Vëllai i Olldashit: Koli donte shumë që të kishte një vajzë. I falte ata që e tradhtonin

19 Dhjetor 2013, 09:58Sociale TEMA

Vëllai i deputetit të ndjerë, Sokol Olldashi, në një rrëfim për GSH, flet për pengun e tij. Ardian Olldashi, që jeton në Gjermani, thotë se Olldashi donte shumë të kishte një vajzë.

“Hera e fundit që e takova ishte 15 ditë para se të ndodhte aksidenti. Koli erdhi në Gjermani dhe qëndroi disa ditë tek unë. Në mënyrë sipërfaqësore folëm dhe diskutuam për shumë gjëra. Folëm për punën, për profesionin, për familjen, për jetën private dhe për shumë gjëra të tjera. Koli donte shumë që të kishte një vajzë, por meqë ai kishte vetëm dy djem, ishte shumë i lidhur me vajzën time. Ai donte shumë që ta ndihmonte vajzën time për të studiuar dhe të suportonte studimet e saj. Madje, në të shumtën e rasteve, Koli kur merrte në telefon fliste më shumë në telefon me të sesa me mua.

Kur erdhi në Gjermani më tha që nga pranvera të vija në Shqipëri – pasi unë jetoj në Gjermani – për të parë gjithë Shqipërinë. I thashë, “po unë e kam parë Shqipërinë, nuk kam çfarë të shikoj”. Koli më tha, “po ku e njeh ti Shqipërinë, ka shumë gjëra për t’u zbuluar”. E lamë që edhe mund të vija 10 ditë nga pranvera dhe do të iknim bashkë në veri, në Kosovë dhe vende të tjera,” shprehet Ardiani.

I pyetur se çfarë natyre kishte Sokoli, ai thotë se ishte tip që i falte ata që e tradhtonin.

“Koli ishte njeri që e donte shumë jetën. Koli, ndryshe nga unë, falte shumë shpejt. Kishte aftësinë që t’i falte njerëzit, edhe ata që e tradhtonin në jetë. Më thoshte gjithmonë që, “i fal edhe ata që më tradhtojnë, sepse kaq kanë pasur mundësi që të më ndihmojnë, madje kanë dhënë maksimumin duke më tradhtuar”. Kur flisja në telefon me Kolin, ai ishte shumë lakonik, nuk fliste shumë gjatë. Sa herë që e pyesja, Koli përgjigjej shkurt”./ep

20 komente në “Vëllai i Olldashit: Koli donte shumë që të kishte një vajzë. I falte ata që e tradhtonin”

  1. Shqiptari says:

    Mendoj ta shpallim hero kombetar pas vdekjes !!!!

  2. vlora says:

    Po,mire,o vellai i Kolit …
    Ky, i ndjeri Koli, gjithe keto harxhime e lukse, me çfare i bente? Me rrogen e tij?
    Sepse, vetem makina Benz me te cilen u aksidentua dhe vdiq (prodhimi i fundit) bente 40 mije euro apo me shume (nuk e di sakte).
    Eshte rroga e tij e nje viti apo shume me teper?
    Ti, atje ne Gjermani qe ke, te themi, te njejten rroge a e blen dot nje makine e tille?
    A i kishe vere re luksin dhe harxhimet pa fund te vellait tend?
    A pyesje se ku i gjente gjithe ato para yt vella?
    Nga vinin, pra, ato para? Pse s’kishe edhe ti qe jeton e punon ne vendin me ta pasur te Europes?
    Ja pra,edhe pse eshte perkujtimore vdekje,keto gjera duhen thene. Apo jo?
    Shkurt muhabeti, zullumi i tepert eshte harram dhe harrami te çon drejt katastrofes.

    1. Lali says:

      Benz 5000 qe kushton 130.000 mije€ po per kete e ndihmo Zeni i Saliut.

    2. capajevi says:

      40 mije euro i bente vetem motori

      1. plaku dhe deti says:

        qe ta mbash ne perdorim nje Benz 5000 4X4 me benzine edhe sikur ta falin ne Perendim do rreth 1500-2000 euro siguracion ne vit,shto leje qarkullimi qe eshte ne kilowat i bie edhe 1000 te tjera bejne 3000,me 15 mije kilometra ne vit i bie 15-17 litra per 100km, i bie 2500litraX1.7 euro i bie tek 4000euro,plus ndonje sherbim ordinar tek 800-1000 euro,shto gomat 2000 euro,bobobbboooo,rrumbulak 10 mije euro ne vit per te perdorur,fiks aq sa e ka rrogen nje minister shqiptar ne vit.Shtrenjte llogaria vella

    3. albanian says:

      po mire mo vlora ti dukesh qe je hoxhiste nga menyra se e koncepton sistemin nejse kapitalizmi eshte nje formule e mrekullushme por kur nuk e kupton e nuk di me nje vrime i bini fyellit te jesh i varfer edhe metodat e hoxhes jane ma te mira te botes buke misi pune e burge -edhe obama i varfer ishte po nga kur u be presidet u be i pasur eshte vete sistemi qe te ndihmon me reklama kur mban ndonje fjalim ne universitet ose shkruan ndonje liber edhe fiton miliona kupton keshtu pasurohesh jo me djerse edhe artistet apo sportit me keto oferta reklame apo libra apo leksione fitojne miliona ose miliarda eshte bere sistemi i atille qe te pasurohesh a ne fakt ate reklame munde ta beje nje njeri i thjeshte edhe munde te paguhet me pake por systemi nuk do keshtu qe perderisa tek ne fuksionon keshtu edhe ne shqipni duhet te fuksionoje -me hamendje nuk akuzohet tjeteri ke fakte coi ne drejtesi -posi nuk doli nje mo per hoxhistet qe bene namin edhe asnje se hape gojen bile kane vrare plumbe kokes pra gjake jo vjedhje gjake qe do te thote burgim te perjeteshem kurse vjedhja maksimumi 6vjete burge ndeshkohesh prape vdesin per sistemin hoxhiste zote na ruajte nga ………..tani o burra se hape portali kush te shaje ma shume asqe e njohe z olldashi vetem se pashe nje reportazh tek abc

    4. Badigardi i DIN says:

      Vlora te lumte penda…,ai fytyre pedafili dhe gjak-komunisti (Sokoli) brithte ne per Europ me LEKET E VJEDHURA – DHE ivellaj eshte mire t’i ketheje LEKET qe i ka DHENE (sokol-pedafili)…,Te gjithe ata, dhe Sala me shoke ne LITAR do te shkojne…

  3. shkelzeni says:

    gjoja qe urrej me shume ne shqiperi qe t gjith duam t tregojm t tjerve si ka qen vellai gjyshi nipi mbesa ka ngel kjo gjo qe nga kohet e lashta
    shqiptari vdes per emra dhe histori t gjith dun t jetojne me emra etj
    po mbajini o njerez kujtimet per vete pse duhet ti botoni ne gazeta se kuptoj apo dhe pas vdekjes duhet te jetoni ju qe ngelni me lavdine e tjerve
    po miliardat e politikanve pse s del kush te flasi si per kolin dhe gjioth te tjeret ku i gjeten leket dhe per i kohe te shkurter te besh miliardier qe te behemi dhe ne kaq shpejt te na i tregojne rrugen per keto te flasin ne gazeta dhe jo ky kshu e ky ashtu se nuk i plasi njeriut
    korrupsioni eshte futur ne cdo qeliz se shikoni si ne shendetis arsim e kudo dhe ska zot nene ta heqi te pekten per 100 vjet
    kemi njerez te thjeshte qe s kishin as buke ne shtepi jetonin thjeshte dhe me te hypur ne post duke shkelur ligjet dhe cdo gje kane vjedhur ne menyra te tmerrshme
    FMN jep 300 milion dollar me kushte dhe ne vend qe keto para ti merrnin pensionistet i marrin bizesmenet si i ka ngle qeveria berisha pa i pagur per rruget etj
    nuk e kuptoj pse keto para mos ti marrin shtresat ne nevoj etj por prap ata qe kane lekun kur ata vet kane punuar ashtu sepse kane pas perfitime te tjera nga bode imami meidiu etj tja kerkojne leket atyre dhe jo tani tju jepen atyre 300milion borxhe ec e merre vesh e njejta gje dhe per pallatin ne vlore te lulzim bashes u prish dhe banoret te gjith super te kamur do marrin shuma leku te majme se gjoja ju prish objekti po tja merrnin firmas dhe jo shtetit se ndertim pa leje ishte dhe me dokumenta te fallsifikuara sic po del
    po keta gjera skan vend ku te rrine o rama a je ne terezi apo jo pse duehj banoret te merrin leke nga shteti me vjen keq per ta por kete shet une se kuptoj qe demshperblen vetme te fortet avokatet politikanet bizesmenet etj dhe njerzit e thjeshte jo
    ketej themi ligji per te gjithe njesoj ketej vetme per ta leke po nejrit qe ja prishen ne tirane nje ndertim pal eje si dhan asgjeeeeeeeee por ja hodhen ne toke shtepine pa pyt fare
    keshtu dhe puna e olldashit te ndjerit me shoke boden imamin topallin meidiun etj u bene miliardira duke vjedh fondet e rrugve shkollave etj dhe leket e shtetit i perdoren si privat
    vila miliarda leke vetme vila e bodes ne tirane ben 1 miliard leke kete e dine te gjithe plusa sa leke kane neper banga dhe bisnese kudo ja pra ku ka shkuar lekeu jone dhe per keta persona ne duhet te bejme tregime
    tregim dhe histori per azemin pjetrin,gramozin,olldashin dhe te tjerve kur tju vije dita po lerini keto budallalleqe o zotrinj gazetar tju bejme libra edhe thurim lavdi atyre qe kan vjedh dhe kane ber jet bosi
    si njeir qe ishte se iku nje jet me vjen keq por jam kundra ketyre gjerave tregime e lavdi pas vdekjeve e aq me shume e njerzve te pasur qe dihet si jane pasuruar
    po pse nuk flet njeri per nje mesues qe ka punuar me gjak ka nxjerr me mijra breza,per nje inxhiner te thjeshte ,per nje shofer,per nje bukepjekes etj qe punon gjith diten
    keta mbajne dhe thurin lavdi njeri tjetrit te gjithe politikanet nje ngjyre kane dhe populli dhe njerzit e thjeshte duhet te distancohen pa ngjyra patriake dhe militante

  4. Mata says:

    Ishte shume lakonik, fliste shkurt… hem, po ishte xha Vishua ne pergjim mo

  5. lulimiri says:

    Filloi fushata e keqardhjes per nje hajdut te rendomte qe e kishte doren e rende per firmat ne ndertimin e rrugeve. Turp. Po si do ta ndihmonte vajzen tende ne shkolle me rrogen e deputetit qe eshte me e ulet se ajo e nje punetori ne Gjermani. Apo me taksat tona. Turp edhe gazetareve qe nuk bene njehere pyetjete e duhura.

  6. redi says:

    Me vjen keq, por une mendoj, se ne jemi nje popull me memorje te shkurter. Harruam ne, se cfare tha zoti Olldashi per 21 janarin. Ai tha :
    Po te isha atje dhe minister i brendeshem do vrisja me shume se kater veta.

    E kam pare ne diese panele televizive dhe me ka lene pershtypjen e nje njeriu dogmatik, genjeshtar dhe shume arrogant.

  7. Zeneli prej Shkozeti says:

    Nuk e kuptoj se perse nuk e le te qete ky i vellai dhe jua kujton njerzve se kush ishte i ndjeri. Lereni te qete atje ku ka vajtur se duke e permendur do kujtohen njerzia se çfare ka bere mbi toke. Ajo rrjepja e firmave te ndertimit te rrugeve eshte vetem njera nga historite e tij, pa vazhduar pastaj me lidhjet e tija kriminale sa ne Durres, Shijak dhe Fier, me vrasjet politike te pa zbardhura apo te zbardhura pjeserisht, lidhjet me boten e narkotrafikut e deri tek qejfet me grate e shokeve dhe bashkepuntorve te tij. Ndaj i vellai ben mire qe te rrije rehat se dhe kaq sa e kane duruar te ndjerin shume e ka patur.

  8. Ermal says:

    PRANDAJ NUK BEJME HAJER NE SI POPULL SE DHE TE NJE RREFIM TE SINQERTE DO NXJERIM GJITHE MLLEFIN DHE SMIREN QE KEMI BRENDA PER NJE NJERI DHE POLITIKAN SHUME TE MIRE QE CDO GJE E ARRITI VET NE JETE

  9. Dashnor Kozaj says:

    O vellai i te ndjerit Sokol Olldashit .
    Ne radhe te pare ti duhet te nxjerresh te verteten e vdekjes se tij .Pse ta vrane…….?
    Si ta vrane,…….,?
    Me qe jeton ne GJermani .Sot mbushet nje muaj,nga asgjesimi makaber i Sokol Olldashit,mua me habit dalja jote ne media ,perse nuk e shvarros vellane e tja besh autopsine ne GJERMANI, e te rezosh ekspertizen apo variantin e para pergatitur te vrasjes te vellait tend.Per mendimin tim ti po e fyen rende vellane e vdekur nga pabesia .Pse nuk merr eksperte gjermane te ti bejne ekspertize teknike makines benz,ne te cilen u gjet i vrare vellai jot …….etj …etj..?

  10. plaku dhe deti says:

    mos u kthe vellai,se nuk i dihet mos ka lene borxhe shume prapa e do t’i kerkojne ty.Se edhe ata nga halli do ta kene.

  11. maqo says:

    Plaku dhe deti ke folur shume bukur. Le ti fale edhe ky si Koli. Pastaj ky Koli do suportonte mbesen per studime, po sa e paska patur rrogen ky mor vella, se ne ne kurbet me vite dhe nuk suportojme dot femijet tone dhe jo me nipet e mbesat.Keta duan ti vene vetulla po i nxjerrin edhe syte, shkurt muhabeti hajdutet e rropen vendin tone deri ne palce.

  12. igzeee says:

    I ndjeri Koli eshte ber hero me vdekjen, mbase po te jetonte mund te shkonte edhe ne burg per leket qe ka ber me tenderat e rrugeve. eshte ironike qe qe kesh qen ministri transportit dhe te vdesesh ne rruget qe ke dhen tendera dhe ka mar lek…

  13. Tiku says:

    Ju qe shkruani, a keni harruaj lidhjet e Kolit me banditet e SHIJAKUT? Sa per informacion, SHIJAKSIT KANE TRAFIKUAR ME QINDRA FEMRA (ME DESHIRE E PA DESHIRE) NEPER TROTUARET DHE SEMAFORET E ITALISE. Kol trimi rrinte urte dhe merrte steken e Liretave ne ate kohe.

    O ju trima e trimnesha qe thurni lavde e bejte per kete shkerdhaten. KURRE MOS HARRONI SE CFARE KA BERE PARA 1997….

  14. Gashi says:

    Si ka mundesi qe trupi i te ndjerit te nxirrej pas dy oresh kur dritarja e tavanit ka qene e hapur dhe i ka goditur koken te ndjerit? Si ka mundesi qe shoferi i tij largohet nga Igli Cara (simbas rrefimit te ketyre te dyve) pikerisht per t’u kthyer ne ate çast dhe thene se ai pesoi aksident sepse ashtu i fliste ne celular? Si ka mundesi qe keta te dy e dinin vendin e aksidentit? A iu be autopsia? Si ka mundesi qe brenda ne makine nuk kishte shenja gjaku kur i ndjeri u gjet me koke te coptuar? Gjaku nuk perhapet kur ka kohe qe eshte mpiksur. Bordi serb “ndihmoi” ne krijimin dhe forcimin e partise komuniste shqiptare me 1941 e me pas dhe po ashtu beri edhe pas 1991 me partine demokratike shqiptare.

  15. Deni says:

    Interesante eshte se, megjithese i vellai jetonte prej dekadash ne Gjermani, me nivelet jetese ku e ke me te larte se ne Shqiperi, ku rroga e Sokolit eshte baraz me minimumin e rrogave ne Gjermani, Sokoli jo vetem kioshte dy makina luksoze qe nuk i kishte i vellai dhe qe kurre nuk mund te bliheshin me rrogen e tij gjate gjithe jetese, sado te kursnte, por kishte para me shume se sa i vellai per te paguar jo vetem arsimin e dy djemve te tij por edhe te mbeses ndersa i vellai nuk kishte aq sa Sokoli per vajzen!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje