Një grup pune i Ministrisë së Mbrojtjes ka nisur kontrollin e hot- spoteve, që njihen si zona me rrezik të lartë për shkak të mbetjeve dhe lëndëve kimike.
Ata inspektuan grup-depot e municioneve në Qafë Shtamë, ku po punohet për eliminimin e këtyre mbetjeve luftarake.
Ekspertët panë nga afër punën që bëhet nga specialistët dhe punonjësit që merren me demontimin e municioneve të mbetura në këto depo.
Zëvendësshef i shtabit, Viktor Bërdo, dha porosi për vijimin e punës, duke kërkuar një zbatim të rreptë të rregullave të sigurimit teknik, për të shmangur rrezikun që kërcënon demontuesit.
Grupi i inspektimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm ishin edhe në ish-depot e municionit në Mollas të Burrelit, ku iu dorëzua përfaqësuesve të pushtetit vendor certifikata e pastrimit të zonës nga municionet luftarake.
Në Shqipëri janë të paktën 32 hot-spote të rrezikshme, shpërndarë në gjithë vendin.
Shqipëria i tha “JO” demontimit të armëve kimike të Sirisë, pak javë më parë. Pjesë e atij procesi do të ishte dhe asgjësimi i gjithë lëndëve kimike dhe mbetjeve të rrezikshme, që ekzistojnë sot në vend.
Le t’i pastrojnë ambientalistët, që s’bëjnë asnjë punë por vetëm llafe.(bëjnë ç’u thotë Saliu). Pse s’ishin çuar më parë në manifestime lundër këtyre 31 hot-spoteve kimike? Dijnë vetëm të hanë donacionet e BE.
O Ministri e Mbrojtes , e morrem vesh qe e luftoni korupsionin
po merr ndonje arme qe ta na mbrosh , se nuk mbrohet shteti vetem me kallashe ….se po leme nam
Do futemi ne librin e Guiness si shteti i vetem qe ne keto kohe moderne e mbron vendin e tij me …pushke druri
‘Hot’ ma perkthen google si ‘e nxehte’, por kesaj ‘spoteve’ nuk po din me i dhane drejtim!
Po provoje njeher me spot mbase te del.
5 milion e gjys euro qe populli do i harxhoj per te demshperblyer vjehrrin e Bashes, qeveria ti harxhoj per spastrimin e ketyre pikave qe perbjene rrezikshmeri per ambjentin, popullaten dhe mund te perbjene nje tragjedi kombetare ne te ardhmen. Nje qeveri me arka bosh duhet te vendos priorite, dhe keto jane prioritet karshi demshperblimint te pallatit te bashes.