Varrezat e Sharrës në kaos, nuk ka më vende

1 Dhjetor 2013, 16:12Sociale TEMA

Jeta për së gjalli ka problemet e veta për këdo. Por të mos prehesh i qetë edhe në banesën e fundit, është një nga absurditetet që po ndodh së fundmi në varrezat në periferi të kryeqytetit. Mungesa e vendit të varrit është kthyer në një biznes mes agjencive funerale dhe punëtorëve të shërbimit në varreza. Kjo ka krijuar një gjendje kaotike sidomos gjatë muajve të fundit në parcelën numër katër në varrezat e Sharrës, raporton Vizion Plus. Varre janë hapur në vende të papërshtatshme, që as mund të imagjinohen. Shumë prej tyre i gjen në trotuar.

Prej disa ditësh varret e reja po shtrihen anash këtij kanali me ujë, por në fakt në mungesë të një vendi tjetër të afërmit mund ta quajnë edhe privilegj edhe këtë copë toke. Asnjë nuk flet përpara kamerës, por të pyetur jashtë saj, ata pranojnë se nuk ka qenë aspak e lehtë për ta, për gjetjen e një hapësirë të lirë, madje pranojnë se kane paguar nën dorë për ta siguruar.

Sipas familjarëve, për një vend varri shuma shkon nga 40 deri në 60 mijë lekë. Parcela numër katër në varrezat e Sharrëz po shfrytëzohet në çdo metër të saj, ndoshta për pak kohë aty nuk do të gjendet më vend as edhe në trotuar. 100 metra më tej shihen sipërfaqe toke të papunuara. Disa punëtorë në Sharrë pohojnë se parcela të lira ka për të zgjeruar varrezat, por problem qëndron tek bashkia Tiranës, e cila, sipas tyre nuk u ka paguar asnjë lekë pronarëve të tokës. Për të marrë një përgjigje mbi procedurën zyrtare për gjetjen e një varri të lirë në varrezat e Sharrës ishte e pamundur, pasi asnjë prej përgjegjësve të zyrës së shërbimit funeral nuk ndodhej aty.

4 komente në “Varrezat e Sharrës në kaos, nuk ka më vende”

  1. enea says:

    Edhe varrezat jane shembellim i kaosit te jetes se Shqiptareve. Hidhini nje sy, rrethojne varret me hekura, cati, lloj lloj gjerat, zaptojne toke pa hesap. Nuk marrim shembull nga vendet e tjera, te thejshta, me nje gur dhe nje emer, rregull mb te gjitha.

    Trishtim

  2. Specialisti says:

    Ky problem ka 10 vjet ne Tirane, te gjitha qeverite dhe bashkite nuk e kane care koken per varrezat. Zgjidhja nuk eshte zgjerimi i tokes por miratimi i ligjit per varreza murale ne ato publike ne te gjithe perimetrin aktual dhe te krijohen varrezat private(kuptohet ketu do shkojne ata qe kane para). Po u zbatua ky projet sharra duhet te mbyllet per gjithmone se eshte zone e banuar. Tiranes i mjafton vetem TUFINA. Pushtetaret kane frike nga komunitetet fetare dhe duan te bejne tendera.
    AI krytar Bashkie qe do te zgjidhi kete problem do marre voatat dhe bekimin e banoreve te Tiranes. Ky problem emergjent zgjidhet me nje projekt sa nje bllok banimi….por nuk duan.

  3. A says:

    Problemi i varrimit dhe i varrezave ne Tirane eshte rrumpalle sic eshte jeta e shqiptareve ne pergjithesi. Shqiptaret rrumpalle kur jane gjalle dhe rrumpalle kur jane te vdekur.
    Keshtu eshte kur nuk duam te mesojme nga vendet e zhvilluara evropiane si e kane zgjidhur kete problem.
    Keshtu eshte ne krye vendosim vetem injorant, te pa emancipuar, ngaterrestare, qe mendjen e kane vetem cfare te fusim ne xhep, cfare ka per te vjedhur, per te grabitur. Ti grabisim, ti vjedhim pronen tjetrit dhe pastaj ja legalizojme, ja ligjerojme.
    Nuk duam te mesojme si behet e mira, e drejta dhe ligjorja.
    Ligjet dhe rregullat e shtetit edhe mund ti shmangesh, por ligjeve te teknikes, teknologjise ose te qarkullimit kur te kapin nuk te falin te dergojne ne ate bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje