Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë organizoi me mbështetjen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Qeverisë Suedeze, Konferencën Kombëtare me titull “Djemtë dhe Burrat – pjesë e zgjidhjes. Tregoni se jeni kundër dhunës!”, në kuadrin e 16 ditëve të aktivizimit për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave.
Në fjalën e tij, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, u shpreh se MMSR-ja do të vazhdojë të drejtojë dhe udhëheqë të gjitha përpjekjet dhe angazhimin e Shqipërisë për të çuar më tej çështjet e barazisë gjinore dhe luftën për të eleminuar dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje.
“Kësaj here fushata ishte e një natyre tjetër, me të cilën u munduam të thyenim rregullin e 23 viteve, ku aktivitetet bëheshin me gratë, për gratë, ato trajtoheshin si viktima dhe po grave u predikohej kultura kundër dhunës. Por, dhuna ndaj grave është ekskluzivisht punë burrash”, tha ministri Veliaj.
Nga ana tjetër, Veliaj shtoi se MMSR-ja ka nxjerrë një udhëzim për administratorët socialë, sipas të cilit kur një grua merr urdhër mbrojtjeje, ndihma ekonomike i shkon menjëherë asaj. “Kështu që, një burrë duhet të mendohet dy herë përpara se të dhunojë gruan, sepse mund të humbasë edhe përfitimet ekonomike”, tha ministri Veliaj, duke nënvizuar se prioriteti i zyrave të punës dhe qendrave të formimit profesional, të jenë gratë dhe vajzat.
Statistikat e reja zyrtare të prezantuara sot, flisnin për rritjen më të madhe të nivelit të përgjithshëm të dhunës së përjetuar nga gratë në Shqipëri, nga 56% në vitin 2007, deri në 59.4% në vitin 2013, me 53% të grave që aktualisht jetojnë nën abuzim të vazhdueshëm.
Mbi 80% e abuzimit fillon brenda tre viteve të para të martesës, ndërkohë që shumë gra e vajza raportojnë vite të tëra marrëdhëniesh të dhunshme. Në fakt, vetëm 8.4% e grave përpiqen të kërkojnë ndihmë, ndonëse krahasuar me vitin 2007 një numër më i madh i tyre u drejtohen autoriteteve publike, ndërkohë që më parë ndihmën e kërkonin kryesisht tek familja dhe miqtë.
Gratë me arsim fillor (66.7%), gratë që nuk punojnë jashtë shtëpie (64.2%), gratë rurale (2 nga 3) dhe gratë me leje lindje (3 nga 4) janë shumë më tepër të kërcënuara nga dhuna në familje. Po ashtu, nënat u pyetën për ekspozimin e fëmijëve ndaj dhunës në familje. Ato që pranuan se fëmijët e tyre ishin të prekur nga dhuna (14%), konfirmuan se në 86.4% të rasteve fëmijët ishin dëshmitarë të dhunës në familje, 42.8% raportuan se dhuna në familje shkaktonte probleme për fëmijët gjatë studimit, 31.2% u shprehën se fëmijët e tyre jetojnë në frikë, 19.2% u shprehën se fëmijët e tyre ishin dëmtuar ose rrahur nga dhuna në familje dhe 5.5% u shprehën se fëmijët ishin dërguar tek të afërmit për shkak të dhunës në familje.
Tamam shtet qe mendon per popullin. Bravooooooooooooooo
Perhere keto Komunistat e Ps i bejne gjerat
me publicitet, Doli kryetari komunist tha
mbeshtetje ligjore gratis per grate e dhunuara,
doli dhe ky Skapardhiu i SORROS per te bere
publicitet qe shiko se cfar po bejme ne.
Ore shteti ligjor ka pjerdh, drejtesia ka marr
fund, fiks fare ju degjeneroi fare, kurse ju
merreni me ngjyrat qeverritare, kush te dale
sa me shume ekraneve te televizorit, po nuk
ju vjen pak turp se keni share edhe Sali
komunistin qe rrinte po ne televizor, me
duket se dhe Rama Nuk po rrine mbrapa nga kjo ane.
Pun komunistash LGBT vari k….
Hallall o Erion. Po beni shtet me ne fund se ky vend po su drejtua mire merr fund sic po merrte
Epo ju lumte o djema qe po e vini kete vend ne shina se perndryshe ne kishim me marre fund. Jemi vend i botes se trete per nga kultura ndaj ju flm qe jeni ne krye te puneve
Ekipi:
Palloshi – Kryeminister
Krylopa – Kryetari i Parlamentit
Kokeveza – Minister i Ekonomise Ahmetaj
Lame Ziu – Drejtor i ALUIZNIT Artan Lame
Diteziu – Minister i Jashtem Ditmir Bushati
Debatikasi – Minister i Ceshtjeve Sociale Erion Veliaj
Laja (Kulla e Barit) – Ministre e Mbrojtjes Mimi Kodheli
Burat duhet te mandohen dy here para se te dhunojne grate se do ti leme pa buke, hajde zgjidhje hajde.(Tu priten dhe duart) Te lumte minister e ke gjetur zgjidhjen. Te huajt qenkan gajasur me idiotizmin e ministrit tone. Pa le pretendon se eshte dipllomuar ne Amerike.