VIDEO/ Dhuna ndaj grave/ Rama: Ndihmë ligjore falas për viktimat

6 Dhjetor 2013, 11:36Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka premtuar angazhim total të qeverisë së tij për të parandaluar dhunën ndaj grave e vajzave dhe për integrimin e viktimave të dhunës në shoqëri.

Në konferencën “Aktivizim kundër dhunës ndaj grave”, kryeministri Rama kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve, që t’i bëhet ballë kësaj sfide të gjerë e komplekse që lidhet me një trashëgimi të shekujve më parë.

Sipas kryeministrit, qeveria do të jetë këmbëngulëse për të vënë në shërbim të grave dhe vajzave, viktima të dhunës, ndihmë ligjore falas.

Po ashtu, shefi i qeverisë tha se po punohet për të bërë efektiv sistemin e integrimit të viktimave të dhunës.

“Dua vetëm të shtoj edhe diçka që më ka bërë përshtypje të veçantë, duke u përpjekur që të përgatitem për këtë takim, me një punim të titulluar: “Askush nuk t’a dëgjon zërin”, që sillte në mënyrë shumë kumbuese në fakt, zërin e mbytur në heshtjen e frikës, në heshtjen e sedrës, prej sedrës, zërin e mbytur, edhe pse dëshira për t’u revoltuar haptazi ishte shumë e madhe dhe që në fakt përbën një thirrje për ndërgjegjen, në radhë të parë, të çdo burri dhe të çdo djali, jo për ndërgjegjen e viktimave që nuk flasin, dhe as për ndërgjegjen e shumëkujt që bie pre e kësaj dhune dhe preferon më mirë të heshtë, sepse, sado kundër kësaj dhune, sado refuzues ndaj këtij botëkuptimi tradicional që e prodhon dhe e legjitimon rëndom këtë dhunë, përsëri kjo nuk mjafton. Jo vetëm nuk mjafton, por, në një mënyrë apo në një tjetër, kjo na bën të gjithëve bashkëfajtorë. Kjo i bën të gjithë, burrat dhe djemtë, bashkëfajtorë, për të mos thënë bashkëpunëtorë në distancë të dhunuesve, me heshtjen dhe me refuzimin për të bërë diçka dhe gjithkush  mund të bëjë diçka.

Në këtë aspekt është me shumë vlerë ky aktivitet, i shtrirë në shumë ditë. E në këtë aspekt është me shumë vlerë që pikërisht në këtë aktivitet të dalë qartë nevoja për ta shtrirë betejën dhe dhunën ndaj grave e vajzave, të kërcënuara nga dhuna e mundshme për shkak faktorësh socialë e kulturorë, me krijimin e koalicioneve politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore, që janë të domosdoshëm kundër këtij fenomeni, që na vë në fund të fundit, të gjithëve, përpara një zgjedhjeje shumë të qartë; Botës së prapambetur të shoqërive patriarkale, të cilat ne e dimë mirë çfarë janë dhe çfarë prodhojnë dhe botës së zhvilluar, ku barazia gjinore nuk është në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë, shprehja e një zemërgjerësie të burrave ndaj grave, por është vetë motori i zhvillimit”.

Kryeministri foli edhe për politikën e re të ndihmës ekonomike, duke theksuar se kjo nismë ka të bëjë me një ndryshim rrënjësor të raporteve mes shtetit dhe familjes në ndihmë ekonomike.

“Dua ta mbyll me një fakt. Një fakt, që fillon që nga familjet dhe shtrihet deri tek shtetet. Nuk është e rastit, përkundrazi, është plotësisht domethënëse që aty ku ka ekonomi të fortë, ka barazi gjinore të fortë; aty ku ka zhvillim ekonomik dhe social, ka jo vetëm barazi gjinore të fortë, por ka një grua të fortë si rol dhe si prezencë në hapësirën e vendimmarrjes. Dhe me ne shqiptarët ka pasur historikisht një problem. Një problem që më bukur se gjithkush e ka thënë poeti: “Burrat nën hije lozin kuvendojnë / pika që s’u bie se nga gratë rrojnë!” Dhe burrat e kanë ditur dhe e dinë këtë. Këtu ka shumë gra që e dinë po ashtu, që janë ato që komandojnë në vendimet e rëndësishme për familjen dhe për mbarëvajtjen e punëve të shtëpisë. Ndërkohë që, burrat e kanë dorëzuar komandën në këtë aspekt, sepse pëlqejnë të rrinë ‘nën hije dhe të lozin e të kuvendojnë’. Por, kjo jo vetëm nuk mjafton, por, pikërisht, këtu është, besoj unë, dhe korniza e diskriminimit që duhet të thyhet. Sigurisht, fjalët nuk e thyejnë kornizën, veprimet e thyejnë kornizën. Por besoj që fjalët e duhura janë gjithmonë një ogur i mirë, për të pritur veprimet e duhura,” tha Rama./ep

19 komente në “VIDEO/ Dhuna ndaj grave/ Rama: Ndihmë ligjore falas për viktimat”

  1. agron says:

    Duhet bere shume per mbrojtjen e grave, por
    shumica e grave te dhunuara vijne nga nje shtrese
    sociale e varfer.

    Ne qytetrimin perendimor grate i kan fituar
    te drejtat e tyre me rritjen ekonomike duke
    mos qene te mvarura nga burri, prandaj edhe
    ne shqiperi duket dukshem diferenca e grave
    te karrjeres qe punojne dhe jane te pavarura
    nga ana financiare dhe e atyre te nenshtruara
    nga pamundesia per te pasur nje meshtetje financiare.

    Nuk jam shum dakort me propozimin e Komunistit
    Rama, sepse duke e tejkaluar me te gjitha keto
    te drejta qe premton komunisti Rama, a nuk rrezikojme
    qe grate ta shfrytezojne ndimen ligjore falas
    si shenje hakmarrje kundra bashkeshortit.

    Sot e europen e qyteteruar, po flitet per te
    drejtat e burrit, sepse koh perpara duke e
    ekzagjeruar me te drejtat e grave kane dhunuar
    te drejtat e burrit, aq sa nje grua martohet
    lind femije me burrin dhe pastaj gjen nje te dashur
    te ndan te merr shtepine dhe nuk te lejon te
    takosh as femijen tend.

    1. Palo Burra says:

      Pse mundet Rama te flase,per dhunen ndaj grave ??????

    2. Hysni Dajaku says:

      po per burrat e shkrete qe kur I kerkojne llogari gruas pse bredh ,e pse ja dredh I dergoje dashnorin ti fusi nje dru te mire duke I thene”i re me ne qaf gruas tende,do te zhduk fare”…I vetmi ndryshim qe ka bere Edi Rama eshte se,mbasi u martua me Linden,I eshte mbushur mendja qe te gjitha grate jan te zgjuara dhe te zonja,,pasi kur u martua per here te pare e kishte mendjen top se te gjitha grate jan pa tru ndaj kur ishte Kryetar Bashkie mbas puneve te “lodheshme”ne dark gjuante ato zockat e televizionit qe I konsideronte “Fycka”si gjith te tjeret dhe ja vlenin vetem per te kaluar naten!!!duket sheshit se I eshte mbushur mendja qe te gjith burrat jan budallenj me perjashtim te Erion Velise!!sikur te beje vaki (kjo nuk ka per te ndodhur)por imagjinoni sikur ta leri gruaja ,te nesermen do ket nje furtune e nuk do shikoni me femra as ne zyra,as ne ministry e as ne polici!!!po behen 100 dite dhe vazhdojme te shikojme estraden e Tiranes me aktoret Kryesor Edi Rama e Erjon Velija qe I mbajne iso njeri tjetrit,po presin te kaloje puna e statusit dhe pastaj do bejne “hatane”se kan hall mos u shkul veshin Europa!!lerini keto shfaqje artistike dhe futjuni punes ashtu si duhet.hiqe ate mut President e vendos Skender Gjinushin,hiqe ate Prokurorin e vendos Spartak Ngjelen boll e bere shqiperine e qeverrine si Medrese me femra!!Berisha merrte te shkolluarit dhe I detyronte te silleshin si gangestera,kurse ti merr gangesterat edhe mundohesh ti besh te sillen si intelektual!!une di qe ketej nga fshati im kendojne”Mallakastren me mire ta kishte akoma te pushtuar Turqia,se sa i beri Drejtor Nafte Manen,demokracia”e mendoj se kenge te tilla kendohen ne gjith shqiperine!!

  2. valter says:

    per kete çeshtje vetem ti sduhet te hapesh gojen, grate e civilizuara do te ndjeheshin te fyera!

  3. tasha says:

    Kujdes kryeminister se ne fakt ndihma humbet rruges neper xhepat e drejtorshave e shefeve si dikur NATASHA ME VALIN, KUR ISHTE MINISTRE MAK-BULE CECO, AJO AGALLESHA ME SHTEPI NE FSHAT ME VRESHTA E HOTEL NE TIRANE, QENDRA E OPOZITES SOCIALISTE KUNDER MAZHORANCES SOCIALISTE….

    KUJDES KRYEMINISTER SE PO LE NE SHTEPI NJEREZIT E NDERSHEM E KETO GALA PERVEC SE KANE VJEDHUR AKOMA PUNOJNE -PUNOJNE PERSEPRAPTHI…

  4. elinor says:

    Sa e dhimbshme kjo situate me kete kryeminister inkompetent! Mendon se do e zgjidhe problemin e varferise duke ia dhene ndihmen sociale grave. Ja ku e zgjidhi problemin!!! Jo se, ne fakt, e ka shume te veshtire burri i pire ta prese gruan 10 m larg zyres se asistences, ta shoqeroje ne shtepi dhe t’i marre parate e t’i fuse edhe nje te rrahme me ate rast!
    Me cfare idesh absurde merret ky njeri e cfare gjerash te tjera me te rendesishme le mbas dore, a di kush te na tregoje?! Po pse mor, te gjithe mandatin me keto budallalleqe do ta kaloje ky?? Cfare vjen mbas kesaj, ndertimi i fushave te basketbollit, ekskursione pikturimi ne natyre?? Jo se vendin e pastruam per nje dite!!!
    Une perseri po pres ndonje shenje nga ato 300 mije vendet e punes por deri tani nuk duket gje. Se per drejtesi e ndeshkim te ish zyrtareve te larte per korrupsion as qe kam shprese.

    1. Wendy-B says:

      @elinor
      e mo lal, ke zene rradhen per vend pune ???? . Ska pune per ty deri sa te behesh “nice ~ ~ ! lol
      Megjithate ke te drejte , problemi i dhunes ndaj femrave eshte shume me kompleks se kaq. Nuk me duket zgjidhje thjesht dhenia e asistences ekonomike.
      NQS femra nuk respektohet dhe vleresohet veshtire se shoqeria shqiptare do eci perpara.Duhen ligje me te rrepta ndaj dhunuesve te femrave, ajo eshte burimi i jetes ne fund te fundit.

      1. elinor says:

        Duam pune, duam pune ?
        Gjithcka per grate — nenat, motrat, bijat, te dashurat — pa kursim, se e meritojne, por ky propozim hajvanesk i Rames eshte nje tallje qe u behet atyre. Behet vetem sa per populizem ashtu sic cdo gje tjeter keta 3 muajt e fundit dhe anashkalohen arsyet themelore per te cilat egziston dhuna ndaj grave. Lypset te ngrihet nje sistem i posacem me shume mekanizma per ta ulur dhunen ne familje, nuk rregullohet problemi me nje “na se po ja u lejme ju grave parate ne dore”. Nje plage nga ku rrjedh gjaku rreke nuk trajtohet duke i vu nje leukoplast per siper.

  5. liqeni says:

    Te pakten per kete teme po te ishe i zgjuar nuk do flisje o Rame se do ju vije per te vjedhe ish grave dhe ben krim per se dyti!

  6. SISTEMET says:

    dhuna ndaj grave nuk eshte e JUSTIFIKUESHME , DHE OPINIONI DUHET ta ndaloje.
    shqiperia eshte nje vende MASKILIST ,,
    pOR DO PATUR kujdes se mos kalojme ne nje shoqeri FEMINISTE , qe edhe kjo nuk eshte me pak e demshme nga ajo MASKILISTE. Duhen ekuilira ne mardhenie bashkortore , civilizim dhe kulture , Por edhe KOHE ,

  7. Lekafrika says:

    o agron,nuk e kuptoni qe rama eshte klysh k…e?

  8. xhemal says:

    te drejtat e grave mbrohen kur mban premtimet per legalizimet falas ,mjekesia falas ,300000 vende pune ,vendosjen e shtetit te se drejtes ,ruajtjen e ambientit e teritorin ,arsimimin e te gjitheve ,sigurimin e nje informimi te drejte ,shperndarjen drejte te pasurise ,sigurimin e ujit per te gjithe

  9. Albnr11 says:

    ESHTE PER TU PERSHENDETUR KJO MASE, POR NE FAKT DUHET TE KETE MBROJTJE TE FORTA LIGJORE, NESE CIFTI NDAHET GRUAJA TI PERFITOJ ETE GJITHA …TE PERSHTATET NJE NGA LIGJET EUROPIANE, SEPSE KA ARDHUR KOHA QE BURRAVE, KRYESISHT ATYRE TE PASUR TIU DHEMBI PAK XHEPI.

    nUK BESOJ SE DHUNOHEN VETEM GRATE E VARFERA, NDOSHTA NE STATOSTIKA ATO KANE SHIFRAT ME TE MEDHAJA, POR DHUNOHEN PSIKOLOGJIKISHT DHE FIZIKISHT EDHE GRA TE CILAT NUK KANE PROBLEME EKONOMIKE, POR QE VARESIA EKONOMIKE I BEN AUTOMATIKISHT TE NENSHTRUARA.

  10. Rudina says:

    Flet per te drejtat e grave Edi Rama, ai qe dhunonte sistematikisht grate e tij, qe nga Makoci, Magjistari, etj.

  11. Liridon says:

    Eksperienca europiane na tregon se grate kane abuzuar shume me te drejtat qe ju kane dhene ligjet.Kudo ka nje fryme rishikimi te ketyreve te drejtave,pasi pasojat jane me shume kosto financiare dhe morale per keto shoqeri.Nqs KM yne do te laje gjynahet karshi grave apo te dashurave te Tij,kjo nuk mund te realizohet duke ju dhene me shume te drejta nje gjinie ne kurriz te tjetres.Burri nga natyra eshte me i forte per te mos u tunduar para te keqes.

  12. Eri says:

    Haha Agron na shkrive. Do beka gruaja qejf me leket e asistences sociale. Kujdes se mos blen dhe Benz. E e ke idene sa eshte shuma mujore, se s’del as per te mbajfur frymen? Po pse, varferia dhe varesia ekonomike e mban gruan te ndershme? Ne shoqerine shqiptare historikisht ekonomine e familjes e mban gruaja. Keta maskarenj po luajne bixhoz me buken e femijeve dhe pastaj rrahin grate ” per xhelozi”. Qe c’ke me te le te hakmerret e te most t’ja lere te shohe kalamajte nje burri te tille egoist, mizor, dhe te pavlefshem.

  13. agron says:

    O Eri me behet qejfi qe te kam ngritur humorin,
    Per ate qe kam shkruajtur siper po ta perseris
    me pak fjale, Qe nje grua qe i ka kushtet ekonomike
    dhe nuk kushtezohet nga burri, eshte shume me e
    mbrojtur se sa nje grua e varfer qe ka frike te
    kerkoje divorcin se nuk din ku te perplase
    koken per kafshaten e bukes.

    Kurse krahasimin qe kam bere siper e ke keq
    iterpretuar, ajo qe kam shkruar, eshte qe sic
    perfitojne burrat dhe kushtezojne grate e tyre
    duke i dhunuar per nje mije arsye, po me kaq
    mizori mund te sillen grate po qe se e kushtezojne
    burrin ose e kerrcenojne duke i thene qe un te
    ndaj dhe nuk i shef me me sy femijet,, sa raste
    kan ndodhur keshtu??? dhe nuk ka lidhje fare me
    ceshtjen e nderit sic keni thene ju.

  14. kesaj i thone maximumi i cinizmit, i bie te flase Hitleri kunder holokaustit, Zoti ju ardht hakut

  15. pallat e gomarit says:

    po ky palla e gomarit flet ne veten e tret sikur ska te bej me ket fenomen…

    nuk e ka fajin ai…ay popull keta njerez do… eshte populli i till

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje