Gjobat e makinave/ Ja deputetët që refuzojnë të paguajnë detyrimet, kryeson Flamur Noka

9 Dhjetor 2013, 10:14Sociale TEMA

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme dhe aksioneve të Policisë Rrugore për të mbledhur gjobat e papaguara nga kundërvajtësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të parët që i shpërfillin këto thirrje duket se janë deputetët dhe institucionet më të larta shtetërore.

Për shkak të funksionit të tyre, duket se këta funksionarë ia  kanë hedhur shumë lehtë mospagimit të gjobave për automjetet e tyre, ndërsa për drejtuesit e institucioneve shtetërore është gjëja e fundit që iu shkon në mendje.

Nga hulumtimi i gazetës Shekulli, rezulton se makina e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ka ende një gjobë të papaguar me vlerë 1 mijë lekë.

Edhe deputeti tjetër i grupit parlamentar demokrat, Luçiano Boçi, rezulton se ende nuk ka paguar gjobën e makinës që figuron në emër të tij. Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit ai është treguar i pakujdesshëm duke qarkulluar pa përdorur rripin e sigurimit dhe të sistemit të fiksimit, duke e gjobitur me 600 lekë.

Pa u gjobitur nuk ka mbetur as deputeti tjetër demokrat Bedri Hoxha me një gjobë 500 lekëshe për qëndrim/pushim të ndaluar.

Midis zyrtarëve të lartë të cilët nuk kanë shlyer ende detyrimet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor është edhe kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i cili  rezulton me 8 gjoba të papaguara.

Edhe automjeti i ish-ministrit të Brendshëm Flamur Noka, me pronësi paktën gjer në vitin 2008, figuron se ka edhe sot e kësaj dite numër rekord gjobash.

Sipas faqes online të Policisë së Shtetit rezulton se ka 17 gjoba për shkelje të ndryshme.

Edhe makina tip Benz C220, e cila është në pronësi të Kastriot Islamit, të paktën gjer në vitin 2008, rezulton që edhe sot e kësaj dite gjoba të papaguara. Janë në total 13 gjoba për këtë automjet.

Deputetja Luiza Mihal Xhuvani që ka automjet tipi Peugeot ka katër gjoba të papaguara sipas faqes online të Policisë së Shtetit me vlerë totale 4 mijë lekë.

21 komente në “Gjobat e makinave/ Ja deputetët që refuzojnë të paguajnë detyrimet, kryeson Flamur Noka”

  1. toto u kurtu says:

    E O MIRE AVASH SIKUR KY KA NGELUR PROBLEMI ME I MADH

    1. Argita_B says:

      Me i madhi ndoshta jo, po tregon qarte se nje pjese e atyre qe hartojne ligjet, nuk i zbatojne. Me çfytyre mund te dali Kastriot Islami e te kritikoje neper media kur nuk zbaton ligjin!! Njeri ordiner, ka qene dhe profesor pale e kishte per detyre te edukonte brezin e ri.. Pffff

  2. Lali says:

    Tema po ndonje nga P.S nuke kishte apo i rraf Edi Rama me shpulla….une jam per ndryshimin, po jo keshtu sepse bejme pastaj siq beri P.D…………nje te fort te Edvin Rames……i kishte pjerdhur bodygardeve ne makin,dhe njeri nga ata kishte tentuar te hapte xhamin,dhe Edi i kishte thene: provoje dhe hape xhamin,jo qe nuke do e hapesh por me kenaqsin me te madhe do pini pordhen e k/ ministrit te ri.

    1. bato says:

      O Lali apo lajla, si e ke emrin pseudonim. Lexo me kujdes mor qorr. Xhuvani ka 4 gjoba te papaguara dhe me sa di une( se ti nuk di te lexosh) ajo e PS eshte. Hajde koqe qe qenke. Trillon anekdota me bindjen e naivit se ne i besojme! Pika qe s’te bije; Pordhet e Sales ti ke 22 vjet qe i pi e u merr ere sikur te jene arome trandafili dhe nuk u ankove asnjehere. Dhe ne dime mire se po erdhi Sala prape, ti je gati qe t’i heqesh edhe pantallonat e ti japesh prapanicen.Femijet e tu mund te krenohen me ty!

      1. Lali says:

        Bato: fale zotesis sime dhe nuk provova pordhet e Saliut,njkosisht as te Edi Rames…por disa emra njoha dhe ata shkruajta….ndersa ti qe je nen trusnin e pordheve te dya paleve cdo dite ke mundesi qe i njeh nga nuhatja…….Bato te fala kush pyet per Lalin adresa ime eshte matan oqeanit….

  3. Lom Deliu i says:

    Qeveria po qe se eshte e ndershme dhe e paaneshme, siç pretendon, le te bej nje vendim , po qe nevoje dhe nga gjykata Administrative, dhe ti mbaj ato leke nga rrogat e tyre njeheresh dhe me ato te bleje shtepi per te pastrehet.

  4. Gezimi says:

    Dhe vazhdojne ti bejne moral popullit per drejtesi keta derdimene, kur vete e shkelin ligjin me dy kembe! Shtet bizantin dhe anadollak!

  5. arberia says:

    Ti bllokojne te gjitha makinat e deputeteve qe nuk kane paguar gjobat,ashtu si ka bllokuar Saliu me sherbetoret e vet tek tatimet gjithe llogarite e bisneseve te majta qe i mbyti me gjoba.

  6. DONATI says:

    Nivele qesharake gjobash ,600 , 1000, 5000 leke , ne perendim te shkulin leshte e ta konfiskojne makinen po nuk te pati Karta Bankare para per tu paguar , vetura ime iku n vatipal e metalurgji vetem pse nuk kisha nderruar vendin e parkimit prane apartamentit .(detyrimi me ligj eshte qe nuk mund te qendrosh me shume se 7 dite ne nje vend ), vetura me 80000 Km. me la shendetin por me e keqa nuk ka ardhur akoma se sa do paguaj per kete shkelje , do isha i kenaqur me 700-800 euro do zoti , pagesa ecen me 7 euro ne dite , por mund te zgjase 2 vjet çrregjistrimi nga prefektura me thane , pastaj jam i detyruar te marr borxh te laj gjoben se nuk jam ne Shqiperine e rrrumpalles pa shtet .

  7. xheneriku says:

    SHum gabim kta duhet te rrin korrekt me ligjet e shtetit qoft te djatht qoft te majt,e para tregojn ate kultur qe disponojn duke qen me imunitet dhe duke mos paguar gjobat,e dyta vetem nje njeri ordiner nuk zbaton ligjet nje nje shteti,duke qen me imunitet turp.

  8. shiaksi says:

    kur keta nuk i paguajn ,po ne perse ti paguajm,pra keshtu eshte ligji

  9. xhemal says:

    cjane keto gjoba qesharake ,apo gjoba per deputetet cfare shteti ptyyyyyyyyyyyyyyyy

  10. salvator says:

    te behet amnistia e gjobave e ato do njohin shtetin e tyre…..

  11. populli says:

    6 vjet me makine skam marre gjobe 500 lekshe. popullit i nis gjoba nga maksimalja dhe po dhe na i lek ta ulin deri tek 1000 lekshi, kurse ketyre qe shkelin ligjin e tyre e marrin minimalen e mundshme. Te shkarkohen te gjithe keto polic qe kane vendos te tilla gjoba!

  12. gjon says:

    PROBLEM I MADHE RAMA PO SHEMB PALLATE SHUMEKATESHE JO TE MOS BLLOKOJE MAKINAT QE KANE GJOBA PER TE PAGUAR.KARROTRECIN E NE PARKIM.MAKINAT ME GJOBA TE MOS LEJOHEN NE QARKULLIM.E THJESHTE FARE NE QOFTE SE KA VULLNET PER TE ZBATUAR LIGJIN NJESOI PER TE GJITHE SHTETARET.

  13. henri says:

    Te gjithe jemi te barabarte perpara ligjit, keshtu qe ketyre horrave tju merren patjeter detyrimet e gjobave. Eshte per te vene me te vertete duart ne koke. Hidhini derrat ne gjyq dhe ne se vazhdojne te mos paguajen merjuni makinat horrave. Cfare pret pastaj nga populli i thjeshte.

  14. NjeQytetarOptimist says:

    Merruni patentat dhe do e shihni shpejtesine e paguarjes se gjobave..Do jene tek sporteli pa u gdhire..

  15. Mal Mirdita says:

    Nje fshatari krahekeputur nga Myzeqeja do i kishit bllokuar makinen, shoqeruar ne polici fyer e goditur, po te kishte qofte edhe nje gjobe te papaguar, ndersa Mulin e PD-se e nderoni akoma kur kalon ne rruge. Turp. o Zoterinj te policise bllokojini makinen shef Mulit, brenda ligjit derisa te paguaje gjobat.

  16. denion meidani per lsi-ne vras dhe veten says:

    Muuuliiiiiiiiiiiiii, o muuuuuuliiiiiiiiiiii or motherfucker ke qene dhe minister i brendshem

  17. Te gjithe says:

    LIGJI. te zbatohet dhe por 2 lek gjobe.TE GJITHE NJESOJ. PARA. LIGJT dhe dhia.(e kam fjalen per njerzit e thjeshte). dhe kakerdhia (e kam fjalen per hajdutrit e sales)

  18. shpiragu says:

    o emer i cuditshem TOTO KURTU,PA NA THUAJ ZOTROTE KUSH ESHTE PROBLEMI SIPAS TEJE ? MOS VALLE JE DEPUTET APO NDONJE VELLA DEPUTETI! THENIA JOTE :”EMO , SE NUK ESHTE KY PROBLEMI DO TE STHOTE QE DEPUTETET APO PUSHTETARET E TJER TE VEPROJNE PAS QEIT! SA ZEMER GJERE QE QENKERKE MORE BURRE! Ja me te tille njerez si ti behet shteti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje