Mazhoranca: Problemi është te sistemi/ Paralajmërohet stuhi në KLD e Gjykatën e Lartë (VIDEO)

2 Dhjetor 2013, 19:20Sociale TEMA

Eksponentë të mazhorancës mendojnë se sistemi i drejtësisë vuan nga korrupsioni.

Në këtë mënyrë ata kundërshtojnë pretendimet e opozitës se janë vetëm disa individë, që nuk mund të përgjithësojnë sistemin.

Duke folur në Komisionin e Integrimit, deputetët socialistë Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla tha se investimi i emisionit “Fiks Fare” tregoi se korrupsioni është i shtrirë në të gjithë hallkat.

“Sistemin e drejtësisë ne nuk na e prish një gjykatë, një sekretare, një kancelare, një prokuror, një avokat. Kjo është maja e ajsbergut, që u duk, që u shfaq, që u kap, por është sistem dhe Puka është rasti i fundit. Por nuk shikoj çështjen e mungesës së ligjit, çështjen e mungesës së strategjive, unë shikoj çështjen e efektivitetit të institucioneve, në kuptimin e zbatimit të ligjeve dhe kjo është themelore”, tha Ruçi.

“Ato skena shumë tronditëse, të cilat na i serviri Top Channel dhe ‘Fiks Fare’, të fillojmë t’i parandalojmë përmes mekanizmave ligjore. Në të gjitha kafet që rrethojnë Gjykatën ka sekserë pa fund, të cilët bëjnë lojën e gjyqtarëve, të kancelarit e të tjera me radhë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë është një ndër problemet më të mëdha që ka sot drejtësia në këtë vend dhe kushdo që i kundërvihet një reformë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, sigurisht që nuk do që drejtësia në këtë vend të funksionojë. Për Gjykatën e Lartë, po e njëjta situatë, vendimet e Gjykatës së Lartë, ato unifikuese siç thatë ju, numërohen me gishtat e dorës, janë krejtësisht një mungesë efektiviteti, por edhe cilësie në punë,” u shpreh Balla.

Ndërkohë ministri i Drejtësisë, Nasip Naço prezantoi përpara Komisionit të Integrimit disa nga masat që do ndërmarrë qeveria për të përmirësuar sistemin e drejtësisë.

Fillimisht ai foli për Gjykatën e Lartë.

“Para nesh ngelet ose të shtojmë numrin e gjyqtarëve në këtë gjykatë, gjë që është e papranueshme për një vend të vogël, ose duhet të kufizojmë kompetencat e Gjykatës së Lartë, që jo në çdo rast, çdo çështje të shkojë në Gjykatën e Lartë”, tha Naço.

Reformë pritet edhe në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ku 2/3 e anëtarëve zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore, gjë që mesa duket, siç funksionon tani dhe siç thotë ministri i Drejtësisë, ka ndikim jopozitiv në vendimmarrjen e KLD-së.

“Ne nuk kërkojmë të ndryshojmë numrin, por kërkojmë të vendosim kritere më të forta të atyre që do të zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore për në KLD. Pra të mos jetë larje dhe dhënie borxhi me njeri- tjetrin, por të kemi një sistem realisht të përgjegjshëm,” tha Naço.

Ministri i Drejtësisë thotë se është kjo lidhje mes gjyqtarëve dhe anëtarëve të KLD-së, që pengon këtë institucion të promovojë magjistratët e rinj dhe t’i përfshijë ata në gjyqësor. Pasi përmendi rastin e 8 studentëve, për të cilët KLD-ja nuk pranon të mblidhet, ministri i Drejtësisë shkoi edhe më tej kur tregoi një rast tjetër që ngjall dyshime për mënyrën sesi funksionon KLD-ja.

“Mund t’ju them që vetëm në mbledhjen e fundit për 4 vende vakante në Gjykatën e Apelit në Durrës ishin 61 kandidatura dhe vetëm 4 kandidatë morën nga 11 vota, nuk mori asnjë tjetër. Besoj se kaq flet qartë se mbledhja ishte bërë diku tjetër,” tha Naço.

“Mjafton të kërkosh deklaratat e pasurive, të shikosh sa herë ikin ata jashtë shtetit, (se tani kane nisur të ikin edhe nga Prishtina, sepse atje nuk i kap sistemi TIMS), mjafton të ulen të gjithë aktorët, KLD, ministri i Drejtësisë, Presidenti i Republikës, KLD-ja, deklarimi i pasurive, Prokurori i Përgjithshëm dhe të kenë vullnet, të jeni të bindur se gjërat dalin shumë qartë, të jeni të bindur,” theksoi Naço./ep

18 komente në “Mazhoranca: Problemi është te sistemi/ Paralajmërohet stuhi në KLD e Gjykatën e Lartë (VIDEO)”

  1. Bujku says:

    Po tju behet nje qelizem reale e pasurive te ketyre qe “japin” drejtesi, do te dalin te gjithe ( me ndonje perjashtim te radhe) “te krimbur deri ne palce”.

    1. Dajan says:

      Bujku, nisu nga vet ky palloshi qe po ve kujen. Naco edhe nje nga njerezit me te korruptuar ne Shqiperi. Ky i pangopur vetem ne energjetike ka dhene licenca pa fund, ne bashkpunim me deputetin tjeter te Beratit te LSI ka dhene licenca per laboratoret privat, per verifikim te matesave, per kolaudim karburantesh etj. Biznese me xhiro vjetore mbi 10 mil Euro. Edhe para dy muajsh horrat e LSI-se e nxorren me dhune nga zyra te emreruarin e PS ne Drejtorine e Metrologjise pasi donin te ruanin pikerisht bizneset qe kane ngritur gjate kohes qe qeverisnin me Berishen.

    2. Patriot says:

      Kjo mender me thene klase politike-qe ne te vertete eshte nje bordell gjigand laviresh politike ne mes te Evropes eshte frymezuesja,hartuesja dhe gatuesja e kesaj corbe te qelbur! Fundi i kesaj zhurme qe ka gjeneruar investigimi i shfaqur ne emisionin “fiks fare” dihet-do mbyllet me nje fjali me tre fjale – FAKTI NUK EKZISTON!!! Kete fat pesojne ne kete vend provat me flagrante,me kokeforta,me ze dhe figure,si ne rastin e Ilir kokelope-kriminelit!!!….

  2. lajmi says:

    Po te funksionoje kjo e thena ne paragrafin e fundit,te jeni te bindur se dicka do te behet.

    Kaq do mjaftonte qe te merret kthesa dhe sistemi te futet ne rruge te mbare.

  3. albano says:

    beni reforma se nuk keni kohe ruhuni nga sali kremineli se po ju saboton punen/

  4. VLTR says:

    Jane te paket ata shtetas shqiptare qe kane pasur pune me drejtesine dhe te mos kene pesuar ne kurriz te tyre vendimet arbitrare te diktura nga shuku i parase. Une e kam provuar, pasi humba nje gjyq ne Gjykaten e Larte, pasi e kisha fituar ne te tre shkallet pas nente vjetesh, ku u paraqiten te njejtat prova qe ishin paraqitur ne shkallen e pare. Sa te tille ka, sa historira te tilla degjon nga njerez qe vuajne kusuret e drejtesise pa drejtesi, mjafton te degjosh emisionin e Bashkimit ne mengjes, qe te mbushesh deftere. Drejtesia duhet ristrukturuar nga themeli, te prishen strukturat aktuale dhe te gjendet nje forme e re qe te kontrolloje dhe te denoje veprimet e gjykatesve te korruptuar. A do ta bejme valle. Rezistence do te kete, e para PD-ja e Berisha qe i ka ngritur vete keto struktura, por me vullnet rrugedalje ka.

  5. Lali says:

    Sali Berisha qe gjithnje perdor mustaqet e Nishanit per te fshire bythen…nuke e lejne drejtesin te vene te verteten ku duhet…..te arrestohen keta aktor qe ti hapet rruge asaj qe ju e quani termet,furtune apo ku di une.

  6. Kozmo says:

    Do te bindem kur premtimet te behen realitet .

  7. gjeramadhi says:

    nuk kuptoj disa gjera ,kur amerika europa populli thot qe gjykatat jane te korruptuara do te thot qe ai ligj dhe ai nen per drejtesine ka rene edhe nenet e kushtetutes kane rene dhe duhet filluar nga e para te shkarkohen te gjithe duhet filluar nga nishani

  8. Palla says:

    Po te duan ta zgjidhin, behet kollaj, me zgjedhje nga populli. Cdo gjykates apo prokuror qe deshiron te zgjidhet ne krye te gjykates apo prokurorise se rrethit le te konkuroje. Le te behen zgjedhjet nje here ne 4 vjet.
    Persa kohe zgjidhen nga politikanet, zagare te tyre do te mbeten.

  9. Toma says:

    Politikes ne kete rast i vihet faji jo me te drejte,sepse nje gjyqtari nuk i thote politika qe te mbushi xhepat me para kundrejt nje vendimi,nese politika nderhyn ajo nderhyn vetem kur ka zgjellje per rezultatin se per vendime te tjera nuk i intereson politikes sepse prokurori po e kopsiti dosjen me prova te pakundershtueshme nga gjykata atehere nuk mund te jepet vendim tjeter vetem ne favorin e drejtesise por ketu jane bere te gjithe njesoj dhe nuk ke kujt ti vesh gisht, te gjithe marrin para dhe ky nuk eshte perceptim por eshte e vertete,prandaj duhet menduar e studjuar se si te shkulet kjo e keqe qe nuk po e le kete vend te eci perpara.Dhe kesaj pune i takon politikes qe ta zgjelle nuk ka union gjyqtaresh qe te mroje te korruptuarin si nuk u denua nje prokuror apo nje gjyqtar gjate te gjitha ketyre viteve ku krimi i korropsionit eshte me i madh se ne cdo institucion tjeter vetem kjo mjafton qe ne drejtesi ka deshtuar sistemi.

  10. shtetari says:

    Keshilli i Larte i Shtrembsise ekziston vetem ne Shqiperi dhe Ed Rama ka pergjegjsine historike qe ta beje te drejte me cdo mjet: me ligj, pa ligj, me shkelma, me shpulla ta beje te drejte per popillin per demokracine.

    Me qelbesirat nuk behet drejtesi!!!

  11. drita says:

    Korrupsionin tek gjygjtaret duhet te luftohet me akte shkarkimi e jo me llafe pa limit.U tha para disa koheve qe 2 gjygjtare te Elbasani si Ilir Pashaj e bujar musta jane gjetur me shkelje te renda aq sa ky Ilir pashaj kishte genjyer me nji vendim gjygjsor ku vte ate dite ishte per turizem jasht shtetit,ky barkderr e i pandershem rri akoma e ha si gjykates.Ka dhe avokater e notere ne elbasan, qe pasi vodhen e bene korrupsion si prokurore si Vaso Jano e Behar leka bejne rolin e avokatit sekser e noter.keta te dy kane shfrytzuar si gjakpiresa te vertete fatkeqsite e qytetareve.vetem ne ceshtjet e drejtesie e te ligjit nuk duhet te punojne keta hajdute te paskrupelt keta mashtrues e falsifikator.

  12. Lefter duka says:

    Kam besim te Plot tek kryeministri jone Edi Rama !!!! Ne momenin si jane problemet nuk eshte e lehte kür e ke arken bosh ,, Pak Suriname dhe do Jimi ne rugen e drejte !!!! Me 2 dite nuk na vjene behari !!!!!!

  13. ska shtet says:

    Ky vend ka mbaru dhe ska me shpetim as sot as mot eshte i korruptum thelle deri ne palce.Zoti na rujt nga keta kucedra dhe monstra gjakpirese qe ja kan ven kthetrat ketij populli qe 23 vjet dhe po ja pijne gjakun pak e nga pak

  14. mira says:

    Harroje Edi Rama se do te besh reforme ne drejtessi me LSI, nese do ta kishe marre ti Drejtesine edhe do ta besoja se boll ke vuajtur ti dhe gjithe shoket e tu si dhe gjithe populli i thjeshte nga gjykatat dhe gjyqtaret e saliut. por me Nasipin ne krye te Ministrise se Drejtesise zor se ka reforme ne drejtesi.Kam pare ca emerime te fundit ne administratat e gjykatave administrative dhe me mjaftojne , jo qe konkurimet nuk ka por edhe per ata qe emerohen nuk zbatohet asnje kriter.
    NUK E HARROJ SHPREHJEN TENDE TE FAMSHME KUR ISHE NE OPOZITE ” VDEKJA KETIJ SHTETI DO TI VIJ VETEM NGA DREJTESIA”
    Shpresoj te mos e kesh harruar edhe po e ke harruar ta kujtoj une,

  15. E dua Sokratin, por me shume dua te verteten! says:

    Ca dini ju o mjerane si funksionion shteti dhe institucionet e aq me pak kushtetuta. Ju thoni tua leme komentuesve te temes me nick name “Palla” dhe “gjeramadhi” ndertimin e shtetit e?! Ngaqe ka shume bagati si ju ne kete vend ka dhe qeverisje dhe drejtesi te tille. Cdo popull meriton qeverine qe ka!

  16. Nje qytetar! says:

    Korrupsioni nuk ka per t’u luftuar KURRE , perderisa ne qeveri te jete LSI,qe eshte Partia e lindur nga pazaret politike,e majmur nga korrupsioni dhe e ‘zmadhuar’ pikerisht ne saje te korrupsionit.
    Eshte FATKEQESI per popullin shqiptar qe, pas denigrimit te P.D.-se,kesaj bande hajdutesh e kriminelesh,hyri ne qeveri Lsi-ja.Keta pazarexhinj jane me te sofistikuar se maloket berishiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje