Alarm para Kryeministrisë/ 200 gram eksploziv C4 makinës së Prefektit të Vlorës (VIDEO)

13 Dhjetor 2013, 10:34Sociale TEMA
Alarm para Kryeministrisë/ 200 gram eksploziv C4 makinës së

Një alarm për bombë ka tronditur Kryeministrinë mëngjesin e së premtes.

Alarmi është dhënë nga një prej punonjësve të Gardës, i cili ka dyshuar për prani të lëndës eksplozive në automjetin në pronësi të Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

Automjeti ka qenë duke hyrë në ambientet e Kryeministrisë, kur është ndaluar nga forcat blu, pas dyshimit për lëndë eksplozive.

Pas kontrolleve, ka rezultuar se në automjet ishte vendosur një sasi prej 200 gram lëndë eksplozivi.

Forcat xheniere kanë mundur të çaktivizojnë eksplozivin, që mendohet se ka pasur si objektiv pikërisht Prefektin e Vlorës.

“Në datë 13.12.2013, rreth orës 09:30 automjeti tip “Peugeot” me targa “TR 5066 N”, në pronësi të shtetasit Besnik Dervishi, me detyrë prefekt i Vlorës, është drejtuar për të hyrë në mjediset e selisë së Kryeministrisë.

Nga kontrolli i specializuar i ushtruar nga efektivat e Gardës në hyrje të zonës së brendshme të Kryeministrisë, është konstatuar se në pjesën e poshtme të automjetit ishte vendosur një objekt i dyshuar si sasi eksplozivi.

Oficerët e Gardës së Republikës i kërkuan drejtuesit dhe pasagjerit të automjetit, të largoheshin nga mjeti, si dhe bënë bllokimin e lëvizjes së mjeteve në hyrje të Kryeministrisë.

Menjëherë janë njoftuar shërbimet e specializuara të Policisë së Shtetit dhe Njësia Antieksploziv e repartit RENEA, si dhe Prokuroria për Krimet e rënda.

Policia ka urdhëruar dhe ka marrë masa të menjëhershme për evakuimin e të gjithë personave rreth vendit të ngjarjes duke siguruar edhe perimetrin e nevojshëm për kryerjen e veprimeve nga ana e ekspertëve antieksploziv.

Nga veprimet e kryera nga njësia antieksploziv dhe nga këqyrja e detajuar e automjetit është vërtetuar se në mjet ishte vendosur një sasi prej më shumë se 200 gram eksploziv C4, me të cilën ishin lidhur dy kapsolla detonatorë dhe një celular.

Njësia antieksploziv në Policinë e Shtetit ka marrë të gjitha masat, duke bërë neutralizimin e sasisë së eksplozivit.

Grupit hetimor po vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarje”, deklaron Ministria e Brendshme.

Prej orës 09:23 minuta, godina e Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u rrethua nga policia pas alarmit për bombë.

Operacioni u drejtua nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.

Sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme dyshohet për një atentat të pastër ndaj drejtuesit të automjetit, i cili është prefekti i Vlorës.

Kanë nisur menjëherë hetime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila bëri edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, si edhe mori të gjitha shenjat apo gjurmët e mundshme që kishte automjeti përpara hyrjes së Kryeministrisë.

Sipas të njëjtave burime, automjeti, të cilit i është vendosur eksplozivi, ka qenë në përdorim deri pak ditë më parë nga Drejtori Antikorrupsion i Kryeministrisë.

Gjithsesi në të dyja rastet është duke u hetuar për tentativë vrasjeje për shkak të detyrës.

Policia ka shoqëruar një numër të madh personash në polici, të cilët kohët e fundit kanë pasur përplasje me të dy zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar.

Por hetimi për vendosjen e eksplozivit në automjetin e prefektit të Vlorës do të jetë një nga më të vështirët për shkak të provave të pakta në vendin e ngjarjes.

Gjetja e një karte celulari që mund të aktivizonte C4 në automjet ishte e vetmja shpresë që policia të gjente fillin e këtij hetimi, por edhe kjo rrezikon të dalë pa sukses.

Karta e celularit ka pronësi anonime në kompaninë që e ka prodhuar.

Prova fizike e gjetur ne automjet nuk i shërben hetimit, përderisa numri i telefonit nuk është regjistruar në pronësinë e asnjë personi.

Paraprakisht karta SIM ka dalë në emër të një pronari anonim, të dhëna të rreme, megjithatë pritet verifikimi dhe përgjigja e kompanisë celulare për kohën kur është aktivizuar numri dhe detaje të tjera.

72 komente në “Alarm para Kryeministrisë/ 200 gram eksploziv C4 makinës së Prefektit të Vlorës (VIDEO)”

  1. Sali kamikazi says:

    Sali kamikazi sjell bomba!

    1. Nuk do e marrin Statusin e vendit kandidat says:

      Nuk do e marrin statusin e vendit kandidat dhe duan te terheqin vemendjen nga deshtimi i statusit me te tilla lajme te sajuara.

      Kur ke thene Rame ke thene Sali dhe kur ke thene Sali ke thene Rame. Keta jane njesoj.

      Nuk ia vlejne te merresh.

      1. Argita_B says:

        Me tre rrjeshta te shkruar ne gazete, te pa konfirmuara apo vertetuara mire, ti i jep te drejte vetes te nxjerresh konkluzione mbi qeverine, mbi mrrjen e statusit per hyrjen ne Evrope…
        Mire qe nuk ke qen ndonje prokruror ne kohen e enver Hoxhes, se gjysmen e Shqiperise kishe per te fut pa gjyq.

        1. Kinezi says:

          STATUSIN DO TA MARRIM SEPSE E MERITOJME, FALE PUNES SE QEVERISE SE RE DO TA MARRIM STATUSIN

          1. Lom Deliu i says:

            Na thuaj veç regullimit te zyres se Edvinit qe nuk ka mbaruar ende çfare pune keni bere pas tre muajsh qeverisje. Mjafte me dengla dhe mbase me mire me vone Statusi qe te mos mburret Saliu.

        2. Altin says:

          MERRENI SALI LAVIREN DHE RRASENI PAS HEKURASH SE TE GJITHE E DINE SE AI E KA BERE. SALI SERBI ESHTE KANCER I SHQIPERISE.

          SALI SERBI DUHET SHFAROSUR.

      2. nino says:

        mire te tha parafolsi… je pallosh qe beson te tilla gjera..

    2. shqiptari says:

      informacion i sigurt? Pallosh

    3. Lom Deliu i says:

      ose perseritet Raishtagu.

      Gjejeni dhe mos u merrni me “tablote sinoptike” per konspiracion te kohes se Dulles.

    4. ALpini says:

      Po vjen dita e djele.
      Rradhen tjeter do e kapin autikun Tahiri dhe do ja fusin nje llokum dinamit ne prapanice.

    5. Zea says:

      Po more agjentet e shitur ke UDB-ja “Sali Kamikazi”….

      Po nuk u shkaterruat ju zagaret e ish sigurimit dhe pajella juaj e inkriminuar nga politika Berisha-Nano-Meta ky vend nuk mund te gjeje qetesi.

      Por mos e beni gjumin te qete rrini naten zgjuar se jeni te lokalizuar…kudo ne bote edhe ketu ne Shqiperi

      Nuk ka KRIM PERFEKT ka POLICI TE PAAFTE.
      Saimir Tahihi le te tregoje, tani, eshte momenti sa eksperte t emire ka perzgjedhur dhe Garda tregoi TANI sa e afte eshte dhe BRAVO kush e ka perzgjedhur

    6. Halle Madhi says:

      Vlonjatet nuk lodhen me me prita me kallash e snaiper..Te vene nje grushte tritol poshte makines edhe e shikon veten ne boten e cudirave.Vlora nuk eshte qyteti i kaosit por shteti ka lene te gjithe kriminelet e Vlores ne liri..Ne Vlore nuk flitet me me kryetar bashkie SHEF POLICIE apo me prefekt-Ne Vlore flitet ne emer te atyre qe jane me te forte…Me te forte se shteti…Shqiperia eshte stan i pjerdhur i themi ne nga Vlora.

    7. ibarhim says:

      Sali kamikzi nderton por kamikazet si tahiri e rama vejne bomba dhe vriten nder veti e kane trashegim nga enveri e kristaqi.

  2. Korcari1 says:

    Keto jane punet e Sali qenit per te bere presion.Prandaj fillojeni nga koka dhe hidheni ne 313 se ndryshe nuk flini dot rehat.

    1. Halil says:

      Me vjen per te qeshur me fjaline e fundit, paskesh qene edhe Visho Ajazi Lika!!!! Ky po me duket si nje kone qe shkon pas kujtdo qe i jep dicka. C’pune ka ky ketu qe te jete ne vendngjarje? Solidaritet.

  3. loni says:

    ere mos beni kshu sikur jeni ne pakistan apo afganistan,,kush do ta vendosi bomben ne kryeministri shqiptaret legena dhe frikacaker,,ne jemi vetem per te vrare baben,,vllain,,motren pse dashuroj,,dhe me te forte jemi kur therim grate,,por jo te vrasim politikane se jemi lepuj,,keshtu nje deklarate e imja me 200 firma,,per cdo telefonate anonime per bombe mos keni frike nga keta bageti me emrin shqiptare..jemi te gjithe DELE perpara jush o politikane,,sidomos perpara SALI BERISHES qe dhjesim ne brek…

  4. SOCIALISTI says:

    PERRALLA M MBRET

  5. Pijaneci(po jo i dehur) says:

    Jam dakord @Loni.

  6. Lali says:

    Loni si shqipetar bageti qe je, shqipen e shkruan mire dhe pa gabime……….nejse rendesi ka qe lajmi eshte i rreme…..por kjo nuk do te thote qe te flejne pa merak, se per sa kohe qe Berisha ben presion, kerkon metoda si mund ta perdhunoj dhe nje here ate godine si ne 1998 po ne ate kohe perdori Azem hajdarin me arkivos……shikojme se kush do jete dashi i radhes per kurban.

  7. eli-tiv says:

    ..tallet saliu….”KINI FRIKE….un jam gjalle”

  8. Shqiptari says:

    Metoda e Edi Kimikut per te heq Visho Ajazin nga puna … Shikoni thote Sherbimi informativ nuk punon…

    1. Zea says:

      Vetem Edi nuk ben gjera te tilla As qe e beson kurre njeri. Nese Visho ajazi eshte njeri serioz dhe ka atdhedashuri dhe ndershmeri ne gjak le ta riorganizoje e pastroje ate strukture, se pari duke lerguar krej bashkepunetoret e jashtem qe i paguan me leke kot, seps ete gjtithe i sherbejne krimit te organizuar.

  9. kaps apo jo...ti or ti says:

    ne 100 ditet e para , Nano i futi nje te martuar
    Edi nje alarm fals

    sepse me vjen ne mend, dikur para shuuume vitesh, ca xhama te thyera me gura kur brenda ne shtepi, gjenedej kandidati per bashki bashke me djaline e vogel
    po keshtu me vjen prape ne mend, kur i paskeshin vend nje pakete poshte makines te blloku, prape kur ishte para zgjedhje.

    eeeej, mos na beni budallenj

    ?

  10. artan says:

    pallosher komentus.

    1. Realisti says:

      Vertet palloshe keta qe komentojne duke folur kodra pas bregut. Ne fakt e verteta qenka se pronari i makines Peugeot eshte Besnik rrapo Dervishi, eksponent i PS, i cili madje ka qene edhe Minister i Puneve Publike ne qeverine e Nanos. Ky boti, ka shkuar ne kryeministri per “pune” te vetat, roja e ka lene te futet me makine brendas oborrit (meqenese eshte “dora jone”, se qytetaret e thejshte si le njeri te futen) dhe pastaj i eshte dukur dicka “e dyshimte” poshte makines, e ka vene alarmin. Komplet vari trapin kjo histori qesharake.

      1. tsunami says:

        o realisti, qenke shume pallosh mesa shof,,,cpune te vetat mo rrot trapi… boti qe thua ti ka udhetuar vl-tr me bombe poshte ndenjeses..injorant i dreqit,,po sbehet shqipria sa te kete minj si puna jote.

  11. kaps apo jo...ti or ti says:

    sipas gugllit, ky tipi pronari makines paskesh qene kandidat per deputet te ps

  12. kaps apo jo...ti or ti says:

    eeej, filma me kaubojsa

    lajmi i news24, makina i takon prefektit vlones, ka pas eksploziv poshte makine
    atij prefekti qe eshte tu i von ca fitila nji gjoje tjeter.
    dhe gojet e liga bejne lidhjet………………..
    hahahahhahahaha

    hajde material per komente neper rrejte sociale hajdeeee

    edhe analhistet jan tu pref lapsat me shkrujt, jan tu hekuros kostumet, e tu la floket nga zbokthi per te dal ne televizor

  13. Vlora says:

    Ta marrin ate makinen dhe ta cojne para selise se PD-se, ose te shtepia e vjehrit te Lul Bashes. Bum bum bum pallati te djelen.

  14. moni says:

    Keta te Vlores nuk i kane per gje bombat ne makina… Para dy vitesh gjykatesi, tani prefekti…

  15. ilia says:

    Porosite e miqeve po vihen ne zbatim.Filloi sulmet krimineli berisha me bndat e tij,per ti treguar botes se Shqipëria nukka stabilitet.Rrofte Podesta Grup me lakenjte qe vene e vijne!

  16. SOCIALISTI says:

    PREFEKTI TERRORIST HAHAHAH. NE BURG PLERA SE KA MAKINE ME TARGA FALLSO. PREFEKTI I CILI DUHET TE JETE SHEMBULL. NJEREZ TE MIRE PASKA ZGJEDH PS-ja!!!!

    1. tsunami says:

      targa fallso?? me siguri analfabetizmi jot sdo te te kete lejuar te kuptosh artikullin…

  17. atila says:

    Dervishi eshte Prefetk i Vlores dhe garda e gjete kontrollit rutinor ka konstatuar poshte makines dicka te dyshimte dhe e ka shperthyer.Se mos eshte hera e pare qe vihen eksploziv ne automjete. Kur s’luftohet me seriozitet krimi dhe korrupsioni keto gjera do ndodhin. Kjo shte edhe nje arsye me teper qe forcat e rendit te fillojne nje lufte pa kompromis kunder krimit te c’do lloji e shoqeruar kjo me nje reforme serioze ne Drejtesi dhe ne strukturat e Rendit. Lazarati,krimi i rruges,armbajtja pa leje duhet te marrin nje goditje vdekjeprurese ne menyre qe rendi dhe siguria e jetes te garantohen.

  18. skelari. says:

    spo kuptoj cfare ka per te qeshur ketu? na thoni edhe ne te qeshim morr aman se shumica u kenaq ketu. rrace idiotesh

    1. Zea says:

      Po shqiptaret e kane jeten si loje, se mos ju ka ndonje kuptim.

  19. rodrigo says:

    Raprezaljet e duan nje justifikim dhe kriminelat e PD e bene autogolin duke ja servirur vete justifikimin Rames….. Nje keshille e vjeter sugjeron se terrori luftohet me terror dhe Rama tani me shume se kurre duhet te tregoje doren e rende te shtetit…

  20. dada says:

    Pak eksploziv nga kompleksi Jona, i duhet perfektit te vlores

  21. flora says:

    Nuk Han mortja ……..

  22. nasrudin says:

    KJO ESHTE “VIJA E KUQE” E AL KAPONES ME TE CILEN IMAMI I SALIUT KERCENOI EDI RAMEN.

    Ne kete situate rrenqethese per Vatanin lind pyetja llogjike:

    A DO TE FRIKESOHET EDI RAMA DHE PREFEKTI I VLORES PER TE NDJEKUR KRIMINELET?

    te cilet si njeshfaqje tragjio-komedie, diten jane socialiste te betuar, por naten transformohen si berishiste te perbetuar?

    Sic eshte edhe Kryebashkiaku i korruptuar Shpetim Gjika qe ka vetem ngjyren e LEKUT mbi lekuren e tij.

    Sic eshte edhe artisti i filmit te Enverit me partizane dhe gjermane Arben Imami qe ka nderruar 7 here fene dhe bindjet e tij, qe sipas Fan Nolit kjo tregon se eshte nje shqyptar i vertete.

  23. treorepasgardhit says:

    bo.boo kush i degjon tani keta te fevzos te opinioni ; “po me gardhin cpati xhanem perse e c’kateroi”

  24. arsen says:

    Do Zoti dhe e gradojne oficerin e Gardes
    Disiplina e tij, shpetoi nje njeri dhe nxori faqebardhe ne pune vete ate
    Te shofim se cfare do beje S. Tahiri per kete qe thashe

  25. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Sidoqofte eshte apo nuk eshte lajm i vertete une do te beja nje pyetje ?
    Cfare do te ndodhte sikur SALIUT ti futnin nje plumb ne balle ,a do te ngrihej njeri qe ta mbronte ??!!!!

  26. deti says:

    Cfare atmosfere po i dhurohet ketij populli mjeran ne kete fund-vit! Aksidente, arratisje, spastrime nga puna, rritje taksash, papunesi, hedhje ne ere, gjuhe e eger politike. Ja tani edhe eksploziv tek kryeministria (nuk e di te verteten). Ngopuni me keto ne kete fund viti te trishte. Me te mira nuk ka. Gezuar

  27. gaqo-taqo-maqo says:

    Kush i jepte makines? Cfare e beri ate oficerin te mendonte se kishte eksploziv?

    1. Lali says:

      Keta jane ca manovra qe perdoren mbase pa shkas, por i japin Berishes force qe ta provoj me 200 kg……prandaj zgjohuni rilindje perpara se tu pjedhi Saliu.

  28. Treviso says:

    Eshte fitore e madhe qe u konstatua dhe ugjet pa bere dame ne njerez. Per te tjerat duhet te punojne shume per zbardhjen e te vertetes dhe personat qe kan marre kete inisiative per te shpallur teror kur qeveria po e justifikon punen. Sh.I.K.-u duhet te vehet ne levizje se ka tre muaj qe e ka zene gjumi i dimrit.Nese nuk don te zgjuhet nga gjumi , le te beje dorheqje.

  29. i,, says:

    Doja te dija nese eshte norme qe te kontrollohen te gjitha mjetet qe hyjne ne km apo ishte nje rast fatlum qe u be ky zbulim ,ndoshta prefekti i ka thene rojes ‘ma merr pak cakmakun poshte makines e voila

  30. SOS, SOS, SOS says:

    ******************************************************************************************

    Filloi perseri “dora e zeze” e s-Ali Bhishe Kriminelit te kercenoje kundershtaret.

    ******************************************************************************************

  31. SOS, SOS, SOS says:

    Z.Rama,
    kur do ndalesh kete dore te zeze vrasese ?
    Pse nuk vepron por terhiqesh nga ato qe
    ke premtuar popullit:
    “NDESHKIM KRIMINELEVE DHE KORRUPSIONIT”.

  32. nje bie mijera ngrihen ,nuk mbaron kollaj raca,mos u trembni

  33. O Budallenj pse Sala i urdheron mafiozt po ja fusni kot o ushtaret e Sali Berishes..Ku ka pasur ndonjehere Sala force me banditet e Vlores???-Jo me sot qe ska as pushtet.Edi Rama nuk e ka kuptuar akoma se duhet ta pastroje Vloren nga gjithe ajo mori vrasesish mafiozesh qe lulezojne dita dites ne ate qytet…Ose ndoshta EdI rAMA NUK KA FUQI TE ARRESTOJE VIPAT E KRIMIT TE VLORES..

  34. beso says:

    ç’minimi i tille me sinjal celulari ka rrisk te madh per skuadren e antieksploziv.Ne vend te pershendesim punen e tyre degjojme tere keta tipa paragjykuesa thua se situata te tilla jane vetem ne filma.

  35. Socialist says:

    O vellezer e motra socialiste, ti thirrim mendjes e te mos akuzojme per cdo gje Saliun sepse ai nuk ka faj.
    Ne eshte dashur ta dijme qe Edi Rama eshte nje mafioz dhe me kohe eshte dashur te mos lejojme qe te kemi per kryetar nje shizofren te tille.
    Tani do te filloje lufta brenda llojit dhe do te turperohemi qe jemi ne nje parti me Edi Ramen.

    Mos te behemi kaq koketrashe sa te mos mund te shohim gjerat sic duhet.

    Dinamitin qe po ja dergon Edi Rama Shpetim Gjikes ne Vlore, Shpetim Gjika do te ja ktheje Edi Rames ne kryeministri.

  36. Treviso says:

    Per SOS, SOS, SOS,
    Po u arrit qe te ndeshkohen kriminelet, eshte eleminuar dhe korrupsioni.
    Koha kerkon mjaft vigjilenxe, se krimineleve po i shterngohet laku. Nga keto kriminele pritet çdo e keqe. Sabotime ne fabrika, hidrocentrale, ne eleminim njerzish me influence ne politike. Pasi i beje keto negativitete
    dalin dhe te kerkojne llogari, pse nuk izbulon policia?.Pse kini ngritur numrin e te vrareve?
    Rendesi ka qe simpatizantet e ndershem e kan kuptuar se nga kush jane udhehequr.Keto simpatizante duhet te vazhdojne te bejne opoziten ne faqet e internetit. Ate mund ta shprehin mendimin e tyre per pakenaqsite e qeverise se re. Sot, ky eshte mjeti dyte pas protestave per te çfaqur mendimin e lire kunder qeverise apo kujtdo personaliteti politik.

  37. SOS, SOS, SOS .............................................................................................. says:

    ******************************************************************************************

    SOS, SOS, SOS !
    Shqipetare, ruajuni nga “DORA E ZEZE” e kriminelit verior s-Ali Bisha.

    Sa te jete gjalle Ai me armet e 97-tes do vrase gjithe kundershtaret.

    ******************************************************************************************

  38. vlora says:

    Mafia e Vlores qe u ushqye per 8 vjet nga qeveria e Berishes nuk ka per ti lene privilegjet kollaj. Shikoni ndonje ish-skafist, ndonje pronar televizionesh private, apo ndonje pronar hoteli qe merret akoma me gomonet e droges per ne Itali. Jane 10-15 vete ne Vlore qe financojne keto lloj gjerash dhe ne se Tahiri nuk e di se kush jane keta tipa ne Vlore atehere kot qe eshte atje ku eshte.

  39. altin says:

    Forcate e erreta dhe ato paralele te te policise sekrete qe kane vepruar ne policine e shtetit per 8 vjet rrjeshte kane filluar riaktivizimin per santazhe politike dhe terroriste.
    Kjo eshte forma me e organizuar terroriste.Keto forca kane vepruar dhe veprojne jashte strukturave legale te policise se shtetit.Ato jane grupe te vcecante qe mbahen ne Drejtorite kryesore te Qarqeve ne rrethe.
    Keto forca nuk jane te inkuadruara ne foract e policise legale te komisariatve ne rrethe.
    Keto grupe jane perdoruar dhe perdoren per akte terroriste.Kush i mbane ne lidhje,kush i financon aktualishte,kush jane pergjegjesat e grupeve i takon plicises aktuale te shtetit ti zbuloje ne te kunderte keto forca e grupe do te vazhdojne te perdoren edhe ne te arthmen si forca edhe me pagese per eleminime fizike sic kja ndodhur ne shume raste.
    Raste te cilat jane eleminuar shume persona kryesishte persona te ekzpozuar politikishte qe menjehere pas ngjareve ,varsjeve, policia dhe agjensite e tjera ligj zbatuese deklarojne se autoret e ngjarjes kriminale do te zbulohen shume shpejte spse sipas tyre kane inforemacionin e duhur.A jane zbuluar vrasjet e bujshme te gjithe jemi deshmitare se JO.
    Cfare pret policia e shtetit.Cfare pret policia kriminale,sherbimet sekrete cfare informacione marrin kujt ja dergojne informacion qe marrin ne zbatim te ligjit per kryerjen e detyres.Te bindur se informacioni nuk shkon ne destinacion e duhur sipas ligjit.Ku shkon,eshte detyre e komisionit te Sigurise te Pralamentit,ta analizoje sa nuk eshte vone …….edhe per kete sherbim sekrete qe kemi ne….. cfare te dhenash grumullon e evidenton ky sherbim cfare informacione i ka kaluar Qeverise,Kryeministrit…ku cohen informacionet me parre >>>

  40. Qamili says:

    Per fat te keq Vlora “e bukur ne grope” eshte kapur prej krimit e krimineleve. Si mund te bejne vepra te tilla? Vlonjate vellezer, pastroni vetvehten prej kesaj lukunie gjakatare qe nuk do te kurseje as Ju te mireve dhe femijet tuaj. Alarm vellezer vlonjate !!
    Ju uroj vellezerve Vlonjate : – Gezuar VITIN E RI 2014! Zoti Ju ruajte!

    1. vlora says:

      O Qamil, si ta pastrojme vetveten ne vella?

      Prandaj u zgjodh qeveri e re, qe te pastroje shoqerine. Ne populli i thjeshte s’kemi c’te pastrojme.

    2. Qamil ne Vlonjatet kemi kohe qe kerkojme te pastrojme veten…Po politika na harron na le mbas dore..Vrases qe jane te lire neper Vlore.,Mafioze qe mbrohen me hijen e pushtetit.,Deputete qe te marin forcerisht pronen punen..Epo na ngeli ajo shprehja ne Vlonjateve se i ((njomi digjet bashke me te thatin))…Ne kete rast qe prefektit i eshte vendosur bomba faji nuk eshte i Vlonjateve por i shtetit…

  41. Koli says:

    Mos ja dhente zoti budalles fiksimin.Jo vetem e ka vene Saliu, por e kane filmuar duke e vendosur vete, mor I mencur.Keta po te rreshqasin ne banane e ka vene bananen Saliu thone.

  42. liljana says:

    Sa perte qeshur , e njof personalisht Besnik Dervishin jam antare e PS. Mund ta permbledh: i PAAFT,I MARR MA KORUPSION NE SHKALL TE LARTE. Keta jane ata qe i duhen Edi Rames. Ku i gjeti 4 shtepi Besniku i Edit.Ka nje fshat turistik ne bregdet ne Palas ku i gjeti parat Besniku i Edit. Mjerani popull qe beson ne njerez te till. Edh nje here kujtoj jam antare e PS dhe shume e aktivizuar poooor me emrimet qe ka ber Edi Rama po largohemi te gjith.
    Liljana

    1. vlora says:

      Po meqe qenka Besniku i korruptuar i duhet vene tritol thua ti simpatizantja e PS-se?

      Pse flisni budallalleqe? Dikush donte te vriste prefektin e ndoshta edhe kryeministrin. Kjo nuk te shqeteson ty? Rama e ka fajin per kete?

  43. ministri says:

    ore saliu vetem kete pune e bene mire duhet pa tjeter te futet ne burg

  44. Garipi says:

    Ore trapa pse merreni me lajme te rreme per bomba dhe nuk merreni me Besnik dervishin te birin e RRapo Dervishit anetarit te byrose politike .Enveristet e shperndare ne te gjitha partite pasurohen cdo dite e me shume qofshin pozite ose opozite dhe ju rrini e beni gam gam neper forume.

  45. xeni says:

    Po nuk denuat Sali Berishen Shqipria sdo kete asnjeher qetesi ai eshte dhe do mbetet njeriu me i poshter dhe shume i etur per karriken e pushtetit si e si per te mbrojtur vjedhjet qe ka bere ai bashke me kusaret e tij dhe mundohet te dstabilizoje situaten ne vend ..

  46. . says:

    ******************************************************************************************

    Z.Rama …. ndrysho urgjentisht Drejtesine se te gjithe jane vendosur me “doren” e Kriminelit s-Ali Bisha per te mbrojtur veten e tij.

    Partite e djathta dhe te djathta Extremiste Hollandeze jane shtyre nga Krimineli s-Ali Bisha qe te kundershtojne Shqiperine ne Europe.

    ******************************************************************************************

  47. Z.Rama po kercenohesh ................................................................................................. says:

    ________________________________________________________________________

    Z.Rama, mos harro paralajmerimin e Lul Bashes: “Kujdes po shkel vijen e kuqe” ? …. pra krimi Berishian filloi te veproje pa u mbushur 100 ditet ….
    “Dora e Zeze” e Kriminelit Sali Berishes kerkon “destabilizim” te Shqiperise dhe “mesazhin e keq” per t’u mos pranuar ne EUROPE.

    Z.Rama, vepro me force kunder krimit-politik te PD-se.

    ________________________________________________________________________

    *******************************************************************************************

  48. SKEPTIK.......... says:

    Kjo me shume duket si loje e qeverise per te anashkaluar vemendjen e popullit nga ngritja e cmimit te naftes cigares kafes etj. Besoj se nqs dikush e kishte ndare mendjen per te shperthyer bomben te jeni te sigurte se do ta benin se ka pasur plot raste te tilla “si gjykatesi psh” para 2 vitesh. ai qe e ndan mendjen te vrase nuk ben telefonata paralajmeruese

  49. vlonjati says:

    ai qe ka vendosur bomben eshte mbeshtetes i gjikes kur u be seanca e pere ne gjykate, dhe gjika i njeh mire se ka mare para nga llumi i vlores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje