Franca mbështet dhënien e statusit të vendit kandidat për në BE.
Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit nga presidenti i Senatit të Francës, Jean-Pierre Bel, që i konfirmoi një lajm të tillë.
“Franca është një partner i rëndësishëm për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin e vendit tonë. Ne mbështetemi fuqimisht në realizimin e një Shqipërie europiane tek Franca,” tha Meta.
“Është kënaqësi e madhe të pres Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë në Francë. Franca përshëndet pjekurinë politike të Shqipërisë, përmes së cilës u zhvillua tranzicioni i pushtetit dhe natyrisht jemi shumë të vëmendshëm ndaj vendimit që do të marrë Këshilli Evropian gjatë javës së ardhshme,” tha Bel.
“Ne e mbështesim kandidaturën e Shqipërisë dhe kemi shumë besim në procesin që do të mundësojë që Shqipëria, njëkohësisht vend evropian dhe vend mesdhetar, t’i bashkohet familjes së kombeve europiane, ku do të ketë vendin që meriton,” vijoi zyrtari i lartë francez.
Vitin e ardhshëm, Bel të vizitojë Shqipërinë./ep
Qenka ftof dhe kryetari senatit francez, na e beri Meten president!!! Duket serioziteti me te cilin e marrin shqiperine!!!
Edhe ju gazetaret servila jeni, tjeter thote ai tjeter perktheni ju!!!
eshte gafe e kryetarit te senatit.eshte e vertete qe e prezantoi si kryetar te republikes se shqiperise.kam pershtypjen qe e kuptoi qe beri gafe por nuk e korrigjoi gabimin.nejse, senatoret reaguan mjaft mire duke u ngritur ne kembe dhe duke duartrokitur.nuk eshte pak, apo jo.ne kohen e sundimit te salehut nuk u prit njeri ne senatin francez!!