Drejtoresha çame e ISSH-së ndalohet 4 orë në doganë nga policia greke

28 Nëntor 2013, 16:54Sociale TEMA

Rikthehen pengesat në kufirin grek për zyrtarët shqiptarë.

Burime nga pika kufitare e Kapshticës bëjnë me dije se policia greke ka ndaluar për rreth katër orë me radhë në doganën greke drejtoreshën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Vjollca Brahon, duke mos e lejuar te kaloje drejt tokës helene, pa dhënë asnjë shpjegim.

Zonja Braho është njëkohësisht anëtare e kryesisë së PDIU, gjithashtu e pajisur me pasaportë shërbimi.

“Aktualisht ndodhem në pikën kufitare të Kapshticës dhe kam katër orë që nuk më lejojnë të kalojnë krahun tjetër. Ishim 15 veta që prisnim, 14 kaluan dhe iu dha vula për të hyrë në shtetin grek kurse mua nuk më lejojnë. Ju kërkova të më thonë arsyet se përse nuk më lejojnë dhe përgjigjja ishte që mund të kaloj vetëm me urdhër të drejtorit të policisë greke në Athinë. Pa urdhër nga Athina, nuk më lejojnë të hyj në shtetin grek. Madje u kërkova të më kthejnë edhe pasaportën, por nuk ma kanë kthyer akoma. Unë lëviz me pasaportë shërbimi dhe jam me origjinë çame,” tha Braho.

Rreth orës 17:30, konsulli shqiptar në Selanik ka ndërhyrë për të lejuar kalimin e Vjollca Brahos.

Pas ndërhyrjes së konsullit shqiptar, Riza Poda, Braho është lejuar të kalojë në territorin shqiptar.

“Edhe pse me vendlindje në Tiranë, grekët e dinë se kush janë drejtuesit e lartë të çamëve”, tha Braho.

52 komente në “Drejtoresha çame e ISSH-së ndalohet 4 orë në doganë nga policia greke”

  1. futi nje telefon edvinit se e ka mire me greqin

    1. Best says:

      Daku
      kjo sh..a do me mbajt vendin e punes me zor ndaj
      Jane lodrat e Tim Idrizit keto per ti bere presion Rames te krijojne incident diplomatik
      Meqe policia greke ndihmoi ne kapjen e 3 te arratisurve PDIU nxiton te percaje greqi shqioperi te fuse Ramen ne sherr sepse e di qe qeveria nuk flet per momentin pasi u realizua me sukses operacioni ne kufi
      dhe ne fakt seshte pak, policia greke kapi 3 te rrezikshem te arratisur
      Duhet Reprocitet
      Por keta tradhtaret came te PDIU-se te Timit per keto gjera u punon mendja gjithe kohen
      Vjollca Braho dhe Timi e dine shume mire qe nuk lejohen te kalojne ne Greqi, i kane shpallur non grata si parti percarese
      Sepse nuk i kerkojne gjerat sic duhet, por keto jane te tjera diskutime dhe sigurisht qe greket e kane gabim
      Por mendoj se Vjollca dhe Timi e kane bere per shoq sepse duan me mbajt me se sben ISSH-ne ku kane bere baterdi
      Vjollca e di qe e pret burgu me ato pislliqet qe ka bere te pensionet
      Hajt Tung
      Veliaj nuk fali as Kseren do falka Timin

      1. genci says:

        Drejtoresha e Shpetim Idrizit akoma ne pune? Hajde rilindje hajde. Idrizi sherbetori i Saliut vite me rradhe mban akoma drejtori te rendesishme. Idrizi dhe LSI po ja shofin ajrin rilindjes. Vidh me Saliun prape bakllava edhe me Edin.

      2. Adriatik says:

        Hiqeni kete came hajdute nje ore dhe me pare se late nam. Kjo eshte me hajdute se shpetim daganieri kryehajduti qe do i ktheje camet te toka e premtuar.

      3. Hipokrizia!!!! says:

        Si ka mundesi qe nje parti pseudo patriote vin e ben der der ne kete maxhorance!!!!?
        Cameria perfshin edhe konispolin si pjese e krahines se saj, e pra, kjo femer eshte nga konispoli qe ndodhet ne Rep. Shqiperise.
        Si ka mundesi qe e ndalokan greket? Cfare donte madama ne greqi? Mos do te shkonte ne fashatin turistik ne selanik qe ka Qirje Idrizi bahke me Efendiko Nanon dhe me dike tjeter…………. Ky eshte nje mashtrim i paster. Z.Edi Rama po e beri nje gabim te tille t’i fusi keta maskarenj ne kualicion, do t’a humbase aleancen me qytetarin qe ne castet e para. Ajo femer ka vjedhur kaq shume sa nuk e di sa para ka. Kush ja dha licencen per bar brenda universitetit ne durres??(qe kush e di cfare shesin). Nuk kam pare mashtrues me te madh se Idrizi deri tani, perderisa manipulon nje nga kauzat me te dhimshme te shqiptareve, kauzen came te nje krahine martire e cila i ka dhene shume ketij kombi dhe nga popullata e se ciles jane sakrifikuar shume njerez. Une nuk jam cam, por njoh djem dhe vajza came jashtezakonisht te pregatitur dhe punetor, fisnik dhe te ndershem dhe ju betohem tmeresisht patriote qe kane kane nje vizion krejt tjeter per camerine dhe mardheniet greko-shqipatare. Partia e Idrizit bashke me llumin qe ka mbledhur ka antipati te theksuar ne komunitetin cam dhe shpresoj te gjej sa me shpejt vendin ne dretesine shqiptare.

    2. Sevim says:

      Akoma kjo CAME E PDIU-se,nuk qenka SHPORRUR nga ISSH-ja???
      Kjo,qe bashke me kelyshet e tjere para ardhes te saj,NUK NA KANE DHENE NE ISH USHTARAKEVE PENSIONET,QE NA TAKOJNE,por edhe neper GJYKATA NA PENGOJNE NEPERMJET JURISTEVE TE TYRE!!!
      Vetem mua keto PALO JURISTE,m’i kane shtyre SEANCAT GJYQESORE rreth 2 vjet,sepse mungonon,gjoja me raporte mjeksore!!!
      TE PASTROHET URGJENTISHT ISSH-ja nga keta MILITANTE TE POSHTER QE NGA TIRANA NE RRETHE!!!
      Per faj te tyre ne sot,jo vetem bredhim neper gjykata,por edhe marrim 50% te pensionit,duke na mbajtur cdo muaj 70 mije leke si gjoja DEBITORE!!!
      EDI RAMA!!!
      A KE NJERI,QE TE ZGJIDHE KETO POSHTERSITE QE BEHEN NDAJ NESH ,ISH USHTARAKEVE???
      HIDH POSHTE TE GJITHA LIGJET,VKM-te DHE UDHEZIMET E BRENDESHME PER ISSH-ne DHE TE NA JEPET PENSIONI SIPAS STATUSIT TE USHTARAKUT!!!
      CFARE PRISNI?
      QE TE VDESIM SI ISH TE PERNDJEKURIT,QE I VUNE BENZINE VETES???!!!

      1. kirurg says:

        Te lumte! Rama premtoi se do te kthente drejtesi per ish-ushtaraket para zgjedhjeve. tani ka harruar sic duket, po s’ka harruar te mbaje akoma ne poste militantet partiake! Pastaj partia e cameve ishte ne koalicion me berishen, pse ka frike ky Rama ta heqe?

    3. Shkodrani says:

      Si ka mundesi ende drejtoresha te Shpetim Qenefit ne detyre, turp Edi Rama.

    4. feniks says:

      O Edi Rama!!!
      Po pse, per te lene drejtoreshe te ISH-se prap kete UJKONJEN E Berishes,VOTUAM NE ISH USHTARAKET BASHKE ME 800 MIJE TE TJERE???
      Ne kemi 20 vjet,qe po vuajme per buken e gojes,banojme akoma ne shtepi me qera,femijte na ngelen pa shkolle te larte se nuk kemi patur TAKAT nga financat,ndersa gjysmen e pensionit na e hane ilacet ,nga semundjet e shumta,qe kemi marre gjate jetes shum,e te veshtire ne ushtri tew asaj kohe!!!
      Vetem ne e dime se sa kemi vuajtur atehere,sa BURGU ISHTE LULE!!!
      Te paktewn ata nuk rrinin ne BORE E SHI per 20 dute ne muaj,kur rrobet e trup[it na lageshin e thaheshin po ne TRUP!!!
      Ne marshimet qe kryenim ne malet e veriut(kam qene 20 vjet ne zonen MALESI E MADHE-VERMOSH-DUKAGJIN),merrnim buke me vete dhe ushqim te thate,sa BUKEN E COPTONIM ME GURE,SE ISHTE E NGRIRE NE CANTE!!!
      Nukkemi qene te tere neper MINISTYRIRA,ndaj shumica rrinim nga 20-25 dite ne sherbim maje maleve larg familjeve e femijve!!!
      Shpesh grate e oficereve ishin pa pune se ne tere jeten kemi qene JABANXHINJ kudo qe sherbenim!!!
      T’i leme menjane IDEOLOGJITE E POLITIKAT,se edhe sot pak a shume kaq vuajne policet e shkrete,kur VRITEN NE KRYE TE DETYRES duke lene FAMILJET PA PENSION,PA SHTEPI etj!!!

    5. florin GUARIN says:

      O daku po e ngaterron Me sali berishen whah Jeni mesuar Ju droga vu e vrasjet vu e Nje zile sales se direkt Nje ISH ANTARI I PARTIS DEMOKRATIKE NE ATHINE GJAT VERES ME THA ISHALLA FITO SALA SE PO NUK FITOJ SALA MORA FUND SKA KUSH ME NXERR NGA BURGU

  2. elton says:

    Drejtoreshe nga PDIU? po per kete paskemi votuar ne?? Haram vota o Edi Rama

    1. Best says:

      Po jo o Elton
      Drejtoresha ka qene e PDIU-se me kohe
      qe ne kohen e Sales
      Por tani u be ndryshimi dhe ISSH po i kalon me ligj Ministrise se Mireqenies
      Por sa te kaloje ne parlament dhe te hyjhe ne fletore zyrtare sipas procedurave dhe pastaj do hiqet
      tani se heqin dot se duhet mbyll kjo procedure dhe eshte normale
      kjo tani duke e dit se edhe dy jave kohe ka
      sajon keto incidentet te fitoje pike
      kaq

    2. -homeri says:

      —-akoma camet drejtora ne qeverin e RLINDJES –po harram u qofte socialisteve qe u rropaten rrugeve te protestave dhe EDI le akoma ne pune camet , republikanet lsi , pd, legalist , ballist e mutra te tjere dhe le pa pune specialist te mire dhe te ndershem —. Nuk ka cam te pa korruptuar se ndryshe nuk do ishin me BERISHEN , nuk ka militant te lsi qe te mos jete i korruptuar dhe ne se qytetaret e kerkojne demokracin te veproje , ajo eshte ne sjelljen e administrates publike — qe sot vepron njesoje si ne kohen e BERISHA – META –arrogant , te pa edukuar dhe te korruptuar shikoni ne cdo zure te administrates publike ka camer , nuk ka asnje cam te pa pune dhe ata qe mund te jene ne asistence sociale , jane ne pune dhe marrin dhe asistencen

      —-EDI – ta shpif ne se nuk nderhyn ne administraten publike—personalisht me ate administrat jam ne kontakt nje here ne vite , por ndihem aq i ofenduar e i perbuzur sa me vjen turp te themi se ne kemi shtet , jane aq pa edukat , e harbute sa nuk jam ne gjendje ta perkufizoj

  3. neutral says:

    Po nenkryetari i Kuvendit, qirje Dule, çfare thote per kete ?

  4. qerramudhi says:

    normale hajdutet nuk lejohen te kalojn kufirin,ata shyqyre u zbuan edhe na u bete neve peshqesh

  5. per .... salihe qenefi - prej shpellave te s-Ali Bishes ........................................ says:

    …. Bej kujdes,
    s-Ali Bisha po hakmerret duke futur ne sherr qellimisht me Greket, pra po te kercenon.
    Bej kujdes, mos udheto shume nga Qaf-Krraba se do te hedhin si Olldashin, Trebicken, Dritan Hoxhen …. etj.

  6. redi says:

    More miq, edhe ne Greqi ka nenpunesa injorante dhe ultranacjonaliste. Mos harrojme, se Agimi i Arte perben 17% te parlamentit grek. Ne fund te fundit qeveria greke lejoi futjen e saj ne Greqi. Cdo shtet ka rregullat e veta. Pastaj edhe greket jane ballkan hesapi. Greket nuk kane ndonje ndryshim te madh nga ne shqiptaret, maqedonasit, serbet, bullgaret etj. Mendoj, se mediat nuk duhet te kultivojne mentalitetin e “mimozave” ( nje peme shume e ndjeshme). Ne kete bote behen edhe gabime.

    1. Zigur Qarri says:

      Jo jo jo,nuk jan nenpunes injorante,nuk esht veprim sporadik,por vazhde armiqesie,veprime te kordinuara dhe programuara nga shteti grek qe nuk ka qene dhe nuk do te jete kurre i sinqerte me shqiptaret.
      Doganat dhe ambasadat jan ndermjetes te fytyres,te politikes se nje shteti,nuk veprojn kurre ne koke te tyre,vetem se me urdher.
      Un si shqiptar nuk e dija qe Zonja Braho esht antare e kryesise se PDIU.
      Si ka mundesi ta dije nje polic “injorant” dogane i nje shteti te huaj atehere???!!!
      Kjo pa vene ne pikpyetje qe polici “injorant” grek njeh vetem heroglifet
      e tij!).

      1. redi says:

        Zigur Qarri,
        Ne jemi ketu ne forum afersisht tre vjet. Une kam qene i detyruar nga Tema, qe te ndryshoj shpesh emrin. Une jam plaku, henri dhe redi.
        Sic e di edhe ti une jam çam dhe kam pershtypjen, se nuk duhet ti fryme gjerat. Mos harrojme, se qeveria greke eshte per te na dhene statusin e kandidatit per ne BE. Une jam, qe ne te mos mbetemi te burgosurit e se kaluares. Sipas konferences se Postdamit, pas luftes se dyte boterore, rusia i mori Polonise territore polake dhe si kompensim i dha Polonise territore gjermane duke detyrur disa qindra mijra gjermane qe te largoheshin nga trojet e tyre. M.gj.kete midis Gjermanise dhe Polonise tani nuk ka probleme te medha. Ultranacjonalistet greke kerkojne, qe parlamenti grek te njofi Vorio Epirin gje qe parlamenti nuk e ben.

        Kam mendimin, se Edi, Fatos Lubonja dhe shume shqiptare me kulture jane bere tashme qytetare europjane sic do behemi te gjithe nje dite. Leri greket ne injorancen e tyre. Amerika dhe BE duan stabilitet dhe jo budallalliqe etnike. Bota ka ndryshuar, duan greket ose qeveria greke ose jo. Uthulla e forte thyen shishen e vet thote populli. Mendoj, se Edi yne eshte nje visionar dhe kjo eshte gje e mire.

        1. Zigur Qarri says:

          Gjermania nuk pengoi dhe as nuk i mbajti meri Polonise(prej aneksimit te Oberschlesien) dhe as Çekise(prej aneksimit te Sudetenland).Pra Gjermanin nuk e mbajti peng e kaluara,
          megjithese i aneksuan territore gjigande,pra i kishin hyre ne hak.Ne rastin tone Greqia esht ajo esht e burgosura e se kaluares.Megjithese Greqia ne na ka hyre ne hak,perseri na nxjerr mijra pengesa.Ky rast esht skandal,kupton skandal ku dy vende normale mund te prishnin marredheniet dipllomatike,por greket si maskarej qe jan shfrytezojn ne menyre te poshter antaresine e tyre ne EU.
          Un nuk jam çam,por çeshtja çame esht çeshtje e te gjith shqiptareve dhe jo vetem e juaja.
          Sido qe te vije,nacionalizmi(si kulture Europjane qe esht)nuk shkulet edhe per 200 vjet te tjera.Pastaj,sa ka si Lubonja?
          Diogjeni qe njihet si qytetari par me ide kozmopolite ne Bote ka jetuar para gati 2300 vjetesh.Kan kaluar kaq koh,sa pasonjes pati?
          Dhe ti mendon se gjerat do ndryshojn ne ate drejtim?Kurre!
          Per sa koh qe shteti grek nuk njeh zyrtarisht pronat,gjenocidin,
          kulturen dhe minoritetin shqiptar ne Greqi nuk do te kete paqe.
          Kur thua budalleqe etnike,perse shqetsohet Greqia per emrin e Maqedonise atehere?Tek e fundit Maqedonia e vogel nuk mund te jete kurre kerrcenim per Greqine dhe po u pranua ne NATO mbarojn zyrtarisht edhe pretendimet territorjale.Kjo vlen edhe per ate qe ti e permend si “nder” qe na beka Greqia per mosnjohjen e Vorio Epirit.Hyrja e Shqiperise ne NATO e ka mbyllur ate problem, prandaj esht rruge njekalimshme ajo,esht loje dhe jo nder.Nacionalizmi sot esht sofistikuar,nuk del hapur.Flet per kozmopolitizmin(qe vlen per popujt e vegjel),por ne terren ben ndryshe.Te djathtat po lulezojn ne Europe,perse nuk i nxjerrin jasht ligjit?Sepse i perdorin per presion per te justifikuar ligjet e djathta qe nxjerrin.

          1. redi says:

            Zigur Qarri,
            M.gj.se nuk jam dakord me shume gjera, qe shkruan une i respektoj ato.Vetem nje sqarim, ne Greqi nuk ka me çamer myslimane, sepse vetem ata qe pranuan te nderronin fene dhe kombesine mbeten ne Cameri. Cfare etnie çame do mbrosh kur ajo nuk egziston faktikishte ne Cameri. Puna e kosovareve ishe nje gje krejt tjeter, sepse kosovaret perbenin mbi 90% te popullisis se Kosoves dhe nuk ju garantuan te drejtat e njeriut dhe te derejtat e pakicave kombetare.
            Mendoj, se ne duhet te jemi realiste dhe visionare.

            Pershendetje

  7. Taku says:

    Po mire te tjerat, por akoma mbahen ne pune keta rrjepsat e Shpetim Idrizit??

  8. ra ta si says:

    shoqata kunder importit te plehrave duhet te ngrihet ne proteste menjehere dhe tja tregoje vendin grekut.natyrisht ne balle do prijne trimat sazan e altin goxhaj.tregojeni veten qe jeni shkabonja te patutura.

  9. druni says:

    shqiptaret atdhetare duhet ta kuptojne njehere e mire qe GREKET e NDYRE kontrollojne gjithshka ne Shqiperi, po keshtu edhe SERBET ne Kosove.

    Cfare duhet bere: Ligje te ashpra ndaj agjenteve dhe infromatoreve greke e serbe ne Shqiperi!!!

    Ka vite qe nuk kapet asnje agjent grek e serb ne Shqiperi – ata te SHISH-it flene gjume duke marre rrogat.

  10. shpatar says:

    Kjo mikja ka te drejte te hyje e te dali jashte Shqiperise per te bere qejfe se pune nuk ka se cfare te beje.Sigurishte qe shkone per ceshtje partiake .Mire ja kane bere .Politiken ka kush e bene tani.Jo zonja Vjollce por Dade , Shperimi, Dashi i Havas e gjithe ata qe duan te atakojne politiken me partite, nuk imponojne se crruge duhet te ndjek shteti per ceshtjen came .Rama eshte shprehur qarte per te dhe keta duhet te operojne brenda programit te Qeverise.Nese jane ne opozite shume keq per ta qe nuk llogarisin se ku duhet ta kene vendin e tyre per nje ceshtje kaq te madhe.Por dihet hajdutet do te shkojne me hajdutet.Ceshtja came shtrohet nga burra te ndershem e patriot .
    Dicka per kete zonjen Vjollce .Pse nuk hetohet per skandalet me skemat e pensjoneve!!!!Pres qe ta shohe ne dyert e drejtesise e jo ne pikat e kalimit te kufirit .Mos valle dhe kjo eshte ne listen e ekipit Sali-Bode qe sfidojne shtetin e popullin shqiptare?.

    1. neutral says:

      Nuk e kuptoj ? disa komentues ketu jane injorante, te verber, antishqiptare, apo thjesht partiake qesharake per te cilet asgje nuk ka vlere po te mos jete e partise se tyre , Ç’lidhje ka fakti se kjo nepunese eshte e kohes se Saliut, apo e asaj te Edi Rames , Ajo eshte nje zyrtare shqiptare qe ka te drejte te levize sa dhe kur te doje dhe askush nuk ka te drejte ta pangoje. Nese duhet shkarkuar apo jo, kjo eshte nje çeshtje tjeter qe nuk ka lidhje me lajmin ne fjale. E dyta, pse duhet te jemi kaq servile dhe te mos zbatojme parimin e reciprocitetit, qe eshgte nje nga shtyllat e Diplomacise ?
      Me konkretisht : Greket nuk lejojne nje shqiptar qe t ehyje ne Greqi, thjesht sepse eshte çam. Me sa di une ky nuk eshte krim. Atehere, edhe ne te mos lejojme asnje nga ata qe ka bere propagande per “vorio Epirin”, qe flet neper gazeta dhe televizione greke per kete teme etj.
      Se dyti, nese greket duan qe ne Shqiperi te mos kete parti qe mbron çeshtjen çame, atehere edhe ne kemi te drejte te kerkojme qe ne Greqi te mos kete organizata, apo parti qe bejne zhurme per fantazma te tilla si “Vorio Epiri”.
      Dhe se fundi, nese nje zyrtare shqiptare, pjese e niveleve te larta te administrates se shtetit shqiptar, i cili pikerisht sot feston 101 vjetorin e pavaresise se tij (pra qe nuk varet me, te pakten zyrtarisht as nga Greqia dhe as nga ndonje shtet tjeter, qe te kerkoje leje se ke do te emeroje funksionet qe jane ekskluzivitet i tij) pengohet te hyje ne Greqi, pa bere asnje krim, vetem e vetem sepse eshte çame, atehere dhe ne kemi te drejte te pengojme hyrjen ne territorin shqiptar te nje zyrtari, ose zyrtareje greke nte je niveli paalel me zonjen ne fjale.
      Se fundi, çfare ben ambasada jone ne Athine ? Pse nuk flet, por vazhdon te heshte ? Çfare ben Ministria jone e Jashtme ? Jemi per fqinjesine e mire, nuk jemi per incidente, por jo duke shitur b… tek kushdo qe na del perpara.
      Mendoj se keshtu duhen pare keto pune, sepse neser, kjo mund t’i bjere ne koke secilit nga ne, pavaresisht se ciles parti i perkasim.

      1. Lolita says:

        O Neutral, ti qenke nje nga ata trimat e Idrizit me sa duket. Kushedi pse e ka ndaluar greku kete hajduten? Ajo ka mashtruar e ka vjedhur sa ka dashur, pse duhet besuar qe po thote te verteten? Prokuroria dyhet te hetoje gjithe drejtorat e Idrizit se ka goxhà vjedhje per te zbuluar. Pse, ku i gjen eurot Idrizi qe paguan televizionet qe trasmetojne non stop Pdiu-ne dhe surratin e tij me vetullat e hequra…

        1. Zigur Qarri says:

          Ku e di qe ajo ka vjedhur?Logjike skuthi grek.
          Atehere i bie qe te gjith zyrtaret e administrates se korruptuar greke duhet te ndalen edhe ne doganen tone apo te ndonje vendi tjeter?E ke gjetur mire nickname Lolita,te shkon.
          Futi nje nxemje tjeter here laringut para se te pellasesh ne kopene e gomereve te Janullaposit,se dukesh qe je ngjirur shume.

  11. Cemre says:

    Turp per Edi Ramen dhe pazaret e ndyra qe ben me PDIU-ne e Idriz hajdutit. Ne vend ta coj para drejtesise kete drejtoreshen hajdute e mban akoma dhe per me teper e paska pajisur me pashaporte sherbimi?! Me sa ç’duket Rilindja e Rames eshte qeveri e pazareve njesoj si ajo e Berishes, veçse njera ishte blu e tjetra mavì, se nuk meriton ti thuhet ngjyre vjollcë. Ahaaaa, prandaj se paska hequr nga puna se ka emrin si ngjyra e Rilindjes. O Rama, ik pirdhu. Se na i shpife edhe ti…

  12. Tirona says:

    Kjo eshte ndaluar per tu verifikuar, se dyshohet se ka shperdorim detyre nga ana e saj dhe per ti shpetuar pergjegjesise largohet me milionat e shperdoruar per mos u kthyer me .

    1. neutral says:

      Tirona ! Nese ajo duhet ndaluar, kete duhet ta beje shteti shqiptar dhe jo ai grek. Mos na beni budallenj, se e dime mire se perse nuk e kane lene te hyje ; thjesht sepse eshte çame.

  13. Lolita says:

    O Edvin Rama, kuptoj qe Sales i duheshin dy votat e Idrizit per te mbajtur qeverine prandaj i dha drejtori pa hesap qe te vidhte mire, po ty ç’te duhet Idrizi? Meqe per 5 votat e tij nuk ke nevoje, mos valle drejtorite ja lë akoma se ndani bashke eurot qe vjedh akoma Partia e tij pseudopatriote?

  14. maria says:

    ajo ska pse genjen por mund te m thot dikush ku banon?megjiht per ate dikush ka spiunuar nuk eshte e nmundurune jame came por sme ka kthuer njeri kame 23 vjet qe udhetoj.cfar sdodh me ne shqipetaret.

    1. neutral says:

      Mbese je ti maria qe e ke spiunuar. Sepse kam njohur edhe çame gjakprishur qe ne Greqi bejne sikur jane me greke se greket, qe nderrojne emrat dhe i bejne si greket, qe thone se çeshtja çame nuk ekziston, etj. Kjo zonje eshte emer i njohur ne PDIU dhe pikerisht ky fakt mjafton qe te bindesh se nuk e ka fshehur ndonjehere qe eshte çame. Per kete meriton respekt. Edhe pse, e ritheksoj se qe te jesh çam nuk eshte as krim, as turp; Vetem ne nje vend si Greqia ndodhin keto gjera. Sa per ate qe ju duket kaq shume çudi qe nje çame qenka ende ne funksione shteterore, kjo per mua eshte te sillesh me keq se greket. Sepse, une per vete jam i habitur se si ka mundesi qe disa greke, duke filluar nga Dulja dhe per te perfunduar tek te tjeret qe rimarrin nenshtetesine shqiptare per t’u bere zevendesministra, jane pjese e Qeverise Shqiptare dhe asnje nga ju, pseudoshqiptaret nuk habitet per kete.

  15. atdhetari says:

    une nuk jam cam .me vjen shume keq qe per nje hajdute ordinere qe ka bere krime me leket e pesionistve dhe invalidve e udhehqur nga kreu i kupoles shpetim peshkaqeni; futen ne grindje dy shtete fqinj. kjo femer qe komandon akoma e di mire se cfar udhezime i jepte Monika tahirit per te vjedhur sa me shume lek . kjo femer njef vetem diskot dhe hjdutllekun Z EDI VEPRO SA ME SHPEJT SE DO TE PERGEZOJNE NJ MAS E GJERE E POPULLIT

  16. Ndreca says:

    Edhe Ty po te ndjek krimineli s-Ali Bisha, sepse po i ikni nga kualicioni … kujdes mos udheto (naten me shi) ose mos kalo nga Qafe Krraba, se krimineli s-Ali, do te vrasi si Olldashin, Trebicken, Dritan Hoxhen, Azemin, Xhindin etj. !

  17. kushtrimi says:

    Mos i ki bese grekut edhe kur te jep dhurate.

  18. Besa says:

    Po pse e thekson se eshte drejtoreshe?

  19. Toni says:

    Ore te gjithe ju qe komentoni ketu jeni totalisht te papergjegjshem. Si nuk ju shqeteson fakti qe nje shtetase shqiptare i bejne zbor ne kufi, por merreni me muhabete idiote, a thua se e ka lene njeri vendomarrjen politike ne doren tuaj. Mbase e provoni edhe ju kete menyre trajtimi dhe te shohim ne te tjeret sa shume do kakarisni.

  20. A says:

    Akoma kemi nje pjese njerezish ne popullin shqiptar qe jane pa kulture, nuk jane te emancipuar, nuk kane kulture qytetare dhe injorant. Kjo tregon se ne mesin tone kemi tarallak, idjot, shpirte te keqinj qe nuk dine se cfare duan dhe cfare kerkojne. Por nisen si psikopat dhe handikapat te lindur te thone muhabete dhe shkruajne kodra mbasbregut.
    Kemi nje shtetase shqiptare jo me pasaporte te zakonshme, por me pasaporte sherbimi, mund ta kishte edhe pasaporte diplomatike dhe quhet VJOLLCA BRAHO, me origjine nga trojet etnike shqiptare te Camerise ne Greqi, Drejtoreshe e Institutit e Sigurimeve Shoqerore ne Tirane.
    Ku pala Greke ne piken e kalimit kufitar nga Shqiperia ne Greqi nuk e lejon te hyje ne territorin grek sipas te gjitha ligjeve dhe rregullave nderkombetare, evropiane dhe dypaleshe. Kjo behet vetem sepse origjina eshte CAME. Ky eshte nje nenvleftesim qe i behet kesaj shtetasje shqiptare, popullit shqiptar dhe direkt qeverise shqiptare.
    Prandaj duhet te sillemi me te njejten monedhe. Se ndryshe nuk marrin vesht. Te tjerat probleme qe grihet a duhet a nuk duhet te jete drejtoreshe, kjo eshte ceshtje e mbrendeshme e qeverise shqiptare.
    Brockulla te tilla vetem ne Shqiperi ndigjohet, po sikur personia ne fjale te jete anetare e PeDe-se ose PeSe-se por me qe qenka me origjine came si i behet halli??!! Duhet te lejohet te kaloje kufirin, PO ose JO, sipas ketyre perversave!!

  21. toni says:

    Ca jane keta plera qe na bejne te ndershmin ketu me komente,keta plera qe na hiqen socialiste te thekur.Harruan pabuksat se kane Ilir Meten qe i ka dale dhe kaseta ne TV,a mund te thote dikush prej ketyre trimave se i ka dale ndonje kasete Shpetim Idrizit a ndonje cami tjeter per vjedhje,harruan keta se ne 21 janar u vrane keter pe4rsona per Ilir floririn.Keta trima po kerkojne te heqin nje drejtoreshe vetem pse eshte came,dhe pranojne Ilir Neten vetem pse eshte ne koalicion me PS.Me sa po shihen bathet Saliun prape do e keni ne kurriz,do ju degjeneroje se e meritoni.ju shkerdheu para e mbrapa e nuk patet kurajo jo ta fusnit ne burg po as ti afroheni te shtepia.Lerini komentet ketu ne Tema po dilni dhe shkojini Berishes perpara te dera parlamentit,dilini perpara Shpetim Idrizit e tregojani ne fytyre hajdutllekun se ju sqaron.Kur familja e Shpetim Idrizit kishte pasuri ju enderronin per nje biciklete kineze 26 se ato kane qene ne mode ne ate kohee tani tregoni hajdutllekun e cameve.

  22. edisoni says:

    Vjollca eshte caktuar ne ate detyre ,sepse i rrin lepe- peqe kryetarit,me nje servilizem te peshtire.ISSH-n e ka bere rrumpalle,stan me lepuj.E paska nderruar axhenden e udhetimeve,sepse zakonisht e ka pas lene vrapin ne Abu Dabi.Ndoshta mund te jete dhe nje loje kjo puna me greket,ne menyre qe ta beje Edin qe te kete meshire per te.

  23. Rehat says:

    Grekut robt ku ti kete. Kjo hajdutja shkon dhe e feston 28 nentorin ne buzuqet greke,leket qe shpenzon ja vjedh pensionisteve te varfer,per me keq akoma eshte nga cameria qe eshte persekutuar nga greku. Ministria e jashtme duhet te hetoje urgjentisht rastin dhe te ballafaqoje palen greke me detyrimet nderkombetare per levizjen e lire. Qeveria shqiptare te veproje urgjentisht ndaj hajduteve Skraparllinj,Cam,Dropullit,Tropojan ose te jape doreheqjen dhe te behen zgjedhje te reja. Karshilleku i ketyre hajduteve nuk durohet……!!!!

  24. tepelena says:

    Kjo zonjusha qe ju nuk e njihni fare ,po faaaare,ka aq shume vlera sa kryen dhe paguhet per 3 detyra,…
    Drejtore e ISKSH,keshilltare e drejtorit te RTSH Petrit Beci,(ka qene dhe keshilltare e Zhejit) dhe anetare e bordit drejtues te RTSh

  25. shpatar says:

    Me falni qe komentoje perseri se po shohe qe diskutimet morren karakter tjeter.Jo vetem camet kane te drejte te kalojne kufirin por dhe gabelet shqiptare qe hyne e dalin ne greqi si ne shtepine e tyre.Pse ta marrim kaq serjozishte kur nje shtet zbaton procedurat e tije kufitare .Nuk eshte vetem kjo zonje qe eshte kthyer.Per mua e ska lidhje se eshte came.Po 3 kushurira te mijat profesoresha te nderuara te dala ne pensjon pse u ndaluan per 6 ore ne Kakavije.Ato nuk jane came .Pse cdo veprim ndaj atyre qe quhen cam te marri karakter politike .Kush pjerdh sot se cfare je kur paraqitesh ne kufirin e nje shteti tjeter .Me qe ne e kemi kufirin si dyer burdello tu imponojme dhe te tjerve ta kene dhe ata? Po do tu bashkohesha diskutimeve kritike ndaj organeve greke nese ajo ishte pjese e nje delegacjoni apo sipas nje programi te informuar me pare .Ju e kini kthyer kete diskutim se po na ofendojne kete zonje se eshte came .Nuk kemi te drejte qe ne ta trajtjojme sic na pelqejne ne .
    Sa per ato qe thone se eshte hajdute kete nuk e levize topi.Por dua te shtoje dhe nje gje tjeter.Camet per zotesi te tyre apo per ndonje marifet tjeter jane nga me te pasurit ne Shqiperi.Jam rritur me ta dhe une e di shume mire si erdhen dhe jane tani ne token shqiptare e si jetojne mbas 90 .Demokracia erdhi ne Shqiperi per te gjithe e jo vetem per disa .Politikat e ndjekura persekutuan vendalinjte dhe pronat e tyre i moren te tjeret midis tyre dhe camet.Mos ta hapim kete teme se nuk dua ti ndaje nga ajo qe quhen shqiptare ne radhe te pare e me pas cam. Jane punetor do thoni .Po si shume te tjere dhe keta jane punetore por kane dhe dicka qe na dallon .I kam jetuar momentet e shkaterimit 91 -2001 ku ne krye te punve te pista numeroheshin dhe camet .Nuk i fus te gjithe ne nje thes se dhe sote ulem dhe pi kafe ne lokalet e tyre qe i kane ngritur me djersen dhe gjakun e tyre .Por jo te me mbroni kete zonje Vjollce qe ka bere kerdine sic u solla rastin me larte. Pikerishte kjo dhe ndonje tjeter i pleksur ne afere korruptive nuk duhet te perfaqsojne camet.
    Dhe dicka qe me duket se kemi mbetur ne te shkuaren. E trajtojme ceshtjen came sikur na eshte bere nje padrejtesi nga pjesa tjeter e shqiptarve si ne Maqedoni ,Presheve ,Mal te Zi e pse jo ne Shqiperi. Camet jane shqiptare dhe duhen trajtuar si pjese e kombit shqiptare .Po ta leshojme do na ngrihen lebrit ,maloket ,myzeqaret,kauret te kryqezuarit e kush tjeter se u jane mohuar te drejtat.Qe ne fakte politika e 23 vjetve eshte sjelle shume poshteruese.Jemi nje kombe e te mendojme si nje komb.Vetem keshtu do te biem ne qetsi e do jetojme si popujte e qyteteruar me dinjitet .Jam mes Rusve dhe nuk kam degjuar te percmojne njeri tjetrin.I bashkon jo vetem gjuha por dhe krenaria e te qenurit nje komb .

  26. toni says:

    Shpatar nje koment pikant,por si duket nuk e ke vene re ne shkrim se zonja udheton me pasaporte sherbimi dhe jo me pasaporte te thjeshte si kushurirat e tua profesoresha.Meqense hetuesin dhe gjyqin ja kane bere komentuesit duke e bere hajdute qe ka bere kerdine une nuk kam pritur qe ne zbatim te ketij vendimi te vihej pala Greke pasi ajo eshte nenshtetase Shqiptare.Zonja ne fjale ka qene duke udhetuar per ceshtje pune ose turistike po nuk me duket normale qe per kete zonje te hapet trau kur lajmi merr dhene,nese do te kishim nje moszbatim rregulash nga ana e saj trau nuk do ngrihej nga asnje nderhyrje.Deri ne vitin 97 dhe une kam jetuar ne Shqiperi dhe me sa di e mbaj mend te gjithe me sa kishin mundesi mundoheshin te ishin ne krye te puneve te pista,ne vitet 44 kur camet u shperngulen nga Greqia Shqiperine e gjeten cope cope dhe sot ajo Shqiperi eshte cope cope nuk ka vend per koment.Gjate viteve te tranzicionit te gjithe vodhen sa munden duke filluar nga veriu ne jug,por si duket camet ja gjeten vendin lekeve me mire se te tjeret dhe sot bien ne sy ne tregti dhe bisnes.Eshte per tu cuditur se si komentohet ne kete forme kur dihet mire se cfare vendi kane pasur camet ne PS dhe ne ate Demokratike.Te pakten socialistetve nuk u takon e dine mire rolin cam ne PS,nese nuk e kane mesuar te pyesin Gaz Demin.Une nuk jam cam po kam shume miq cam,ne komente duhet ti themi buke buke e jo tia fusim kot per inate personale dhe etnike.

  27. vllai i hajriut says:

    Ne camet dime vetem te shesim kanoce dhe te banojme ne katin e pare. Ca na ngaterrojne ne kot me drejtorlleqe. Na lini rehat atu ku na takon.

    1. mardhenja says:

      ne shqipri ka me shum grek se ne greqi

  28. Cemre says:

    Per mendimin tim kush eshte shprehur kunder kesaj drejtoreshes nuk eshte absolutish filo grek, thjesht eshte i indinjuar qe nje anetare partie pazaresh bredh neper Evrope me leket e vjedhura pjeses me te vuajtur te ketij populli, pensionisteve. Im ate kete muaj nuk ka marre akoma pensionin dhe ka mbi tre muaj qe nuk merr suplementin e pensionit. Kjo hajdutja ne vend qe te shkoje te harbohet buzuqeve greke ti shtroje bythen punes e ti shperndaje pensionet njerezve qe nuk kane leke as per buke. Ata qe ne komentet e mesiperme i dalin krah me siguri jane perfitues direkt te vjedhjeve te kesaj sorres qe nuk ben gje tjeter veçse ben pis nje çeshtje aq te madhe sa ajo e shqipateve te Çamerise. Jazek kesaj dhe pseudopatrioteve te Pdiu-se qe me çdo kusht duan te terheqin vemendjen mbi vete me keto skena te sajuara.

  29. l says:

    Greke me koke te kalosurr” me te Trojes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje