Gjykata e Korçës vendosi që të lërë në burg 4 të arratisurit nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri dhe Artur Gora.
Po ashtu në burg pa afat janë lënë edhe tre bashkëpunëtorët e tyre, Olsion Maçi, Albi Meçini dhe Ervis Lami.
Admir Tafili, që mbërriti në gjykatë i lidhur këmbë e duar me zinxhirë, deklaroi se ai është organizatori i arratisjes.
Ai tha se shkak për këtë është bërë gjykimi i padrejtë ndaj tij.
Tafili tha se nuk ka lënduar asnjë njeri gjatë kësaj arratisje.
Kurse Gëzim Guri tha se nuk ishte në dijeni të planit të arratisjes. Guri tha se e kishte mësuar diçka të tillë në momentet e fundit.
Fran Marashi, i dënuar me burgim të përjetshëm si anëtar i bandës që shkaktoi masakrën e Urës Vajgurore në vitin 1996, deklaroi se ishte arratisur nga burgu për të kërkuar vëmendje, në mënyrë që dosja e tij të rihapet.
Ai tha se do të rikthehej në qeli, pasi shkonte në një televizion ku të kërkonte publikisht rihapjen e dosjes.
Më tej, Fran Marashi rrëfeu se armën ia kishte dhënë një shok në burg, por theksoi se nuk kishte qëllim të kryente asnjë vrasje./ep
Jo more c’far thua, Saliu kishte organizuar arratisje per ti ve faijn per mos efikasitetin e Qeverisjes Edushka-Metushka pra gjithnje sipas shamikuqve
Ramy, e ke thill nonji cik tymin e Lazaratit sot.
ti quhesh Trim o Mir Tafili, hallall ta baft Zoti e ta shtoft jeten se hakun e babes ke mor e s’lendove njeri dhe pse nji kriminel qe perfitoj nga plani jot desh te derdhi gjak mbi gardianet qe u treguan zemergjer
Harroi ti permende shoket qe e furnizuan me arme.Rama dhe tahiri ju quan armet-meta ju qoi veturat.naqo ushqimet.erion veliu i mbeshtolli me jastek dhe i quan ne greqi.
qatia, qekiqi, qengeli, qameria, qorba etj.etj.Rrofte maloqeria.
jemi veshur me peliqe, hame buke sallam salqiqe.. shume fiks ky komenti, ndoshta me i bukuri ketu
O jemi veshur me peliqe ,hame buke sallam salqiqe…O sa kam qeshur mor “qun” me kete komentin tend.je i madh fare..
Tamam na mbushi malokeria… Se duket qe nga komenti, se cfare arsimi ka… Debili. Edhe emrin e vet e ka shkruajtur gabim.
edhe ju qe sjeni maloke dava llapaqen blogjesh jeni se sjeni burra me te mire
O Admir burra si ty duhet te jetojne te lire