Që diçka kishte ndryshuar, u kuptua vetëm mëngjesin e 20 tetorit të shkuar, ditë e diel.
Të gjithë televizionet informative po transmetonin direkt një ndërtesë katërkatëshe në periferi të Tiranës.
Në orën 13:11, një zhurmë u dëgjua, kamerat u dridhen, më pas tym dhe pluhur. Struktura ishte ende sërish në këmbë. Misioni shkoi deri në gjysmë, më pas ishin fadromat që e shkatërruan godinën.
Por në këtë cep të vogël të Evropës, kjo është një risi.
Plaga e ndërtimeve pa leje
Ky ishte gjesti i parë, dramatik, kundër ndërtimeve pa leje. Një fenomen për të cilin nuk ka shifra apo vlerësime të sakta. Dihet se ka mijëra ndërtime, mes tyre pallate, vila, restorante e bare për t’u hedhur poshtë për shkak se janë ngritur në këmbë në anarki të plotë.
Pas rënies së diktaturës- në sajë të kthimit gradual të tokës së konfiskuar gjatë komunizmit- shumë pronarë nisën të ndërtojnë përgjatë detit dhe lumenjve, ngjitur me fabrikat e mëdha, pranë spitaleve, pak centimetra larg pallateve të tjera.
Rezultati: pas 20 vitesh demokraci, bregdeti shqiptar është mbushur me apartamente, hotele dhe qendra turistike. Nga Shëngjini në veri, në Ksamil, gati në kufi me Greqinë. Në rrugë të caktuara, sidomos në kryeqytet, është e vështirë që të kalosh në këmbë. Aq sa në rast zjarresh apo urgjencash mjekësore, nuk futen dot as zjarrfikësit dhe ambulancat. Pak vite më parë, për të shuar flakët në një ndërtesë në Tiranë, u desh të ndërhynte një buldozer, që prishi muret e dyqaneve dhe shtëpive.
Kursi i ri
Më pas erdhi Edi Rama. Piktor, socialist, ish- kryebashkiak i Tiranës, i zgjedhur kryeministër në zgjedhjet e 23 qershorit të shkuar.
“Mjaft me këto ndërtime të paligjshme. Do pastrojmë Shqipërinë,” deklaroi ai. Dhe kështu nisi dërgimi i eksplozivit për të hedhur në herë monstrat e çimentos. Në kryeqytet, të cilin kryeministri e njeh si xhepat e tij. Por edhe në zonat turistike. “Është vetëm fillimi,” zotohen nga qeveria e majtë. Koha- d.m.th katër vitet në detyrë- do tregojnë nëse është vetëm një flakë kashte apo një kapitull i ri për vendin.
Shkatërrimet
Shtatë ditë pas Tiranës, kamerat u spostuan në Vlorë. Shëtitorja, një godinë me shtatë kate. Pak sekonda para orës 2, pallati reduktohet në copa. U deshën 285 kilogram me C4, të futur në rreth dy mijë vrima.
Katër ditë më vonë ruspat nisin punën në Durrës, pranë bregut. Shkatërrojnë një godinë që do shërbente si restorant, bar dhe hotel. Muret rrëzohet pa një autorizim. Ose më mirë, pronari e kishte një leje, por për të ndërtuar një dyqan për shitje lulesh. Një tjetër aty pranë kishte ndërtuar një godinë pa leje. Ai nuk pret ruspat. Nis të shkatërrojë atë që sapo kishte përfunduar. Të tjerë ndërkohë nuk duan t’ia dinë, mbyllen brenda dhe kërkojnë kohë. Është kështu në çdo cep të qytetit dhe të bregdetit. Dhe të humbur janë kryesisht ata që kanë blerë shtëpi në godina të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Emigrantët shqiptarë në Itali, Greqi, Franca e SHBA. Por edhe ata kosovarë që duan një vend në det. Çfarë do bëhet me apartamentet e tyre? Për momentin nuk e di askush. Disa kanë arritur që të marrin njëfarë kompensimi, të tjerët shpresojnë për ndonjë fitore në gjykatë.
Politikanët ndërtues
Çështja është bërë edhe politike. Mes (shumë) ndërtuesve abuzivë ka më shumë se një politikan. Ndërtesa e fundit në radhë për t’u prishur është kompleksi rezidencial “Jon”, pranë detit në Vlorë. Mes ndërtuesve figuron edhe vjehrri i Lulzim Bashës, kryebashkiaku aktual i Tiranës dhe kreu i Partisë Demokratike, aktualisht në opozitë. Ai flet për sulm politik. Qeveria përgjigjet se ligji është i barabartë për të gjithë dhe se “çdo gjë e paligjshme do të shkatërrohet”.
Corriere Della Sera ben mire ta filloje shkrimin nga;
Luli Zogu i Zi!
http://goo.gl/5rjPTM
Na vjen sume koq corriera della sterra ,
qi nuk jua plotesum deshiren juve , ta shndronim shqiperine si Italy,
nga kalabria me torino nen kambanat e MAFIES
Sali shpellari prishi mbikalimin e zogut te zi vetem per te treguar se nuk ja ndjente per Ramen qe ishte kryetar Bashkie i Tiranes. Ndertesa e Bashes ne Vlore eshte komplet e paligjshme dhe kush ka dhene aprovimin per ndertesen e saj duhet te denohet me burg dhe te gjobitet me shuma qe perfshijne jo vetem demshperblimin qe qeveria po u pagon banoreve por edhe shpenzimet per prishjen e pallatit.
Hetoni tokat qe ka “blere” Xhuvi Sharxhi si ajo e Vlores ne Golem, Mali Robit dhe Shkembi Kavajes dhe do shikoni kush i ka shkateruar keto plazhe PD apo PS. Do shikoni si jane tjetersuar pronat e pyjores nga Sharzhi me hipoteke dhe ndertuar po nga e njejta firme si ne Vlore. Shkelje lejes vertikalisht dhe horizontalisht dhe prap te regjistruara ne hipoteken Kavaje???? Si ka mundesi qe ky person i kishte dyert e hapura gjithandej…me ke ishte i lidhur???
SHQYPNIA NUK KA PSE TE JETE NDRYSHE NGA SPANJA.
Ku per nje kohe fare te shkurter i shkaterruan dhe i fshine nga faqja e dheut te gjitha pallatet me leje dhe pa leje te ndertuara ne vijen bregdetare per t’i hapur rrugen zhvillimit te turizmit elitar, i cili largohet si djalli nga tamjani nga betoni i pallateve te shemtuara kunder llogjikes urbanistike.
ATEHERE PSE KAQE ZHURME PER PALO GJE?
korires me sa duket i vje keq per palltin e lulkes.korjera mus futeni nxitje,shqiperia do te ndertoje edhe me shume ,por ne baz te regullave.
Vjerri i Lulit e ka blere tek te vdekurit !
Po mund te na thote gazetari i Corriere della Sera,se ne ke numer llogarie i kane leket, keta te vdekur!
Duket sheshit se kemi dhe nje fallsifikim,perveç paligjshmerise se ndertimit te godines.
Me leket qe ka vjedhur,Luli kerkon te sensibilizoj nderkombetaret,per te fjetur i “qete”,mbase do paguaj dhe per shkrimet ne gazetat prestigjoze.
Ka volut,bjerini kokes,te vjedhura i ka !
Pergezime qeveris Rama per pastrimin e shqiperis nga ndertimet pa leje dhe atyre qe i kane deformuar e fallcifikuar dokumentat, jo vetem tu prishen, por te mosdemshperblehen dhe te ndiqen penalisht, per te mesuar te gjith qytetaret se kush shkel ligjin kushdoqofte nga qytetari me i thjesht deri tek presidenti duhet te ndeshkohet njelloj para ligjit. Ndryshe nuke behet shtet. Zbatimi dhe detyrimi me ligjesht edhe edukim. Keshtu esht vepruar ne ter boten, prandaj kane hecur perpara.
nuk ishte rama ne tirane qe dha leje per ndertimin e pallateve qe kane zene edhe rrugen ,po pallatet 20cm larg nga njeri tjetri kush i dha lejet?
Qeveri per Shqiperi !
Ky eshtë veprim i mirë i Rilindjes,që duhet thelluar! Shqiperia ka mundësi të ndryshojë!
Ajo që më bën përshtypje është legalizimi i ndërtimeve pa leje. Juridikisht çdo gjë që është pa leje nuk mund të legalizohet për ndryshe është i papaligjshëm ligji që i quan ndërtime pa leje.
Demshperblim !!! per llogari te kujt duhet bere o shqiptare te mjere. Nese ka shkelje te paguajne ata qe i kane bere, pse te paguaje taksapaguesi i thjeshte qe nuk ka asnje pergjegjesi. Ketu duhet filluar? kur jemi pa buke nga keqeverisja berishiane a kemi lluksin te “demshperblejme” miliona euro. Rilindja nuk fillon keshtu, kini kujdes shtetare, nuk ju votuam qe ne akoma pa mbush barkun me buke te fillojme shkaterrimin, koha pret per gjera te tilla qe duhen bere vetem mbi bazen e ligjit. Ne nga anet tona i themi “haram” kesaj forme pune, boll më si te legjenden e Rozafes nderto diten e prish naten apo e kunderta nderto naten e prish diten, gjithsesi jane pasuri kombetare, le te sekuestroheshin sa te nxirrnin vleren e pastaj edhe mund te prishen. Nuk thuhej kot ne kohen e “diktatures” se “harxhet ne kapitalizem i paguan populli”> Bravo vazhdoni keshtu se prandaj nuk behet ky vend qe prej 600 vjetesh. Aferim!!!!!
pse ne diktature kush i paguante?
ANALIZE : Corriere della Sera vazhdon ne rrugen e saje qe ka marre tesh 22 vite duke shkruar keq e duke interpretu realitetin kunder Shqipnise e kunder Shqiptareve. Nuk mbahet mend nje artikull per mire, duke veshtirsu jeten e emigranteve si dhe duke u perfshire ne propoganden kunder antarsimit te Shqiperise ne BE !
Corriere della Sera eshte nje ndermerrje e medhe mediatike qe si shume ndermarrje te tjera ka tene ne duart e Mafies Italiane. Corriere della Mafia ka pergjegjesite e saja direkte ne krizen politike e financiare te Italise.
Mos e merrni dheaq seriozisht nie artikull qe lehtesisht mund te botohet kundrejt nje pagese te mire. Cprriere della Sera e ka bilancin financiare me humbje…
Kam bere dhe nje koment tjeter ne lidhje me kte qe qeveria e re eshte duke bere ne lidhje me demshper4blimin e ketij pallati, nuk ka jurist qe ate demshperblim ta qesin te ligjshem, nese pallati eshte i paligjshem si mundet qe demshperblimi te jete i ligjshem prandaj te tregoje kujdes edi rama se nuk mundet te beje cde doje me parate e popullit ai me te vetete ka marre njemiljon vota por nuk i ka marre per te bere rrush e kumbulla parate tona akoma pa marre pushtetin cdo gje duhet te jete transparente degjova dhe nje debat ne lidhje me kete pallat por diskutantet e qeverise mu duken pa argumente, dhe pallati nuk mund te futet ne thes pse qeveria nuk ndjek nje rruge ligjore ku te verifikohet dekumentacioni deri ne fund ne baze te ligjit dh et nxjerret e kujt eshte pergjigjesia,ne kete forme sic po vepron edi rama te gjithe ne jemi te pasigurt ne shtepijat tona sepse mund ti quaje pe parregullta se nuk e ka dhene lejen ai,si do ti veje halli kesaj pune nuk i dihet por jane duke u nxituar se mund te ankohen ne strazburg dhe edi rama duhet ta paguaje perseri parate e pallatit, ashtu sic duhet me i paguar sot shteti per prishjen e zogut te zi, kush mban pergjigjesi ketu leshifutja pordhes bjeri njeri tjetrit ne korriz te popullit se kata vetem cfare perfitojne.
Kur na i prishen ne dyqanet pa leje nuk i plasi kujt. Pse duhet sot te bejme avokatin apo gjykatesin e tyre. Para ligjit jena njelloj.
se atje ku nuk hyne truri do hyje druri. bravo edi rama.
Corrjere dela sera,e ka kapur ne kohet e vonshme kete fenomen.Analiza e kasaj dukurije duhej filluar qe para nja 14 vitesh,kur k/bahkiak i kryeqytetit ishte zoteria qe sot eshte kryeminister:Kryeqytet pa plan urbanistik,ndertime pa leje apo me leje te paligjshme ne cdo qoshe e rrugice,gjithkund vetem beton…Pa permendur qytetet e tjera si Durresi,Vlora e tj.,ku bregdeti e lagjet jane bere labirinthe ku me veshtirsi kalohet e orjentohesh e ku prej me teper se 12 vitesh qeverisin k/bashkijaket socialiste.Edhe sot e kesaj dite ne Durres,p.sh., po behen nderime gjgande ne byze te detit,apo eshte bere gjer thelle ne dete kafe-restorant e tj. me dhjetra metra mbrenda ne dete,sic eshte ajo e e ministrit te sotem te mjedisit,apo ndertime pallatesh ne te vetmin park natyror qe kishte ky qytet ne kodren vile.
Eshte e qarte edhe se shembjet e tanishme s’jane gje tjeter,vecse per ti maskuar kete te kaluar,si dhe sjellje hakmarrese ndaj kundershtareve politike…
Ne asnje menyre nuk duhet te shembej, per kapricon e zotit ”rilindas” edhe nqs.shembej jo me parate e mia zoteri . Nqs se eshte i paligjshem ai qe e ka dhene ate leje ne burg.pse te paguaj populli te gjitha
1) parate qe mori zoti Gjika me shoke.
2) parate qe u moren per fallsifikimin e letrave dhe dokumenteve.
3) dhe me ne fund qe eshte dhe kurora mbreterore keta shkeles te ligjit po shperblehen dhe njehere me parate e popullit.
Per nje gje habitem ku jane antiamerikanet e helmit.
Se opozita ska goje te flase se vetem opozite nuk eshte.
Dikush me lart permend spanjen, po eshte e vertete qe ka shembur dhe hotele te medha por me nje ndryshim ato nuk kane demshperblyer asnje objekt edhe pse disahere u krijuan problem diplomatike se pronaret vinin nga shtete europiane te fuqishme.
Rasti “Jon” eshte me i thjeshte eshte ndertim i jashteligjshem por ne asnje menyre dhe ne asnje cast nuk duhet te sbembet me parate e popullit qe robtohet dhe qe vuan per buke. Zoti “rilindas” nuk rilindet keshtu …!