TemA TV/ Ndarja e mandateve mund të bëhet sesionin e ardhshëm (VIDEO)

11 Dhjetor 2013, 20:09Sociale TEMA

Mazhoranca e majtë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, kanë nënshkruar si pjesë të marrëveshjes së tyre qeverisëse edhe ndarjen e mandatit të ministrit nga ai i deputetit.

Shumica e majtë është rritur edhe me 2 numra, që nga shtatori kur iu dorëzua pushteti, duke shkuar në 85 numra në Kuvend.

Por për krerët e mazhorancës, këto numra të domosdoshëm për të votuar nisma ligjore me shumicë të cilësuar, nuk duken garanci e mjaftueshme për të nisur zëvendësimin e deputetëve- ministra, me emrat pasardhës në listat emërore të kandidatëve për deputetë.

Edhe 3 muaj nga zyrtarizmi i qeverisë së re, ende asnjë prej ministrave nuk e ka dorëzuar mandatin e deputetit dhe kjo nuk pritet të ndodhë në këtë sesion parlamentar.

Ministri për marrëdhëniet me parlamentin, Ilirjan Celibashi, tha se kjo ndodh për shkak të axhendës legjislative.

Aktualisht për t’u shqyrtuar në Parlament janë përveç projekt-ligjeve me shumicë të thjeshtë, edhe disa ligje që kërkojnë 84 vota për t’u miratuar siç janë ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale dhe për këtë arsye mazhoranca ka nevojë për të gjithë deputetët e saj.

Zëvendësimi i një deputeti kërkon disa javë kohë, për shkak të procedurës së gjatë në KQZ e më pas në Kuvend.

16 ministra nga PS e LSI pritet të lënë mandatin e deputetit, por për të shmangur çdo vonesë në zëvendësimin e mandateve, duket se ndarja e tyre do të spostohet për në sesionin e ardhshëm parlamentar që fillon në 20 janarin e 2014.

3 komente në “TemA TV/ Ndarja e mandateve mund të bëhet sesionin e ardhshëm (VIDEO)”

  1. kjo me patton boggs qenka e forte. pasi u lidhen me obamen ne shba, po lidhen tani me ramen ne tirane, dhe e dini cili eshte lidhja; – mamuthi i dikurshem i korrupsionit qe i thoshte berisha
    http://dielli.al/lajme.php?id=26325&k=71

  2. nd-ih-ma says:

    perralla me m…u,t

  3. Teta says:

    O arbnor berisha – ke ngateruar artikull o burre per komentin.Ketu flitet per ndarjen e mandateve e ty te paska ngel mendja tek Patton Boggs.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje