Ndërkohë që 60 minatorë në zonën e Bulqizës kanë hyrë në një grevë urie, ministri i Industrisë, Damian Gjiknuri bëri të ditura rezultatet e inspektimit në zonën krommbajtëse të Bulqizës.
Pas një kontrolli njëmujor të ushtruar në 39 subjekte në të gjithë rajonin e Bulqizës, përfshirë koncesionarin kryesor ACR, rezulton se kjo kompani nuk ka kryer investimet e parashikuara në kontratën koncesionare dhe nuk ka përmbushur kushtet e sigurisë në punë.
Si rezultat i këtij kontrolli, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka marrë masa ndaj 29 nga 39 subjektet e kontrolluara. Kështu për mosrealizimin e kushteve të përcaktuara në lejet minerare, 17 leje janë pezulluar deri në një afat të pacaktuar, 5 të tjera janë revokuar plotësisht, 5 janë revokuar në mënyrë të pjesshme, ndërsa është pezulluar dhe leja e subjektit të licencuar për lëndët plasëse, deri në plotësimin e të gjitha kushteve teknike.
I pyetur për grevën e urisë së minatorëve, që kërkojnë rinisjen e punimeve në zonën D, e cilësuar si e rrezikshme, Gjiknuri tha: “Të them të drejtën, me gjithë këto masa, unë parashikoj reagime. Duhet të kuptoni një gjë, për mua, administratorët e këtyre shoqërive apo këto investitorë, kushdo që është nga prapa, po luajnë me jetën e këtyre njerëzve të cilët janë të nisur nga halli e nevoja. Deri dje nuk kanë respektuar asnjë kusht teknik për të mbrojtur jetën e tyre, tani i detyrojnë të futen në greva urie, apo duke i nxitur ata të pengojnë autoritetin e shtetit në zbatimin e ligjit. Çdo masë e marrë nga ana ime është në funksion të të mirës publike, që do të thotë mbrojtje e jetës së minatorëve, zhvillim i industrisë minerare.
Në qoftë se këta administratorë të shoqërisë nxisin njerëzit që të pengojnë autoritetin e shtetit, këta po kryejnë një vepër të pastër penale dhe shteti do të marrë masa ndaj tyre. Kushdo që nxit punëtorët me mjete të paligjshme për t’i bërë presion autoriteteve publike, me moton “mos ushtroni kontroll se ndryshe do fusim njerëzit ne grevë urie”, po përballet me shtetin dhe shteti ka të gjithë detyrimin që edhe me mjete penale të marrë masat e duhura ndaj tyre. Për mua, si ministër nuk ka gjë më të rëndësishme se zbatimi i ligjit dhe autoriteti shtetëror. Ndryshe, kjo punë nuk mund të bëhet kurrë, nëse grupe të ndryshme për të penguar zbatimin e ligjit do t’i bënin presion autoriteteve shtetërore. Atëherë nuk do kishte më nevojë për shtet dhe për ligj”.
MASAT E MARRA
PËR KONCESIONARIN
Pezullim i pjesshëm i punimeve në shfrytëzimin e rezervave minerare, në zonën koncesionare të kompanisë Albchrome deri në realizimin e detyrimeve të mëposhtme:
Të realizojë Programin e Investimeve në objekt për dy zërat kryesore te Fazes se II-te:
a) hapjen e traverbangeve të Klosit
b) thellimin e Pusit 9 deri ne nivelin XX.
Koncesionari të vërë sa me parë në punë sistemin e ajrimit të detyruar në minierë (ventilatorit stacionar) dhe brenda muajit shkurt 2014 do të duhet të bëjë verifikimet e nevojshme, përcaktimin dhe miratimin nga strukturat shtetërore përgjegjëse të niveleve dhe pjesëve të minierës së kromit Bulqizë që do të duhet të trajtohen si minierë me regjim gazi.
Koncesionari të respektoje afatet kohore të zbatimit të programit të investimeve dhe hapjen dhe përgatitjen për shfrytëzim të rezervave të kromit nën nivelin 16.
Koncesionari të marre masa të menjëhershme për plotësimin e mangësive dhe parregullsive të konstatuara për sigurinë dhe mbrojtjen në punë të punonjësve, për të cilat RISHM të mbajë nën kontroll zbatimin e tyre.
PËR LEJET E TJERA MINERARE
Për arsye të mos respektimit të kushteve të përcaktuara në lejet minerare pezullohen në shfrytëzimin e rezervave minerare 17 leje me afat të pacaktuar, deri në realizimin e detyrimeve të përcaktuara nga grupi i kontrollit.
“EGI-K” Sh.p.k Leje Nr.1460/1
“Kevger” Sh.p.k Leje Nr.1483
“Isaku” Sh.p.k Leje Nr.1214/2
“Alb Lea International” Leje Nr.1419
“Klervi Bris” Sh.p.k Leje Nr.1163/1
“Lubima” Sh.p.k Leje Nr.1498
“EGI-K” Sh.p.k Leje Nr.1155
“Ylberi” Sh.p.k Leje Nr.1295
“Geri’s 2002” Sh.p.k Leje Nr.1485
“Klervi Bris” Sh.p.k Leje Nr.1283
“Gentari” Sh.p.k Leje Nr.934
“Gentari” Sh.p.k Leje Nr.1281
“Mara 2011” Sh.p.k Leje Nr.1442
“Drini Bulqiza” Sh.p.k Leje Nr.1282/1
“Pakti” Sh.p.k Leje Nr.1082
“Erli-D” Sh.p.k Leje Nr.1590
“Kardutex” Sh.p.k Leje Nr.1271/1
Revokohen 5 leje plotësisht për shkak të zhvillimit të aktivitetit minerar në zonën e rrezikshme dhe për shkak të përfundimit të aktivitetit minerar.
Leje Nr.975
Leja Nr.1222
Leja Nr.1486
Leje Nr.1443
Leje Nr.1442
Revokohen pjesërisht 5 leje minerare për përdorim të pjesshëm të sipërfaqes së mineralit në zonë të rrezikshme. Për këto leje do të rikoordinohet trupi minerar për tu shfrytëzuar.
Leja Nr.1294
Leja Nr.1482
Leja Nr.1271/1
Leja Nr.1465/1
Leja Nr.1459
Pezullohen leja e subjektit të licencuar për lëndët plasëse (Gentari Sh.p.k), deri sa të krijojë kushtet teknike për administrimin dhe mbajtjen e tyre.
Olala Zamiriiiii. Po tani zamir do besh? Megjithese ja del ti se je cun i zoti, ca stukime te vogla dhe ecen puna
Damian Gjiknuri duhet te kuptoje se nuk u ka dhene garancite e nevojshme dhe te mjaftueshme (mbrojtese,natyrisht )punetoreve te minieres famekeqe te Bulqizes.Kjo eshte per mua arsyeja e vetme qe ata keqperdoren dhe manipulohen nga pronaret.
Kerkesat e ministrit jane te drejta.
Perpara cdo gjeje eshte :
1.Sigurimi i kushteve te punes per garantimin e jetes se minatoreve.
2. Shfrytezimi me kritere tekniko-shkencore te minieres.
3. Perdorimi i teknologjive bashkekohore.
4. Berja e qytetit te minatoreve (Bulqiza) si nje qytet alpin te tipit zviceran se e meriton per cfare minatoret e Bulqizes i kane dhene ekonomise shqiptare ne vite.
KETYRE QE KANE HYRE NE GREVE URIJE,DUKE PRANUAR QE TE PUNOJNE NE KUSHTE MESJETARE,LERINI TE PUNOJNE NE NJE GALERI SIC JANE ,ME ATO KUSHTE MESJETARE , PO GALERIA TE ADMINISTROHET NGA SHTETI E JO PRIVATI.
TE PRANOSH TE PUNOSH NE ATO KUSHTE,KUR CDO DIITE KANE VDEKR NJERES,KUR JANE BERE DISA GREVA ….. ESHTE ME SE E SIGURTE SE KETA GREVISTE JANE PERDORUR NGA PRONARET. shikoni se nuk do te kete edhe minator aty brenda.
O te keqen e mendjes qe me paske moj Vjosa ! Ti dhe ca te tjere komentues ketu.
Edhe sikur pronaret te ferkojne duart per kete greve, eshte tejet e turpshme nga Gjiknuri qe te fshihet si struci pas sloganeve te tilla. Ata minatore jane ne greve urie sepse Gjiknuri me mbylljen e minieres i la pa buke. Paftesine dhe korrupsionin e shtetareve te shkuar e te sotem nuk mund ta mbajne supet e fukarenjve qe me koshience shkojne te perballen me vdekjen per buken e gojes se familjeve te tyre.
Ka plot masa te tjera te mundshme per te disiplinuar pronaret politikane te minierave. Qofte ne veshtrim te sigurise ne pune, qofte ne veshtrim te parregullsive (korrupsionit) ne liçensime, nenkontraktime, administrime etj. Jo ti biem lidhje te shkurter dhe te paret qe e pesojne (zakonisht te paret dhe te fundit)qe e pesojne jane minatoret hallexhinj.
Damjan ! tTe pershendes per vendimin e guximshem e kurajpoz.
Mos u terhiq se ke te drejten me vehte. Ty lufton per jeten ne emer te dhjetra minatoreve te rene ne zgafellat e Bulqizes, ne emer te familjeve dhe femijve te tyre.
Samir Mania me shoke mund te shperblejne jo 60 por edhe 6000 hallexhinj per 10-15 dite.
Eshte nje nga ato lojrat e pista te pushtetit ekonomik e politik te 2B-ve
Shteti duhet te marri masa! NUk mund te mbylli te gjitha kompanite se ngelen te gjithe minatoret dhe familjet e tyre rrugeve. Te gjej menyrat te hapi pune per njerezit e jo ti bllokoje ato sic ka bere deri tani
shtet leshi… shkon e mbyll prej 1 muaji punen per gjithe minatoret e se ka menduar qe do ngelen gjithe ato familje pa buken e goje.
Po sikur te lejoheshin te punonin dhe te vriteshin punetor si do komentoje ti Elton?
Eshte per te ardhure keq qe ne vazhdojme perseri me greva dhe manifestime.Por eshte e vetmja rruge per tu then ndlni revanhin e te berit shtet vetem nga nje klan i caktuar.Sic po don Edi Rama ta beje Shqiperin.Qe cdo pasuri dhe ligj te shteti Shqiptare ti kete klani i tij.Don ta ringjall kohen e Enver Hoxhes.
FLUTBI
Mineralet le ti drejtoi shteti per te mbushur arkene tij .Punetoret te mos largohen nga puna.Mineralet dhe naften le ta kontrolloje shteti.Sic beri Kroacia qe nuk privatizoi cdo gje sepse ndryshe do ta pesonin si ne Shqiperi.Le te marre shteti pasurine kombetare shqiptare ne dore dhe le te ndihmoje popullin.Minatoret te punojne shteti kontrollon.Keshtu do te filloje demokracia, jo te pasurojme boten dhe harpagonet me shume.Te gjitha koncensionet le te anullohen punetoret te punojne shteti ti paguaje.
Po mire a ka nje prononcim nga sindikata e minatoreve? Kush jane keta qe futen ne greve urie duke kerkuar te punojne ne kushte te rrezikshme dhe duke folur per te gjithe minatoret, sepse ne fund te fundit vdekja vjen per secilin mintor njesoj nqs punohet ne kushte pasigurie.
Nuk ka problem për Zamiri. Ai e dinte se biznesi nuk kishte asnjë bazë ligjore kështu që ai paguar asgjë. Nëse qeveria Berisha vazhdoi ai mund të jetë edhe fituesi si lotari shqiptare. Humbësit janë punëtorë duke lënë shtëpinë për një grusht lekë për të drejtuar shtëpinë e tyre. Shikoni gjendjen e gjyqësorit që duhet zbatuar ligjet! (Fiks Fare).
Te gjithe ne duhet te pranojme se vetem kur kushtet ne miniera te jene konform ligjeve , te vazhdoje puna.Rrogat per kohen e mbylljes deri ne hapjen e re te minierave tua paguajne ata qe i kane shfrytezuar me rrezikun mbi koke pa pyetur as per punetoret as per familjet e tyre.
Bravo Damjan ,po s’vuri dore shteti te mbroje interesat dhe jeten e qytetareve te vet , mafjozet do te vazhdojne t’i shtrydhin e kur i ze miniera brenda justifikohen e s’u ben syri ter. Madje te gjobiten pronaret per kohen qe kane shfrytezuar jashe rregullave te sigurise per jeten e punetoreve. E ju disa nga komentuesit t’ju vije turp nga vehtja qe gjoja per “buken e gojes “pranoni te vazhdoje rrumpalla.
Ikandeja!
Po per cilen sindikate e ke fjalen ti per ate te kol Nikollajt i cili gjithmone i ka zhytur miatoret ne batak dheka perfituar per vete ai eshte me pronaret e jome puntoret ,apo persindikaten e Gezim kalase qe tedy keta zoterinj kane abuzuar ne emer te sindikatave keta te dy jane turpi i sindikalizmit shqiptar.me vjen keq per ata minatore qe keq perdoren ne kete menyre.