhe me sa me me dhimbje . Per me tej ta lejme ty “redi” te gjykosh dhe te besh dallimin dhe vleresimin se c’ka eshte me e mire dhe me e keqe ne ditet e sotme . Nese lendova ndokend te me falin , se edhe une si ne aksidentin e pare ne galerite e braktisura dhe ne ate ne rruge me politikanin dhe deputetin , kame patur dhe une dhemje aq me shume se rasti traxhik me deputetin i mori jeten njerit nga me te mirit te krahut te se djathes se rrugeve qe ndertoi e djathta , por qe ato ngjajne apo mund te krahasihen per shoferet dhe udhetaret , me kurthet dhe grackat , qe dikur perdoreshin per te leshuar ….. Te shpresojme per me te miren qe do na sjelle pushteti i “rilindjes”

    1. redi says:

      VL.HAS,
      Kisha keto gjera :
      – Faleminderit per shkrimin shume civil.
      – Si e spjegon ti faktin, qe “SOCJALIZMI REAL” u urrye nga populli, ambasadat dhe anijet u mbushen plot per te hikur sa me pare nga “paradisi socjalizmit” ??!!
      – A ishe ti dakord me parrullen budallaqe te atehereshme se : “Diktatura e proletariatit eshte demokraci e vertete”.
      – Une vete kam perituar nga socjalizmi, kam punuar ne tregetine e jashteme, kam shoqeruar turiste te huaj, kam qene shpesh me pune jashte shtetit dhe m.gj.ate po ti vesh gjerat ne ballance mendoj, se kapitalizmi eshte me njerezor se socjalizmi.
      – Nuk kam mendimin, se Olldashi ishte burre i mire. Ai tha, se po te ishte minister i brendeshem ne 21 janar do kishte vrare me shume se kater veta.
      – Edhe Stalini, Hitleri, Musolini, Gadafi, Sadam Hyseini kane bere vepra monumentale per vendet e tyre por ama ishin diktatore te ndyre.
      – Ti ke mendimet e tuaj, te cilat m.gj.se nuk i pranoj i respektoj.
      – Une kam qene,jam dhe do te jem i majte, sepse ky eshte formimi im, por ama kjo nuk me pengon, qe per gjerat qe nuk me bindin ti kritikoj. Une them perseri, se kjo pune qe po ben Edi, jam fans i tij, nuk do zgjati shume dhe do jete si nje flake kashte dhe nuk do zgjasi shume.

      Nuk e di ne se ke qene ne Zvicer, eshte shume paster dhe ka shume rregull dhe kjo eshte arritur, sepse Zvicra eshte nje shtet me shume se 700vjecar dhe sa keta kane mentalitet tjeter, qe eshte arritur me qindra vite. Mentaliteti i nje populli nuk ndryshohet me dita pastrimi ose me dekrete qeveritare. Ne fotografine siper, me habiti fakti, qe mjeku i Edit, e lejon Edin te ndihmoje por pa doreza. Ketu ne Zvicer keto gjera nuk behen pa doreza. Plehrat jane plehra dhe mund te kene mikrobe. Ky mund te duket nje detaj i thjeshte por i rendesishem.Olldashi, ishte Minister i transportit dhe policia, pas aksidentit konstatoi se ai fliste ne celular kur i jepte makines dhe nuk kishte perdorur ripin e sigurimit. Keto gjera ne Zvicer jane rutine dhe ne se nuk i ben merr gjobe deri ne nje mije franga.

      Pershendetje

  17. Bledi says:

    Kultura eshte tradite, qe linde edhe ritet me njeriun. Sensibilizimi eshte pozitiv per brezat e rinj por akoma me shume per mendjen e trubullta nga pacmurja police qe konsumohet mengjes, drek, darke rendomte ne shoqerin Shqipetare.
    Fillim I mbar gjysme punes thote populli jone I dashur, edhe pse nuk eshte rasti prap diku duhet nisur. Gur, gur behet kalaja edhe ne demokraci.
    Shteti aplikon edhe kontrollon rregullat e lojes, shoqeria eshte ajo qe I zbaton, zhvillon edhe mere frytet.
    Kshu qe O Milet: Lejeni politiken edhe fokusohuni me shum ne te miren e perbashket duke filluar edhe nga ambjenti.

  18. elinor says:

    @memedhetari; e pastaj se e kane grekerit nje praktike te tille, mos do te thote qe ata kane te drejte dhe duhet te bejme si ata?
    Sa e veshtire qenka te fusesh koncepte ekonomie tregu ne mendjet e shqipove te ngjeshura mire me leksione ekonomie te centralizuar marksiste-leniniste. Qe ta kuptoni me mire, po perdor nje analogji.
    Ke nje kompani private qe prodhon televizore LCD dhe qe ka gjithsej 1000 punetore ne bordero. Si mendoni ju se menaxheret e kompanise do i bejne thirrje punetoreve te lejne punen per nje turn dhe te gjithe te merren me pastrimin e ambjenteve te kompanise?! Ja ta zeme se vendi eshte aq pis e rremuje sa nje kompanie pastrimi do i duheshin 2 jave ta pastronte. Cila do te kishte kosto me te larte, perdorimi i kompanise pastruese per 2 jave apo largimi nga puna e tyre e te gjithe punetoreve te kompanise, perfshi inxhiniere, llogaritare, ekonomiste e te tjere, duke i paguar ata pagat e tyre te rregullta per te bere punen e nje pastruesi dhe duke ndaluar prodhimin per nje turn? Te mos harrojme faktin qe kompania e pastrimit specializohet ne ate pune dhe ka efikasitet me te madh. Besoj se nuk do ta keni shume te veshtire te jeni dakord qe e dyta e ka koston me te madhe.
    E njejta gje eshte edhe me nje shtet. Ne kapitalizem secili ka punen e tij. Qytetari i thjeshte siguron te ardhura, paguan taksa dhe me keto taksa shteti (bashkia) prodhon sherbime te ndryshme perfshi edhe mirembajtjen e territorit.
    Studentet neper shkolla s’kane pune te dalin e te pastrojne ambjentet e shkolles e aq me pak qytetin. Prinderit nuk i cojne atje per te pastruar por per te mesuar. Shkolla ka pergjegjesi ligjore per cdo plagosje qe mund t’i ndodhe femijeve apo ndonje semundje a infeksion qe ata mund te marrin duke kryer nje pune te tille ne funksion te politikes.
    Rama te mos beje punen e nje drejtori komunaleje por ate te kryeministrit per te cilen eshte zgjedhur. Nqs nuk e ben dot, atehere te largohet e te aplikoje per drejtor komunaleje.
    Mbajtja paster e vendit vjen mbasi te jene rregulluar shume ceshtje te tjera qe kane me shume prioritet si ekonomia, drejtesia, ulja e nivelit te korrupsionit, forcimi i ligjit, e shume te tjera. Kur shqiptaret te kene nje jete te qete e nje te ardhme disi te sigurte atehere do ju bjere ndermend edhe per te mbajtur ambientet publike paster. Si eshte ajo shprehja e famshme qe perdori Obama, “ti mund ta lyejsh derrin me buzekuq por prape se prape derr ngelet!”

  19. rinia vullnetare says:

    IDEJA E RAMES ESHTE ME TEPER QE NJERZIT TE NDERGJEGJESOHEN .

  20. AFRIKANI says:

    Pastroni pastroni se bishtin e qenit do te gjeni !

  21. zogu tunes says:

    PO KOSHA KA NE RRUGE ?

  22. "REAL BOHOTINA" says:

    Tirana eshte skandal. Nuk ka nje kosh per te hedhur nje mbeturine. Edhe kazanet jane te pakt dhe jo ne vendet e duhura.

  23. suterdaynight fever says:

    Pa doreza pa nje divize perkatese ,japin me shume shembull 100 vullnetare te rregullt se sa 1000 dallkauke ne fund te fundit qellimi ky eshte te jepet shembulli

  24. gri says:

    Na duhen fushata sensibilizuese se si qytetaret te paguajne taksat e pastrimit.

  25. VL.HAS. says:

    “redi” , te jam pergjigjur me fjale e shprehje mirekuptimi komentit tuaj te fundit . Per aresye nderprerje te rrymes dhe te internetit nuk me eshte percjellur . Jam nje ish mesues ,tani ka gjasht vite me pension ,banoj ne fshat nga gjashte femijet tani as nje nuk i kam prane , jetojme vetem me shoqen time te jetes ,gruan. Kam qene anetar i PPSH . Eshte nje ndryshim i madh , madje shume i madh mes atyre njerezve qe militonin ne radhet e Partise Punes (natyrisht jo i te gjithe)dhe te ketyre qe hiqen sot si demokrate te ndershem ,gjoja te thirrur nga koha per te cuar perpara vendin . Ndersa ne , anetaresimin ne PPSH e shikonim si nje mundesi qe na jepesh per t’i sherbyer atedheut sa me mire e me devocion , sot qellimi i vetem i nje pjese te njerezeve eshte , bashkimi i interesave me anetaret e PDse me te vetmin qellim per te zhvatur sa me shume nga ajo qe ngelet ti thuhet pasuri publike ,prone e te gjitheve . Aktualisht nuk ruaj as nje lloj nostalgjie per t’u kthyer tek koha e komunizmit , se nje gje tille per mua , nje ish kandidat partije , mesues me aresim te larte do te ishte kthim ne dy vite stazh ne nentoke , ne ish minieren e bakrit Gjegjan Kukes ,ku puna ishte me turrne dhe teper e lodheshme . Te pata thene edhe ne komentin qe nuk m’u percoll , se ne vitin 2006 pata rastin te vizitoi Angline . Atje takova shume ish nxenes te mije te cilet per te bere shaka me thonin se cfare do u percjellesh njerezve nga keto qe pave ketu ne Angli ? Pergjigja e ime ishte se ; nuk e paskem ditur qe Anglia paska qene shume me afer komunizmit se sa ne . Gjithenje flas per ato qe ajo ka bere ne rradhe te pare per njerezit e saj , por dhe per emigrantet qe kane shkuar per nje jete me te mire e duke respektuar ligjet e atij shteti .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje