Policia e Gjirokastrës ka bllokuar në orët e para të mëngjesit rreth 700 kg cannabis sattiva, që po transportohej nga Lazarati drejt Vlorës e me destinacion final Italinë.
Në pranga është vënë trafikanti i lëndës narkotike, Eduard Sako, nga Vlora.
Ai ishte mbajtur nën vëzhgim për një javë me radhë dhe agjentët e antitrafikut ishin në pritje të daljes së mjetit me drogë nga fshati Lazarat.
Në operacionin e quajtur “Kamuflimi”, policia ndaloi kamionçinën në aksin nacional Gjirokastër– Tepelenë.
Në 2 muajt e fundit, policia ka kapur 2.2 ton drogë prodhuar në Lazarat.